
Postuar mė parė nga
xfiles
kam nje koncept tjeter mbi narcizizmin,
te duket vetja se nuk gabon kurre, te kesh ndjenje madheshtie dhe te jesh egoist nuk ka asgje te perbashket me te qenit Narcizist.
Per si e shikoj une narcizisti eshte ai qe ka konsiderate per veten, dhe kjo eshte nje cilesi qe duhet ta kete ēdo njeri, sepse te gjithe jemi unik dhe si te tille duhet te jemi krenar per ate qe jemi.
Semundja kryesore e shoqerise njerezore eshte ne faktin qe nuk jemi narciza sa duhet, mundohemi te marrim shembull nga te tjeret, bari i komshiut eshte me i mire se i joti, dhe kjo behet shkak per nje sere ndjenjash te demshme per vete njeriun dhe per ata qe i rrine afer, lind smira, zilia, nenvleresimi i vetes, etj etj.
Sot njerzit mbase jo te gjithe por shumica kane idhuj, njerez te famshem ose jo qe i adhurojne per disa cilesi siperfaqesore te tyre duke harruar veten.
Sikur te gjithe njerezit te ishin narciza, do jetonim ne nje bote pa urrejtje , pa inate, pa zili.
Ai qe ka nevoje qe ta adhurojne, nuk mund quhet narcizist, sepse ai qe ndjen nevojen qe ta adhurojne e ka sepse ka nevoje per afirmimin prej te tjereve, e kunderta e nje narcizisti qe nuk ka nevoje ta pelqejne, perderisa eshte ne raport te shkelqyer me veten.
Ai qe ndihet mire me veten, ndihet mire dhe me te tjeret, kurse ai qe ndihet keq me veten dhe ka komplekse , ai eshte rrezik per veten dhe ata qe i rrethojne.
Krijoni Kontakt