A duhet te sjelle shteti shqiptar per ti rivarrosur te gjitha figurat antikomuniste, qe i kane varret neper shtete te ndryshme te botes?
Po.
Jo.
A duhet te sjelle shteti shqiptar per ti rivarrosur te gjitha figurat antikomuniste, qe i kane varret neper shtete te ndryshme te botes?
Mendoj qe PO!!!!
Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...
Dhe une mendoj se po, dhe keto figura, ndonese kane qene antikomuniste kane njerez ne Shqiperi qe duan te vendosin nje tufe lule tek varri. I kane perndjekur gjithe jeten si tradhetare e tani duan t'i perndjekin dhe si te vdekur pfffff
Ps. Kjo gjithmone nese te afermit e tyre kerkojne trupat, se nese i kane te afermit jashte per ēfare do i sjellin?
Mos ua bej te tjereve ē'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...
Votova per PO do te ishte nje veprim i mire dhe i matur.
Sui generis
Pėr dinjitetin e Shtetit Shqiptar!
10/04/2009
Blendi Fevziu
Nė vėmendje tė Presidentit Bamir Topi dhe Kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli! Ahmet Zogu ish-Ministėr, ish-Kryeministėr, Ish-President dhe sė fundi Mbret i shqiptarėve, njė prej politikanėve qė ka shėnjuar fort historinė tonė tė viteve 19201940, vijon tė prehet nė njė varrezė nė periferi tė Parisit. I rrethuar nga pak njerėz besnikė qė e shoqėruan nė 22 vitet e fundit tė jetės sė tij, pothuajse tė gjithė ata oficerė tė ushtrisė kombėtare shqiptare, ai vijon tė mbetet nė varrezėn e Tisė, si monument i vėrtetė i neglizhencės, mungesės sė pėrgjegjshmėrisė dhe mbi tė gjitha, tė dinjitetit tė shtetit shqiptar. I larguar mė 1939 si pasojė e agresionit italian; i rreshtuar gjatė luftės me aleatėt antifashistė dhe i mbetur nė mėrgim falė rrethanave gjeostrategjike, ai ėshtė nga tė paktėt, pėr tė mos thėnė i vetmi ish-Kryetar Shteti i Europės Juglindore, qė vijon tė prehet nė tokė tė huaj me gjithė amanetin pėr tu varrosur kur tė krijoheshin rrethanat, nė Shqipėri.
Prej shumė vitesh, tentativat e familjes pėr ta riatdhesuar tė vdekur, atė qė nuk mundi tė rikthehej nė vendin e tij sė gjalli, duket se kanė ndeshur skepticizmin e politikės dhe neglizhencėn e saj. Kanė pak rėndėsi meritat e tij historike; ka pak rėndėsi debati mbi vendin qė ai do tė zėrė nė historinė e Shqipėrisė. Historia ėshtė e ndarė nga shteti dhe detyrimet qė kėtij tė fundit i rrjedhin, pavarėsisht ngjyrimit politik. Ahmet Zogu ka qenė Kryetar i Qeverisė dhe Kryetar i Shtetit; ai ėshtė larguar falė njė agresioni tė huaj dhe ka vdekur nė Francė, i ndaluar tė kthehej nė Shqipėri prej njė regjimi tiranik dhe absurd. Njė regjimi qė tė gjithė e kemi dėnuar me konsensus tė plotė. Eshtrat e Ahmet Zogut duhet tė kthehen nė atdhe dhe jo vetėm kaq. Ato duhet tė kthehen me ceremoni zyrtare dhe me nderimet qė i takojnė njė Kryetari shteti, ose njė njeriu qė pėr mė shumė se 15 vjet drejtoi Shqipėrinė. Kontributi i tij nė politikė, nė Kongresin e Lushnjės apo konsolidimin e shtetit shqiptar si Ministėr i Brendshėm dhe Kryeministėr, le ti mbeten historiografisė. Funksionet e tij si Kryetar shteti duhet tė nderohen ende sot, edhe nė vdekje, si nė tė gjallė tė tij. Edhe pse ėshtė cinike tė bėsh krahasime me vdekjen, mund ti kujtoja Presidentit Topi dhe Kryetares sė Kuvendit, Topalli, se Shqipėria pluraliste, qė i ofroi njė funeral zyrtar nė vitin 1998 ish-Presidentit komunist Haxhi Lleshi, njė vegėl e Enver Hoxhės dhe pjesė e sistemit shtypės komunist, mund ta bėjė kėtė edhe me njė ish-President dhe ish-Mbret si Zogu. Aq mė tepėr qė kontributet e kėtij pėr vendin kanė qenė shumė mė tė mėdha se sa Presidenti kukull komunist qė shteti shqiptar e nderoi me njė ceremoni zyrtare 11 vjet mė parė.
Vende pranė nesh, por me njė ndėrgjegje shtetėrore mė serioze, si Mali i Zi, e kanė bėrė kėtė me kohė. Eshtrat e Knjaz Nikollės u sollėn nė vitin 1992 nga Parisi pėr tu vendosur nė oborrin e ish-pallatit tė tij. Mali i Zi, nė atė kohė ende komunist, i ofroi ish-Mbretit dhe kreut tė shtetit njė funeral zyrtar pėr tu pasur zili. Njė ceremoni qė ne ende nuk e kemi bėrė sot.
Rumania po ashtu, riktheu Mbretin Mihal, ish-Kryetar shteti nė vitin 1944, i ka dhėnė atij statusin qė i takon dhe pallatin ku ka banuar dikur.
Por rastet krahasuese kanė pak rėndėsi. Mbreti Zog ėshtė shembulli mė tipik dhe mė pėrfaqėsues i politikanėve tė mėrguar forcėrisht nga ky vend. Historia jonė ėshtė e mbushur me raste tė tilla, qė mund dhe duhen trajtuar po ashtu seriozisht. Mithat Frashėri, njėri prej intelektualėve dhe politikanė mė brilantė, djali i Abdyl Frashėrit, firmėtar i aktit tė Pavarėsisė nė Vlorė, Ministėr nė Kabinetin e Ismail Qemalit e nė shumė qeveri tė tjera dhe mė pas themelues e kryetar i Ballit Kombėtar, po ashtu vijon tė prehet nė njė varrezė tė harruar nė periferi tė Long Island nė Nju Jork. Mehdi Frashėri, ministėr nė shumė dikastere, dy herė Kryeministėr dhe njė prej politikanėve mė tė famshėm tė Shqipėrisė, po ashtu prehet nė Romė. Pranė tij gjenden plot figura tė rėndėsishme tė historisė shqiptare, me gjithė dritėhijet e tyre. Abaz Kupi, njė luftėtar antifashist ėshtė varrosur nė Nju Jork, Muharrem Bajraktari nė Bruksel dhe Ali Kėlcyra nė Romė.
Nė fakt, plotėsimi i njė amaneti ėshtė njė dimension i patjetėrsueshėm njerėzor. Plotėsimi i amanetit tė njerėzve tė larguar nga vendi i tyre forcėrisht prej njė diktature nuk ėshtė mė thjeshtė dimension njerėzor, por njė dimension i detyrueshėm i njė shoqėrie tė lirė. Rikthimi i eshtrave tė njė Kryetari shteti, qė e ka lėnė kėtė si amanetin e fundit tė jetės sė tij, nuk ėshtė vetėm dimension njerėzor dhe liri, ėshtė akoma mė shumė, njė detyrim. Njė prej atyre detyrimeve qė shteti i formėzon qė nė lindje tė tij dhe qė drejtuesit e mėpasėm janė tė detyruar ti zbatojnė edhe nėse janė mė pak tė pėrgjegjshėm dhe mė pak seriozė.
Sė fundi, doja ti kujtoja Presidentit Topi si Kryetar shteti dhe Kryetares sė Kuvendit, Topalli, si drejtuese e organit mė tė lartė dhe shprehės tė vullnetit popullor, se kėta njerėz kanė vdekur nė mėrgim, tė veshur me uniformėn e ushtrisė kombėtare shqiptare; se janė varrosur me arkivolin e mbuluar me flamurin kombėtar dhe vijojnė tė kenė ende tė gdhendur mbi varret e tyre provizorė, nė Paris, SHBA apo Itali, shqiponjėn me dy kokė. Pėr hir tė sakrificave tė tyre dhe tė dashurisė qė ata patėn pėr kėtė vend, ashtu si ata e konsideronin dashurinė pėr tė, tė gjejnė pak kohė pėr tė riparuar njė padrejtėsi shoqėrore dhe politike qė duhej ta kishim riparuar me kohė.
albania
Varret e antikomunisteve nuk duhen sjellur sepse ishin antikomuniste, por sepse ishin atdhetare. Megjithate, jo te gjithe komunistet ishin jo-atdhetare, ashtu sic edhe jo te gjithe antikomunistet kishin aq intelekt dhe horizont te zgjeruar per t'u kthyer ne atdhe si atdhetare te medhenj. Blendi Fevziu jeton ende me Zogun, ndersa tani duhet menduar si te nxirret Shqiperia nga mediokriteti, se sa levizjet e varreve lart e perpjete.
"The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)
ABSOLUTISHT JO!!!! Pse duhet t'i sjelli shteti keta? Po te duan, t'i sjellin familjet e tyre perderisa rrugen e kane te hapur per ne varret e Shqiperise. Akoma me keto idiotizma politike ju? Qajuni hallin te shkreteve se e kane shijuar jeten shume here me teper se ata te Shqiperise ne ate kohe, por tani u dashka edhe t'i cojme ne Shqiperi. Nqs kemi te bejme me intelektuale qe vertet i kane dhene Shqiperise shume dhe per shkak te komunizmit ju duhej te largoheshin sepse perndryshe do internoheshin a ku ta di une, atehere edhe mundet. Por pse ja dha truri ndonjerit nga Kurveleshi qe te kalonte kufirin se nuk ia mbante te punonte ne kooperative gjithe diten dhe e ben gjoja anti-komunist, absolutisht JO!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INFINITY© : 10-04-2009 mė 20:21
Si pėr shėmbull?
Cili ėshtė figurė nga kėta?
Kur Shqiptarėt shtrėngonin dhėmbėt nėn diktaturėn mė tė egėr tė Europės ata nuk bėnė ndonjė gjė, sot na qėnkan figura.
Burrat nuk ja mbathin por vihen nė krye tė popullit dhe e drejtojnė atė drejt rrugės sė drejtė, ata ja mbathėn pėr tė shpėtuar bythėn e tyre. Sot na u dashka tė paguajm edhe para pėr ti sjellė kėtu.
Lipsur qofshin se ata as familjes sė tyre nuk i hyjnė nė punė jo ne!
EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!
Edhe Naimi Frasheri e Andon Zako Cajupi ishin jashte vendit
po sfoli njeri kshu
nuk keni faj traumat e 45 vjeteve komunisto-totalitar ju kane bere te tille![]()
Krijoni Kontakt