Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43

    Gjeografia për fëmijë

    Jam duke punuar në një përmbledhje të pyetjeve që pak a shumë mund të i shtron fëmija, e që prekin lëmin e gjeografisë. Për të pasuruar këtë forum dhe me qëllim të mbledhjes së pyetjeve të fëmijëve mbi natyrën në përgjithësi po e hapë këtë temë. Për të më kuptuar më saktë se për çka është fjala, në pjesën e më poshtme po paraqes disa pyetje-përgjigje të përmbledhjes. Shpresojë që moderatorët do të më ndihmojnë në korniza të mundësive të tyre.


    Çka, pse, si, kush ?????
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dan : 15-07-2008 më 19:23 Arsyeja: s'po di si me lidhë pjesen e më poshtme
    Hipi Zhdripi nga Wiki

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Pune e mir do jem me juve sukses per ket punê....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #3
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43
    Cili yll është më afër diellit?
    Vërtetimi i ekzistimit të planetëve jashtë sistemit tonë për shkak të largësisë është i vështirë. Ylli më afër diellit quhet Proksima Centauri dhe është katër vit-drite larg. Rrezes së dritës së lëshuar nga Proksima Centauri, i nevojitet katër vite që të mbërrijë në tokën tonë.
    Hipi Zhdripi nga Wiki

  4. #4
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43
    Si lindi toka?
    Dielli dhe planetët e tij, përafërsisht kanë lindur në të njëjtën kohë. Më parë pluhuri dhe gazi silleshin në një pikë të gjithësisë si një mjegull e cila me kalimi e kohës bëhej gjithnjë e më e dendur. Pjesa më e madhe e kësaj mjegulle sillej përreth qendrës së diellit ndërsa pjesa tjetër e mbetur përreth qendrave të planetëve.
    Hipi Zhdripi nga Wiki

  5. #5
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43
    Çka është hëna?
    Trupat qiellor që sillen rreth planetëve quhen hënëza. Hëna - prej të cilës janë quajtur edhe trupat tjerë të tillë, sillet rreth tokës dhe ikja e saj pengohet nga forcat tërheqëse të tokës. Ngjashëm me hënën tonë janë edhe hënëzat e planetëve tjera - Merkuri dhe Afërdita nuk kanë hënëza. Llogaritet që Saturni të ketë së paku 22 hënëza.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dan : 15-07-2008 më 19:30 Arsyeja: harrova
    Hipi Zhdripi nga Wiki

  6. #6
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43
    A është hëna e moçme sa toka?
    Po. Hëna ka lindur në të njëjtën kohë sikurse dielli dhe planetët e sistemit diellorë, pra diku para 4,6 miliard viteve. Në fillim ishte si mjegull, pastaj mori formën e një bosi të guacave të zjarrta që dal-ngadalë me ftohjen e tij u ngurosën në formën që ne sot e njohim. Si duket koha e ftohjes ishte më e shkurtë se ajo e guacës së Tokës pasi që Hëna është më e vogël se Toka.
    Hipi Zhdripi nga Wiki

  7. #7
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43
    Sa është e madhe toka?
    Toka për nga madhësia është planeti i pestë në sistemin diellorë. Nëse e pështjellim atë me një konopë atëherë për të prekur skajet e tij, njëri tjetrin, ai konop duhet të jetë i gjatë 40 705 kilometra - distanca Prishtinë-Gjakovë është 88km. Edhe pse perimetri i tokës është më i madh se ai i Merkurit, Marsit apo Afërditës, ky perimetër është shumë i vogël në krahasim me atë në Jupiter. Perimetri i Jupiterit është 318 herë më i gjatë se i tokës çka d.m.th se hapësira që zë Jupiteri mjafton që në të futeshin që të gjitha planetët tjera.
    Hipi Zhdripi nga Wiki

  8. #8
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43
    A është toka e rrumbullakët?
    Jo. Por gati e rrumbullakët. Ngjashëm me portokallin, edhe polet e saja janë të shtypura aq sa e bëjnë që ajo të jetë një rrumbullak i shtypur. Kjo shtypje është në të vërtet tërheqja që shkaktohet nga forcat e brendshme me pikë nisje në qendër të rrumbullakut e të cilat shkencëtarët i quajnë forca centrifugale.
    Hipi Zhdripi nga Wiki

  9. #9
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43
    Çka është ekuatori?
    Ekuatori është krijesë e mendjes së njeriut. Ekuatori është një marrëveshje sipas së cilës është paramenduar një vizë rreth mesit të tokës. Kjo vizë e paramenduar është pika fillestare e gjerësisë gjeografike d.m.th. shkalla zero e gjerësisë. Pikat e këtij rrethi janë pikat më të largëta nga qendra e tokës të cilat kur të vendosen njëra pas tjetrës formojnë një unazë.
    Hipi Zhdripi nga Wiki

  10. #10
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43
    Çka është poli?
    Poli është pika qendrore e njërës nga anët e kundërta. Dy anët e tokës, ajo veriore dhe ajo jugore e kanë nga një qendër të tillë.
    Hipi Zhdripi nga Wiki

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. 6700 fëmijë punojnë e lypin në Shqipëri
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 08:42
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •