Invest in Albania's Long-Term Growth and Stability
http://www.24-7pressrelease.com/press-release-rss/invest-in-albanias-longterm-growth-and-stability-57321.php
Invest in Albania's Long-Term Growth and Stability
http://www.24-7pressrelease.com/press-release-rss/invest-in-albanias-longterm-growth-and-stability-57321.php
Albania: becoming a flat tax country
http://www.wiiw.ac.at/balkan/files/data/Albania.pdf
a ia kane regulluar receten e droges atij saliut ...
ate na sillni ketu ... aty fillojne e mbarojne fitorjet ... edhe ne fushen ekonomike ...
FMN: Shqiperia rritje reale ekonomike
E Shtune, 26 Korrik 2008
"Rritja ekonomike prej 6% eshte shume e larte, sidomos kur flitet per nje vend ne Evrope"
Shefja e misionit te FMN-se per Shqiperine, Ann Margaret Westin vlereson rritjen ekonomike prej 6%, qe ka ndodhur ne ekonomine tone pergjate ketij vitit. Ne nje interviste, perfaqesuesja e FMN-se e vlereson kete rritje si reale, duke shtuar se Shqiperia ka mundesi edhe per nje rritje me te madhe. Ann Margaret Westin vlereson edhe buxhetin suplementar te miratuar pak dite me pare. Po keshtu, ajo thekson ulja e nivelit ne 10% te tatim-fitimit per korporaten ka sjelle shume me teper kompani ne sektorin formal te ekonomise.
Ministri i Financave ka thene qe tre muajt e pare te ketij viti, rritja ekonomike do te jete dyshifrore. Cili eshte komenti juaj?
Fondi Monetar Nderkombetar ka bere vleresimin per rritjen e GDP. Deri me tani ne kemi ruajtur nje rritje ekonomike me 6% per vitin 2008 dhe nuk ka tregues te tjere qe ta ndryshojne kete shifer. Nese shohim ate qe ka publikuar INSTAT-i deri tani, ata kane te dhena deri ne vitin 2006. Ne qofte se shohim ate qe kemi sot, ka tregues te tjere qe mund te na ndihmojne te kuptojme se cfare po ndodh me ekonomine. Ne mund te analizojme indeksin e shitjet dhe importin e makinerive qe tregojne nivelin e investimeve, por keto jane te dhena te pjesshme dhe nuk mbulojne te gjithe ekonomine. Sidomos, sa i perket te dhenave per importin, te cilat nuk jane te shperndara per te gjithe vitin. Per kete arsye eshte shume e veshtire te behen parashikime duke u bazuar vetem ne keto tregues.
Duke iu referuar ketyre te dhenave, cili eshte vleresimi juaj per kete rritje prej 6%?
Vleresimet me te fundit ne i kemi bere ne muajin maj, kur ka qene dhe misioni i FMN-se ne Shqiperi. Ky mision vjen ketu dy here ne vit dhe shikon funksionimin e te gjithe ekonomise, dhe vleresimet atehere kane qene per nje nivel rritje ekonomike prej 6%. Nga te dhenat qe kemi marre nuk na kane bere qe te ndryshojme parashikimet per rritjen ekonomike. Neser do t'i referojme Bordit tone Ekzekutiv nje rritje prej 6%. Ne tetor-nentor, misioni i FMN-se do te vije serish per te rishikuar te gjithe ecurine ekonomike dhe ndoshta atehere mund te kete nje parashikim.
Dua te shtoj se rritja ekonomike prej 6% eshte shume e larte, sidomos ne Evrope, ku ka shume ekonomi qe nuk duhet te mbajne nje rritje ekonomike prej 6%. Flitet per nje rritje ne ritme reale sepse po t'i shtojme inflacionin prej 4%, atehere rritja nominale eshte 10%. Rritja ekonomike potenciale ne Shqiperi mund te jete dhe me shume se 6%, megjithese 6 eshte shume, por mund te jene dhe 7%, nese vazhdohet me reformat dhe permiresohet klima e biznesit. Atehere mund te kete nje rritje dhe me te larte se kaq.
Sa i perket buxhetit qe sapo kaloi ne Kuvend. Cili eshte komenti juaj per kete buxhet?
Ne prej gjashte muajsh kemi diskutuar me qeverine per buxhetin dhe ajo qe kemi rene dakord eshte ulja e nivelit te deficitit ne 5.2% te GDP-se nga deficiti prej 7.9% per qind qe ishte miratuar ne vjeshten e kaluar. Rendesia per kete sepse ne nje ambient me presione inflacioniste qe vine kryesisht te importuara nga jashte, per shkak te cmimeve me te larta te ushqimeve dhe te karburantit, dhe ju nuk deshironi te shtoni nje impuls fiskal per te rritur me tej presionin ndaj inflacionit. Nje tjeter element ka qene, qe ne kemi rene dakord, per te ruajtur nivelin e fondit te pagave ne menyre qe te mos rritet ky fond per te shkaktuar nje tjeter impuls ndaj inflacionit. Brenda ketij fondi qe eshte ne dispozicion per pagat me shume vemendje duhet t'u kushtohet atyre me te ardhura me te uleta qe jane dhe me te prekurit nga rritja e cmimeve dhe e karburantit. Domethene duhet me shume vemendje per te varfrit. Dhe sikurse kemi rene dakord rritja me e larte e pagave eshte bere por ata qe kane paga me te uleta dhe per sektoret prioritare si shendetesia dhe arsimi. Ndersa pjesa me e madhe e administrates ka marre nje rritje page qe shkon kryesisht per kompensimin e inflacionit.
Nje tjeter element i buxhetit suplementar eshte qe pasqyron performancen shume te mire te ardhurave, qe vjen jo vetem si rezultat i permiresimeve ne administrimin e tatimeve por dhe si rezultat i politikave te reja tatimore. Per shembull e ashtuquajtura takse e sheshte ne nivelin 10%, ne nivelin 10 per qind per tatimin mbi fitimin per korporaten, tatimin per te ardhurat personale. Une besoj se ulja e nivelit ne 10% te tatim fitimit per korporaten ka sjelle shume me teper kompani ne sektorin formal te ekonomise.
Gazeta Koha Jone
po bien dollare nga qielli ??? ku jane mer qe te shkoj edhe une te mor ca : )
YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...
Dydrinas thote qe ka rritje kori tjeter thote qe rritje ka po .....terr terr terrr. Dhe si gjithmone nuk mungon dujsi duke share berishen. Tani nje gje me thoni ka rritje apo nuk ka rritje? Kete desha te di
Investitoret gjermane, besim ndaj Shqiperise
E Merkure, 30 Korrik 2008
Investitoret gjermane kane rritur besimin ndaj Shqiperise. Ky ishte lajmi i publikuar dje nga ambasada e Gjermanise ne Shqiperi. Ne shkrim theksohet se perkundrejt zhvillimit ekonomik pozitiv te Shqiperise dhe pervojave te mira pozitive te Shqiperise dhe pervojave te mira me shlyerjen e pagesave, Gjermania po permireson mundesite e garancive nepermjet garancive Hermes per eksportet me Shqiperine. "Si garanci per kredite ne fushen e eksporteve, garancite Hermes jane nje pjese perberese e rendesishme e politikave gjermane per nxitjen e eksportit. Me perfitimin e garancive Hermes, eksportuesit gjermane dhe bankat mund te sigurojne bleresit dhe vendet ndaj rreziqeve nga eksportet, duke shmangur ne kete menyre mos shlyerjen e pagesave per arsye ekonomike apo politike", theksohet ne lajm, duke shtuar mundesite e garancive ekzistojne tashme per te gjitha llojet e bizneseve. Kryeministri Berisha dhe qeveria e pershendeti dje kete vleresim te ri te Shqiperise, si nje akt shume te rendesishem per nivelin e zhvillimit te saj, i cili hap rrugen e nje stadi te ri te bashkepunimit te gjithanshem ekonomik midis Gjermanise dhe Shqiperise. F.M
Koha Jone
http://hermes.de/en//index.html
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 03-08-2008 më 12:31
Rritja ekonomike, Shqiperia ne balle te rajonit
E Diele, 10 Gusht 2008
Shqiperia dhe Mali i zi do te kene rritjen me te madhe ekonomike ne Rajonin e Ballkanit sipas parashikimeve me te fundit te Fondit Monetar Nderkombetar. Institucioni financiar nderkombetar ka korrektuar parashikimet per disa nga vendet e rajonit, por Shqiperia serish ne 2008 pritet te jape ritme rritje ne nivelin 6 per qind, nderkohe qe Fondi parashikon qe ne 2009 Shqiperi do te kete nje rritje te ekonomise me shume se, 6 per qind. Megjithate, ekspertet e Fondit parashikojne se, rritja ka gjasa te zbutet ne me te shumten e rajonit kete vit per shkak te nje ngadalesimi ne rritje ne eurozone, tregu i madh per te sapohyret ne BE dhe per shkak se, prodhimi po leviz me prane ndaj potencialit. Ne pergjithesi ritmet e rritjes ekonomike rajonale jane me te larta kete vit se nje vit me pare. Anetaresimi ne Bashkimin Evropian dhe hapja ekonomive rajonale ne kuader te globalizimit i ka vene vendet ballkanike para nje konkurrence te forte, nderkohe qe shanset per perfituar jane rritur. Cmimet e larta te naftes dhe te disa produkteve kryesisht ushqimore kane pasur ndikime negative ne pothuajse te gjitha vendet e rajonit. Por nga ana tjeter ekspertet vendas vleresojne se, ekonomia shqiptare ka mundesi dhe hapesira per rritje me shume se, ritmet aktuale 6 per qind, por kriza e renduar energjetike qe ka shoqeruar me mosharmonizim reformash ne disa sektore kane frenuar mundesite reale te mireqenies se pergjithshme. Por, nga ana tjeter zhvillimet ne sektorin e turizmit dhe sherbimeve ne teresi, bashke me nje tendence pozitive te rritjes eksporteve, pritet t'i japin nje shtyse pozitive ritmeve te rritjes. Nga ana tjeter sipas raportit te Bankes Boterore ne raportin e perspektives se rritjes globale te ekonomise per vitin 2008, Shqiperia do te kete nje rritje ekonomike 6% kete vit dhe 6.2% gjate vitit 2009. Banka Boterore parashikon nje ngadalesim te rritjes se GDP-se ne ekonomite evropiane, duke theksuar se vetem Shqiperia, Hungaria dhe Turqia bejne perjashtim, ekonomite e te cilave ndryshe nga ato te vendeve te tjera do te vazhdojne te rriten edhe pergjate 2008. Ne vendin tone rritja ekonomike do te vazhdoje te mbeshtetet ne kerkesen e shumte te brendshme, e cila do te vazhdoje te nxitet nga kreditimi, por edhe nga nje rritje e investimeve publike. Ekonomia boterore do te kete nje rritje me te ulet gjate 2008 per shkak te paqendrueshmerise financiare te shkaktuar ne Shtetet e Bashkuara nga kriza e kredive, cmimi i larte i energjise dhe ndryshueshmeria e kursit. Mirepo pavaresisht rritjes me te larte se Rajoni, Shqiperia mbetet vendi me nivelin me ulet te Prodhimit te Brendshem per fryme, sepse trasheguam nje baze te ulet se fqinjet, nga periudha komuniste.
Gazeta Koha Jone
Konsulli për Shqipërinë në Gjermani: Shqipëria, zotëruese e "floririt të bardhë"
Mydell: Shqipëria mund të bëhet eksportuesja më e madhe e ujit mineral në botë
Interesimi i investitorëve të huaj për Shqipërinë po shtohet veçanërisht në fushën e turizmit, ujit të pijshëm, etj. Është ky opinioni i Franc Mydell, Konsull i Përgjithshëm i Nderit të Shqipërisë në Gjermani, i cili e mban këtë post prej 11 vjetësh. "Interesimi i investitorëve të huaj për Shqipërinë po rritet çdo ditë, pasi ajo ka bukurinë natyrore dhe sigurinë. Nga kontaktet e vazhdueshme shoh se ka një interes për investime në fusha të ndryshme, si turizëm, ujë të pijshëm, infrastrukturë. Shqipëria zotëron "floririn e bardhë", siç cilësohet sot uji i pijshëm, një produkt ky që në botë rrezikon të pakësohet gjithnjë e më tepër", shprehet konsulli Mydell, gjatë një interviste televizive. Vetëm gjatë muajit korrik, me ndërmjetësinë e tij, dy investitorë të rëndësishëm në fushën e ujit të pijshëm dhe turizmit i kanë shprehur kryeministrit Berisha interes për të investuar në Shqipëri. Një ndër firmat më të rëndësishme në prodhimin e ujit mineral në Gjermani ka shprehur interes të veçantë për investime në Shqipëri në fushën e prodhimit të ujit mineral, kryesisht në zonën e Bunecit (Komuna Lukovë), me qëllim eksportin e tij jashtë vendit.
"Investitorët gjermanë synojnë të eksportojnë rreth 3.2 milion shishe uji në vit dhe kjo është patenta më e mirë për ta bërë Shqipërinë eksportuesin më të madh të ujit të pijshëm në botë, si dhe reklama më e mirë që i bëhet Shqipërisë me produktin e saj "Made in Albania", u shpreh Mydell. Sipas tij, "kjo kompani synon të marrë me koncension pontilin e Bunecit për 30-50 vjet dhe ku parashikon të punësojë mbi 1500 persona, si dhe të ndërtojë një port me vlerë investimi mbi 400 milion euro". Për Konsullin Mydell "investitorë të tillë ulin papunësinë, rrisin mirëqenien dhe krijojnë një imazh tjetër për Shqipërinë".
RD
akoma jeton qeveria kti sales!!!!
te mos kesh drrita ne kulmin e vapes, shteti sales ban cudira L()L
viti 2008 per 2009, dhe shqiptaret mbushin akoma uje me gomere e mushka apo me krahe ,
kjo do te thot qe qeveria sales ka cuar cdo tube ne familjet e shqiptarve por uje ska L()L
ajd shnet u gdhifshit shnosh .
PS: se harrova posht sala dhe liria, lart populli shqiptar qe eshte akoma ne gjum.
Ndryshuar për herë të fundit nga BaBa : 12-08-2008 më 16:20
Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.
Krijoni Kontakt