Nje profesor, perballe klases se filozofise, pa thene asnje fjale, merr nje vazo te madhe dhe bosh dhe vazhdon duke e mbushur me topa golfi. Me pas pyet studentet nese vazo ishte plot. Studentet jane dakort dhe thone se po. Atehere profesori merr nje kuti me toptha qelqi dhe i hedh brenda vazos. Topthat e qelqit mbushin hapesirat boshe nga topat e golfit. Me pas profesori i pyet serish studentet nese vazo ishte plot dhe ata pergjigjen se po. Profesori merr nje kuti me rere dhe e hedh brenda vazos. Pa dyshim rera mbush hapesirat boshe dhe profesori pyet nese vazo eshte plot. Kete here studentet pergjigjen njezeri PO. Profesori, me shpejtesi, i hedh nje filxhan kafe vazos dhe padyshim qe mbushen hapesirat e lena bosh nga rera. Studentet nisin te qeshin nga ky rast.
Kur e qeshura mbaron profesori thote: -Dua te kuptoni se kjo vazo perfaqeson jeten; topat e golfit jane gjerat e rendesishme si familja, femijet, shendeti, miqte, dashuria-gjerat qe na pelqejne. Jane gjera qe, edhe sikur te humbisnim gjithcka dhe te na mbesnin vetem ato, jetet tona do te ishin ende plot. Topthat e qelqit jane gjerat e tjera qe na interesojne, si puna, shtepia, makina, etj. Rera eshte gjithcka tjeter: gjerat e vogla. Nese para se gjithash do te vendosnim rere ne vazo, nuk do te kishte vend as per topat e golfit as te qelqit. E njejta gje ndodh me jeten. Nese harxhojme gjithe kohen dhe energjite tona per gjerat e vogla, nuk do te kemi me hapesire per gjerat vertet te rendesishme.
Bej kujdes me gjerat qe jane thebesore per jeten tende: luaj me femijet e tu, gjej kohe per te shkuar tek mjeku, dil per darke me partnerin/partneren tend/e, praktiko sportin tend te preferuar. Do te kete gjithmone kohe per te pastruar shtepine, per te prere barin, per te rregulluar gjerat e vogla... Merru me pare me topat e golfit, me gjerat qe vertet kane rendesi. Vendos prioritetet e tua: diferenca eshte vetem rere...
Nje nga studentet ngre doren dhe pyet se cfare perfaqeson kafeja.
Profesori buzeqesh dhe thote: Jam i lumtur qe me ben kete pyetje. Eshte vetem per te treguar se nuk ka rendesi se sa e zene eshte jeta juaj, ka gjithmone vend per nje kafe me miqte e tu!"
Kur gjerat e rendesishme te jetes te shkasin nga duart, kur ndihesh i stresuar, kur 24 ore ne dite duket se nuk te mjaftojne me, kujtohu dhe reflekto mbi historine e vazos...(AuGuSt)
Krijoni Kontakt