Berisha prezanton listë akademikësh dhe politikanësh
VALENTINA MADANI
Bota akademike dominon listën e PD-së
PD, lista e kandidatëve, e imunizuar nga lustracioni
* * * *
Listë akademikësh dhe politikanësh e imunizuar nga lustracioni, përmes së cilës PD-ja kërkon një mandat tjetër qeverisës 4-vjeçar. Prurje të reja, ekspertë të diplomuar në Perëndim, politikanë të rinj dhe ata me kontribut të gjatë në PD janë nuancat që përbëjnë listën e re të demokratëve. Kryeministri Sali Berisha zbardhi mbrëmë nga selia e PD-së 140 emrat që do të garojnë përballë të majtës më 28 qershor. Zyrtarizimi i listës erdhi pak çaste pasi Berisha mblodhi Kryesinë e madhe të PD-së, e cila miratoi edhe njerëzit që do të hyjnë në garën për Parlamentin e ri të Shqipërisë. Gjysmë ore para skadimit të afatit ligjor, atë të orës 20:00, PD-ja shpalli dhe listën, e cila dominohet nga përfaqësuesit e botës akademike, por që politikanët e kësaj partie, të rinj dhe qëndrestarë mbeten shtylla e kësaj liste. Vetë kreu i demokratëve kryeson listën e qarkut të Tiranes, i ndjekur pas nga Aldo Bumçi dhe aktorja Rajmonda Bulku. Gjithashtu, në qarkun e Tiranës përfshihen dhe disa prej ministrave të kabinetit të tij, Bujar Nishani, Majlinda Bregu dhe Viktor Gumi. Qarku i Lezhës kryesohet nga Edi Paloka i ndjekur pas nga Mark Marku dhe Paulina Hoti. Qarku i Vlorës kryesohet nga Astrit Patozi i ndjekur nga deputetët aktualë Ardian Kollozi dhe Leonard Demi. Në krye të listës në qarkun e Gjirokastrës është ministri i Energjitikës Genc Ruli i ndjekur nga prefekti i Gjirokastrës Spiro Ksera. Zëvendëskryeministri Genc Pollo kryeson listën e Beratit, i ndjekur pas nga Mehmet Xheka dhe Lefter Maliqi. Ministri i Bujqësisë Jemin Gjana kryeson listën e Dibrës, i ndjekur nga zv.ministri i Financave Sherefedin Shehu dhe Bedri Hoxha. Qarku i Kukësit kryesohet nga sekretari organizativ i selisë blu, Flamur Noka i ndjekur nga Besnik Dusha dhe deputeti Fatos Hoxha. Qarku i Durrësit kryesohet nga deputeti Ferdinand Xhaferri i ndjekur në listë nga Albana Vokshi dhe ministri aktual i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Sokol Olldashi kryeson listën e qarkut të Fierit i ndjekur pas nga Ilir Bano dhe Mesila Doda. Ministri i Financave kryeson listën e qarkut të Korçës i ndjekur pas nga Gjergji Papa dhe Ledina Aliholli. Ministri i Jashtëm Lulzim Basha kryeson listën e Elbasanit, i ndjekur nga ministri i MTKRS-së, Ardian Turku dhe Adriana Gjoni, zv.ministre e Arsimit. Dhe së fundi, qarku i Shkodrës kryesohet nga kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e ndjekur pas nga Astrit Bushati dhe Arenca Trashani. Nga ministrat e tjerë të qeverisë “Berisha”, Enkelejd Alibeaj dhe Fatos Beja kandidojnë në qarkun e Fierit. Në listën e re të demokratëve është e dukshme kuota prej 30 për qind e grave si dhe përfshirja e Forumit Rinor të PD-së mes të cilëve edhe një student. Prej ditësh Kryeministri Sali Berisha kishte nisur negociatat dhe bisedimet me të vetët për emrat që do të përfshiheshin në listë dhe ky proces zgjati deri në minutat e fundit të shpalljes së listës së kandidatëve. Mes emrave të PD-së janë përfshirë edhe dy reformatorët Genc Pollo dhe Tritan Shehu, kandidimi i të cilëve erdhi si rezultat i shkrirjes së dy Partive Demokratike.
Dy ish-të majtë, në listën e PD-së
Në listën prej 140 emrash të demokratëve, figurojnë dhe dy ish-të majtë të larguar prej PS-së dhe LSI-së kohët e fundit. Bëhet fjalë për Lefter Maliqin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ish-kryetar i komunës Lapardha në Berat. Kurse emri tjetër është Paulin Sterkaj ish-i zgjedhur i PS-së në Malësinë e Madhe.
Lista, spastrim nga ish-sigurimsat
Në listën e PD-së përjashtohen njerëzit e inkriminuar nga regjimi komunist, duke mos figuruar asnjë ish-prokuror, gjyqtar që ka dhënë vendime gjatë kohës së diktaturës.
Ndërkohë që në listë ka shumë emra ish-të përndjekurish politikë që më 28 qershor synojnë të futen në Kuvendin e ri të Shqipërisë.
OMONIA garon nën siglën e PD-së
Dy nga drejtuesit kryesorë të OMONIA-s, Spiro Ksera dhe Kosta Barka, më 28 qershor do të garojnë nën siglën e PD-së. Ksera kandidon i dyti në listën në qarkun e Gjirokastrës dhe ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Kosta Barka, i cili konkurron në qarkun e Vlorës, i pesti në listë.
Ikin 38 deputetë të grupit parlamentar
Ajo çka bie në sy në listën e re të PD-së, është se gati gjysma e deputetëve aktualë të kësaj partie nuk do të jenë më deputetë, vetëm 38 prej tyre janë përfshirë në këtë listë. Nuk figurojnë më emrat e Preç Zogajt, Aleksandër Biberajt, Pal Dajçit, Baki Shehut, Xhovalin Prengës, Sali Shehut, Gëzim Karapicit e shumë të tjerë.
Rajmonda Bulku, risia e listës së PD-së
Kryeministri Sali Berisha nuk ngurroi ta quante Zhan D’Arkën shqiptare, teksa vuri në dukje faktin se ajo gjatë ditëve të rrëzimit të diktaturës u bëri thirrje nënave dhe vajzave të Tiranës që të mblidheshin në shesh dhe të rrëzonin bustin e diktatorit Hoxha. Rajmonda Bulku, për të cilën Berisha tha se është ylli i kinematografisë shqiptare, radhitet e treta në listën e qarkut të Tiranës.
Qarku TIRANË
1.Sali Berisha
2.Aldo Bumçi
3.Rajmonda Bulku
4.Bujar Nishani
5.Majlinda Bregu
6.Gert Bogdani
7.Gent Strazimiri
8.Florian Mima
9.Ilir Rusmali
10.Myqerem Tafaj
11.Luan Skuqi
12.Dritan Shehu
13.Viktor Gumi
14.Arben Imami
15.Lajla Përnaska
16.VathTabaku
17.Jorida Tabaku
18.Edit Harxhi
19.Altin Ndroqi
20.Kastriot Sulko
21.Galip Ramadhi
22.Taulant Bino
23.Ermal Dobi
24.Gjergji Bojaxhi
25.Indrit Fortuzi
26.Arben Qirjako
27.Ferdinand Shehu
28.Jera Kruja
29.Arta Sakja
30.Migena Reçi
31.Ketis Kruja
32Ylber Vata
Qarku LEZHË
1.Edi Paloka
2.Mark Marku
3.Paulina Hoti
4.Gjok Vuksani
5.Gjovalin Prenga
6.Margerita Trashaj
7.Zef Gjokaj
Qarku VLORË
1.Astrit Patozi
2.Ardian Kollozi
3.Leonard Demi
4.Kreshnik Çipi
5.Kosta Barka
6.Laureta Bejkosata
7.Bujar Leskaj
8.Glori Hysi
9.Agron Shehu
10.Elsa Gjini
11.Nexhmije Xhuveli
12.Lorena Imeri
Qarku GJIROKASTËR
1.Genc Ruli
2.Spiro Ksera
3.Arben Çuli
4.Teuta Kalemi
5.Pëllumb Pecani
Qarku BERAT
1.Genc Pollo
2.Mehmet Xheka
3.Lefter Maliqi
4.Thoma Rumnici
5.Bujar Hoxha
6.Miranda Haxhia
7.Dhori Kule
Qarku DIBËR
1.Jemin Gjana
2.Sherefedin Shehu
3.Endri Hoxha
4.Selami Xhepa
5.Mirjana Bulku
6.Idriz Xhumara
7.Mirjana Bulku
Qarku KUKËS
1.Flamur Noka
2.Besnik Dusha
3.Fatos Hoxha
4.Evelina Koldashi
Qarku DURRËS
1.Ferdinand Xhaferri
2.Albana Vokshi
3.Gazmend Oketa
4.Ylli Lama
5.Osman Metalla
6.Eduard Halimi
7.Igli Cara
8.Ndriçim Babasi
9.Sami Gjergji
10.Liljana Kola
11.Eglantina Bekteshi
12.Dardan Domi
13.Besa Qesja
Qarku FIER
1.Sokol Olldashi
2.Ilir Bano
3.Mesila Doda
4.Enkelejd Alibeaj
5.Fatos Beja
6.Eno Bozdo
7.Vasillaq Ngresi
8.Blerim Koreshi
9.Ramadan Krasniqi
10.Ferdinand Murati
11.Daut Sulaj
12.Vasilika Hysi
13.Majlinda Verria
14.Stavri Ristani
15.Nevila Bani
16.Suzana Numani
Qarku KORÇË
1.Ridvan Bode
2.Gjergji Papa
3.Ledina Pajolli
4.Edmond Spaho
5.Fatbardh Kadilli
6.Ismail Hoxha
7.Elfrida Zefi
8.Jonela Spaho
9.Eduard Ypi
10.Alfred Gega
11.Niko Dudo
12.Zinet Shaholli
Qarku ELBASAN
1.Lulzim Basha
2.Ardian Turku
3.Adriana Gjoni
4.Rrahim Çota
5.Dashnor Sula
6.Luçiano Boci
7.Zyhbi Hida
8.Aurel Bylykbashi
9.Bexhet Uruçi
10.Mimoza Hasekiu
11.Blerina Çopja
12.Erind Bakalli
13.Valdete Kongoli
14.Qamil Dika
Qarku SHKODËR
1.Jozefina Topalli
2.Astrit Bushati
3.Arenca Trashani
4.Gëzim Dibra
5.Gjok Uldedaj
6.Paulin Sterkaj
7.Ndue Paluca
8.Xhovalin Çuni
9.Ramiz Çobaj
10.Gëzim Dibra
11.Shpresa Tepelia
12.Fatbardh Spahia
20/05/2009
--
standart
Krijoni Kontakt