Close
Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 179
  1. #21
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    sinqerisht termi bum ekonomik mua me duket krejtesisht i pavend ne kte teme.te gjithe e dime se nuk ka boom ne shqiperi,ça lesh boom-i!!po kalojne dy dekada nga renia e komunizmit,renie komunizmi i thençin,se te gjithe komunistet kane qeverisur kto 17 vjet,dhe shqiperia mbetet e mjeruar ekonomikisht,as drita as uje as pune as lesh,asnjelloj perspektive ekonomike.
    nje shtet i korruptuar fund e krye,gjykatat ,arsimi,mjeksia,bashkite me pislliqet e tenderave,policet qe te çajne t.rapin kur te ndalojne makinen ne mes te rruges dhe dun lek.
    te gjithe keta vampira pra rrjepin popullin hallexhi.....nuk je dakord me mua per kto qe thashe???
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  2. #22
    Citim Postuar më parë nga zenith Lexo Postimin
    sinqerisht termi bum ekonomik mua me duket krejtesisht i pavend ne kte teme.te gjithe e dime se nuk ka boom ne shqiperi,ça lesh boom-i!!po kalojne dy dekada nga renia e komunizmit,renie komunizmi i thençin,se te gjithe komunistet kane qeverisur kto 17 vjet,dhe shqiperia mbetet e mjeruar ekonomikisht,as drita as uje as pune as lesh,asnjelloj perspektive ekonomike.
    nje shtet i korruptuar fund e krye,gjykatat ,arsimi,mjeksia,bashkite me pislliqet e tenderave,policet qe te çajne t.rapin kur te ndalojne makinen ne mes te rruges dhe dun lek.
    te gjithe keta vampira pra rrjepin popullin hallexhi.....nuk je dakord me mua per kto qe thashe???
    Qendrojne nese si pike reference merret vendi ku ti jeton, por nese merret si pike reference e kaluara e afert (nuk po them me e larget) dhe rajoni yne, atehere Shqiperia keto vite ka arritur te ndryshoje imazhin.
    Kjo eshte arritur permes nje ndryshimi te thelle ne te gjithe shoqerine shqiptare kudo qe ajo jeton, permes nje arritje te nje zhvillimi gjithnje ne rritje te ekonomise, permes rritjes se nivelit te jeteses, permes investimeve gjithnje e ne rritje, permes forcimit te shtetit ligjor, permes nje politike me te matur dhe ne fryme kompromisi, etj.
    Korrupsioni nuk eshte nje fenomen shqiptar!
    Kudo ekziston nje fenomen i tille, mirepo tek ne per aresye nga me te ndryshmet ai me te vertete ngre koke dhe mban te lidhur ne pranga zhvillimin edhe me te shpejte te vendit.
    Mirepo lufta ndaj tij nuk eshte nje ceshtje muajsh apo vitesh, por eshte nje lufte e perhershme e te gjithe shoqerise shqiptare ndaj ketij krimi.
    Sa me e zhvilluar dhe me e emnacipuar qe te behet shoqeria shqiptare, sa me transparente te behet qeverisja e te gjitha niveleve, sa me e afte qe te behet administrata ne teresi, aq dhe do te ulet niveli i krimit ekonomik dhe korrupsionit ne pergjithesi.
    Megjithate zhvillimet e viteve te fundit jane tregues se dicka po leviz, ndonese ngadale dhe jo ashtu sic e desherojme ne te gjithe, por perseri ka shprese.
    Shpresa vjen nga fakti se tashme vendi yne eshte i monitoruar nga organizata te fuqishme ne te cilat bejme pjese ose jemi ne rrugen e anetaresimit si NATO, BE etj.

  3. #23
    Shqipëria ka 18 vjet që "zhvillohet" avash avash. Po ke hall thjesht të mburrësh Salën, atëherë dakort, theksoje "në vitet e fundit". Por ama nuk ka vend të flasësh për ndonjë zhvillim të madh në Shqipëri se nuk kanë shqiptarët nevojë për statistika për ta parë atë "zhvillim".

  4. #24
    Ja projektet në rrugët e Shqipërisë

    BRIKENA DEMIRAS

    18/07/2008


    Ministria e Punëve Publike do të menaxhojë fondin prej 1.6 miliard lekë

    Për pjesën e dytë të vitit janë rreth 120 projekte që do të zbatohen


    Rreth 1.6 miliard lekë do të jetë fondi për projektet në rrugët kombëtare dhe dytësore në vend. Ky fond do të menaxhohet nga ana e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve, e cila njofton se janë rreth 120 projekte në zbatim. Në rrugët kombëtare, por edhe ato dytësore në vendin tonë, veç projekteve që po zbatohen pritet të nisin edhe të tjera projekteve me synim përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Burime nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit theksojnë se në Buxheti i Shtetit janë planifikuar për këtë vit rreth 1.6 miliard lekë për këto projekte.

    Projektet

    Veprat publike, një pjesë e mirë e të cilave do të përfundojnë këtë vit, janë ato në Juglindje të vendit. Bëhet fjalë për akset rrugore Korçë–Qafë Plloçë, Bllatë–Bulqizë, rruga e Bregut dhe një sërë rrugësh të tjera në zhvillim e sipër. Ndër këto projekte ai për sistemimin dhe asfaltimin e Gjirit të Lalzit, për të cilin është lidhur kontrata tashmë, kap shifrën e 183 993 milionë lekëve dhe projekti për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës Shkozet–Durrës nga zona e Kënetës në Durrës, për të cilën është lidhur kontrata, do të financohen plot 142 448 milionë lekë. Sipas tabelës bashkëngjitur janë të reflektuara emërtimet e projekteve në rrugët kombëtare dhe vlera totale e financimit të tyre në milionë lekë.

    Projekti gjigant

    Në buxhetin shtesë nuk është përfshirë asgjë nga të ardhurat e privatizimeve të disa prej shoqërive shtetërore si ARMO dhe OSSH, të cilat do të shkojnë tërësisht për financimin e rrugës Rrëshen–Kalimash. Sipas Ministrisë së Financave, buxheti shtesë realizohet për herë të tretë këtë vit, por financimi i rrugës Durrës–Kukës do të arrijë në më shumë se 750 milionë euro, një shifër për projektin gjigant, që po merr pjesën dërmuese të Buxhetit të Shtetit. “Ne po shpenzojmë 8 për qind të GDP-së për një rrugë, për një vepër të vetme”, - ka deklaruar ministri i Financave Ridvan Bode. Prodhimi i brendshëm bruto këtë vit është më shumë se 1 072 miliardë lekë, që do të thotë se 750 milionë euro është konkretisht 8-përqindëshi i kësaj shume. Rruga Durrës–Kukës është parashikuar të përfundojë në fund të vitit 2009 dhe është një prej premtimeve më të bujshme të qeverisë Berisha.

    Rrugët kombëtare (Vlera në milionë lekë)

    1. Sistemim dhe asfaltim rruga Pukë–Fushë-Arrëz - 29 974

    2. Sistemim dhe asfaltim rruga Pukë–Gomsiqe - 9 505

    3. Sistemim dhe asfaltim rruga në Gjirin e Lalzrit

    (K. Lidhur) - 183 993

    4. Sistemim dhe asfaltim i rrugës Traget–Fierzë - 85 176

    5. Sistemim dhe asfaltim i rrugës Gjegjan–Hadroj - 6 974

    6. Sistemim dhe asfaltim i rrugës Shkozet–Durrës

    (Nga zona e Kënetës Durrës) (k.lidhur) - 142 448

    7. Sistemim dhe asfaltim i rrugës Milot–Klos - 9 840

    8. Sistemim dhe asfaltim i rrugës Tiranë–Ibë - 19 938

    9. Sistemim dhe asfaltim i rrugës Ibë–Elbasan - 19 864

    10. Riveshje dhe sistemim, asfaltim

    i rrugës Klos–Maqellarë - 59 300

    11. Sistemim dhe asfaltim i rrugës së Liqenasit

    (vazhdimi) - 150 000

    12. Sistemim dhe asfaltim i rrugës Shënavlash–-Rinia - 30 000

    13. Sistemim dhe asfaltim i rrugës Laç–Kisha e Shën Ndout - 66 277

    14. Sistemim dhe asfaltim i rrugës Krutje–Fier-Shegan - 100 000

    15. Sistemim dhe asfaltim i rrugës Dedaj–Bogë

    (Kontratë e lidhur) - 123 000

    16. Sistemim dhe asfaltim i rrugës Banjë–Drizë

    (Kontratë e lidhur) - 10 000

    17. Sistemim dhe asfaltim i rrugës në Shkozet - 13 414

    18. Sistemim dhe asfaltim i rrugës Librazhd–Q. Studë

    Loti - 1 60 000

    19. Sistemim dhe asfaltim i rrugës Laç–Patok

    (Superstradë-plazh) - 18 620

    20. Sistemim dhe asfaltim i rrugës Bajram Curri–Has

    segmenti Rragam–Kam Tropojë, Loti 1 - 50 000

    21. Sistemim dhe asfaltim i rrugës Bajram Curri–Has

    segmenti Rragam–Kam Tropojë, Loti 2 - 50 000

    22. Sistemim dhe asfaltim i rrugës Dardhë –Ura e Drinit (Fierzë), Loti 1 - 50 000

    23. Sistemim dhe asfaltim i rrugës Dardhë–

    Ura e Drinit (Fierzë), Loti 2 - 50 000

    24. Sistemim dhe asfaltim i rrugës në hyrje të Lazaratit

    (Vazhdimi) - 15 400

    25. Sistemim dhe asfaltim i rrugës Ura e Drinit,

    Ura e Bunës, Shkodër - 73 000

    26. Përmirësimi i shtresës së superstradës Tiranë–Durrës dhe sistemimi i kanaleve anësore - 50 000

    27. Sistemim dhe asfaltim i rrugës Lezhë–Tale - 40 000

    28. Sistemim dhe asfaltim i rrugës së Gjinarit, Elbasan - 50 000

    Gazeta Metropol

  5. #25
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    jane me te bindshme, impresionuese do te thoja, inaugurimat ... prerjet e shiritave ...

  6. #26
    Ne kuadrin e politikes se "re, eurosocialistet shqiptare, qe deri dje nuk kishin idene se ku bien fshatrat shqiptare, sot dalin me tezen se PD e ka mjeruar fshatin dhe fshatarin shqiptar.
    Normalisht po ta krahasosh fshatin dhe fshatarin shqiptar me fshatrat e ish-Jugosllavise, Greqise, Italise etj, duket haptas se niveli i zhvillimit dhe kushtet ne te cilat punon dhe jeton fshatari shqiptar, jane ende larg normales dhe se per kete cdo qeveri duhet ti kushtoje vemendje te vecante.

    Mirepo a ka baze qe te krahasohet fshati dhe fshatari shqiptar i 1992-2008 me fshatarin dhe fshataret e vendeve fqinje te po kesaj periudhe?

    Ja cfare pretendon nje eurosocialist:




    PS: Qeveria t’u kërkojë falje shqiptarëve për krizën e çmimeve

    18 korrik, ora 13.05- "Infrastruktura rurale sot është në nivele mesjetare, dhe nuk mund të sjellë asnjë ndihmë për bujkun shqiptar. Ndaj do të ishte e udhës që qeveria të ndalte demagogjinë dhe t’u kërkonte falje fermerëve në mbarë vendin"

    Shekulli Online

    Fri, 18 Jul 2008 13:06:00

    “Infrastruktura rurale sot është në nivele mesjetare, dhe nuk mund të sjellë asnjë ndihmë për bujkun shqiptar. Ndaj do të ishte e udhës që qeveria të ndalte demagogjinë dhe t’u kërkonte falje fermerëve në mbarë vendin, jo vetëm për mosmbajtje premtimesh, por mbi të gjitha për paaftësinë e saj për të rritur dhe zhvilluar këtë sektor”. Deklarata është e nënsekretarit për programin politik të PS-së, Ervin Bushati.

    Sipas tij, qeveria shqiptare nuk garanton dot infrastrukturën minimale për të shpëtuar bujqësinë shqiptare dhe fshatin. Çdo bujk sot sjell si shqetësim kryesor mungesën totale të rrugëve, energjisë dhe sistemit ujitës në ndihmë të prodhimit të tij që nuk mbërrin dot deri në treg.

    Ai ka vënë në dukje nivelin kritik të zhvillimit të infrastrukturës rurale, e cila bën të pamundur leverdinë ekonomike të prodhimit në bujqësinë shqiptare. jo ndëshkon si prodhuesit në fshat, që nuk arrijnë të shesin me fitim prodhime që i kanë kultivuar me aq mund; ashtu dhe konsumatorët në qytete, që ju duhet të paguajnë gjithmonë e më tepër në tregjet ushqimore nga të ardhurat e tyre”- tha ai.

    Në kohë prodhimi, produkte bujqësore si: perime apo frutat shqiptare janë 2-3 herë më të lira se në tregjet e shumicës së vendeve Europiane; por mungesa ndëshkuese e infrastrukturës në bujqësi bën që produktet të kalben dhe të mos shohin dot as tregun më të afërt brenda vendit, për të mos folur për eksporte në vende të tjera që mund të mirëprisnin produkte cilësore shqiptare. Këtë, sipas tij, nuk e thotë vetëm Partia Socialiste por të gjithë organizmat ndërkombëtarë që monitorojnë vendin.

    Nisur nga një situuatë e tillë ai ka sugjeruar që kryeministri dhe qeveria që drejton më së paku duhet t’i kërkojnë falje bujqërve dhe fermerëve për pamundësinë daljes së prodhimeve të tyre në treg, por edhe qytetarëve për shtrenjtimin e kostos së jetësës pikërisht për këtë arsye.

    Ndërkohë që ka kujtuar se në Programin e ri Qeverisës të Partisë Socialiste, zhvillimi rural i integruar mebujqësinë do të jetë një prioritet për të shpëtuar fshatin nga prapambetja mesjetare që e mban sot peng.

  7. #27
    Zhvillimet në bujqësi përtej syzeve partiakë të opozitës

    Jemin Gjana

    Duket se kompleksi i barit, nën slloganin "bar do të hamë, por parimet nuk i shkelim", e turbullon rëndë vështrimin e opozitës së sotme ndaj bujqësisë. Në deklaratën e tij më të fundit, kreu i opozitës socialiste, bie në kontradiktë si rrjedhojë e "kompleksit të barit", kur deklaron se "edhe barin e thatë e sjellim nga importi", dhe vetëm dy rreshta më poshtë, bie vetë në kurth duke thënë tekstualisht se, "bujqit dhe fermerët shqiptarë po i hedhin prodhimet në rrugë dhe në lumë". Kushdo e di se të dyja këto janë fenomene negative, por nuk mund të jenë të vërteta të dyja në të njëjtën kohë. Opozita e përfshirë nga negativizmi dhe nihilizmi, mjaftohet duke rreshtuar akuza pa i bërë analizë logjike asaj çfarë deklaron.

    Duket, vlerësimet i ngatërrojnë me kohën e qeverisjes së tyre. Është e vërtetë se gjatë "mbretërimit të tyre", si rezultat i situatës monopoliste të ministrave dhe qeveritarëve që sundonin në importe, nga jashtë sillej edhe bari i thatë edhe turshitë. Sot është krejt ndryshe. Faktet janë kokëforta dhe janë të verifikueshme. Bujqësia shqiptare në dy vitet e fundit i ka rritur me nga 25 përqind për secilin vit eksportet e saj. Tregu i ushqimeve, e dimë të gjithë se nuk njeh mungesa. Shifrat vërtetojnë se shumica e ushqimeve që vijnë nga bujqësia dhe blegtoria prodhohen në vend. Ja vetëm disa prej tyre sipas të dhënave zyrtare të publikuara për vitin 2007. Në të gjitha llojet e perimeve së bashku, prodhimi i brendshëm është 671 mijë ton, importi vetëm 17 mijë ton. Prodhimi i gjithë llojeve të frutave së bashku është 148 mijë ton, ose dy herë më i madh se pesë vite më parë, ndërsa importi 90 mijë ton. Prodhimi i patateve 155 mijë ton, ndërsa importi vetëm 19 mijë ton. Prodhimi i rrushit ka arritur në 146 mijë ton, ndërsa importi është vetëm rreth 7 mijë ton. Fasule janë prodhuar 21 mijë ton, ndërkohë që janë importuar vetëm 286 ton. Djathë janë prodhuar në vend 13 mijë ton dhe janë sjellë nga importi vetëm 1.5 mijë ton, sallame e proshuta të prodhuara në vend janë 9 mijë ton dhe të importuara 4 mijë ton. Në vend, janë prodhuar 2071 ton mjaltë dhe nga importi janë sjellë vetëm 18 ton. Edhe pse në një vit jo të mbarë për ullirin, prodhimi në vend i vajit të ullirit ka qenë 3871 ton, ndërsa importi 719 ton. Këto raporte mes prodhimit vendas dhe importit janë për shumicën e produkteve, përjashtuar orizin, sheqerin dhe vajin vegjetal. Këto tregues vërtetojnë se shumicën dërrmuese të produkteve bujqësore dhe blegtorale, rreth 80 përqind të tyre, konsumatorët tanë e marrin nga prodhimi vendas. Se nga e marrin barin e njomë apo të thatë, ata që hartojnë dhe lexojnë deklaratat e opozitës mbetet vetëm pjesë e lojës së tyre politiko-mediatike.

    Viti 2008 është një vit shumë i mbarë për bujqësinë shqiptare. Prodhimi i grurit për këtë vit është rritur me 20 përqind, ose 50 mijë ton më shumë se një vit më parë. Sipërfaqja e mbjellë me misër në pranverën e këtij viti është më e lartë nga viti i kaluar. Sipërfaqet e mbjella me foragjere janë rritur me 14 përqind. Eksporti i shalqinit këtë vit ka qenë një bum i vërtetë, 50 përqind më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Eksporti ka kapur një gamë të madhe vendesh si Italia, Greqia, Serbia e shumë të tjera. Prodhimi i patateve të hershme ka arritur në 55 237 ton me rendimente tërësisht të niveleve më të mira europiane. Prodhimi i rritur ndjeshëm në perime solli një rënie të çmimeve të sezonit në treg, dhe këtë e shohin të gjithë.

    Vetëm në pranverën e këtij viti janë mbjellë 860 663 rrënjë pemë të reja frutore, 25 përqind më shumë se një vit më parë, 332 067 rrënjë ullinj, 31 përqind më shumë se viti i kaluar, 56 435 rrënjë agrume ose 21 përqind më shumë se një vit më parë dhe 505 ha me vreshta të reja.

    Ndërsa në dy vite së bashku, 2007 dhe 2008, fondit të pemëve frutore u janë shtuar mbi 1.5 milion rrënjë pemë të reja, e barabartë kjo me numrin e pemëve të reja të mbjella në 5 vite së bashku të qeverisjes së majtë, nga 2001 deri ne 2005. Mbi gjysëm milion rrënjë ullinj të mbjella rishtas, ose baraz me 90 përqind të ullinjve të shtuar në 5 vitet së bashku nën qeverisjen e opozitarëve të sotëm. U mbollën mbi gjysëm milion rrënjë pjergulla dhe 1116 ha vreshta të reja. Këto tregues janë tashmë të konfirmuar zyrtarisht dhe të botuar në buletinet statistikore të bujqësisë.

    Janë këto dy vite të fundit kur për herë të parë në bujqësinë shqiptare, me fonde buxhetore në masën mbi 15 milion dollarë, u praktikua një politikë e re për bujqësinë, programi i skemave mbështetëse financiare për fermerët, praktikë kjo tashmë e konsoliduar në bujqësinë e vendeve të BE. Disa milion dollarë janë investuar në ngritjen hap pas hapi të rrjetit të tregjeve dhe thertoreve në vend. Standardet e sigurisë ushqimore kanë njohur përmirësime të ndjeshme.

    Investimet në infrastrukturën rrugore që vetëm për këtë vit, bashkë me buxhetin suplementar, kapin vlerën e rreth 1 miliard dollarëve, janë mbështetje direkte edhe për bujqësinë. Shqipëria, tashmë është një kantier i ndërtimit të rrugëve. Kësaj do t'i shtohen dhe 400 milion euro për ndërtim rrugësh rurale. Të gjitha të dhënat tregojnë se rrugët në ndërtim kanë shtuar e shumëfishuar vlerën e tokës bujqësore në këto zona, vlerën e aseteve bujqësore, kanë lehtësuar transportin e produkteve dhe kanë nxitur rritjen e prodhimit. Me ndërtimin e rrugëve bujqësia është sektori që përfiton më shumë vlera në rritje. Shihni vetëm si ndryshojnë çmimet e tokës për metër katror.

    Në tre vite të qeverisjes së mazhorancës së sotme, në ujitje dhe kullim janë bërë investime të rëndësishme. Janë rikonstruktuar 479 km kanale ujitës me 490 ura, 2320 porta lëshuese, 863 tombino etj., duke vënë nën ujë rreth 30 mijë ha tokë. Janë riparuar digat e 35 rezervuarëve të bujqësisë dhe 5 të tjera janë në proces. Janë bërë investime të rëndësishme në kullim dhe në hidrovore dhe në këto tre vite vendi nuk ka përjetuar situata të përsëritura përmbytjesh.

    Ne e dimë se të gjitha këto nuk janë mjaft për degën e rëndësishme ekonomike të bujqësisë. I njohim në detaje dhe problemet e mëdha me të cilat përballet bujqësia, fermeri vendas, por ne kemi treguar me vepra se nuk jemi mjaftuar vetëm me konstatime. Mbështetja për bujqësinë është shumë më tepër dhe shumë më mirë, me të dhëna konkrete, se 8 vitet e sundimit socialist. Fermeri shqiptar sot prodhon më shumë, e shet gjithë produktin e tij dhe me çmime më të mira, nuk mbytet nga vërshimi i importeve, ka më shumë besim dhe shpresë se bujqësia ka marrë një tjetër vlerësim e mbështetje në këto tre vite. Realiteti preket dhe vërteton se bujqësia në vend nuk po rrënohet, përkundrazi po bën hapa përpara. Fermeri shqiptar nuk mund të barazohet me atë europian, për shumë arsye, por fermeri ynë nuk mund të krahasohet me fermerët e uritur të Afrikës apo rajoneve të tjera problematike të botës.

    Nxirja e realitetit në bujqësi është bërë një kalë beteje i opozitës për arsye të potencialit elektoral, që ka ende sot zona rurale. Kjo është loja e tyre politike, por e ngritur thjesht mbi akuza e trillime, pa ide dhe propozime për përmirësime të mëtejme, dhe pa përmendur kurrë qoftë dhe një prej hapave pozitive, e bën këtë një agjitrop majtist jashtë çdo realiteti. Deklaratat e sotme mashtruese të sjellin ndërmend, pararendësit e krerëve të sotëm majtistë, që me propagandë e renditën Shqipërinë në çmimin e parë në botë për ushqimin, teksa vendi vuante krizën e triskave dhe të tollonave. Me akuza mediatike, opozitarët e sotëm nuk mund të shlyejne nga kujtesa e fermerëve edhe tetë vitet e sundimit të tyre shkatërrues, por nuk mund të mbulojnë as shterpësinë e ideve dhe projekteve reale.

    Për vitin e fundit të mandatit të parë të kësaj mazhorance, është duke u punuar intensivisht për të bërë realitet dhe tre objektiva shumë të rëndësishme për bujqësinë. Do të ngrihet Agjensia e Pagesve të Bujqësisë si një mekanizëm për të grumbulluar e menaxhuar më shumë fonde për mbështetjen e bujqësisë. Dy vjet para afatit do të fillojë nga puna Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, si një garanci në rritje për standardet e prodhimeve tona. Po punohet për një projekt të rëndësishëm me BB, në përmasat e rreth 100 milion dollarëve, duke dhënë kështu mundësinë për një ndërhyrje vendimtare në përmirësimin e skemave të ujitjes dhe kullimit.

  8. #28
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Po ca bujqesie flet more. Sala premtoi daljen e ligjit mbi pronesine qe ne 1992 e jemi ne 2008 e akoma ska dale ligji.
    Ca bujqesie do zhvillosh kur mungon ligji mbi tokat. Jemi i vetmi vend ne planet qe ska nje plan te zhvillimit bujqesor.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jemin gjana eshte nje nga me seriozet burrshtetas te shqiperise.

    ne se e njeh jeminin.. o dydrins.. jepi urimet me te mira per punen e palodhur e me ndergjegje te larte qe kryen per te miren e vendit..

  10. #30
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Sot 19 Korrik 2008

    Vëllai i Nastradin Hoxhës e i Sanço Pançës

    Nga Pajtim Çaushi -

    Njeriu i vogël e i butë, vëlla i Nastradin Hoxhës e i Sanço Pançës, pasi mbaron punët e pakta dhe mendohet për hallet e shumta, ulet përpara televizorit për të shikuar e për t’u qetësuar. Në krye të herës i bëhet se prej thellësisë së aparatit i vinë ca zhurma çjerrëse e të çuditshme. Vë veshin të përgjojë, hap syrin të vrojtojë. Shpërndahen rrotull tij e në krejt dhomën ca si pallje a si tallje, ca si psherëtima a si ulërima, ca si dihatje a si zukatje, ca si zvarrisje, si dalldisje, si zalisje. Pra, ca si ca a si cazë…

    Kur iu qartësua disi shikimi dhe iu pastrua pakëz dëgjimi, dalloi sallën e Plakonisë mentare, po, një seancë tipike parlamentare. Përqendrohet që t’i dëgjojë dhe t’i dallojë. Mundohet disi, se ata dhe ato lëvizin e ndërrojnë vendet e, bëhen aq vocërrakë, sa u ngjajnë guriçkave të rrugicave, a guralecëve të lumaresë.

    Njeriu i vogël e i butë, vëllai i Nastradin Hoxhës e i Sanço Pançës, në ekranin e televizorit sheh lloj – lloj fytyrash të cilat e verbojnë dhe e shokojnë. Fytyrat, si maska gaztorësh, janë të hijshme, gjysmë të hijshme e çerek të hijshme, të shëmtuara, të grimuara e të zbukuruara, të lerosura, të pudrosura e të sheqerosura, të zhyera,të lyera e të ngjyera. Ballas tij, brenda në xham, shfaqen lloj – lloj gjestesh e mimikash: gjoja njerëzore, gjoja hyjnore e gjoja inatçore, gjasme përbetuese, gjasme përvëluese e gjasme asgjësuese. Pamjet lojcake e përmbytin ekranin.

    Pasi bëjnë paradë në rreth rrotullën e mjedisit, zërat e nën zërat hynë rrëmujshëm në vrimat e veshëve. Ata janë të larmë, të zhurmshëm e cingrisës. U ngjajnë defave e daulleve, pizave e xamareve, gajdeve e klarinove, tenxhereve e tiganëve… Zërat janë të hollë si mjaullimë e rrokopujë si bubullimë.

    Njeriu i vogël e i butë, vëlla i Nastradin Hoxhës e i Sanço Pançës, mes zhaurimës kaotike dallon shkoqur fjalët e një zëri bas. Zëri bas, pasi lëshoi një trumbë tingujsh të pakuptimtë,arriti të shqiptonte me forcë: “Shqipërinë ne NATO e futa unë, me reforma, me antikorrupsion, me fronte pune më shumë!” Nën zëri i njeriut të vogël e të butë ia bëri : “Fjalë lumë… sapun mbi gunë… flluska me shkumë…”

    Nga e njëjta foltore e sallës së seancave plenare të Plakonisë mentare ia ktheu një zë tjetër i trashë, bas e mbi bas: “Shqipëria dhe shqiptarët, në NATO e BE, do të jenë realisht kur mbi kalë të hypim ne. “Nën zëri i njeriut te vogël e të butë u tallavit: “Ve a pulë,pulë a ve?!” Në çast nisi loja e kungulleshkave: jo ti, po unë; jo unë, po ti, ne me guxim e futëm, ju e nxorrët dhe e zhduket…

    Thirrën rreth vetes njerëzit e butë si qengjat e të lehtë si puplat. I kuadratuan në dy veprimtari të mbushura ding me mëri. E para u pagëzua dhe u shkrua me shkronja të mëdha e stër mëdha. Emri doli i figurshëm: “Dialog me Shqipërinë”. Refreni kërkues e kërcënues: për NATO festë, për Qeverinë protestë, mafia në Gërdec krimin do që të fsheh. E dyta u titullua e u shkrua në faqe malesh e gjatësi udhësh. Emri ishte metonimik: “Shqipëria në NATO”. Refreni ndërtuar si marsh: për Naton festë, për Qeverinë mbi festë, se i nxjerr paret me thes dhe na sjell buxhetin shtesë.

    Pas përplasjes dyshe, njeriu i vogël e i butë, vërejti se gjithçka u kthye në katrahurë. Tubimet dhe tubuesit imituan sallën e seancave plenare të Plakonisë mentare: u shndërruan në kupri arëzash e grethash pickues e helmues. Njeriu i vogël e i butë, vëlla i Nastradin Hoxhës e i Sanço Pançës shkrapuliti sytë se mendja iu roit dhe iu mbyt. Mendohet, anohet, hepohet: më besohet, s’më besohet. Hutohet, trazohet, ngatërrohet: herë bën majtas, herë bën djathtas. Ligështohet, lotohet, ankohet: ku të futem, ku të mbytem, si do të errem, si do të gdhihem. Dikur, kur sikleti iu rrit si dallga në det, pyet e bërtet. Në krye iu drejtua zërit bas: More, kush je ti me premtimet si lumë dhe unë s’gjej punë, vetëm halle shumë?! Zëri bas nxitoi të përgjigjej vrullshëm e i qeshur si në konkurset me anekdota: Ne jemi liderët që kemi marrë frerët, në NATO hymë herët, pa ndihmë nga të tjerët.

    Njeriu i vogël e i butë, vëlla i Nastradin Hoxhës e i Sanço Pançës, i pa sqaruar dhe i pa kënaqur prej të parit, iu kthye të dytit, zërit të trashë bas e mbi bas : Kush je ti si me brirë në ballë që nesër ke për të hipur mbi kalë? Zëri i trashë bas e mbi bas u hodh hop e osh si kaposh : Jam lideri që do të të mbush lugën bosh, natë e ditë si gjeli majë plehut të këndosh.

    Njeriu i vogël e i butë,sërish i pa sqaruar e i pa kënaqur,nga të dy i pa pranuar e i pa afruar, s’gjen një derë ku të trokasë, s’di ku kokën të përplasë. Prapë mendohet e prapë flet e pyet: More liderë e mbi liderë, ju pyes për të mijtën herë: jam bërë për lumë e përrua, punë, vetëm punë dua, kush m’i pjesëton hallet që më kërrusin mua? Zëri bas dhe ai bas e mbi bas heshtën dhe humbën. Në krye asnjë përgjigje, mandej i kthyen krahët e ia nisën e krisën hahalitjeve me shoshokun.

    Vëllai i Nastradin Hoxhës e i Sanço Pançës i vështroi i mbetur e i mekur për ca çaste dhe… më pas bërtiti aq fort sa u drodhën e u shkundën orenditë e kushtueshme të sallës së seancave plenare të Plakonisë mentare: Mashtrues e hipokritë, m’u ngjitët si fekalja në këpucë, s’do të jeni kurrë liderë, ju s’jeni hiç as liderucë. Njeriu i vogël e i butë, vëllai i Nastradin Hoxhës e i Sanço Pançës, shante e qante. Zërat e trashë basë e mbi basë lehnin e qeshnin.

Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •