Close
Faqja 15 prej 18 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 179
  1. #141
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    boom-i i vertete eshte ngjitja e salis ne qelqin e ekranit televiziv ...

    ja si e pershkruan nje gazete kete boom:

    Berisha, “rrot-stari” i RTSH-së. Nga 160 emisione speciale, 130 prej tyre transmetojnë vetëm kryeministrin

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Nuk mund te matem me ju qe shkruani nga 20 faqe ne dite duke kopjuar gazetat.
    Korrupsioni nuk eshte ndryshuar aspak dhe per kete ska nevoje te shkruaj asgje.
    Per rrogat pyesni ata qe punojne ne Shqiperi.Une per vete shoh prinderit e mij qe jetojne me 6000 lek pension qe nuk mjaftojne as per te paguar dritat.
    Po leni nam me NATO,sikur do te kemi me shume buke e uje nga kjo.
    Kurse per BE ka akoma shume kohe per tu bere anetare te saj.Maksimumi do te jemi si Rumania,kusherinjt e varfer te Europes.Dhe mos e shiko me shume optimizem,se nuk eshte ashtu.
    Prestigji i Shqiperise eshte djersa dhe gjaku i 2 milione emigranteve shqiptare ne mbare boten,qe mbajne me buke ata qe jetojne ne Shqiperi.

    Kartat e identitetit ne vitin 70' jane shperndare ne Kongo,prandaj mos na e lavdero kete aspekt.Rritja ekonomike shoqerohet me rritjen e çmimeve dhe qe keshtu vendosi nje vize te kuqe siper edhe kesaj.

    Sa per rruget e infrastrukturat shiko pak borxhin e jashtem te Shqiperise kundrejt BB,shiko sa borxhe ka per fryme Shqiperia.Mos u bej cub me pare borxh,qe do ti paguajne te tjeret.Keta te tjere jane shqiptaret,populli me i varfer ne Europe.
    Ne fund te vitit 2005 Shqiperia kishte nje borxh te jashtem prej 1,7 miliarde dollare,kurse ne fund te vitit 2008 ky borxh arriti ne 2,8 miliarde dollare.Kesaj i shtohet borxhi i brendshem qe ka arritur shifren 3,3 miliarde dollare.
    Keto jane borxhe qe duhen paguar.
    Kjo me intreson mua,dhe ajo qe me distancon nga ty eshte fakti qe per mua ka me shume rendesi vendi ku kam lindur e kam prinder dhe jo partite politike.

    Gjithe te mirat
    Po mor lec po nuk jane vetem gazetat dhe dydrinasi. Ka plot njerez qe vijne nga Shqiperia dhe me thone vetem fjale te mira. Po juve nuk u mbushet mendja edhe sikur me flori ta shtrojne. 6000 leke pension!!! Kur te genjesh genje pak me marifet dhe jo kaq trashe se i prish pune propagandes se shokeve........

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    DYDRINAS.."rrot-stari" i Bumit te Berishes

    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    boom-i i vertete eshte ngjitja e salis ne qelqin e ekranit televiziv ...

    ja si e pershkruan nje gazete kete boom:

    Berisha, “rrot-stari” i RTSH-së. Nga 160 emisione speciale, 130 prej tyre transmetojnë vetëm kryeministrin
    ..kam frike te shpreh tamam ate qe ndjej per DYDRINAS-in ..se mos me perjashtojne nga Forumi Shqiptar..

    ..por nje gje eshte e sigurte qe ne kete teme te bumit ekonomik te berishes nga 140 diskutime speciale, ..70-te prej tyre jane vetem te "rrot-starit" DYDRINAS

  4. #144
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Boom Ekonomikë ëëhhhh?
    Ruhuni nga këto bumet e Saliut se bumjet e Saliut vetëm kërpudha ngjyrë gri ngrejnë në qiell.
    Ska hyrë ndonjëherë me ndonjë dyqan lagjeje Sali prandaj ja bën BUM BUM, edhe të shikoj pak listat veresije të miletit.
    Ashtu i deklaron BUM-et ai, edhe rritjet ekonomike dyshifrore, sepse ashtu ja thotë Argita në darkë por njerëzit e thjeshtë po varfërohen për ditë.
    Gjithë bota në krizë ekonomike, ky bën BUM!
    Hajt për hajër na qoftë edhe ky BUM i fundit, por merni helmeta kur të dilni në rrugë se kur ja bën BUM ai......
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  5. #145
    Citim Postuar më parë nga Dajti Lexo Postimin
    ..kam frike te shpreh tamam ate qe ndjej per DYDRINAS-in ..se mos me perjashtojne nga Forumi Shqiptar..

    ..por nje gje eshte e sigurte qe ne kete teme te bumit ekonomik te berishes nga 140 diskutime speciale, ..70-te prej tyre jane vetem te "rrot-starit" DYDRINAS


  6. #146
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga beni67 Lexo Postimin
    Po mor lec po nuk jane vetem gazetat dhe dydrinasi. Ka plot njerez qe vijne nga Shqiperia dhe me thone vetem fjale te mira. Po juve nuk u mbushet mendja edhe sikur me flori ta shtrojne. 6000 leke pension!!! Kur te genjesh genje pak me marifet dhe jo kaq trashe se i prish pune propagandes se shokeve........
    Fol shoku e mos u emociono kaq shume.
    Ke ndonje fakt?
    Nuk me interesojne gazetat,dydrinsi,apo njerezit qe me vrap vijne tek ty e te tregojen parajsen shqiptare.As propaganda nuk me intereson.Nese do ti pergjigjesh me fakte shkrimit tim,nuk ka problem se mund te debatojme njerezisht.
    Eshte qesharake kur dikush qe sapo fillon te shkruaje kunder politikes aktuale,atomatikisht emerohet si komunit,propagandues,qe nuk ja don te miren Shqiperise etj.
    Sa ja don te miren ti vendit tend,ja dua edhe ne.Kemi lindur atje dhe eshte normale te preokupohemi per vendin tone.Ka shume probleme dhe per keto flitet.Sikur te ishte mire,te ishin te lumtur ,te kishin qetesi ekonomike dhe politike nuk kam pse te shkruaj ketu.Do te ishte paradoks.Flas e shkruaj sepse me vjen keq per vendin tim,per mundimet e shme shqiptareve qe mezi nxjerrin bken e gojes.Per mundimin e qindra mijera emigranteve qe krahas halleve te tyre te perditshme,duhet te mendojne edhe per familjaret ne Shqiperi,sepse qeveria nuk arrin te siguroje jetesen dinjitoze te tyre.

    Pleqt e mij marrin 13500 leke.Pension dhe perkrahje sociale.Dy vete.
    Me fal se te paskam genjyer per 500 leke me shume.Ma bej hallall shoku
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    A po flet Mediu te klani mo na thoni qe ta shikojm si video me vone.
    Ta degjojme njhere nga Mediun per boomin e qeverise Berisha. Si do flase allkacalla se ja kane futur kembet ne nje kepuce tani.

  8. #148

    Berisha inauguron punimet e autostradës Milot-Fushë Krujë

    “Shqipëria po ndryshon” - Berisha inauguron punimet e autostradës Milot-Fushë Krujë

    22-03-2009

    Saimir Kola


    Kryeministri Berisha deklaroi dje në Fushë-Krujë se ka si synim kryesor të mandatit të dytë qeverisës që Shqipëria, si anëtare e NATO-s, të ketë infrastrukturën më të re dhe më moderne, një dëshmi të transformimit të saj madhor, pas vitit 2005

    Në kuadër të turit “Shqipëria po Ndryshon”, Kryeministri Berisha inauguroi sot punimet për shndërrimin e segmentit rrugor Milot-Fushë Krujë, në një autostradë me katër korsi. Ky investim me vlerë 50 milionë euro, parashikon dublimin e superstradës Milot-Fushë Krujë në 9 lote, me një gjatësi të rrugës ekzistuese 13 km, duke e kthyer nga një rrugë me dy korsi në një autostradë me katër korsi dhe një korsi emergjence me gjerësi 26 m. Gjithashtu në këtë investim parashikohet dublimi i të gjitha urave ekzistuese, mbikalimeve, nënkalimeve duke e bërë këtë një rrugë të standardeve më të larta. Ky aks është një pjesë e rëndësishme e aksit Durrës-Kukës-Morinë dhe vitin që vjen është parashikuar investimi për dublimin e pjesës që vazhdon drejt Lezhës, Thumanës, Durrësit dhe Tiranës. Në fjalën e tij, gjatë këtij inaugurimi Kryeministri Berisha tha se ky segment rrugor, pjesë e autostradës që do të lidhë Shkodrën me Vlorën dhe Kurbinin me Tiranën do të shndërrohet në një autostradë të parametrave moderne dhe do të krijojë sigurinë e shkallës më të lartë, në një rrugë që për numrin e aksidenteve ishte bërë lënduese për banorët e Kurbinit dhe të gjithë shqiptarët. Kryeministri nënvizoi më tej se kjo është një dëshmi e transformimit të Shqipërisë nga kjo qeveri dhe se Shqipëria si anëtare e NATO-s do të jetë një nga vendet me infrastrukturën më të re dhe më moderne. Për të gjithë ata, të cilët ndryshimin e kuptojnë me vepra, vijoi më tej Kryeministri, me ndryshim kuptojnë rrugë të reja, shkolla të reja , rritjen e rrogave dhe të pensioneve, internetin në shkolla, zhvillimin e zonave rurale, për të gjithë ata që me ndryshim kuptojnë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kuptojnë kandidimin e Shqipërisë për në Bashkimin Europian, janë të sigurtë se këto po ndodhin dhe ky ndryshim dallon si nata me ditën nga ndryshkimi me fjalë boshe, me retorikë boshe, me sharje dhe mashtrime. Rrugët po i bashkojnë më shumë shqiptarët - Fjala e Kryeministrit Berisha gjatë inaugurimit të punimeve për dublimin e superstradës Milot-Fushë Krujë Kam dy urime të mëdha për ju. Ju uroj sot gëzuar ju dhe mbarë shqiptarëve ditën e parë të demokracisë, ditën e bardhë të 22 marsit. Ju uroj gëzuar ditën e Nevruzit një ditë të bardhë për të gjithë shqiptarët. Vëllezër e motra, Sot jemi mbledhur për të inauguruar së bashku shndërrimin në autostradë me katër korsi të segmentit të autostradës që lidh Shkodrën me Vlorën, lidh Kurbinin me Tiranën, të arteries kryesore të Shqipërisë. Sot ne gjithashtu inaugurojmë punimet për shndërrimin në katër korsi dhe krijimin e sigurisë të shkallës më të lartë në një autostradë që për aksidentet është bërë lënduese për banorët e Kurbinit dhe për të gjithë shqiptarët. Sot ne jemi këtu për t`u dëshmuar shqiptarëve se së bashku do të transformojmë tërësisht infrastrukturën e këtij vendi, se Shqipëria anëtare e NATO-s do të jetë një nga vendet me infrastrukturën më të re dhe më moderne. Vetëm këtu ku jemi, në Kurbin, përveç autostradës do të fillojë ndërtimi i mbikalimit , i cili është i domosdoshëm për qytetin e Laçit, do përfundojë asfaltimi i rrugës së Patokut, po përfundon projekti dhe do të fillojë rikonstruksioni i plotë i rrugës së vjetër që lidh të gjitha fshatrat e zonës dhe Laçin me Tiranën. Pra siç e shihni Shqipëria po ndryshon, Laçi po ndryshon, shkollat e Laçit po ndryshojnë, rrogat e punonjësve të administratës po ndryshojnë, pensionet e fermerëve dhe pensionistëve në fshat po ndryshojnë. Me 3-4 prill firmoset anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO. Për të gjithë ata të cilët ndryshimin e kuptojnë me vepra me ndryshim kuptojnë rrugë të reja shkolla të reja , rritjen e rrogave dhe të pensioneve, internetin në shkolla, zhvillimin e zonave rurale, për të gjithë ata që me ndryshim kuptojnë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kuptojnë kandidimin e Shqipërisë për në Bashkimin Europian janë të sigurtë se këto po ndodhin dhe ky ndryshim dallon si nata me ditën nga ndryshkimi me fjalë boshe, me retorikë boshe me sharje dhe mashtrime. Por unë jam sot këtu për t`ju deklaruar ju të dashur qytetarë dhe qytetare të Kurbini, për t`iu deklaruar të gjithë qytetarëve shqiptarë se këto që kemi realizuar në katër vjet, sado që janë më të mëdhatë të realizuara në historinë e këtij vendi nuk përbëjnë motivin kryesor për të cilin unë kërkoj votën e shqiptarëve. Këto përbëjnë një bazë besimi për të gjithë ju, për çdo shqiptar se kjo forcë politike mban fjalën e dhënë, këto përbëjnë një bazë të fuqishme vlerësimi për ato që ne do të arrijmë. Vërtet sot ne kemi nisur këtu shndërrimin në katër korsi të autostradës Shkodër-Vlorë, para pak kohësh inauguruam segmentin Plepa-Rrogozhinë, së shpejti do të inaugurojmë segmentet e tjera Kurbin-Lezhë, Lezhë –Shkodër. Por ju garantoj ju se katër vitet që vijnë Shqipëria do të jetë vendi i rrugëve më të shkurtra. Projekte të mëdha nisin dhe janë në vazhdim, Rruga e Arbrit që shkurton distancën midis Peshkopisë dhe Tiranës, midis Shkupit dhe Tiranës pothuajse 100 km, boshti qendror i jugut, që afron Sarandën me Tiranën me mbi 120 km, rruga Qafë-Plloçë-Qukës dhe më pas, rruga e re Tiranë -Elbasan që afron Korçën me të gjithë Shqipërinë Juglindore mbi 70 km me Tiranën. Unë u ndala më shumë tek rrugët por ju garantoj ju se reforma e shëndetësisë dhe garantimi i shërbimeve shëndetësore moderne për ju do të jetë një nga objektivat më madhore të kësaj qeverie. Rritja e madhe e rrogave dhe pensioneve sikundër këto katër vite, por më e fuqishme është një nga platformat më të rëndësishme të qeverisë time. Kush nga ju mendonte tre vjet më parë se sot shqiptarët do të merrnin 30 % më shumë rroga dhe pensione më shumë se bullgarët dhe rumunët. Shumë të paktë ishin ata që besonin ose mendonin këtë, por ne sot e kemi shndërruar në realitet. Në mandatin e dytë ne do të synojmë të kapim vende shumë më të zhvilluara të Bashkimit Europian në rroga dhe pensione. Sot në mbarë vendin, qytetarët shqiptarë po marrin një dokument të ri të identitetit të tyre. Ky është realisht një dokument jashtëzakonisht i vlefshëm për ju sepse sot e tutje ju kudo që të shkoni ngado që të lëvizni paraqisni për veten tuaj një dokument ndër më modernit në Europë, barazoni veten në identifikimin tuaj me qytetarët e vendeve më të zhvilluara. Ky dokument do të jetë një bazë e fuqishme për lëvizjen e lirë gjatë procesit të integrimit tonë në Bashkimin Europian. Por ky dokument do të jetë dokumenti më kryesor për shumë shërbime të cilat do t`u afrohen ju në mënyrë më moderne. Ka sot nga ata të cilët përpiqen t`ju dekurajojnë ju për blerjen e tij, Ka sot nga ata të cilët përpiqen ta paraqesin të pavlerë dokumentin më të vlefshëm që ju keni marrë gjatë jetës suaj. Ka sot nga ata, të cilët për 8 vite ju mashtruan se do t’u bëjnë me dokumente të reja identiteti dhe nuk ju bënë dot kurrë, të cilët me populizmin e tyre shpërndajnë mashtrime. Unë ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë ta marrin dokumentin e ri, me të cilin ka 1001 arsye që secili nga ne të ndihet krenar. Ata që ju shkurajojnë për këtë dokument kanë frikë nga votat tuaja, por kjo është çështje e tyre. Ne së bashku ecim drejt modernitetit. Votën ju dini se kujt t`ia jepni. Orën ju nuk e ktheni prapa pse duan të tjerë. Ora juaj është djathtas, majtas do të thotë prapa dhe ne nuk kemi ndërmend të kthehemi prapa. Ndaj dhe njëherë gëzuar festat sot, gëzuar inaugurimin e ri.
    ...

    55

  9. #149

    Inaugurohet përfundimi i autostradës Lushnje – Fier

    Kryeministri Berisha: Autostrada Lushnje - Fier lidh dy epiqendrat kryesore të Myzeqesë, me një rrugë të standardeve më moderne




    - Në 3 vjet e 8 muaj, ne kemi investuar 1 miliardë e 600 milionë dollarë në fshatrat e Shqipërisë, në mandatin e dytë ne do të investojmë 2 herë më shumë se në mandatin e parë për fshatin shqiptar.

    Kryeministri Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e përfundimit të autostradës Lushnje – Fier. Kjo autostradë, ka një gjatësi 21.5 km. Vlera totale e vënë në dispozicion nga qeveria italiane për ndërtimin e saj është rreth 20 milionë euro.

    Autostrada është realizuar nga firma e ndërtimit Maltauro & Delma. Në këtë projekt, krahas autostradës me katër korsi, janë përfshirë dhe ndërtimi i lidhjeve midis rrethrrotullimit të Lushnjes dhe kilometrit zero të aksit te ri Lushnje – Fier, ndërtimi i tre mbikalimeve per automjetet, si dhe ndërtimi i pesë mbikalimeve për këmbësorët, të cilat janë realizuar në pjesën e parë nga rrethrrotullimi i Lushnjës deri në rrethrrotullimin e Kolonjës.

    Në ceremoninë e inaugurimit merrnin pjesë Ambasadori i Italisë në Tiranë, Saba D’Elia, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve, deputetë të zonës, përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të kompanisë ndërtuese Maltauro & Delma, etj.

    Kryeministri Berisha vlerësoi standardin e ndërtimit të kësaj autostrade, duke theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka ajo në lidhjen e dy epiqendrave të Myzeqesë, Lushnjes dhe Fierit dhe në zhvillimin e tyre. “Lushnja bëhet i vetmi qytet me hyrje dhe dalje autostradë me katër korsi dhe ajo e meriton plotësisht atë. Lushnja është djepi i pluralizmit, është një nga epiqendrat kryesore të zhvillimit të vendit”, u shpreh Kryeministri.

    Kryeministri falënderoi qeverinë italiane për financimin e këtij projekti madhor. “Ne sot le t’’i shprehim mirënjohjen më të thellë kombit mik italian, qeverisë italiane për bujarinë dhe ndihmën e jashtëzakonshme dhe të gjithanshme që i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë këtyre viteve të ndërtimit të demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Autostrada që inauguruam është kontribut tërësor i qeverisë italiane dhe i taksapaguesve italianë”, tha Kryeministri.

    Kryeministri vuri në dukje se gjatë javëve që vijnë do të nisin edhe 5 projekte të tjera të mëdha në Myzeqe. Së shpejti, fillon rruga Fier – Cakran, rruga Divjakë – Pushimi i Shoferit, rruga Lushnje - Ballagat- Peqin, rruga Kosovë – Belsh, etj.

    Duke u ndalur në prioritetet e qeverisë për mandatin e dytë, Kryeministri tha se kjo mazhorancë nuk e kërkon votën thjesht për ato premtime që ka realizuar, por për ato çfarë do vazhdojë të bëjë më tej. “Ne kërkojmë votën për projektet e mëdha që kemi përpara, ne kërkojmë votën sepse duam të urbanizojmë tërësisht Myzeqenë, sepse duam të ofrojmë infrastrukturën më moderne, shkolla, ujësjellës, kanalizime, rrugë. Ne kërkojmë votën sepse, në mandatin e dytë ne e shndërrojmë Shqipërinë në një eksportues të rëndësishëm të energjisë elektrike në Ballkan dhe më gjerë”, vijoi Kryeministri.

    Kryeministri u ndal edhe në krizën ekonomike botërore dhe reagimin e opozitës shqiptare për pasojat e kësaj krize në Shqipëri, duke theksuar se opozita nuk duhet të mbjellë gjithë ditën zi dhe vetëm zi. “Më duhet t’’ju them zotërinjve të opozitës, mos derdhni lot krokodili, mos u bëni kollagjer që mbillni çdo ditë zi dhe vetëm zi. Është e vërtetë që ka një krizë botërore të rëndë, është e vërtetë se ajo pasqyrohet kudo, por është e vërtetë se qeveria ime disponon çdo qindarkë për të rritur pensionet, pagat, ashtu siç ka premtuar”., theksoi Kryeministri Berisha.

    Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh:

    “Sot, është një gëzim i madh për mua që, pas aktit më historik në tërë ekzistencën e kombit tonë, anëtarësimit të vendit në NATO, të inauguroj së bashku me ju, autostradën me katër korsi, që lidh dy epiqendrat kryesore të Myzeqesë, Fierin dhe Lushnjen. Tek prisja shiritin, deputeti i zonës suaj më tha se Lushnja bëhet i vetmi qytet me hyrje dhe dalje autostradë me katër korsi. Lushnja e meriton plotësisht atë. Lushnja është djepi i pluralizmit, është një nga epiqendrat kryesore të zhvillimit të vendit.

    Ne sot, edhe në emrin tuaj, le t'i shprehim mirënjohjen më të thellë kombit mik italian, qeverisë italiane për bujarinë dhe ndihmën e jashtëzakonshme dhe të gjithanshme që i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, gjatë këtyre viteve të ndërtimit të demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Autostrada që inauguruam sot është kontribut tërësor i qeverisë italiane dhe i taksapaguesve italianë. Kjo autostradë, prej 20 milionë euro, me 4 kalime, me disa mbikalime për automjete dhe këmbësorë, është segmenti më i ri dhe më modern i rrjetit rrugor të vendit tonë. Kjo autostradë është vetëm një prej dhjetëra e qindra projekteve që janë zbatuar dhe po zbatohen në Shqipëri, me ndihmën e qeverisë italiane.

    Zoti ambasador D’Elia, kombi juaj po jeton disa momente të vështira, për shkak të fatkeqësisë natyrore, tërmetit që ka goditur Abruzzon. Duke ju shprehur edhe njëherë solidaritetin e plotë të kombit shqiptar, juve, ambasadës, qeverisë italiane , familjarëve të viktimave dhe kombit mik italian, shpreh bindjen se solidariteti i jashtëzakonshëm që ka motivuar Italinë nga kjo fatkeqësi, vendosmëria e qeverisë italiane, e drejtuar nga miku i shquar i kombit shqiptar, z..Silvio Berluskoni, solidariteti i madh botëror, do të bëjë që pasojat e këtij tërmeti të kapërcehen me shpejtësinë më të madhe.

    Zonja dhe Zotërinj,

    Ne sot inauguruam një projekt madhor, por ju garantoj se, gjatë javëve që vijnë, 5 projekte të tjera të mëdha do të fillojnë në Myzeqe, në Lushnjë, Fier, në qarkun tuaj. Së shpejti fillon rruga Fier–Cakran, rruga Divjakë–Pushimi i Shoferit, rruga Lushnjë-Ballagat-Peqin, rruga Kosovë–Belsh. Natyrisht, segmenti që lidh qendrën e qytetit me autostradën do të marrë përmasat që meriton. Siç e shihni, mbi 100 kilometrave rrugë të asfaltuara në komunat dhe akset kombëtare të Lushnjës, u shtohen tani edhe rreth 100 kilometra të tjera që do të asfaltohen në rrethin e Fierit. Zotimi ynë është që çdo fshat e komune Myzeqesë të lidhet me akset kombëtare me rrugë të asfaltuara, të standardeve më të mira.

    Në këtë mënyrë, ne besojmë se qytetarët e Lushnjes do të zhvillojnë fermat e tyre, do të kapin me shpejtësi tregjet. 2 muaj na ndajnë nga inaugurimi i korridorit shqiptar Durrës-Kukës- Morinë. Myzeqeja është një nga përfituesit më kryesor të këtij korridori. Për ju hapet tregu i Kosovës.

    Zonja e Zotërinj,

    Ne po ecim drejt mandatit të dytë. Ne nuk kërkojmë votën tuaj për këto që kemi bërë, megjithëse jam i bindur se, për secilin prej nesh, data 4 prill do të mbetet e pashlyer në memorien tonë. Por ne kërkojmë votën për projektet e mëdha që kemi përpara, ne kërkojmë votën tuaj sepse duam të urbanizojmë tërësisht Myzeqenë, ne kërkojmë votën, sepse duam të ofrojmë infrastrukturën më moderne, shkolla, ujësjellës, kanalizime, rrugë. Ne kërkojmë votën sepse, në mandatin e dytë, ne e shndërrojmë Shqipërinë në një eksportues të rëndësishëm të energjisë elektrike në Ballkan dhe më gjerë. Ne e mbajtëm fjalën tonë, ne u zotuam se në fundin e vitit 2007 e më tej nuk do të ketë më ndërprerje të programuar të energjisë elektrike. Ata që ju thonë se kjo vjen nga shirat, ne u themi se ju mashtroni, sepse në vitin 2008 kemi importuar 2.4 miliardë kilovat /orë energji elektrike, në mënyrë që të mos ndërprisnim furnizimin me energji. Ndërsa në mandatin e dytë, Shqipëria do të shndërrohet në një eksportues madhor të energjisë në Ballkan. Vetëm në këto dy muaj nisin punimet për 20 hidrocentrale, vetëm këto dy muaj nisin punimet për parqet e erës, vetëm këto dy muaj shtohen burimet reja, si termocentrali i Vlorës. Pra, ne kërkojmë votën tuaj për ato që do të bëjmë.

    Vëllezër e motra,

    Unë kam bindjen se këto 3 vjet e 8 muaj, kanë bindur çdo qytetar të Lushnjës, çdo shqiptar, se kjo qeveri, fshatin e braktisur nga qeveria e mëparshme, e vendosi në qendër të vëmendjes. Ne premtuam dyfishimin e pensionit në fshat. Ju garantoj se nga 1 maji, çdo pensionist në fshat do të marrë një pension 2 herë më të madh se 4 vite më parë. Ju garantoj se ky është vetëm hapi i parë, sepse ne do të zhdukim përfundimit diferencimin pensionit të fshatit dhe qytetit dhe do të shkojmë drejt barazimit të plotë të pensioneve. Në 3 vjet e 8 muaj ne kemi investuar 1 miliardë e 600 milionë dollarë në fshatrat e Shqipërisë, në mandatin e dytë ne do të investojmë 2 herë më shumë se në mandatin e parë për fshatin shqiptar.



    Zonja e Zotërinj,

    Bota është përfshirë nga një krizë, ndoshta më e madhja në historinë moderne. Natyrisht, pasojat e saj pasqyrohen kudo. Por, më duhet t’ju them zotërinjve të opozitës, mos derdhni lot krokodili, mos u bëni kollagjer që ndillni çdo ditë zi dhe vetëm zi. Është vërtetë që ka një krizë botërore të rëndë, është e vërtetë se ajo pasqyrohet kudo, por është e vërtetë se qeveria ime disponon çdo qindarkë për të rritur pensionet, pagat, ashtu siç ka premtuar, për të dyfishuar pensionet tuaja në 1 maj dhe për të dyfishuar rrogat e arsimtarëve, të infermierëve, për të filluar të gjitha projektet që shpalla këtu para jush.

    Zotërinj opozitar, mos harroni se, në rast se Shqipëria e mbylli vitin 2008 me rritjen më të madhe në Europë, e mbylli në sajë të politikave të drejta të kësaj qeveria, kundër të cilave ju votuat non stop vazhdimisht në Parlament. Bëhuni shembull që të besoheni. Nëse doni të kontribuoni në parandalimin e pasojave të krizës, ulni taksat dhe tatimet për bashkitë që qeverisni. Nga njëra anë kryetari i PS dhe njëkohësisht kryebashkiaku, bërtet për krizën, nga ana tjetër ka katërfishuar taksën e gjelbërimit dhe del e numëron pemët, siç numëron votat e Këshillit të Bashkisë, 3, 5 7, 11. Unë ju bëj thirrje; konsiderojeni seriozisht uljen e taksave, keni një javë afat, në të kundër qeveria do të vendosë “kufirin te thana”.

    Së fundi, ju ftoj që, në një akt të madh qytetarie, nje akt të lart përgjegjësie, të merrni letërnjoftimet elektronike, sepse ne patëm fatin të marrin një letërnjoftim nga më modernët që ekziston sot në Europë, t’i merrni që të zhvillohen zgjedhje më të lira dhe më ndershmet që ka njohur Shqipëria ndonjëherë, t’i merrni që t’u dëshmojmë partnerëve tanë se ne kemi dokumentet me të sigurta të identitetit, që ne e meritojnë plotësisht heqjen e vizave. Më lejoni t’ju premtoj se, pas anëtarësimit në NATO, stacioni i dytë madhor i përbashkët do të jetë heqja e plotë e vizave për shqiptarët.

    Edhe njëherë, gëzuar të gjithëve. Le ta shndërrojmë këtë periudhë në një festë të vërtetë të fitores sonë të sigurt”.


    09/04/2009
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 09-04-2009 më 13:09

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Berisha egziston sepse egzistojne ............ qe e mbeshtesin

    ...Mjekut Met Kaci, i mbushen sytë me lot kur flet. Kujton momentet kur fëmija u soll në sallën e urgjencës së Spitalit Rajonal të Durrësit dhe mezi merrte frymë. E, ashtu në grahmat e fundit të jetës, tha një frazë, që dr. Metit dhe mjekëve të këtij spitali, do t'u mbetet përjetë në kujtesë: "Xhaxhi doktori, mos i merrni lekë babit tim, se ne jemi të varfër...".

    Kërthiu kishte mbyllur sytë paqësisht, pa akuzuar askënd, vetëm me merakun e fukarallëkut të prindërve të tij, të cilët do t'i linte edhe më të varfër tashmë. Dr. Meti e ka të vështirë këtë rrëfim: "Po i bllokohej frymëmarrja dhe, pasi na tha atë frazën për babanë, bëri një pauzë dhe foli prapë, duke na parë në sy: "Nuk marr dot frymë...".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dajti : 10-04-2009 më 16:16

Faqja 15 prej 18 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •