Close
Faqja 9 prej 18 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 179
  1. #81
    Ne prani te mbi 50 bizneseve japoneze prezantohen ne Japoni mundesite per te investuar ne sektorin minerar dhe energjetik


    Ne kuader te promovimit te burimeve natyrore te vendit, Zv.Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes Enno Bozdo dhe Kryetari i Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore, Milo Kuneshka, prezantuan ne nje takim me mbi 50 investitoret japoneze, perfaqesues te kompanive shume te njohura ne sektorin e nxjerrjes dhe perpunimit te minerareve dhe ate te energjise, mundesite per te investuar ne Shqiperi. Seminari i organizuar nga JOGMEC dhe AKBN ne Tokio shenoi nje pjesemarrje rekord te investitoreve japoneze, nje tregues i rendesishem ky per imazhin pozitiv dhe ne rritje te vendit tone.
    Ne takim u be nje prezantim i potencialeve te vendit ne sektorin minerar si dhe te kushteve mjaft te mira qe ofron Shqiperia per te bere biznes.
    Ne fjalen e tij, zv.ministri Bozdo i njohu investitoret japoneze me reformat e suksesshme te ndermarra nga qeveria shqiptare, si vendosja e takses te sheshte prej 10%, reforma rregullatore dhe lehtesite per te regjistruar nje biznes. Ai theksoi faktin se qeveria ka shpallur prioritet te saj terheqjen e investimeve te huajaj ne vend, si dhe jep mbeshtetje te vazhdueshme te gjithe investitoreve, vendas dhe te huaj.
    Ne fjalen e tij, z.Kuneshka pasi beri nje prezantim te AKBN-se, u ndal ne incentivat qe ofron qeveria shqiptare, kuadri rregullator fleksibel si dhe sherbimet qe AKBN ofron per investitoret e huaj dhe vendas ne fushen minerare dhe energjetike. Nga ana e te pranishmeve pati nje interesim mjaft te madh, qe u shpreh me pyetje te shumta si dhe me premtimin per te vizituar sa me pare Shqiperine ne misione pune faktmbledhese.
    Gjate vizites se tij ne Japoni, zv.Ministri Bozdo pati nje takim te vecante me zv.Ministrin japonez te Ekonomise, Tregtise dhe Industrise, zt Takamori Yoshikava, si dhe me perfaqesuesit e larte te JBIC dhe JICA, dy agjencite qeveritare japoneze qe operojne me fonde qeveritare dhe dhe kane ndihmuar Shqiperine me granted dhe hua me interes te ulet. Ne emer te qeverise shqiptare zt Bozdo falenderoi zv.ministrin japonez per ndihme dhe mbeshtetjen e gjithashme qe Japonia i ka dhene dhe po i jep Shqiperise, si dhe per pritjen e jashtezakonshme qe iu rezervua Kryeministrit Berisha ne viziten e tij te fundit ne Japoni.
    Zv. Ministri Bozdo pati gjithashtu edhe takime te vecanta me perfaqesues te larte kompanive te mirenjohura japoneze Mitusi Corporation dhe Itochu Corporation, grupe te mirenjohura nderkombetare qe jane aktive ne shume fusha qe pershijne industrine e lehte tekstile dhe ushqimore, tregtine, aeronautiken, industrine kimike dhe sektorin banker-financiar etj... Z.Bozdo perseriti ftesen per te investuar ne Shqiperi per shkak te perparesive dhe mundesive te shkelqyera qe Shqiperia ofron per te bere biznes.

    http://www.mete.gov.al/news.php?idm=630&l=a

  2. #82
    Ministri Ruli perpara gazetareve: Ja hapat qe kane ndikuar ne permiresimin e klimes se biznesit


    1. Doing Business 2009: Ne raportin e fundit te Bankes Boterore : Doing Business 2009, Shqiperia permireson me 50 pozicione ((nga 136 ne 86) renditjen e saj, dhe shpallet vendi i dyte ne bote persa i perket cilesise dhe intensitetit te reformave ne permiresimine klimes se biznesit ne vend. Nga 4 indikatore ku Shqiperia ka bere progres, dy i takojne METE: a) regjistrimi i biznesit dhe b) mbrojtja e investitoreve;

    a. Nisja e Biznesit: Me funksionimin e QKR si dhe me nderhyrjet e tjera ne kuadrin rregullator, shqiperia ka permiresuar me 63 pozicione renditjen e saj persa i perket “nisjes se nje biznesi”. Nderkohe duhet permendur qe per arsye kohore ne kete raport nuk eshte llogaritur heqja e detyrimit per rregjistrim ne DH.Tregtise dhe Industrise

    b. Mbrojtja e Investitoreve: kjo pike ka lidhgje teresore me punen e konsiderueshme te bere per hartimin dhe miratimin e ligjit te ri “ Mbi Tregtaret ddhe Shoqerite Tregtare”. Ky ligj, sipas standardeve me te mira te BE, ofron nje mbrojtje mjaft te mire per investitoret dhe sidomos aksioneret e minorances. Kjo ka bere qe Shqiperia te permiresoje me 154 pozicione renditjen e saj, duke u vendosur ne vendin e 14 ne bote.

    2. Reforma Regullatore: Në periudhën 2006-mars 2008, nga 166 licenca dhe leje që ekzistonin u hoqën 104. Shqipëria sot është një prej vendeve me numër më të vogël të lejeve dhe licencave në Europë e më gjerë. Nderkohe METE po punon per nje politike te re ne fushen e licencimit duke synuar krijimin e qendres kombetare te licencimit e cila do te transformoje perfundimisht filozofine ne kete fushe, duke siguruar ofrimin e sherbimit te licencimit ne one-stop-shop. Pritet qe kjo qendre te jete funksionale ne tremujorin e pare te vitit 2009.

    3. Imazhi i Shqiperise dhe Fluksi i investimeve te huaja direkte
    a. gjate ketyre tre viteve ka pesuar rritje te konsiderueshme. Ndersa ne vitin 2005 fluksi i FDI-ve ishte 3.3 % e GDP-se, ne vitin 2007 ky tregues vleresohet te jete 6.2 % ose 88 % me i larte se ne vitin 2005. Gjate vitit 2007 fluksi i FDI-ve vleresohet te kete pesuar nje rritje prej rreth 74 % kundrejt vitit 2006 duke arritur ne shifren prej rreth 452 milione euro. I njejti ritem rritjeje rezulton edhe gjate gjashtemujorit te pare te vitit 2008 ku ky fluks vleresohet te jete rreth 227 milione Euro ose 65 % me i larte nga gjashtemujori i pare i vitit 2007.
    b. Perceptimi mbi imazhin e Shqiperise nga biznesi nderkombetar, ka shenuar nje permiresim te ndjeshem, qe lidhjet jo thjesht me numrin e kompanive qe vizitojne dhe vendosin te investojne ne vend, por edhe me cilesine e tyre. Sigurisht qe ne kete perceptim ka luajtur nje rol mjaft te madh kuadri i ri rregullator i miratuar ku ne vecanti do te permendja procedurat trasparente dhe barabarta per te gjithe, te vendosura sipas ligjit “Per Koncesionet”, si dhe realizimi me sukses dhe transparence i privatizimt strategjik te ARMO-s.

    4. Parqet Industriale: Gjate kesaj periudhe, METE u fokusua ne evidentimin dhe identifikimin e zonave te mundeshme per krijimin e parqeve industriale dhe zonave te lira me synimin per te siguruar nje ambjent terheqes per investitoret vendas dhe te huaj. Ne zbatim te programit qeverises u miratua krijimi i 6 (gjashte) parqeve industriale me nje mbulim territorial pothuajse ne te gjithe Shqiperine perkatesisht ne Spitalle/Durres, Shengjin/Lezhe, Koplik/Shkoder, Vlore, Elbasan dhe Shkoder. Tre Projekte jane gati per te filluar ( Vlora, Kopliku dhe Shengjini). Implementi i projekteve te paraqitura nga investitoret dhe zhvillueseve potencial te ketyre parqeve, synon thithjen e investimin per nje vlere rreth 55 milion Euro, si dhe krijimin e mbi 30.000 vendeve te reja pune.

    http://www.mete.gov.al/news.php?idm=632&l=a

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298
    Sesioni i 94-t i Bordit Drejtues të Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD), agjenci e Kombeve të Bashkuara, ka caktuar për Shqipërinë një hua prej 9,2 milionë dollarësh amerikanë dhe njëkohësisht, një grant prej 400 mijë dollarësh. Mbledhja është zhvilluar në Romë në datat 10 dhe 11 shtator, por ndryshe nga herët e tjera, organet qeveritare të informacionit nuk kanë nxituar të njoftojnë për një masë të tillë, as në ato data dhe as deri dje. Vazhdimisht, akordimi i fondeve nga organizata ndërkombëtare është përcjellë me një jehonë jo të vogël, duke u paraqitur si një shenjë besueshmërie të tyre ndaj qeverisë shqiptare. Aq më tepër tani, kur hua me interesa të ulëta do të vijnë duke u pakësuar, pasi Ekzekutivi ka filluar të marrë direkt kredi nga banka tregtare, me interesa të larta për të realizuar investime shumë të kushtueshme për Buxhetin e Shtetit. Por objekti i dhënies së kësaj huaje e të këtij granti, këtë herë nuk duket të jetë një sukses qeveritar. Përkundrazi, nga e gjithë Evropa, vetëm Shqipëria dhe Moldavia "nderohen" me një ndihmë të tillë. Duke hyrë në listën e vendeve më të varfra të "kontinentit të vjetër". Kjo hua nga komuniteti ndërkombëtar jepet në ndihmë të zonave më të thella malore, për të ulur disnivelin e të ardhurave që ata realizojnë, në krahasim me zonat e tjera të vendit. Kjo pasi, ndryshe nga sa premtohet në programet qeveritare, në vendin tonë këto zona vazhdojnë të mbeten jashtë vëmendjes apo mundësive të qeverisë për t'u trajtuar me përparësinë që meritojnë, përballë nivelit të theksuar të varfërisë. Veç Shqipërisë e Moldavisë, ndihma të tilla janë dhënë gjatë sezonit të Romës, për Sudanin, Kamerunin, Kongon, Senegalin, Madagaskarin, Mozambikun, Ruandën, etj. Renditja mes "klubit të të varfërve" të botës, në këtë mënyrë, ndonëse nuk pranohet nga zyrtarët tanë, vuloset kështu nga të huajt. Qeveria shqiptare mund të kishte marrë masat e duhura, që ndihma të tilla të mos jepeshin më për vendin tonë. Por IFAD konstaton se "pavarësisht nga rritja ekonomike për vite me radhë, varfëria vazhdon të ekzistojë në Shqipëri, si rezultat i punësimit të paktë dhe të ardhurave të ulëta, veçanërisht në zonat rurale malore, duke pasqyruar zhvillimin e pabarabartë ekonomik në vend".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-09-2008 më 21:59

  4. #84
    Nuk vihet re ndonje Boom ekonomik i madh. Pra nuk mund te quhet boom. I vetmi drejtim ku qeveria mund te quhet e suksesshme eshte transporti. Vihen re punime ne disa akse kombetare. Aksi qe me te vertete mund te quhet sukses eshte rruga Durres-Kukes. Gjithashtu vihen re edhe perparime neper portat hyrese ne Shqiperi, si ne porte dhe ne Aeroportin nderkombetar. Keto ia vlejne te permenden dhe te lavderohen. Megjithate duhej te ishte bere me shume. Mundesite e qeverise nuk jane kaq te pakta.

  5. #85

    Komisioni Evropian 245.1 milionë euro për Shqipërinë për periudhën 2008-2010

    Deklaratë e Zëdhënëses së Këshillit të Ministrave, znj. Majlinda Bregu


    -Komisioni Evropian miraton planifikimin shumëvjeçar të asistencës financiare për Shqipërinë për periudhën 2008-2010, në formën e granteve në vlerën 245.1milionë euro

    -Shqipëria për vitet 2007-2010 përfiton nga BE 306.1 milion Euro, nga 330 milion euro që ka përfituar për 6 vjet nga programet Cards 2000-2006.


    Miratimi nga Komisioni Evropian i dokumentit strategjik të asistencës së BE-së për Shqipërinë (Dokumenti i Planifikimit Indikativ Shumëvjeçar) për vitet 2008-2010 në formën e granteve në vlerën 245.1milionë euro, konsiderohet nga qeveria shqiptare jo vetëm një ndihmë e vyer financiare, por edhe tregues i mbështetjes evropiane në rrugën e vendit tonë drejt BE-së, në përmirësimin e reformave politike, ekonomike si dhe përafrimit me standardet evropiane.
    Është i rëndësishëm fakti se me përgatitjen e Dokumenti Strategjik 2008-2010 janë marrë të gjitha mendimet e institucioneve shqiptare formalisht të konsultuara nga Ministria e Integrimit si dhe pikëpamjet e shoqërisë civile të cilat kanë ofruar një feedback për prioritetet që mbulohen nga ky dokument.
    Dokumenti i Planifikimit Indikativ Shumëvjeçar për Shqipërinë është përgatitur duke marrë në konsideratë prioritetet e reformave kryesore në kuadër të:
    -Partneritetit Evropian, MSA-së dhe Marrëveshjes së Ndërmjetme
    -Raporteve të Komisionit, Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim
    -Planit Kombëtar për zbatimin e MSA-së, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me aktorët e përfshirë në procesin e integrimit.

    Mbështetja financiare gjithnjë në rritje dhënë Shqipërisë në kuadër të Instrumentit të Ndihmës së Para Aderimit është një vlerësim për reformat e ndërmarra nga qeveria, një tregues për suksesin e ecurisë së tyre, një ndihmë që synon të na mbështesë në procesin e Stabilizim-Asociimit dhe ta përgatisë vendin për hyrjen e ardhshme në Bashkimin Evropian. Duke shtuar këtu edhe fondin e përfituar në kuadër të IPA 2007 prej 61 milion euro, në total Shqipëria për vitet 2007-2010 përfiton nga BE 306.1 milion Euro, nga 330 milion euro qe ka përfituar për 6 vjet nga programet Cards 2000-2006.

    Në lidhje me Dokumenti Strategjik për periudhën 2008-2010, mund të vërejmë se Komisioni Evropian ka përfshirë edhe fusha mbështetja nga ana e qeverisë shqiptare konsiderohet si shumë e rëndësishme dhe janë priorite të politikave të qeverisjes si zhvillimi rajonal dhe ai rural, infrastruktura rrugore (rrjeti i rrugëve rurale dhe dytësore) dhe ujit të pijshëm, transporti, etj;
    Gjithashtu, janë të përmendura fusha që IPA 2009 mendohet të mbështesë: censusi i popullsisë, regjistri civil etj.

    Më hollësisht, për projektet nën ndarjen e kriterit politik (zë 30-35% të buxhetit) IPA mbështet kryesisht projekte që synojnë forcimin e kapaciteteve të administratës publike, siç janë projektet për forcimin e kontrollit financiar, antikorrupsionin si dhe mbështetje për strukturat e integrimit Evropian. Mbështetja do të vijojë edhe për sektorin e drejtësie dhe reformën polici, të cilat vazhdojnë të jenë prioritet i qeverisë shqiptare.

    Ndarja e kërkesave social-ekonomike (zë 20-25% të buxhetit) do të mbështesë kryesisht projekte të mëdha të cilat synojnë të kenë një impakt në zhvillimin rural dhe sektorin e SME-ve si dhe në përmirësimin e infrastrukturës arsimore veçanërisht në forcimin dhe fuqizimin e rrjetit të shkollave profesionale.
    Aftësia për te përballuar sfidat e integrimit evropian do të zënë pjesën më të madhe të mbështetjes financiare (40-50%). Mbështetje në këtë drejtim do t’i jepet përveç zhvillimit dhe zbatimi i strategjive e politikave përafruese me legjislaturën e BE-së (acquis) në fushat e tregut të brendshëm, politikave sektoriale dhe në drejtësi, liri e siguri, edhe fushave të rëndësishme si përmirësimit të infrastrukturës rrugore, me theks të veçantë në rrugët rajonale, mbështetjes se transportit hekurudhor dhe infrastrukturës së ujërave.




    27/09/2008

    Faqja zyrtare e kryeministrise

  6. #86
    DRAGUNOV Maska e SNIPER 79
    Anëtarësuar
    10-03-2008
    Vendndodhja
    TE CEPI I LAPRAKSAVE NE STADIUMIN QEMAL STAFA
    Postime
    252
    Care Pallash Jeni Ju Qe Lexoni Dhe Besoni Berishen Kur Akoma Njerezit Marrin Buk Me List
    SHKELMIN NE FYT GJITHMON minjve bardh e blu
    ULTRAS PARTIZONI

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Te fshihesh pas nickut e te shash ketu ne forum eshte shume kollaj dhe nuk eshte aspak trimeri. Thuaja keto fjale ne sy ndonjerit prej forumisteve po qe i zoti atehere te shohim sa trim je. Nuk jane vetem fjale po ka edhe plot vepra.Hapini syte qe iua ka mbuluar urrejtja dhe shikojini gjerat ashtu sic jane. Ka shume per tu bere sigurisht por edhe shume eshte bere. Mendoj se nuk ka vend per optimizem, le ta shikojme te ardhmen me me shume optimizem. Kur them se eshte bere shume kam parasysh Berishen Fatosin etj.

  8. #88
    Berisha firmos marrëveshjen, Gjermania jep 120 milionë euro



    Qeveria gjermane i ka akorduar Shqipërisë 120 milionë euro. Gjatë vizitës zyrtare të Kryeministrit Berisha në Gjermani, u nënshkruan dy marrëveshjet e bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë e Gjermanisë dhe midis Shqipërisë dhe bankës shtetërore gjermane për rindërtim, KfV. Kjo shumë do të përdoret në projekte të zhvillimit të vendit, si në rrjetin e kanalizimeve të zonës Korçë–Pogradec dhe të Qarkut të Shkodrës, në projekte për rrjetin jugor energjetik, në infrastrukturën energjetike, si projekti i interkonjeksionit energjetik me Kosovën, si dhe në projekte të tjera. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, Kryeministri Berisha theksoi se qeveria po ndërmerr reforma të thella në ekonomi dhe në sistemin fiskal, si dhe një luftë të fuqishme kundër korrupsionit, në mënyrë që vendi ynë të ketë një klimë sa më të favorshme për investimet gjermane dhe ato të huaja në përgjithësi. “Presidenti për Evropën i Grupit Bankar KfV, Roland Siller, vlerësoi reformat dhe progresin e ekonomisë, duke u shprehur kënaqësinë që nënshkrimi po bëhet në 20-vjetorin e bashkëpunimit ekonomik për zhvillim midis Gjermanisë dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Këshillit të Ministrave. “Presidenti për Evropën i Grupit Bankar KfV-së shprehu bindjen se ky fond prej 30 milionë eurosh së bashku me fondin prej 90 milionë eurosh që qeveria gjermane i ka akorduar Shqipërisë për projekte në infrastrukturën energjetike dhe linjat e interkonjeksionit me Kosovën, do të sjellin edhe më shumë ndryshim, zhvillim, punësim dhe ide në Shqipërinë mike”, vijon më tej njoftimi për shtyp. Gjatë ditës së djeshme, Kryeministri Berisha u takua edhe me sekretarin parlamentar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Teknologjisë, Hartmut Schauerte. Kreu i qeverisë theksoi në këtë takim se nuk ka vend tjetër që të ketë ndryshuar si Shqipëria dhe në këtë transformim rrënjësor, Gjermania, me solidaritetin dhe ndihmën e saj, ka një kontribut tejet të rëndësishëm. “Schauerte u shpreh se marrëdhëniet politike mes dy vendeve janë të shkëlqyera dhe ato ekonomike mjaft të mira, por që duhen të intensifikohen, duke u nisur nga fakti se Shqipëria ka potenciale të mëdha në shumë fusha”, thuhet në njoftimin për shtyp.

    panorama

  9. #89
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Mashtrues i Rrethuar prej Fazlliçeve

    SOT, Tuesday, 21 October 2008

    TECi i Vlorës krim ekonomik i Berishës
    Nga Lavdosh Ferruni

    Berisha gjeti një moment deflacionist ku çmimi i naftës është përgjysmuar krahasuar me vetëm 3 muaj më parë,që mundi ti afrohet veprës së krimit të vet, TEC-it të Vlorës, duke u përpjekur ta errësoj krimin nëpërmjet deklamacioneve si “do zhvilloj turizmin në Vlorë”, “do pakësoj importin e energjisë” me 1/3” etj. Berisha duket e ka kuptuar se shpejt do jap llogari për 90 milion euro të taksapaguesve shqiptar, që me ndihmën e disa Fazlliçëve të Bankës Botërore, po konvertohen në hekur e beton, për gjoja TEC-in shpëtimtar të Vlorës apo Jugut të Shqipërisë, i cili nuk ka gjasa të punoj.

    Fazlliçët e kanë kapur keq Berishën e nuk po di kujt t’ja prishi e kujt t’ja ndreqi. Berisha e ka kuptuar se kostoja e prodhimit të energjisë nga TECi i Vlorës nuk mund të jetë më e lirë se çmimi i blerjes në treg të lirë në rajon. Energjia e prodhuar nga hidrocentralet, TEC-et me gaz, apo me qymyr në rajon jep gjithnjë një çmim më të lirë se TEC-i me naftë, e sidomos me naftë D1 prej importit, siç është shkruar për TEC të Vlorës nga Fazlliçët e Bankës Botore, qëllimi i të cilëve ka qenë ngecja e këtij TEC për qëllime përfitimi të kompanive të huaja që synonin territorin me 1 euro në bregdet të Vlorës. Që TEC-i është jo ekonomik ja ka vënë në dukje Berishës dhe ministri i tij, Bode, njësoj si bëri me piramidat në vitin 2006. Por të qënurit e këtij TEC-i jo ekonomik ja ka vënë në dukje Berishës dhe Bashkimi Evropian, në raportin për Shqipërinë, qysh në vjeshtën e vitit 2005, si për ti thënë, që ki kujdes.

    Tjetër. Komiteti i Përputhshmërisë së Konventës së Aahrusit e gjeti Qeverinë Shqiptare, në 2007, fajtore lidhur me zbatimin e Konventës. Inspektimi i Bankës Botërore pritet të japë së shpejti rezultatet e investigimit të tij për TEC-in. BERZH, pranoi se ka shkelur Konventën ndërkombëtare me TEC-in dhe së fundi edhe Komisioni Europian po i nënshtrohet gjykimit të Komitetit të Përputhshmërisë së Konventës së Aahrusit lidhur me shkeljet e kësaj Konvente në financimin e TEC-it prej Bankës Evropiane të Investimeve, që është institucion që varet prej Komisionit Evropian. Berisha ndodhet në një konfuzion total për energjinë, që kohët e fundit po i ngatërrohet dhe me Fazlliçët. Vetëm pak javë më parë ai tek u pyet për energjinë nga gazetarët tha se TEC-i i Vlorës po ndërtohet, ashtu si dhe linjat e interkonjeksionit, por unë – tha Berisha, jam në favor të linjës së intekonjeksionit. Pra ai e bëri pas TEC-in e Vlorës, por pa adresë.

    Nuk dihet se nga e kanë “zënë për veshi” Berishën, që del e thotë gjepura për TEC të Vlorës, që do zhvilloj turizmin, etj. Turizmi mund vërtet të zhvillohej në Vlorë pikërisht në territorin e zënë prej TEC-it, e për rreth tij, si e vetmja hapësirë ku mund të shtrihet zhvillimi i turizmit në Vlorë. Zhvillimi i turizmit në pjesën tjetër të Vlorës nga Skela deri në Radhimë në pikëpamje të kapaciteteve është thuajse i saturuar. Dhe në rast se ndodh ndonjë çudi dhe oxhaku i TEC-it do nxjerr tym nuk ka asnjë shans për kualitet më të mirë edhe në zonën ekzistuese turistike të Vlorës, përkundrazi keqësimi i pret, pasi deri më sot nuk është shpikur ndonjë teknologji që era e vezës së prishur të djegies së naftës të kthehet në aromë deti apo aromë portokallesh.

    Berisha shkon e thotë gjepura në Vlorë edhe se ndjehet komod pas reprezaljeve prej tij ndaj qytetarëve protestues dhe burgosjes të disa drejtuesve të Aleancës Qytetare për Vlorën. Ky komoditet i Berishës është shumë i përkohshëm. Qytetaria vlonjate dhe e gjithë Shqipërisë ka shumë më tepër vlerë se ç’mendon Berisha dhe Fazlliçët që e rrethojnë.

  10. #90

    250 milion euro për fabrikën e re të çimentos në Lezhë

    Kryeministri Berisha: Investimi 250 milion euro për fabrikën e re të çimentos në Lezhë, shembull i shkëlqyer i klimës miqësore ndaj investimeve


    - "Në sajë të krijimit të psikologjisë miqësore ndaj investimeve në vend, projektet që kanë filluar apo parashikohet të fillojnë punën në Lezhë i tejkalojnë 1 miliard euro.”



    Kryeministri Berisha ishte sot i pranishëm në përurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Balldren të Lezhës, investim i kompanisë italo-shqiptare “Fassa-Berberi”, me vlerë 250 milion euro.



    Kryeministri Berisha e konsideroi këtë investim një shembull të shkëlqyer të klimës miqësore ndaj investimeve vendase dhe të huaja, në Shqipëri.



    “Në sajë të krijimit të kësaj psikologjie miqësore ndaj investimeve në vend, projektet që kanë filluar apo parashikohet të fillojnë punën në Lezhë i tejkalojnë 1 miliard euro. Ato përfshijnë edhe pionierin e tyre “Colacem”. Pa këtë psikologji të qëndrimit miqësor, këto projekte nuk do të bëheshin të mundura,” u shpreh Kryeministri Berisha.



    Kryeministri Berisha përgëzoi drejtuesit e kompanisë “Fassa-Berberi” për këtë investim të standardeve të BE-së, duke e konsideruar atë ndër më të mëdhatë në historinë e vendit. Kryeministri ftoi komunitetin e biznesit në përpjekje të përbashkëta për të lehtësuar investimet dhe për të respektuar standardet më të mira.



    “Unë i dëgjoj me vëmendje të madhe të gjithë investitorët dhe i garantoj se zëri i tyre do të dëgjohet me seriozitet nga qeveria, por ju ftoj që bashkërisht t’u përmbahemi standardeve dhe të kërkojmë standardet më të mira. Ne kemi kodra gëlqerore nga Fushë Kruja deri në Urën e Mesit, që janë pasuri e jashtëzakonshme për industrinë e materialeve të ndërtimit. Ne do t’i shfrytëzojmë ato me kriteret më të mira. Ne jemi një vend me depozita minerare gjigante dhe unë kam kërkuar që Shqipëria të anëtarësohet në grupin e 20 vendeve, nismë e Tony Blear, që bën shfrytëzimin më racional e transparent të pasurive minerare dhe miqësore ndaj komunitetit dhe mjedisit”



    Duke siguruar se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për të shkurtuar barrierat burokratike ndaj investitorëve, Kryeministri Berisha u shpreh se nuk janë shkresat e panumërta, ato që japin siguri, por serioziteti dhe zbatimi i ligjit përcakton sigurinë në çdo hap tonin.



    Ambasadori italian në Shqipëri Saba D’Elia, i pranishëm në ceremoninë e nisjes së punimeve, vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve. Zoti D’Elia tha se Italia zë vendin e parë në fushën e shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë dhe si shembull i saj, vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti, shkëmbimet mes dy vendeve kanë arritur shifrën e 900 milion eurove. Në Shqipëri, - tha zoti D’Elia veprojnë ndërmarrje të përbashkëta si “Fassa-Berberi” që janë shembulli më i mirë në këtë bashkëpunim. Investitorët italianë janë të interesuar për investime të reja në sektorë të rëndësishëm në Shqipëri, tha më tej zoti D’Elia, duke falënderuar Kryeministrin Berisha për mbështetjen dhe besimin e treguar për realizimin e këtij investimi të madh.



    Projekti i kompanisë “Fassa-Berberi” parashikon ndërtimin e një fabrike me teknologjinë më të avancuar gjermanes, si dhe zhvillimin e dy karrierave gëlqerore në zonën e Bushatit, për furnizimin me lëndë të parë të saj. Projekti përfshin edhe zhvillimin e infrastrukturës në zonën përreth fabrikës, lidhjen e saj me rrugën nacionale dhe ndërtimin e një tuneli 2.7 kilometra, me dy korsi, që do të lidhë fabrikën me terminalin e portit të Shëngjinit, duke shmangur në këtë mënyrë kalimin e kontenierëve nga zonat e banuara dhe atë bregdetare. Kapaciteti i fabrikës do të jetë 3 mijë ton çimento në ditë dhe është i destinuar për tregun vendas dhe atë të huaj.



    Presidenti i kompanisë “Fassa”, zoti Paolo Fassa shprehu falënderimet për mbështetjen dhe besimin ndaj projektit të tyre. Zoti Fassa tha se në këtë inaugurim na shoqëron slogani “Shqipëria po ndryshon” dhe kjo është e vërtetë. Ne jemi krenarë që po kontribuojmë në këtë ndryshim. Zoti Fassa bëri të ditur se kjo kompani synon ta shtrijë më tej aktivitetin e saj në Shqipëri edhe në prodhimin e materialeve të tjera të ndërtimit.


    24/10/2008

    Faqja zyrtare e Kryeministrise

Faqja 9 prej 18 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •