Close
Faqja 6 prej 18 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 179
  1. #51

    Shqiperia në pesë vitet e ardhshme, një treg i fuqishëm dhe tërheqës

    Drejtori rajonal për Europën Juglindore: Në pesë vitet e ardhshme, një treg i fuqishëm dhe tërheqës

    Parashikimi i ekspertëve europianë: Shqipëria ka të ardhme të shkëlqyer

    Shqipëria relativisht është një shtet i ri shpresëdhënës, tregu i së cilës ka dalë shpejt në sipërfaqe midis disa vendeve të tjera të Europës. Ky vend, i cili është ndarë nga rregjimi komunist vetëm në vitin 1992, ka ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme për t'u shndërruar në një vend tepër tërheqës për investitorët e huaj. Përmirësimi i infrastrukturës, i aprovuar dhe nga vendet anëtare të NATO dhe BE, nuk kanë frenuar blerësit e huaj. Gjithashtu, përcaktimi i taksës së sheshtë në 10% ka shtuar shumë perspektivën e investimeve, ku vitet e fundit tërheqja e investitorëve të huaj është shtuar shumë.

    Filip Bay, Drejtori Rajonal për Europën Juglindore shprehet se, "Aktualisht ne kemi operuar në Shqipëri për shumë vite. Ne jemi shumë të sigurt që, Shqipëria ka një të ardhme të shkëlqyer dhe kjo mund të kuptohet shumë mirë nga zhvillimi i pandërprerë në të gjitha fushat e vendit. Shqipëria është në një gjendje të hershme zhvillimi dhe me siguri në pesë vitet e ardhshme ajo do të shndërrohet në një treg të fuqishëm dhe tërheqës. Rritja e ekonomisë në Shqipëri gjatë vitit 2007 ishte me 6% dhe po në këtë vit, qeveria shqiptare miratoi paketën fiskale, e cila sanksiononte të drejtat e investitorëve.

    Në këtë paketë fiskale përfshiheshin taksa e sheshtë 10%, taksa kombëtare dhe e të ardhurave. Ndër të tjera, Shqipëria karakterizohet nga çmimi i ulët i pronave, ku rritja e çmimit të tyre rritet vetëm në Tiranë dhe qytete të tjera të mëdha, dhe nga viti në vit rritet në 30%. Ashtu siç e pohojnë dhe investitorët e vjetër në Shqipëri, mundësia e zhvillimit është jetike dhe Shqipëria aktualisht është duke përmirësuar infrastrukturën e të gjithë vendit, në sajë të huamarrjes, e cila shkon në më shumë se 90 milion euro dhe kjo hua e marrë nga qeveria japoneze dhe ajo e Austrisë.

    Gjithashtu, paratë janë përdorur edhe në përmirësimin e Portit të Durrësit, i cili është 35 km larg Tiranës dhe është njëkohësisht nyje lidhëse me vendet e tjera të Ballkanit, Detin e Zi si dhe me vendet e tjera të Europës. Ndërkohë që, Aeroporti i Tiranës u rehabilitua në vitin 2007 dhe përmirësimet përfshinë edhe ndërtimin e një terminali të ri si dhe rrugë hyrëse dhe dalëse për në Aeroport. Aktualisht, Aeroporti ka një kapacitet mbajtës për 1.5 milion pasagjerë dhe ofron fluturime direkte për në Londër, Neë York dhe në shumë shtete të ndryshme të Europës, duke tërhequr turistë, investitorë të huaj nga e gjithë bota.

    RD

  2. #52

    Shqipëria, zbulimi në Evropë për të bërë para

    Raporti: Shqipëria, zbulimi në Evropë për të bërë para


    ERALD KAPRI


    “Potenciali i investimit me pasuri të paluajtshme në Shqipëri është i pamasë dhe Shqipëria është një vend, ndoshta i fundit që ka një mundësi të tillë në këtë treg”. Kështu shprehet në raportin e saj agjencia ndërkombëtare “Obelisk” kushtuar Shqipërisë dhe mundësisë që ka ky vend për të investuar. Kjo agjenci e konsideron Shqipërinë si stacionin e fundit për çdo investitor perëndimor i cili kërkon të fitojë para në mënyrën më të shpejtë. Tregu i pasurive në Shqipëri, konsiderohet nga kjo agjenci si tepër i lirë dhe shumë atraktiv, ndaj dhe në raportin e saj, e konsideron Shqipërinë si një “as nën mëngë”. Agjencia “Obelisk”, e vendosur në Londër, konsiderohet si një nga agjencitë më serioze në botë për sa i përket vlerësimit të tregut. Ajo publikon raporte të herëpashershme dhe nga investitorët konsiderohet si harta për të investuar. Kësaj here, agjencia “Obelisk”, e cila nga emri përkthehet “parashikuesi”, i ka kthyer sytë nga Shqipëria dhe vlerëson potencialet e saj si dhe atmosferën për të investuar. Mjafton të klikosh në siten e kësaj agjencie, www.obeliskinternational.com, ku mund të abonohesh dhe mund të përfitosh këshilla nga ekspertët më të mirë të pasurive të paluajtshme mbi vendet ku mund të blesh sa më lirë. “Sipas OKB-së, në Shqipëri çmimi i pronave është rritur me 200 për qind duke pasur një rritje prej 20 për qind në vit në zonat më të kërkuar”, - përfundon raportin agjencia “Obelisk” duke theksuar se çdo investitor duhet të nxitojë për të blerë në Shqipëri.

    Raporti

    Raporti cilëson se Shqipëria është duke reklamuar, në mënyrë që të ngacmojë të gjithë investitorët për të investuar në këtë vend nga ku mund të përfitojnë shumë nga potenciali i Shqipërisë. Raporti cilëson se Shqipëria, ende një vend me nivel të ulët jetese por esktremisht me çmime të ulëta në tregun e tokës, e ka bërë atë një vend tepër të lakmuar nga investitorët. Më tej, “Obelisk” vendos në vend të parë potencialin në fushën e turizmit. Ajo shkruan se Shqipëria ndjek të njëjtat rrugë suksesi që kanë ndjekur edhe fqinjët e saj si Kroacia dhe Mali i Zi në fushën e turizmit. “Shqipëria ka male e liqene, laget nga deti Adriatik dhe deti Jon, dhe kjo e favorizon atë për çdo pushues të çdo moshe apo kërkese”, - shkruan raporti. “Udhëtimi dhe turizmi në fund të vitit 2007, ka sjellë fitime të një shumë impresioniste prej 2. 247 miliardë dollarësh që kanë hyrë në ekonomi. Statistikat e “World Travel” dhe “Tourism Council”, flasin se gjatë viteve 2008 e deri në vitin 2017, turizmi në Shqipëri do të ketë një rritje të përvitshme prej 5.6 përqindësh. Nga ana tjetër hyrja e turistëve ka qenë 150 mijë për vitin 2000, ndërsa për 2005 kanë qenë 450 mijë turistë, por nga ana tjetër ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve thekson se kjo shifër do të dyfishohet këtë vit duke bërë që prodhimi i brendshëm bruto të ketë 15 për qind nga turizmi”, - thuhet në raport.

    Situata në Shqipëri

    Raporti i “Obeliskut” vlerëson edhe situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri. “Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës u shndërrua nga një investim prej 80 milionë dollarësh, duke bërë që British Airways të fluturojë në Shqipëri tri herë në javë. Një rrugë e re tashmë po bëhet nga turistët duke filluar nga Dubrovniku në Kroaci e duke përfunduar në Sarandë në Shqipëri. Saranda është konsideruar si një nga vendet më të mira për të kaluar verën e thënë nga itinerari EasyCruiseOne's”, - vlerëson raporti i “Obeliskut”. Më tej, “Obelisk” bën edhe një pasqyrë të rrjedhjes së ngjarjeve në Shqipëri, pas rënies së komunizmit në vitin 1992. Pas rënies të komunizmit në vend, vendi ndërroi kapital duke bërë që 85 për qind e tij të zotërohej nga privati. Ajo që të bie në sy është se tashmë ekonomia zotërohet prej 50 për qind nga industria e shërbimeve si dhe mosha e re e popullsisë, ku 65 për qind e saj kanë një moshë aktive për punë, konsiderohet si një avantazh i madh. Sektori privat kaloi nga 0 për qind në fillim të vitit ‘90, në 75 për qind në vitin 1995. në vitin 2006, organizata framework "On Foreign Investment" theksonte se për investitorët, në Shqipërinë e vitit 1994, mundej të investohej në të gjitha si në agri-kulturë, pasuri të paluajtshme, investime në shërbime si dhe në privatizimet e sektorëve. Një avantazh i Shqipërisë, konsiderohet nga agjencia “Obelisk” edhe emigrantët e saj që punojnë jashtë shtetit, por që nuk lejojnë që ekonomia e vendit të bjerë. Sipas “Obelisk”, vitin e kaluar emigrantët në Shqipëri sollën 1.25 miliardë dollarë ose afërsisht 134 për qind të prodhimit të brendshëm bruto dhe këto para, investohen kryesisht në pasuri të paluajtshme. Kërkesat e larta për pasuri të paluajtshme në zonën metropolitane në Shqipëri si dhe në zonat bregdetare kanë rritur ndjeshëm këtë treg në vend. Në Shqipëri ka ende shumë mundësi serioze për çdo investitor që preferon pronat e paluajtshme, thekson më tej raporti. Tashmë në Shqipëri, edhe shitësit lokalë punojnë me paranë e preferuar të investitorëve, euron.





    “Obelisk”: Ku mund të investosh në Shqipërinë e vitit 2008



    Potenciali i Shqipërisë për të investuar në pronat e paluajtshme është tepër atraktiv dhe tashmë atje shansi nuk duhet humbur. “Obelisk” shprehet se sektori i turizmit në Shqipëri po zhvillohet me hapa tepër të shpejtë duke filluar nga viti 2002. Shqipëria cilësohet vendin ideal për të investuar në turizëm duke pasur parasysh se vendi ka çmimet më të lira në Evropë, kosto jetese ende të lirë, favorizime në sistemin e taksave ndaj dhe Shqipëria është në kohën më të mirë ideale për të hedhur para.

    Rritja e turizmit në Shqipëri

    Sektori i turizmit në Shqipëri po kap të njëjtat nivele zhvillimi në krahasim me fqinjët e tjerë të Ballkanit, kjo pasi vendi ka male, liqene, një bregdet të mrekullueshëm i cili laget nga dy dete. Referuar “World Travel and Tourism Council” (WTTC), në fund të vitit 2007 sektori i turizmit ka sjellë 3.8 më shumë rritje në GDP-në e vendit. Qeveria shqiptare po rrit edhe fondet në vazhdimësi nga buxheti për rritjen e turizmit.

    Rritja ekonomike në Shqipëri

    Rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë mbresëlënëse që nga rënia e komunizmit në vitin 1992 kur vendi nisi zbatimin e reformave për zhvillimin e vendit. Në vitin 2007, Banka Botërore do të raportonte se Shqipëria po arshivon një rritje të suksesshme ekonomike, të fortë si dhe me inflacion të ulët.

    Mundësia më e mirë për “Real Estate”

    Rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë e shpejtë edhe për arsyen se emigrantët shqiptarë kanë sjellë para në vendin e tyre. Shumica e atyre parave, të cilat përbëjnë 13 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, janë investuar në tregun e pasurive të paluajtshme, kryesisht në zonat turistike si dhe në qytetet kryesore. Ky zhvillim i tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka bërë që 60 për qind e ndërtimeve të jenë në këtë treg.

    Favorizimi nga regjimi i taksave

    Shqipëria ofron një klimë investimesh tepër të mirë pasi kapitali nuk tatohet. Shumë investitorë të mëdhenj të huaj po investojnë në Shqipëri kapitale të mëdha, të ndihmuar edhe nga regjimi i taksave.


    Gazeta Standard

  3. #53

    Ekspertët anglezë: Në 3-5 vite, bum “Real Estate” në Shqipëri

    Ekspertët anglezë: Në 3-5 vite, bum “Real Estate” në Shqipëri


    Shqipëria konsiderohet nga ekspertët ndërkombëtarë si vend i fundit në Evropë ku ke mundësi tepër të mira për të fituar në tregun e pasurive të paluajtshme. Në një shkrim të zgjedhuar të saj, agjencia e lajmeve ekonomike “Nubricks”, thekson se Shqipëria do të ketë një bum zhvillimi në periudhë afatshkurtër. Philip Bay, drejtori i “Colliers International Southeast Europe” citohet nga kjo agjenci të kete thënë se në tri apo pesë vitet e ardhshme, Shqipëria do të ketë një bum të madh në tregun e pasurive të paluajtshme. Eksperti anglez shprehet se Shqipëria ka një të ardhme përpara. “Ne aktualisht jemi duke operuar në Shqipëri prej disa vitesh. Ne jemi shumë të bindur se Shqipëria ka një të ardhme përpara dhe do të ketë një rritje të konsiderueshme. Vendi ka ende një zhvillim të ulët në tregun e pasurive të paluajtshme, por ka për t’u bërë tepër atraktiv në tri apo pesë vitet në vijim”, - shprehet Philip Bay. Jamez Gonzalez, analist i agjencisë ndërkombëtare “Obelisk” e vlerëson Shqipërinë si më të përshtatshme për të investuar në tregun e pasurive të paluajtshme. “Në pesë vitet e fundit janë rritur me shpejtësi investimet në vend duke bërë që në Shqipëri të vijë kompanitë më me emër në botë. Mendoj se Shqipëria duhet parë me patjetër”, - shprehet Gonzalez. Shqipëria konsiderohet në fillesat e zhvillimit në tregun modern në fushën e pasurive të paluajtshme. Vendi, i ndarë nga komunizmi në vitin 1992, po zhvillohet me shpejtësi. Anëtarësimi në NATO dhe në BE, si dhe ulja e taksave të pasurive të paluajtshme, do të bëjë të mundur që ky vend të jetë nën monitorimin e investitorëve në vitet e ardhshme.



    “Heritage Foundation”: “Në Shqipëri ekonomia pengohet nga problemet me pronën”



    Pak kohë më parë një organizatë amerikane, “Heritage Foundation”, publikoi mbi Indeksin e Lirisë Ekonomike për gjithë botën, ku përfshihej edhe Shqipëria. “Heritage Foundation” vlerësoi se në Shqipëri prona dhe korrupsioni mbajnë peng ekonominë. Indeksi i lirisë ekonomike, publikuar në Uashington nga gazeta “Wall Street” dhe nga organizata amerikane “Heritage Foundation” saktëson se Shqipëria ka një liri ekonomike prej 61.4 përqindësh. Niveli i lirisë në ekonomi është rritur me 0.6 për qind gjatë vitit 2007 dhe duke u nisur nga këto detaje, jeta në Shqipëri, cilësohet nga raporti, është nën nivelin mesatar. Në përgjithësi, niveli në Shqipëri është pak i ngjashëm me vendet e tjera të Ballkanit, si Kroacia dhe Maqedonia, por përsëri mbetet shumë mbrapa me vende si Greqia, e cila është pjesë e Bashkimit Europian. Liria fiskale, liria nga qeveria, liria monetare janë të larta, por pikët Shqipërisë i redukton performanca e dobët në të drejtat e pronës dhe liria nga korrupsioni.

    Gazeta Standard

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Vleresime dashamirese per Shqiperine po per mua ne kuadrin e llafeve.
    Nuk vjen njeri ne Shqiperi ku plasin gerdece ku korrupsioni eshte interplanetar, ku ble vendin e punes qe nga ministri e deri te fshesaxhiu.
    Ku prona eshte e vjedhur barbarisht, ku shteti nuk funksionon ne asnje pike.
    Mos u genjeni kot o perkrahes te Sales se me fjale kemi 18 vjet qe i degjojme.
    Ngaqe po i numurohen ditet mbrapsh gjithe pd eshte sulur me nje propagande tipike komuniste per te rreshtuar sukseset e qeverise.
    Tamam si ne kohen e dulles ku cdo dite e cdo ore numuroheshin sukseset e komunzmit qe nga patatja e deri te armiqte e jashtem e te brendshem.
    E ka kuptuar pd qe edhe neper site ka shqiptare kudo dhe eshte turrur edhe atje per te bere te zezen te bardhe.
    Nuk ka si te spjegohet qe edhe ketu jane me dhune gjithe propaganda e mbrapshte pdiste per te ndikuar sadopak ne shikuesit e interneteve.
    E ata kokedhimat kishit detyren e pare ju ti tregonit vendin si hajdute te djerses se popullit po kur kishit kohen a arte u moret me kafet e Nexhmijes.
    Prandaj edhe ju kurre se keni bere detyren tuaj ndaj shqiptareve dhe kombit dhe mertioni me plote gojen te ikni me turp e mos te degjoheni me.
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 12-08-2008 më 17:16

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lajm i mire per mafien.. se ajo do shesi se ka cfar shet..
    psh

    nje ish pronar i degdisur nga satrapi enver dhe ushtria e tij hajdute.. gulageve envero staliniste ala bredh sot me vandaket e letrave te verdha neper zyrat mbushur me ish xhelat te enverit te institucioneve avokatore gjykatso prokurore e kadadstro bashki urbanistiko-komuno-re..
    keshtuqe ai bosi anglo italo francez qe vjen te blej troje e shpija e magaze.. e sheh kete plakushin me vandaqe e nuk i hedh as qurret e natyrisht vete ne audience tek zoti koco kodhimma.. tek i cili ka cte bleje..
    ka shoki kokdhim e sëra e tije.. plot per te shitur ..
    i moren tak fak me 5 lek dynymi gjerat e tani i shesin me miliona..

    rrofsh sali thon ata tani...

    prandaj i duhet bere nje stop grykesise se te huajve qe vijne per te blere trojet e shqiptareve..
    ti ndajn njehere gjerat me drejtesi pastaj sejcili le te beje biznes me mallin e tije..

  6. #56
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Keto raporte jane thjesht fallsifikim shifrash...nuk e kuptoj se si ka njerez qe ende besojne raporte qe ngjajne me deklaratat ne kohen e komunizmit kur thuhej se kemi dale me realizim plani 123 %...

  7. #57
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Opozita-----shpreh ndjenja dashamirsie ndaj serbise, kurse per Shqiperine se ben kurren e kurres.......si nuk than nje fjale te mire per Shqiperine dhe hapat galopant qe po ben ne kto vitet e fundit.


    Kto jane shifra kokeforte, qe praqesin nje pune te pamuushme Shqiptaresh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Homza : 12-08-2008 më 18:57

  8. #58
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Si na qenkan keto shifra galopante? Ne 2004 ekonomia shqiptare u rrit me 6.7% kurse ne 2007 vetem 5%. Projektet e invetimeve te 2004 per 5 vitet e ardheshme te miratuara nga FMN garantonin nje rritje ekonomike minimale prej 7% ne vit. Ekonomia Serbe 2 here me e madhe se ajo shqiptare per fryme u rrit me 7.2% ne 2007, edhe pse Serbia ishte shume here me jo-stabel politikisht. Invetsimet e huaja ne Shqiperi ishin rreth $400 milione ne 2007, nga $350 milione, qe ishin ne 2004 pra per 3 vjet pane nje rritje qesharake prej $50 milione, edhe pse po shiten prona per 1 euro dhe taksat u ulen. Investimet e huaja ne Serbi ne 2007 ishin 6 here me te larta. KESH ne 2004 arriti $30 milione fitim, energjia elektrike mungonte 30% me pak se ne 2007. Sot KESH cdo vit ka humbje prej $100 milione.

    Po ka edhe me. Prodhimi bujqesor ne Shqiperi gjate 2007 nuk pati rritje fare, (.01%) nga 3-4% qe po rritej deri ne 2005, edhe pse perqindja e popullsise qe punon token u rrit ne krahasim me ate te 2004, por kjo jo sepse Berisha mori masa, por sepse cmimi i ushqimeve ne tregun nderkombetar pa nje rritje galopante. Forca punetore qe punon ne bujqesi ne Shqiperi eshte 2 here me e larte se ne Serbi si %, qe te jep nje ide te qarte se cfare prodhojme ne.

    Pas 2005 dhjetra projekte disa milioneshe u bllokuan, u anulluan apo u vonuan pa arsye. TECi i Vlores $150 milone u vonua, po keshtu depozitat e naftes ne Vlore $70 milone vetem sot po ndertohen kur duhet te kishin mbaruar 2 vjet me pare, po keshtu edhe shume Hidrocentrale te medhenj e te vegjel. Po keshtu edhe shitja e Albtelekomit u vonua. Hekurudha e shpejte Tirane-Durres u anullua fare. Fshati turistik i Kakomese $100 milione as qe ka filluar fare. Segmentet rrugore, Lushnje Fier, Levan Tepelene, Fier Vlore, Elbasan Tirane ose s'kane filluar fare, ose kane mbetur ne vend numero. Aeroporti i Rinasit u kundershtua nga opozita e atehershme dhe ata as qe votuan fare per kete investim, panvaresisht se sot presin shiritat.

    Deri me sot statistikisht 54% e shiritave te prere jane projekte apo investime te iniciuara nga qeveria Nano. Madje edhe rruga Durres Morine, e planifikuar te fillonte ne 2006, kishte siguruar 1/4 e fondeve nga taksa qe vuri qeveria socialiste. Po te kishte ruajtur rritmin e rritjes te 2004 Shqiperia do kishte arritur 1000 miliardeshin ne 2006.

    Shqiperia nuk ka se ku shkon tjeter vecse perpara. Vetem nje ekonomist idiot pretendon se taksa e sheshte eshte arsyeja e rritjes ekonomike ne Shqiperi. Kroacia s'ka takse te sheshte, por nga ana fiskale eshte vend shume here me terheqes pasi ajo akordon periudha te tera disa vjecare per investime strategjike ne shume te leverdishme per te.

    Me tej stabiliteti i brendshem ne Shqiperi ka pasur shume probleme. Partia ne pushtet kontrollon thuajse cdo institucion shteteror dhe nuk ka asnje balance apo verifikim qe i behet ketij pushteti. Precedenti i prishjes se investimeve publike sic ishte ai i mbikalimit te Zogut te Zi solli renie direkte te investimeve direkte te huaja ne shqiperi gjate 2006 dhe 2007 ne shifra totale absolute.

  9. #59
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ore, s'e kuptoni qe ato perqindje fryhen si tu doje qefi atyre qe i paraqesin dhe sic jane ne realitet?

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Rritja e turizmit në Shqipëri

    Sektori i turizmit në Shqipëri po kap të njëjtat nivele zhvillimi në krahasim me fqinjët e tjerë të Ballkanit, kjo pasi vendi ka male, liqene, një bregdet të mrekullueshëm i cili laget nga dy dete. Referuar “World Travel and Tourism Council” (WTTC), në fund të vitit 2007 sektori i turizmit ka sjellë 3.8 më shumë rritje në GDP-në e vendit. Qeveria shqiptare po rrit edhe fondet në vazhdimësi nga buxheti për rritjen e turizmit.
    Sipas shifrave qe publikohen duket sikur ka vend per shprese. Numri i te huajve qe vizitojne Shqiperine eshte ne rritje (mgjths shumica jane vizitues ditore nga Korfuzi ose krocerat), pushuesve shqiptare te pertej kufinjve kete vit, per konjuktura politike apo jo pak rendesi ka, i jane shtuar dhe maqedonasit. Ajo qe me bezdis, nder shume gjera te tjera, eshte niveli pertoke i higjenes dhe pastertise, dhe me konkretisht flas per Golemin ku vjet e kam pare me syte e mi, dhe kete vit sipas nje lajmi te TCH gjendja duket te jete po njelloj. Eshte per te ardh keq qe nuk eshte gjet nje zgjidhje per problemet e kanalizimeve. Ne gjysem ore rruge ne kembe nga Mali i Robi ne drejtim te Golemit, vjet kam pare pese derdhje kanalesh ujrash te zeze ne det, ku vetem 10m me tej laheshin femije. Bile te njeri prej tyre ishte dhe nje pamje unike ne llojen e vet: nje Porche 4x4 perbri derdhjes se ujrave te zeza! 5 m larg dritareve te nje hoteli qe e kishte 50 euro naten per nje dhome, kishte plasur puseta e ujrave te zeza dhe era te kerrmoste ne nje rreze prej 50m. Pellgu ne fjale aty ishte ne fillim te korriku, aty mbeti dhe ne mes te gushtit.

    Sipas nje artikulli te vjetshem ne nje nga gazetat, Standart ne mos gaboj, projekti i kanalizimit ekzistonte dhe kishte nje vlere tek 15 mil euro per gjithe zonen e plazhit, nga Mali i Robi e deri ne Durres. Eshte turp, paaftesi, keqdashje, gjeni fjalen qe doni, qe kjo zone te ngelet peng i nje investimi te tille qe e shlyen veten besoj vetem ne nje vit duke pas parasysh vetem fluksin e kosovareve ne ate zone gjate nje sezoni. Nderkohe qe zona ne fjale duke qene se frekuentohet vetem per 4-5 muaj maksimumi, te jep mundesine qe te punosh shpejt duke i hyre me themel qe nga tetori e tutje. Golemi eshte masakruar e betonizuar nga ana urbane, dhe e ka humbur me kohe mundesine per tu be plazh elitar. Por te pakten te behet nje plazh i frekuentushem masivisht e pa pas friken e semundjeve apo infeksioneve te lekures.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

Faqja 6 prej 18 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •