Drejtuesit e FFK-së thonë se ftesa për miqësore me kombëtaren braziliane u ka ardhur ditë më parë nga menaxheri i FIFA-s, Mark Billoi.
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll më 25 ose 26 korrik, ka mundësi që të vihet përballë kombëtares së Brazilit në Gjenevë të Zvcirës. Një lajm të tillë sensacional e kanë konfirmuar sot edhe drejtuesit e FFK-së, sipas të cilëve ftesa për miqësore me kombëtaren braziliane u ka ardhur ditë më parë nga menaxheri i FIFA-s, Mark Billoi.
Kreu i FFK-së, Fadil Vokrri ka thënë se ka kthyer përgjigje pozitive në këtë ftesë dhe tashmë ka mbetur që të merret leja nga Federata zvicerane si dhe nga FIFA për zhvillimin e kësaj ndeshjeje në Gjenevë. Vokrri ka thënë se konfirmimi përfundimtar pritet gjatë ditës së sotme ose më së voni deri nesër. Në rast se vjen deri te realizimi i kësaj miqësoreje, atëherë pa dyshim se kjo do të jetë një ndeshje historike, por edhe një hap tejet i rëndësishëm për futbollin kosovarë drejt ndërkombëtarizimit. Ndërkohë miqësorja e mundshme Kosovë-Brazil ka tronditur mediat e Beogradit, të cilat e kanë quajtur si të pabesueshëm një lajm të tillë. I njëjti menaxher i FIFA-s, në vitin e kaluar ka organizuar ndeshjes Kosovë - Arabi Saudite në Ankara të Turqiës, kurse për muajin gusht ai ka aranzhuar edhe dy miqësore tjera me Beninin (më 18 gusht) dhe me Arabinë Saudite (më 20 gusht).
http://albania-sport.com/mat.php?idm=8790
Krijoni Kontakt