Drejtori rajonal për Europën Juglindore: Në pesë vitet e ardhshme, një treg i fuqishëm dhe tërheqës
Parashikimi i ekspertëve europianë: Shqipëria ka të ardhme të shkëlqyer
Shqipëria relativisht është një shtet i ri shpresëdhënës, tregu i së cilës ka dalë shpejt në sipërfaqe midis disa vendeve të tjera të Europës. Ky vend, i cili është ndarë nga rregjimi komunist vetëm në vitin 1992, ka ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme për t'u shndërruar në një vend tepër tërheqës për investitorët e huaj. Përmirësimi i infrastrukturës, i aprovuar dhe nga vendet anëtare të NATO dhe BE, nuk kanë frenuar blerësit e huaj. Gjithashtu, përcaktimi i taksës së sheshtë në 10% ka shtuar shumë perspektivën e investimeve, ku vitet e fundit tërheqja e investitorëve të huaj është shtuar shumë.
Filip Bay, Drejtori Rajonal për Europën Juglindore shprehet se, "Aktualisht ne kemi operuar në Shqipëri për shumë vite. Ne jemi shumë të sigurt që, Shqipëria ka një të ardhme të shkëlqyer dhe kjo mund të kuptohet shumë mirë nga zhvillimi i pandërprerë në të gjitha fushat e vendit. Shqipëria është në një gjendje të hershme zhvillimi dhe me siguri në pesë vitet e ardhshme ajo do të shndërrohet në një treg të fuqishëm dhe tërheqës. Rritja e ekonomisë në Shqipëri gjatë vitit 2007 ishte me 6% dhe po në këtë vit, qeveria shqiptare miratoi paketën fiskale, e cila sanksiononte të drejtat e investitorëve.
Në këtë paketë fiskale përfshiheshin taksa e sheshtë 10%, taksa kombëtare dhe e të ardhurave. Ndër të tjera, Shqipëria karakterizohet nga çmimi i ulët i pronave, ku rritja e çmimit të tyre rritet vetëm në Tiranë dhe qytete të tjera të mëdha, dhe nga viti në vit rritet në 30%. Ashtu siç e pohojnë dhe investitorët e vjetër në Shqipëri, mundësia e zhvillimit është jetike dhe Shqipëria aktualisht është duke përmirësuar infrastrukturën e të gjithë vendit, në sajë të huamarrjes, e cila shkon në më shumë se 90 milion euro dhe kjo hua e marrë nga qeveria japoneze dhe ajo e Austrisë.
Gjithashtu, paratë janë përdorur edhe në përmirësimin e Portit të Durrësit, i cili është 35 km larg Tiranës dhe është njëkohësisht nyje lidhëse me vendet e tjera të Ballkanit, Detin e Zi si dhe me vendet e tjera të Europës. Ndërkohë që, Aeroporti i Tiranës u rehabilitua në vitin 2007 dhe përmirësimet përfshinë edhe ndërtimin e një terminali të ri si dhe rrugë hyrëse dhe dalëse për në Aeroport. Aktualisht, Aeroporti ka një kapacitet mbajtës për 1.5 milion pasagjerë dhe ofron fluturime direkte për në Londër, Neë York dhe në shumë shtete të ndryshme të Europës, duke tërhequr turistë, investitorë të huaj nga e gjithë bota.
RD
Krijoni Kontakt