Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Mendoj qe do te ishte sukses per Kombetaren e Kosoves nese arrin te pranoj vetem 10 gola

    Po flas seriozisht , nuk eshte me rendesi rrezultati i ketij takimi , me rendesi eshte qe Kombetarja e Kosoves do te takohet me Kombetaren me te suksesshme te te gjitha kohrave , ndoshta kjo tregon se ne nje te ardhme te afert edhe Federata e Futbollit të Kosovës(FFK) te pranohet ne FIFA dhe UEFA.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga kleos Lexo Postimin
    Kosova - Brazil 2 : 0
    A jo tybe se ke n'to hiq!
    Veq sa e mora vesh që disa lojtarë të Kosovës e kishin shit lojën sepse brazili nga frika që po pëson me rezulltat katastrofik e po u humbë fytyra paskan ofruar kogja shumë Lekë!

  3. #13
    epo ne kosovarve na erdh reni me ni start te fort
    me shum kemi qef te zhvillohetn kjo ndeshje si spetakel por edhe nje ane tjeter eshte se kjo ndeshje eshte nje LOBING i madh per pranimin e FFK ne FIFA

  4. #14
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Epo , ne nuk luajm me kombetare te dobeta , qe ne ndeshjen e pare me Brazilin , dhe do e mposhtim

  5. #15
    Leader Maska e Ribery
    Anëtarësuar
    10-02-2008
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    830
    Kombetarja e Kosoves ka luajtur nje miqesore ne Turqi me Arabine Saudite dhe ka fituar 1-0.
    Kjo ka qene ndeshja e pare me nje kombetare me kompetitive, dhe u fitua
    Me Brazilin rezultati nuk do te kete rendesi, me rendesi eshte qe te luajne kunder tyre
    Shnet

    Be the change you want to see in the world!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Nuk eshte me rendesi rezultati .. me rendesi eshte .. qe ne start do jete nje pik e madhe per kosoven per pranimin e saj ne fifa..

    hajde ishalla do jete e vertet kjo..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Dështon miqësorja Kosovë - Brazil


    Ndeshja e shumëpritur miqësore, ndërmjet përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës olimpike të Brazilit, e paraparë për t'u zhvilluar më 25 korrik në Gjenevë ka dështuar. Një lajm të tillë e kanë konfirmuar sot drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës nëpërmjet një kumtese për media.


    "Me keqardhje ju njoftojmë, se me gjithë dëshirën e madhe dhe përpjekjeve maksimale dhe të vazhdueshme gjatë këtyre ditëve të krerëve të FFK-së, ndeshja aq shumë e dëshiruar nga ana e FFK-së, por edhe nga ana e futbolldashësve kosovarë ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës së Përfaqësuese Olimpike të Brazilit e paraparë për datën 25 korrik në Gjenevë nuk do të zhvillohet. Ashtu siç është njohur opinioni i Kosovës, të hënën në FFK kishte arritur ftesa përmes ndërmjetësit për ndeshje ndërkombëtare Mark Biolli që njëkohësisht është dhe agjent i FIFA-s, për këtë ndeshje dhe FFK-ja kishte nisur të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë takim, megjithatë FIFA ka vonuar në përgjigjen e saj për lejimin zhvillimit të kësaj ndeshje. Më herët për zhvillimin e ndeshjes ishte pajtuar jo vetëm Brazili e Kosova, por edhe autoritet zvicerane që kjo ndeshje të zhvillohet në shtetin e tyre, ndërsa të enjten FIFA ka kërkuar edhe një konfirmim të ri nga ana e Brazilit dhe Zvicrës. Dhe për shkak të kësaj zvarritje të përgjigjes nga ana e FIFA-s, Brazili është detyruar që të gjejë zgjidhje tjetër, pra për një ndeshje tjetër miqësore dhe ka udhëtuar për në Singapor me qëllim të përgatitjes së më të mirë për LO si domosdoshmëri që të ketë ndeshje kontrolluese para udhëtimin në Pekin. Në të vërtet FIFA nuk e ka refuzuar zhvillimin e ndeshjes përkundër asaj që në shumë mediume serbe është shkruar se FIFA e ka ndaluar zhvillimin e ndeshjes, por me zvarritjen e vendimit për këtë ndeshje, ka detyruar rivalin Brazilin që të gjejë një rival tjetër për ndeshje miqësore, duke mos qenë e gatshme për të pritur më gjatë", thuhet në kumtesën e FFK-së.

    Megjithëkëtë, FFK-ja është e vendosur që të punojë dhe të angazhohet edhe më shumë në ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës. FFK-ja vlerëson se përkundër që kjo ndeshje nuk u realizua, të paktën ka arritur efektin e saj duke qenë në agjendat e FIFA-s dhe të komunitetit të futbollit evropian dhe botëror si dhe ndër top-lajmet kryesore të mediave të Kosovës dhe botërore. FFK-ja falënderon Federatën e Futbollit të Brazilit që ka përzgjedhur pikërisht përfaqësuesen e Kosovës për një ndeshje miqësore sikur që edhe Federatën e Futbollit të Zvicrës që ka pranuar mikpritjen e kësaj ndeshjeje. Po ashtu FFK-ja falënderon të gjitha mediat e Kosovës për pasqyrimin korrekt dhe nxitje mediave të kësaj ngjarje me rëndësi për futbollin e Kosovës.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Qenkan frigue ata të Brazilit edhe paskan ikë në Singapor! Kjo i bje që Kosova ka fituar me rezulltat 3:0 sepse kundershtari e ka dorezuar lojën!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Intervist Ekskluzive me Trajnerin e Kombëtares së Brazilit Carlos Dungen

    Presherri: Zoti Dunga si ndjeheni në rolin e Trajnerit të Kombëtarës ngaqë në kohë të fundit s'po ju shkon mirë si duhet?

    DUnga: Po si lojtar ishte më lehtë ndërsa roli i ri nënkupton shumë stres mund por edhe durim! Ne kemi pas ca probleme me lendime të lojtarëve tanë kyq por gjerë në kampionatin Botëror kemi mjaftë kohë.

    Presherri: Para kampionatit Botëror Ju po përgaditni për atë Olimpik?

    Dunga: Po e vërtet është dhe këtë punë e kemi marrë seriozisht ngaqë suksesi evewntual do të ishte infuzion për lojtaret tanë për boterorin më vonë.


    Presherri: Për pergaditje Ju kishit paraparë edhe një ndeshje me Kombetaren e shtetit më të ri në botë Kosovës?

    Dunga: Po kjo është e vërtetë por sipas disa informacioneve që kemi marrë arritëm të mësojmë që kemi të bëjmë me një kombëtare shumë të fortë dhe për momentin ne na duhet një Kundërshtarë pak më i lehtë.

    Presherri:Sa keni njohuri për futbollin e Kosovës?

    Dunga: ka kohë që përcjellë ngjarjet në futbollin e Kosovës dhe atë shqiptarë. kanë disa lojtarë cilësor si Fetahun, Ramushin, Uliks Emren ndërsa kampionati i tyre është mjaftë atraktiv!
    Presherri: Cilin lojtarë më me dëshirë do ta kishit në Kombetaren tuaj nga kosovarët?

    Dunga: Meqë për momentin Ronaldo është jashtë fushës po të kisha mundësi me kënaqësi do ta angazhoja Ismet Ramushin si zëvendesim i tij dhe karshi Ronaldinjos dhe Robinjos ai do të mund të shenonte shumë Gola!

    Presherri: Përse nuk u zhvillua ndeshja me Kosovën?

    Dunga: Kjo ka të bëjë më shumë me burokratin e Fife-s. Por nuk duhet harruar që Brazili i ka mundur të gjitha Kombetaret më të mira në botë si Gjermanin, Italinë Argjentinen me të cilat ka bilans pozitiv në ndeshje të ndersjellta.
    E vetmja Kombëtare me të cilën s'kemi Bilans Pozitiv është ajo e Shqiperisë. KJo Kombëtare është e vetmja që ka bilans të barabart me neve. Duke e marrë parasysh këtë gjë mendoj që ndeshja me Kosovën do të ishte e veshtirë për ne. Në këtë mënyrë nuk deshëm asgjë të rrezikojm para Olimpiadës.

    Presherri: Deshironi të shtoni diçka për fund?

    Dunga: Gjithësesi! Ne po kemi pak probleme me Portier dhe kam dëgjuar që Kushtrim Mushica është një portier " klasë". Sa vjeçar është ai sepse nëse është nën moshën 25 vjeçe jemi të interesaur që ta natyralizojmë dhe ta angazhojmë për Brazilin.

    Presherri: Zoti Dunga, ne si leshojmë lojtarët tanë sepse kemi aspirata që të bëhemi kampion Bote në Futboll tre herë radhazi. Na vjenë keq

    Bisedes i parapriu Preng Sherri.

    P.S.
    Sqarim për lexuesit tanë.
    Thënja e Dungës që " me të gjitha Kombetaret kanë bilans Pozitiv përpos me Shqiperinë me të cilën kanë një bilans të barabart" na u dukë e çuditshme dhe kërkuam në Arhivë. Me të vërtet Shqiperia dhe Brazili kishin ndermjet veti një bilans të barabart në takimet e tyre:
    Ato kurrë s'kishin lujtë në mes veti! Kështu që ishin baras 0:0
    Ndryshuar për herë të fundit nga Preng Sherri : 19-07-2008 më 06:05

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e visari9
    Anëtarësuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    n' Prishtinë
    Postime
    809
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Qenkan frigue ata të Brazilit edhe paskan ikë në Singapor! Kjo i bje që Kosova ka fituar me rezulltat 3:0 sepse kundershtari e ka dorezuar lojën!
    nuk na kanë lëne me lujt me Brazilin , spiunet dhe serrbet qe kane protestuar para Fifa-s se Brazili ka qene i gatëshume , jeta vazhdon .....
    1.Arsenal
    20.Tottenham

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  3. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike të shqiptarëve
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04
  5. Tendencat E Njohura Të Veton Surroit
    Nga Albanino në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-09-2002, 22:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •