Projekti "Tė Rinjtė e Rrugės Egnatia"
Shqipėria do te ketė kėtė vit zyrėn e saj tė parė tė promovimit turistik jashtė kufijve tė vendit. Kjo do tė bėhet e mundur falė njė nisme tė Shoqatės Kulturore Italo-Shqiptare Vatra, pėrfaqėsuese e bashkėsisė Shqiptare tė Torinos.
Zyra do tė celet nė kuadėr tė projektit "Tė Rinjtė e Rrugės Egnatia" i cili parashikon gjithashtu edhe realizimin e njė dokumentari mbi turizmin Shqiptar, njė guide turistike nė Italisht dhe nė Anglisht si edhe tė njė siti web shumė gjuhėsh.
Nė prezantimin publik tė kėtij projekti nė Torino mori pjesė edhe Zv. Ministrja e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve znj. Suzana Turku. "Ky ėshtė njė projekt entuziazmues" tha znj. Turku "i cili dėshmon pėr rėndėsine e rolit tė luajtur nga diaspora Shqiptare nė zhvillimin e vėndit. Rritja e aftėsisė projektuese dhe e peshės sė investimeve nga ana e bashkėsisė Shqiptare nė diasporė do tė gjejė tė njejtėn pergjigjje nga ana e qeverisė Shqiptare. Ne jemi tė gatshėm tė hyjmė nė partneritet me kėto nisma pėr t'ju garantuar atyre njė realizim tė plotė dhe tė suksesshėm, si edhe ecurinė e tyre nė kohė. Bashkėpunimi me qeverinė Shqiptare do ti garantonte projektit bashkėrendimin me nismat e tjera tė rėndėsishme nė fushėn e turizmit nė Shqipėri."
Zyra e Torinos do tė mbahet e hapur nga tė rinj Shqiptarė, tė cilėt i perkasin brezit tė dytė tė emigrantėve qė tashmė jetojnė, studjojnė e punojnė nė Itali. Tė rinjtė Shqiptarė, tė arsimuar nė Itali, do tė kalojnė pėrmes njė procesi trajnimi pjesė e tė cilit ėshtė edhe njė udhėtim njohės nė Shqipėri. Itinerari i vizitės sė tyre do tė pėrfshijė sitet mė tė njohura turistike tė vendit, si edhe ato potenciali i tė cilave nuk ėshtė shfrytėzuar ende. Qėllimi i vizitės nė Shqipėri ėshtė grumbullimi i materialit pėr realizimin e dokumentarit, guidės dhe sitit ėeb, si edhe vendosja e kontakteve me operatorėt e sektorit tė turizmit dhe me institucionet vendore dhe qėndrore Shqiptare.
Dokumentari, guida dhe siti i internetit do tė realizohen nga gazetarė dhe artistė profesionistė Italianė dhe Shqiptarė me kontributin financiar tė bashkėsisė Shqiptare nė Torino, tė pėrfaqėsuar nė kėtė projekt nga Shoqata Vatra. Projekti realizohet nė partneritet me Bashkinė e Torinos dhe me mbėshtetjen e Fondacionit bankar Compagnia di San Paolo.
Diaspora Shqiptare nė Torino
Me mbi 40 mijė rezidentė tė rregullt Piemonti ėshtė njė nga rajonet europjane me prani mė tė madhe tė qytetarėve Shqiptarė. Nė shumė provinca tė kėtij rajoni si nė Cuneo, Alessandria, Asti, etj. Shqiptarėt pėrbėjnė bashkėsinė e parė ndėr tė huajt. Nė kėtė rajon regjistrohet edhe njė prani e lartė e studentėve Shqiptarė tė rregjistruar nė universitete, tė cilėt studjojnė kryesisht nė degėt e Mjekėsisė, Juridikut, Turizmit, Ekonomisė dhe Shkencave Politike. Po kėshtu i lartė ėshtė edhe numri i bizneseve Shqiptare, rreth 2200. Shoqatat Shqiptare tė kėtij territori janė ndėr mė tė organizuarat dhe mė aktivet nė jetėn sociale dhe kulturore Italiane. Kėtu ėshtė themeluar sė fundmi edhe Federata e Shoqatave Shqiptare dhe Arbėreshe tė Piemontit. Prania e rėndėsishme numerike dhe cilėsore e qytetarėve Shqiptarė nė Rajonin e Piemontit do tė favorizojė nxitjen dhe intensifkimin e shkėmbimeve mes dy territoreve. Jo rastėsisht Bashkia e Torinos, kryeqėndrės sė Piemontit, ėshtė e para nė Itali qė i ka dedikuar njė edicion nė gjuhėn Shqipe informacionit pėr bashkėsinė Shqiptare. Nė faqet e sitit web tė bashkisė sė Torinos, bashkėatdhetarėt mund tė informohen mbi tė rejat mė tė fundit nė gjuhėn Shqipe.
Links:
Videokomunikata ne gjuhen Shqipe:
Siti i Bashkise se Torinos ne Gjuhen Shqipe:
comune.torino.it/sq
Pershkrim i projektit (italisht):
comune.torino.it/sq/scoprire/i-ragazzi-di-via-egnatia-.shtml
Jehone ne mediat Italiane (Italisht):
Artikull:
comune.torino.it/cittagora/article_5449.shtml
Interviste radiofonike:
cittagora.top-ix.org/main.php?g2_itemId=2003
Videokomunikate:
http://it.youtube.com/watch?v=zasoLTO08Ts
Kontakte:
Associazione Culturale
Italo-Albanese Vatra
Via Piazzi 12,
10100, Torino
Tel. 0039 3393376951
Fax 0039 0116060412
Web: vatrashqiptare.com
E-mail: info@vatrashqiptare.com
Krijoni Kontakt