Close
Faqja 11 prej 18 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 179
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Jo zarathuster jo nuk eshte ashtu si thua ti. Ti kerkon ti besh njerezit idiote vetem e vetem se nuk mendojne si ty. Arritje ka plot dhe vlejne te pergezohen. Pyesni emigrantet qe vizituan Shqiperine kete vit. Vecse fjale te mira dhe mjaft ndryshime pozitive. Lind pyetja a ka per te bere? Po ka shume per te bere dhe gjithsecili mund te rreshtoje nje mori gjerash qe duhen bere. Por, e perseris, per hir te se vertetes duhet thene se eshte punuar. Nuk dua te hyj ne hollesira, shifra e fakte se ato jane thene e jane sterthene, por mos i beni njerezit idiote dhe injorante.........

  2. #102
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Tjeter "Fitorje" e Qeverisjes

    me kete rast mund te permirsohet gjendja e burgjeve, sepse serbet kan protestue, e Haga e Brukseli kan me reague ... thenk mue ...

    BalkanWeb.com | 06/11/2008

    Kuvendi jep OK: Të dënuarit e Hagës burg në Shqipëri
    • Nga Daniela Bonollari

    TIRANE - Parlamenti shqiptar i hapi rrugë sot marrëveshjes me
    Tribunalin e Hagës të firmosur në 19 shtator nga Shqipëria dhe
    Gjykata Ndërkombëtare të Krimeve për ish – Jugosllavinë. Me
    këtë marrëveshje, Shqipëria gëzon të gjitha të drejtat për të
    kërkuar që dënimin e dhënë nga Tribunali për masakrat e bëra
    në Kosovë, gjeneralët famëkeq serbë, ta vuajnë në burgjet
    shqiptare. Projekligji u miratua me shumicë votash

    Të burgosurit serbë të dënuar për krime lufte nga Haga
    mund të vuajnë dënimet në burgjet shqiptare. Parlamenti
    miratoi sot me shumicë votash projektligjin për këtë cështje
    që është firmosur që në shtator nga Haga deh Shqipëria. Por,
    kjo marrëveshje është kundërshtuar nga Serbia, vetëm një muaj
    pas publikimit të lajmit se të dënuarit për krime lufte në
    Kosovë do të mund të vuajnë dënimin e caktuar nga Gjykata
    Ndërkombëtare në qelitë shqiptare.

    Në seancën e sotme të radhës ligjvënësit shqiptare votuan me
    81 vota pro dhe 1 abstenim projektligjin “Për ratifikimin e
    marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kombeve të
    Bashkuara për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare
    të Krimeve për ish - Jugosllavinë”. Ky “Ok” i Kuvendit i hap
    sot rrugën marrëveshjes mes Hagës dhe Shqipërisë që u firmos
    më 19 shtator të këtij viti.

    Por në muajin tetor pasi u njoh fillimisht me marrëveshjen
    Serbia i ka dërgoi menjëherë një notë proteste Gjykatës së
    Hagës kundër marrëveshjes me Shqiperinë, sipas të cilës disa
    të burgosur lufte do të dërgohen në burgjet shqiptare.
    Drejtori serb i zyrës së bashkëpunimit me Hagën, Dušan
    Ignjatoviæ shprehu shqetësimin e Beogradit ndaj vendimit të
    Gjykatës së Hagës për këtë marrëveshje. Argumenti kryesor që
    ngre Serbia është se Shqipëria ka probleme për gjendjen e
    burgjeve.

    Marrëveshja për të burgosurit për krime lufte mes Hagës dhe
    Shqipërisë u firmos më 19 shtator të këtij viti nga ambasadori
    ynë në Holandë, Roland Bimo dhe sekretari i Gjykatës
    Ndërkombëtare, Hans Holthaus. Në bazë të nenit 1 dhe 2 të
    marrëveshjes, shteti shqiptar me një kërkesë zyrtare drejtuar
    Tribunalit, ka të drejtë të kërkojë që një apo disa kriminelë
    lufte, pa dallim nacionaliteti, ta vuajnë dënimin në burgjet
    shqiptare. Kjo do të thotë se Shqipëria gëzon të gjitha të
    drejtat për të kërkuar që dënimin e dhënë nga Tribunali për
    masakrat e bëra në Kosovë, gjeneralët famëkeq serbë, ta vuajnë
    në burgjet shqiptare.

    Në listën e vendeve që kanë nënshkruar marrëveshje të tille
    janë gjithsej, 16 shtete evropiane.

    (d.b/BalkanWeb)

  3. #103

    Interesim gjithnjë dhe më i madh i investitorëve austriakë

    Kryeministri Berisha takon një grup investitorësh austriakë


    Kryeministri Berisha priti në një takim një grup investitorësh austriakë, përfaqësues të kompanisë MTC, kompanisë IC Holding, kompanisë “WEB”.

    Përfaqësuesit e kompanive shprehën interesin për të sjellë investimet e tyre në fushën energjetike, në ndërtimin e HEC-eve me energji të rinovueshme dhe në biomasë.

    Kryeministri Berisha i njohu investitorët austriakë me përpjekjet e qeverisë shqiptare për krijimin e një klime të favorshme për investimet në vend, lehtësitë e krijuara për ta, duke i siguruar se projektet e paraqitura prej tyre do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë për realizimin sa më me sukses të tyre.

    06/11/2008

  4. #104

    Investitorët kanadezë, të motivuar për investime në Shqipëri

    Investitorët kanadezë, të motivuar për investime në Shqipëri


    - Jehona e hapave gjigante që po ndërmerr Shqipëria dhe promovimi i imazhit të saj në Kanada, kanë nxitur investitorët kanadezë të shfrytëzojnë mundësitë e mëdha që ofron vendi ynë.

    Kryeministri Berisha priti sot në një takim Presidentin e kompanisë kanadeze “Cemcorp Cement”, z. Armand Nahmiache, i cili shoqërohej në këtë takim nga hokeisti i mirënjohur me origjinë shqiptare që luan në Toronto, z. Tie Domi.

    Hokeisti Tie Domi i bëri të ditur Kryeministrit se vendimin për të ardhur në Shqipëri, së bashku me investitorë kanadezë, e kishte marrë pas takimit të zhvilluar me Kryeministrin Berisha, një vit më parë, në Samitin e vendeve të NATO-s. Ai theksoi se jehona e hapave gjigante që po ndërmerr Shqipëria dhe promovimi i imazhit të saj në Kanada, e kanë nxitur atë të vizitojë për herë të parë vendin e origjinës dhe t’ju tregojë investitorëve kanadezë mundësitë e mëdha që ofron Shqipëria. Z. Tie Domi tha se eksperienca që ata gjetën në Shqipëri, ishte shumë më e madhe se ajo çka prisnin, ndërsa premtoi se do të kthehej sërish në Shqipëri, me investitorë të tjerë, për të kontribuar në zhvillimin e vendit. Gjithashtu, hokeisti me origjinë shqiptare vuri në dukje se do të jepte edhe vet ndihmën modeste, duke sjellë së shpejti në Shqipëri një investim për ndërtimin e një qendre sportive.

    Presidenti i kompanisë kanadeze “Cemcorp Cement”, z. Armand Nahmiache, shprehu interesin për ngritjen e një fabrike cimentoje në Shqipëri, duke siguruar plotësimin e të gjitha standardeve në këtë drejtim.

    Kryeministri Berisha i njohu të pranishmit me zhvillimet e gjithanshme në Shqipëri dhe shprehu kënaqësinë për interesin e kompanisë kanadeze për të investuar në Shqipëri.



    06/11/2008

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    qt=ysh ngelen po k*qe ca njerez...

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Socialistet mbajn dit zie per shkak te raportit pozitiv qe erdhi nga kshilli evropian per qeverin Berisha.
    Se sa do vazhdoj kjo nuk dihet por u pa qe nga goja villnin vrer ndaj evropes pse foli mir per berishen,dhe shi per ket kan vendos te mbajn zi.
    Si do qe te jet uroi qe shqiperia te vazhdoj ne kete rrug dhe mos te bie pre e socialisteve sepse nuk ja vlen te merrren me ta.

  7. #107
    Një grup investitorësh italianë vlerësojnë Shqipërinë si vendin me klimën më të përshtatshme për biznesin në rajon


    Kryeministri Berisha priti një grup investitorësh italianë, përfaqësues të Grupit TREVI, Ekobio, Amouuge LLC, kompanisë T-Power, Grupit SMA Svilupo, etj.

    Përfaqësuesit e kompanive vlerësuan zhvillimet dhe progresin në Shqipëri, veçanërisht në fushën ekonomike, duke theksuar se këto zhvillime kanë nxitur bordet e tyre të marrin vendimin për të investuar në Shqipëri, si një vendi me ekonominë më dinamike dhe me klimën më të përshtatshme për biznesin në rajon. Projektet e paraqitura nga këto grupe konsistonin në fushën e energjisë, për ndërtimin e një impiant prodhimi energjie nga era, me platformë në det dhe në tokë, pranë zonës së Porto Romanos, në Parkun Energjetik të kësaj zone, si dhe në ndërtimin e një linje kavo elektrike nënujore, midis Shqipërisë dhe Italisë. Për këtë të fundit, është marrë leja e ndërtimit dhe është përfunduar procedura nga pala italiane, ndërkohë që është në proces marrja e lejes nga pala shqiptare. Një tjetër projekt në fushën energjetike ishte ai për ngritjen e një impianti biomase.

    Në fushën e turizmit, përfaqësuesit italianë paraqitët projekte për ngritjen e qendrave turistike në bregdet.

    Gjithashtu, ata paraqitën një projekt për ngritjen e një qendre ndërkombëtare, si dhe të një “Call Center”, në Durrës, për të cilin ka filluar edhe aplikimi, si dhe një projekt në fushën e agrobiznesit.

    Kryeministri Berisha i falënderoi këto kompani ndërkombëtare, për vendimin e tyre për të përzgjedhur Shqipërinë si vendin e shtrirjes së investimeve të tyre dhe i garantoi ata se do të ketë mbështetjen e plotë të qeverisë në përmbushjen e të gjitha projekteve.

    06/11/2008

  8. #108
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    TemA

    Heshtja e ndërkombëtarëve ndihmon peshkaqenët e politikës të gllabërojnë pronat tona
    Nga Rrapo Hajredin Danushi, Kryetar i shoqatës kombëtare së të shpronësuarve, “Pronësi me Drejtësi”

    Kakomeja është preja e radhës e peshkaqenëve të politikës, nesër radha do t’i vijë një prone tjetër. Këtë radhë grabitësit nuk pyesin as për faktin se kjo çështje po gjykohet në Gjykatën e Apelit. Siç u njoftua nga TV News 24, në këtë veprim morën pjesë forcat e Policisë së Shtetit, që hasën në rezistencën e banorëve. Shoqata kombëtare e të shpronësuarve, “Pronësi me Drejtësi”, ka ngritur publikisht zërin në vitin 2004 dhe 2005 për të ndaluar peshkaqenët e Fatos Nanos që të mos gllabëronin Kakomenë. Sot e ngremë përsëri zërin dhe mbështesim apelin e shoqatës “Bregdeti” që ka denoncuar me datën 8 dhe 9 nëntor 2008 në shtyp veprimin antiligjor e arbitrar të qeverisë së Sali Berishës për grabitjen e Kakomesë.

    Aktualisht, 192 familje pronare të Kakomesë janë në proces gjyqësor me shtetin, ndërsa persona të interesuar për të grabitur trojet turistike, pa pritur të përfundojë të paktën formalisht procesi gjyqësor, mbështeten edhe nga forcat policore, çka të bën të mendosh se në këtë akt banditesk janë të përziera strukturat shtetërore. Ajo që ndodhi më 6 nëntor në Kakome, nuk mund të ndodhi në asnjë shtet demokratik, por edhe po të ndodhte, do të quhej turp shtetëror dhe do të kërkohej që banditët të viheshin menjëherë në bankën e të akuzuarve. Këtë duhet të bëjë me përparësi dhe publikisht kryeministri, Sali Berisha, në të kundërt lufta kundër korrupsionit është një falsitet që vlen vetëm për të mashtruar ata ndërkombëtarë që dëshirojnë të mashtrohen.

    Çuditërisht, problemet e shkeljes së të drejtës së pronës prej 17 vjetësh po kalojnë në heshtje nga presidentët, kryeministrat dhe kryetarët e Kuvendit që kanë zëvendësuar njëri-tjetrin, ndonëse ata janë institucionet bazë për mbrojtjen e detyrimeve kushtetuese. A janë këta mëkatarë? E keqja është akumuluar, por kush e nxit që të shpërthejë? Në një nga pikat e apelit publik të datës 8 nëntor 2008, shoqata “Bregdeti”, i bën thirrje dhe Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri, veçanërisht ambasadorëve të KE, të BE, të OSBE, të SHBA, të Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, që ata të ndikojnë që shteti shqiptar të respektojë të drejtën e pronës në përputhje me Konventën Evropiane dhe detyrimet kushtetuese. Kërkesë kjo krejt normale, por jo vetëm ankesat e dërguara nga shoqata “Bregdeti”, por edhe ato të shoqatës kombëtare “Pronësi me Drejtësi” duket sikur nuk janë lexuar fare dhe nuk janë transmetuar në qendër.

    Progres-Raporti i KE i vitit 2008 do të ishte krejt ndryshe, nëse hartuesit e tij do të ishin vënë në dijeni me ankesat tona që jemi pala e vuajtur dhe e prekur nga kjo dhunë shtetërore e postkomunizmit. Lënia në hije e problemit të kthimit fizik të pronës në Progres-Raportin e KE të vitit 2008 dhe përzierja e emrit kthim-kompensim na bën të mendojmë se situata në Bruksel është raportuar e deformuar, ashtu siç e paraqesin pushtetarët, ashtu siç i intereson mafies që ka vjedhur si pronat e shtetit, dhe pronat private. Vizat për të lëvizur lirisht në Evropë, janë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, por prioritetin e ka prona e trashëguar. Liberalizimi i vizave nënshkruhet, nëse realizohen pasaportat e sigurta me kërkesat e KE, por as kjo dhe as pranimi në NATO nuk garantojë stabilitetin social dhe ekonomik të Shqipërisë dhe nuk janë ekuivalentë të demokracisë. Kthimi fizik mbaron brenda muajit dhe nuk ka asnjë faturë financiare. Përkundrazi, sa më shumë shtyhet koha për kthimin fizik të pronës, e keqja thellohet. Kakomeja është vetëm një shembull i përsëritur i Gërdecit të pronës. Kjo shpjegon pse në Shqipëri vazhdon anarkia e titujve të pronësisë.

    Ju lutem, zoti H. Lohan, ambasador i KE dhe ju të nderuar zotërinj ambasadorë, lexoni dhe vlerësoni letrat, ankesat tona, si dhe shkrimet që boton vazhdimisht media dhe do të kuptoni se një pjesë e fajit për këtë gjendje të mjeruar të popullit dhe të demokracisë në Shqipëri ka si shkak heshtjen tuaj. Kjo heshtje po shkatërron Shqipërinë.

    Ligji antikushtetues 7501, që realisht është zbatuar në më pak se 25 % të vendit nga politikanët tanë mjeshtër të mashtrimit, raportohet sikur është zbatuar në gjithë vendin dhe se e vetmja zgjidhje na mbetet kompensimi. Ndërsa kryeministri Berisha harron çfarë ka premtuar në vitet 1991 e më pas, sot flet dhe angazhohet vetëm për kompensim të pronave. Ne i kemi thënë dhe i themi se kompensimi është një tullumbace, por jo vetëm kaq. Kjo platformë është falimentim i programuar i ekonomisë dhe destabilizim permanent. Korrigjimi i politikës së papërgjegjshme dhe dëmprurëse me pronën kërkon konsensusin politik Sali Berisha-Edi Rama (mazhorancë-opozitë) dhe këto 2 liderë nuk duhet lejuar të shkatërrojnë vendin, por duhen imponuar që pronarëve t’iu kthehet fizikisht prona e tyre e disponuar padrejtësisht nga shteti i diktaturës, duke respektuar titujt e mirëfilltë të pronësisë. Platforma e deritanishme e mbrojtur në vitin 2003-2004 nga kryetari i OSBE, zoti Osmo Lipponen, i kritikuar atëherë prej nesh, u vërtetua se rezultoi humbje kohe, dështim dhe falimentin i llogaritur. Situata kërkon seriozitet nga qeveria dhe Kuvendi për amendimin e ligjit 9235, me abrogim të aneksit të tij dhe të specifikohet se kthimi dhe kompensimi i pronës të jenë detyrim i shtetit. Kthimi dhe kompensimi duhet të realizohen si dy procese të ndara qartë. Kthimi bëhet shumë shpejt, ndërsa kompensimi është proces më i ngadaltë, por dhe ai bëhet pa faturë financiare gjigante, nëse respektohen parimet kushtetuese dhe ato ndërkombëtare. Shoqatat kombëtare “Pronësi me Drejtësi” dhe shoqata “Bregdeti” kanë kërkuar të zbatohen këto parime që deri sot kanë rënë në vesh të shurdhër. Në promemorien e botuar thuajse në të gjitha gazetat kryesore në datën 7 qershor 2008 ndër të tjera kemi theksuar se: kthimi i pronës është i thjeshtë, nëse qeveria dhe Kuvendi nuk do të mbrojnë më tej përfitimet e paligjshme të oligarkisë postkomuniste duke propaganduar kompensimin në vend të kthimit.

    1. Zgjidhja e problemit të pronës dhe reforma e pronës në përputhje me kërkesat e Këshillit të Evropës, detyrimet kushtetuese, duke respektuar titujt e pronësisë të pranohet me ligj si detyrimi i shtetit. Ky proces të ndahet në dy faza të veçanta: kthimi dhe pas përfundimit të kthimit të fillojë kompensimi.

    2. Për këtë qeveria duhet të ndajë dhe dallojë se cilat janë prona, ku shteti gëzon ligjërisht titujt e mirëfilltë të pronësisë (neni 41/2 i Kushtetutës) dhe cilat janë prona, që shteti i diktaturës iu grabiti pronarëve të ligjshëm dhe që duhet t’u kthehen fizikisht të zotëve. Në pronat që duhen kompensuar qeveria duhet të përcaktojë vetëm ato prona që janë tjetërsuar për ndërtime banimi para vitit 1991 ose edhe sot vazhdojnë të shfrytëzohen për nevoja publike konform ligjit, por jo pronat e përfituara padrejtësisht pas vitit 1991 nga politikanët dhe klanet e tyre.

    3. Të përcaktohet një afat kohor për kthimin fizik sipas dokumenteve para vitit 1945. Kthimi t’i bëhet trungut familjar të trashëgimlënësit, pronar i ligjshëm (kthim fizik pavarësisht nga zëri kadastral dhe jo kthim të pjesshëm vetëm trashëgimtarit që jeton në fshat, se kjo ka futur konfliktin deri brenda familjes).

    Faza e kthimit me ndihmën e shoqatës tonë, të shoqatës AK “Bregdeti” dhe të komunitetit të pronarëve të çdo fshati, nëse do të ketë vullnet politik, mund të realizohet brenda pak javëve, duke mbyllur këtë burim kryesor të korrupsionit pushtetar dhe burim të konflikteve midis pronarëve të ligjshëm dhe pronarëve falsë e të përkohshëm, që ka krijuar politika e pas vitit 1991.

    4. Të shpallen të pavlefshme të gjitha aktet, me të cilat drejtuesit e institucioneve shtetërore, pas vitit 1991, e kanë transferuar pronën e subjekteve të shpronësuar në persona të tretë.

    5. Pronarëve të vërtetë t’u kthehet plotësisht prona dhe e drejta e parablerjes së objekteve të ngritura mbi tokat e tyre dhe të privatizuara nga qeveria sipas interesave klanore.

    6. Zhdëmtim ose sipas rastit vlerësim financiar, personave të tretë, që këto 16 vjet i kanë përfituar padrejtësisht dhe po i shfrytëzojnë pronat e pronarëve të ligjshëm.

    7. Pas përfundimit të kthimit të fillojë faza e kompensimit. Kompensimi të bëhet me prona të mirëfillta të shtetit, që përbëjnë mbi 52% të pronës.

    8. Hartat e tokave të lira dhe hartat e çmimeve, fondi për kompensim etj., janë të nevojshme vetëm për fazën e kompensimit dhe mund të bëhen vetëm pas

    përfundimit të kthimit. Kompensim të parashikohet vetëm për pronat që vazhdojnë të shfrytëzohen për nevoja publike, si dhe ato prona që nga viti 1944 deri 1991 janë tjetërsuar për godina banimi. Këto nuk përbëjnë asnjë problem, sepse janë pak.

    Shteti është pronar i ligjshëm për 52% të pronave dhe nëse kjo pasuri do të çlirohet nga grabitja, e organizuar nga politikanët, qeverisë i del dhe i tepron të kompensojë shumë herë më tepër nga sa janë nevojat reale për kompensim, pa krijuar deficite financiare, për të cilat i gjithë buxheti i shtetit nuk mjafton për disa dhjetëra breza.

    Kjo është e vetmja alternativë që korrigjon politikën antipronar të platformës së Katovicës, të zbatuar me konsekuencë prej vitit 1991, mundëson anëtarësimin real në NATO dhe plotëson një nga parakushtet që ka vendosur Këshilli i Evropës për qeverinë shqiptare, shmang jo vetëm krizën financiare, por dhe atë sociale që i kanoset vendit.

    Demokracia fillon me pronën dhe për zgjidhjen e këtij problemi të lënë pas dore është i domosdoshëm kushtëzimi i qeverisë nga ana e institucioneve ndërkombëtare. Në mënyrë që përparimet e arritura pas vitit 1991 e deri sot të konsolidohen në një shtet demokratik dhe që Shqipëria të mos kthehet në Palestinë, prioritet duhet t’i vihet reformës së pronës duke kthyer pronën tek i zoti, duke respektuar kërkesat e përsëritura të KE dhe të Departamentit amerikan të Shtetit. Shpresojmë se ky zë i pronarëve do të dëgjohet nga politikanët shqiptarë, por dhe nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO, të BE, FMN, Bankës Botërore dhe USAID, në mënyrë që mbështetja e tyre për politikën shqiptare të jetë në dobi të demokracisë dhe të shtetit ligjor.

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ish pronaret e ish te perndjekurit.. duhet te kene nje koke qe te flase per ta.. dhe ne votime te jene grusht.. e ti japin voten njeriut te tyre.. totalisht besnik e te pa shit-shem..
    c'ndodhi me mediun..
    dhe ai pretendonte se perfaqson pronaret.. mirpo gerdeci e nxorri b.ith jashte ate legen te koridoreve te zyrave te ps-se dikur..
    cndodhi me kurt kolen e gumenin.. e boricin e shkodrano djathtasve..
    u vune ne resht nga namik klosi i mejdan zabitit.. te nexho vero ramizit e vrane demokracine bashk me caushet kanibale e luiz studentet vampire vlonjate..

    do konseguence ceshtja..
    jo xerr u a ben edvinua e ata dalin ne protesta..


    ---------



    Kryeministri kërkon nga kryefamiljarët regjistrimin e personave që punësojnë


    Punëtorët në familje, sigurime si punonjës me kohë të pjesshme


    Legalizimi i punëtorëve të familjeve ka qenë një ndër çështjet kryesore që kryeministri Berisha ka trajtuar gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit të Ministrave. Gjatë mbledhjes, kreu i ekzekutivit ritheksoi se, në mënyrë kategorike, nga ky vendim nuk ka për qëllim të përfitojë arka e shtetit, por të vendosë dinjitetin e duhur në trajtimin e kësaj kategorie punonjësish. Më tej, kreu i qeverisë i bëri thirrje të gjithë kryefamiljarëve që kanë të punësuar në shtëpi të bëjnë regjistrimin e këtyre punonjësve. Në këtë kuadër, kreu i qeverisë sqaroi se pagesa vjetore që do të bëhet nga punëdhënësit është simbolike dhe nuk do të rëndojë buxhetin e tyre, por do t`u krijojë mundësi të punësuarve të përfitojnë pension. "Vendimi për sigurimet shoqërore të punëtorëve në familje u diskutua përsëri dhe u vendos që kjo kategori do të trajtohet si punëtorë me kohë të pjesshme. Kërkoj për këtë një mirëkuptim të plotë dhe total. Ky vendim, nuk ka në mënyrë kategorike qëllimin e përfitimit të arkës së këtij shteti, por ka si qëllim vendosjen e dinjitetit njerëzor, të trajtimit human që meritojnë këta njerëz. Punëdhënësi do të paguajë gjithsej rreth 80 dollarë në vit, gjë e cila nuk rëndon buxhetin e tij, por legjitimon dhe krijon një mundësi pensioni për këtë kategori punonjësish", tha kryeministri. Duke theksuar se në tërësi këto janë gra dhe vajza, të cilat e bëjnë këtë punë për të përballuar jetën e tyre të përditshme, kryeministri shprehu bindjen se që të gjithë kryefamiljarët, të ëilët asistohen nga këta punëtorë, duhet t`i regjistrojnë ato, sepse është një çështje prestigji, dinjiteti dhe raporti njerëzor. "Kemi zgjedhur formën më minimale të detyrimit. I kemi konsideruar ata punonjës me kohë të pjesshme. Kemi vendosur vetëm sigurimin shoqëror dhe asgjë tjetër ndaj tyre dhe unë shpresoj që të ketë një mirëkuptim, në mënyrë që borgjezia e re të mos harrojë se karakteri social dhe fryma sociale duhet të jetë një nga tiparet më të rëndësishme të moralit të saj", vijoi më tej kreu i ekzekutivit.






    Më shumë se 150 mijë ha tokë janë në dispozicion të zhvillimit të projektit


    Program për mbjelljen e 20 milion fidanëve ullinj në të gjithë vendin


    Qeveria do të stimulojë zhvillimin e kulturës së ullirit nëpërmjet hartimit të një programi të posaçëm, që parashikon mbjelljen e 20 milion fidanëve të rinj në të gjithë territorin e vendit. Kryeministri Berisha prezantoi dje në mbledhjen e qeverisë projektligjin për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërkombëtare për ullirin dhe vajin e ullirit. Duke vlerësuar se kultura e ullirit është një nga trashëgimitë më të çmuara që gjeneratat e shkuara na kanë lënë, me rreth 5 milion rrënjë ullinj, kryeministri nënvizoi epërsinë e vajit të ullirit ndaj të gjitha vajrave të tjera, simbolikën e tij dhe vlerësimin që shqiptari i ka bërë ullirit, duke e ëilësuar si flori i mbitokës. Është në detyrimin tonë që këtë trashëgimi ta shumëfishojmë në kohën më të shkurtër të mundshme. "Kudo që udhëton në Shqipëri, zonat me ullinj janë shumë të shtrira dhe të gjera, nga Ksamili deri në Shkodër, me varietete nga më të mrekullueshmet dhe cilësinë më të lartë të vajit. Kjo kërkon që ne të marrim një vendim që nga 5 milion të shkojë në 25 milion rrënjë ullinj", tha kreu i ekzekutivit. Për nxitjen e kësaj iniciative, qeveria do të hartojë së shpejti një program për krijimin e të gjitha mundësive për mbjelljen e 20 milion fidanëve ullinj, si dhe do të vendosë një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha vendet që mund të ndihmojnë në realizimin e tij. Ndaj këtij projekti, kreu i ekzekutivit vuri në dukje se Shqipëria ka djerrina, shpate kodrash dhe malesh, ku mund të mbillen plantacione ndër më të mëdhatë e ullirit. "Ne kemi bërë disa nxitje në këtë drejtim, por këto janë fillestare. Ne duhet të hartojmë me shpejtësi një program, që do të mundësojë mbjelljen e 20 milion fidanëve. Për këtë, qeveria duhet të përgatisë të gjithë stimujt nxitës dhe krijimin e mundësive për mbjelljen e tyre. Kjo fillon me identifikimin e të gjitha territoreve që janë të panumërta, me bashkëpunimin me institutet publike apo private, me një bashkëpunimi më të ngushtë me institutet e vendeve fqinje, Italisë dhe Greqisë, që qëndrojnë në krye të botës për ullirin dhe vendosjen e bashkëpunimit me të gjitha vendet, që mund të na ndihmojnë në këtë iniëiativë", tha kryeministri duke shtuar se, qendra e kërkimeve shkenëore e merr këtë si një nga drejtimet më kryesore të punës së saj. Gjithashtu, kreu i qeverisë siguroi se kjo nismë do të mbështetet edhe me mobilizimin e fondeve të duhura. "Natyrisht, kjo nismë kërkon projektin dhe më pas mobilizimin e fondeve. Duhet të praktikohen të gjitha variantet. Atyre që duan të krijojnë plantacione në djerrina, t'u ofrohet sipërfaqja me një euro dhe kjo praktikë pozitive është filluar me dhënien e dy mijë hektarëve të parë. Ju siguroj se janë disponibël në këtë moment edhe 150 mijë hektarë të tjerë djerrina në kodra dhe jo vetëm kodra nga Ksamili deri në Shkodër", tha kryeministri duke insistuar në një projekt shumë të studiuar. Ndër të tjera ai theksoi se, krahas nxitjes së zhvillimit të kësaj kulture, çertifikimi i vajit të ullirit, ndonëse po eëet në këtë drejtim, duhet të marrë përparësi të madhe.







    Vendet e Ballkanit vullnet të hekurt drejt integrimit

    Në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, zhvilloi dje një takim me kryeministrin Berisha. Gjatë këtij takimi, të dy personalitetet theksuan rëndësinë e projekteve të përbashkëta rajonale, duke u ndalur në projektin e Korridorit VIII, në kompletimin e linjës hekurudhore me Maqedoninë, në lehtësimin e transportit të njerëzve dhe mallrave në pikat doganore. Veljanovski dhe kryeministri Berisha theksuan rëndësinë e iniciativave rajonale për të nxitur një vëmendje më të madhe të BE-së për projektet e mëdha në Ballkan. Kryeministri Berisha theksoi se vendet e Ballkanit, me progresin e tyre, kanë mundësinë të dëshmojnë për një Ballkan krejt ndryshe dhe se e ardhmja e rajonit është optimiste sepse vendet e tij kanë vullnet të hekurt në rrugën e zhvillimit, bazuar mbi iniciativën e lirë të njerëzve. Kreu i legjislativit maqedonas shprehu vlerësime mjaft pozitive mbi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike mes dy vendeve, duke theksuar domosdoshmërinë e intensifikimit dhe ngritjes cilësore të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Nga ana e tij, kreu i ekzekutivit, nënvizoi progresin e ndjeshëm të bërë nga Maqedonia, si dhe ecurinë e reformave në vend, duke vlerësuar gjithashtu edhe progresin e ndjeshëm në zbatim të Marrëveshjes së Ohrit. Kryeministri, gjithashtu, shprehu falenderimet më të sinqerta për aktin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia, kontribut ky shumë i rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit. Në vijim të takimit, të dy personalitetet u shprehën për një nivel të shkëlqyer të bashkëpunimit politik, si dhe për domosdoshmërinë e ngritjes së bashkëpunimit ekonomik në këtë stad.





    Berisha: Alfabeti i shqipes, dëshmi e vokacionit perëndimor


    Kryeministri Berisha mori pjesë, dje në mbrëmje, në ekspozitën e organizuar nga Biblioteka Kombëtare, në kuadër të 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit. Kreu i qeverisë shprehu kënaqësinë që ishte i pranishëm në këtë aktivitet, që çel serinë e aktiviteteve që organizohen në 100 vjetorin e alfabetit të gjuhës shqipe. "Ky është një moment mirënjohjeje më të thellë për ata burra që vendosën të përzgjedhin për alfabet të gjuhës shqipe, atë alfabet që ishte më shpirtëror për këtë gjuhë. Gjuha jonë është shkruar shekuj e shekuj më parë, është shkruar në alfabete të ndryshme. Por ajo që të bën përshtypje dhe të mbush me një mirënjohje të thellë, është fakti se Kongresi i Manastirit përzgjodhi alfabetin latin, sepse ndoshta ai ishte më i vjetri me të cilën u shkrua gjuha shqipe, pra kjo gjuhë që flasim ne sot. Sigurisht këtu nuk po i referohem edhe revolucionit që kjo gjuhë mund të ketë bërë, që nga koha e pararendëses së saj", u shpreh Kryeministri. Ai theksoi se ata që përzgjodhën dhe vendosën për këtë alfabet, qenë burra mendjendritur dhe që u ndikuan vetëm nga e vërteta kombëtare, edhe pse rrymat ishin të ndryshme."Nuk ka rëndësi kundërshtitë apo debatet që ata patën, por rëndësi të jashtëzakonshme ka trashëgimia e shkëlqyer që ata na lanë, trashëgimi e cila, së bashku me flamurin kombëtar, përbëjnë 2 dëshmitë më të mëdha të vokacionit perëndimor të kombit shqiptar", nënvizoi Kryeministri. Duke falënderuar drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, zotin Plasari, për ftesën e bërë dhe për organizimin e këtij aktiviteti, Kryeministri tha se "qeveria do të adaptojë një qëndrim cilësisht të ri ndaj librit dhe bibliotekave, ku Biblioteka Kombëtare do të ketë rolin e liderit të këtij procesi dhe këtij zhvillimi".





    Kreu i qeverisë mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave për 26 mësues


    Berisha: Do të mbështesim investimet private në arsim


    Kryeministri Berisha mori pjesë, dje pasdite, në ceremoninë e dhënies së certifikatave për 26 mësues të shkollave publike e private, për ndjekjen e kursit të organizuar nga Qendra për Arsim Demokratik (CDE), me tematikë "mësimdhënia dhe të nxënit ndërveprues sipas metodave për zhvillimin e të menduarit kritik. Ai vlerësoi nismën e ndërmarrë nga kjo organizatë e Shoqërisë Civile, e cila siç u shpreh ai "e nis punën me një peshë të madhe cilësore në reformën arsimore në vend". Gjithashtu, Kryeministri përshëndeti të gjithë mësuesit e trajnuar në këtë kurs. "Ju jeni bërë me këtë nismë një shembull i shkëlqyer për 40 mijë mësuesit e këtij vendi dhe ju keni dëshmuar se keni marrë një vendim shumë të lartë qytetarie, profesioni, për të cilin unë u shpreh respektin tim më të madh", u tha Kryeministri arsimtarëve të pranishëm. Ai i siguroi edhe njëherë se qeveria do të vazhdojë ta ketë përparësi arsimin dhe ajo ka vendosur në epiqendër mësuesit, dinjitetin, aftësitë, kualifikimin dhe kushtet e tyre të punës. Më tej, Kryeministri u ndal edhe në rëndësinë e nxitjes së sektorit privat në arsim. "Jam i vendosur të mbështes fuqimisht pjesëmarrjen e sektorit privat në arsim, sepse jam i bindur se kjo është rruga më e sigurt e mobilizimit të burimeve më të mëdha financiare, në mbështetje të këtij sektori. Ne do të punojmë me përkushtim të zhdukim dallimet, sepse në botë sot ka një revolucion dhe ky është revolucioni i shërbimeve. Në këtë kontekst, ajo që ka shumës rëndësi është cilësia e tyre dhe jashtë garës nuk mund të ketë cilësi", u shpreh Kryeministri. Gjithashtu, kreu i qeverisë tërhoqi vëmendjen edhe për sa i përket çështjes së shkrimit të teksteve nga pedagogët, duke theksuar se duhet të nxitet edhe përkthimi i teksteve studimore të afirmuara dhe vlerësuara ndërkombëtarisht. "Ka shumë tekste të cilat e kanë konfirmuar veten e tyre në botë. Unë nuk them se nuk duhet të shkruhen tekste, sepse disa duhet të shkruhen dhe me këtë mendim nuk dua të dekurajoj askënd, por, nga ana tjetër, dua të nxis përkthimin e teksteve më të mira, të cilat janë të faktuara si sintezë e shkëlqyer, solide, e të dhënave bazë të një disipline të dhënë, e cila shprehet me të njëjtat terma, me të njëjtat ekuacione, me të njëjtat koncepte, kudo në botë", tha Kryeministri.


    Miratohet hapja e programeve të reja në Fakultetin e Ndërtimit


    Është miratuar dje hapja e programeve të reja të ciklit të dytë të studimit pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Në inxhinieri mjedisi, janë profilet Trajtim uji dhe Energjetikë. Në përfundim të këtij programi do të lëshohen diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri mjedisi, profili trajtim uji; si dhe diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri mjedisi, profili energjitikë. Në "Inxhinieri ndërtimi", profili gjeoteknik, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri ndërtimi, me profil gjeoteknikë. Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite. Këto programe studimi do të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009. Kuota e pranimeve në programet e mësipërme të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në Universitetin Politeknik të Tiranës, për vitin akademik 2008-2009, të jenë, Inxhinieri mjedisi 50; Inxhinieri ndërtimi, profili gjeoteknikë 25. Universiteti Politeknik i Tiranës shpërndan kuotat e vëna në dispozicion të tij, në masën jo më pak se 30%, për studentët, që kanë përfunduar të paktën ciklin e parë të studimeve në institucionet e tjera të arsimit të lartë dhe jo më shumë se 70%, për ata që i kanë përfunduar këto studime pranë tij. Në rastet kur nuk ka kandidatë nga institucionet e tjera të arsimit të lartë, që plotësojnë kriteret, atëherë Universiteti Politeknik i Tiranës ka të drejtë të plotësojë kuotën e vënë në dispozicion me studentët, që janë diplomuar në të. Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve, të përcaktuara nga njësitë kryesore të Universitetit Politeknik të Tiranës, bëhen publike. Tarifa vjetore e shkollimit për studentët, që do të regjistrohen, me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, të jetë sipas pikës 6.b.V, të vendimit nr.1337, datë 10.10.2008, të Këshillit të Ministrave, "Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, për programet e studimit të ciklit të dytë dhe master i nivelit të parë, me kohë të plotë, si dhe për tarifat e shkollimit për këto programe, të miratuara për vitin akademik 2008-2009". Kandidatët që u përkasin shtresave sociale, si: të verbër, të shurdhër, invalidë paraplegjikë dhe tetraplegjikë, studentë me aftësi të kufizuara, fëmijë romë apo fëmijë të policëve, të rënë ose të plagosur, për shkak të detyrës, të ish-të përndjekurve politikë, që do të fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi, të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, do të paguajnë 50% të tarifës së shkollimit. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Në çdo program studimi, në ciklin e dytë të studimeve, me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, studentët e shkëlqyer nga cikli i parë dhe nga cikli i dytë, nuk e paguajnë tarifën e shkollimit, për vitin akademik pasardhës. Kuotat e pranimeve në programet e studimit të ciklit të dytë, sipas pikës 4, të këtij vendimi, që mbeten të parealizuara, rishpërndahen sipas institucioneve publike të arsimit të lartë dhe programeve të ndryshme të studimit, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar për Universitetin Politeknik të Tiranës. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

    Blerina TOSLLUKU





    rd
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 13-11-2008 më 05:41

  10. #110
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ...
    do konseguence ceshtja..
    jo xerr u a ben edvinua e ata dalin ne protesta..
    pikerisht eshte konseguenca qe mungon ...

    protestat e nisura nga edvini kane mare me pare selametin e sales, ashtu si edhe ana-sjelltas ...

    vijo na bej humor me -ulluk ...

Faqja 11 prej 18 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •