Close
Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 179
  1. #1

    Bumi ekonomik dhe Berisha, qeveria e epokës së bilionit

    Bumi ekonomik dhe Berisha, qeveria e erës së bilionit


    (15.07.2008)


    Viti 2008 është viti që do shënohet në historinë e ekonomisë shqiptare si viti i Prodhimit të Brendshëm mbi 1000 miliardë lekë. Qeveria Berisha do mbahet mend si qeveria që kaloi trilionin. Pas 2007 nuk do ta masim më prodhimin me miliarda lekë, por me triliona, me biliona. Në këtë mënyrë në ekonominë shqiptare fillon një erë e re, era e bilionit…

    Dëgjova me vëmëndje deklaratën e zotit Berisha për bumin ekonomik, ndërsa me shumë kurjozitet prita reagimin e opozitës për këtë deklaratë, sepse në kuadrin e fazave të fluktacionit ekonomik kishte vend për të diskutuar, aluduar e kundërshtuar. Vlerësimi për të erdhi vetë nga kryetari PS, zoti Edi Rama. Ky vlerësim qe në parametrat e Braçes pavarësisht se doli nga goja e Ramës. Qe një përcaktim si “Bum gënjeshtrash si ato që thotë gjithnjë Berisha”. E ndjeva veten keq sepse të thuash se Berisha gënjen duhet të japësh tregues për të bindur dëgjuesit e lexuesit, pavarësisht nëse je apo jo teknicien. Pa fakte konkrete, pa tregues konkret makroekonomik nuk mund të thuash se gënjen, pavarësisht se kush është, Berisha apo Edvini, Iliri apo Godoja. Po ky nuk qe bllofi i fundit dhe hera e fundit që u përdor fjala gënjeshtër sepse ajo u përsërit edhe për punën e rërës apo të kumit, e ajo do përsëritet e do përsëritet sepse me këtë ritëm pune, Berisha realizoi premtimet e marra në tri vite dhe momentalisht i krijoi mundësi vetes të fillojë fushatën elektorale të 2009. Deklarata e kryeministrit nuk qe rastësore. Ajo vinte si rezultat i një pune të pa lodhur të tij dhe të një pjese të qeverisë për tri vite rresht. Ajo qe rezultat i konkretizimit të reformave komplekse të marra dhe zbatuara në ekonominë shqiptare. Ajo qe rezultat i MSA, rezultat i marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO. Ajo qe rezultat i një politike të shkëlqyer rajonale e globale të një qeverie ekstramobile. Ajo qe frut i një qeverie me prirje plotësisht amerikano-europiane që diti të ketë në dyer të saj Bushin me Deklaratën e famëshme për pavarësinë e Kosovës. Ajo qe frut i një bashkërendimi e bashkëpunimi të Ekzekutivit me Legjislativin, i bashkëpunimit Berisha - Topalli, një binom që i dha emër dhe njohje spektakolare jo vetëm Shqipërisë sonë, por më së shumti edhe Kosovës. Në tre vite Berisha me një pjesë të stafit të tij kanë bërë një punë titanike që PS - së do ti duheshin nja 800 vjet e pa ta bënte. Është kjo arsye që më erdhi keq për përcaktimet dhe etiketimi i tij me fjalën gënjeshtar. Kjo do të thotë se Berisha është gënjeshtar se dua unë, se kështu them unë, është hajdut, se dua unë e se kështu them unë. Këto përcaktime flasin qartë për një kritizer të rëndomtë, të sëmurë, bajat, të pa besueshëm, të një përfaqësuesi të një Partie që është në krizë identiteti. PS ndodhet tashmë në një krizë të brendëshme të saj, e gatëshme për një rindarje të re. Rindarja do jetë edhe një nga shkaqet që do thellojë humbjen e saj në zgjedhjet e 2009. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste tregojnë ndjenja inferioriteti të dukshëm ndaj Berishës aq sa arrijnë deri në shpifje e fyerje të papranueshme edhe për familjen e tij. Braçe nuk ka më të drejtë morale të përmendi emrin e Argitës sepse ajo me krenari, me korrektësi dhe me dokumente hodhi poshtë sajesat njëvjeçare të tij. Tash përsëri provon të gënjejë. Le të shkojë në Tirana-Sea-Golem Braçe dhe të shikojë këtë Kryeqytet të vdekur në dimër dhe super Tiranë në verë. Le të pyesë Braçe se të kujt janë vilat dhe shtëpitë dhe pastaj të flasë për pasurinë e Berishës. Të shikojë vilat në Kavajë, Shëngjin e Korçë, në Himarë e Divjakë. Të shikojë pallatet 15 e 20 katëshe në mes të Tiranës, të shikojë oligopolet e drithit, të karburanteve, të hekurit, të çimentos etj etj. Në raport me ish-ministra, ministra, drejtorë e vartës të tij, Berisha është jashtë serie, tutje vendit të fundit. Është pikërisht kjo arsye, është ky fakt që njerëzit e duan Berishën. Po për këtë nuk ka faj njeri, ka vetë Berisha që hoqi dënimin për shpifje. Sepse që kur u hoq dënimi për shpifjen një pjesë e gazetave janë bërë paçavure, janë degjeneruar që edhe kur ngrenë shqetësime e probleme me të drejtë nuk i dëgjon më kush. Sha e gënje gjith ditën, askush nuk i lexon më si më parë, por i blejnë kur dëgjojnë për ndonjë spiun apo për ndonjë femër dac.
    Bumi ekonomik ishte një fjalë që vuri në siklet jo vetëm opozitën, por edhe shumë njerëz që nuk kanë njohuri për këtë dukuri ekonomike. Ju duket si diçka e paaritëshme, në mënyrë të veçantë prej ekonomisë shqiptare. Në fakt sot kemi një bum ekonomik dhe unë do ta shpjegoj pse. Fillimisht dua të pyes lexuesit se a ka ekonomia kineze bum ekonomik, a ka ekonomia indiane bum ekonomik, a kanë pasur dragonjtë e Azisë para 15 vitesh bum ekonomik? Të gjithë do të përgjigjen Po. Ekonomia Kineze dhe të tjerat kanë bum ekonomik. Këtë gjë nuk e pranojnë për ekonominë shqiptare, ndërsa e pranojnë për këto ekonomi që unë përmenda. Fjala bum është përdorur dhe vazhdon të përdoret për ritme të përshpejtuara rritjeje, për ritme të rritjes ekonomike mbi prirjen normale.
    Do ta shpjegoj teorikisht dhe pas këtij shpjegimi do jap shifra konkrete për të parë se çfarë kuptojmë me bum ekonomik dhe nga kush përfaqësohet ai. Në makroekonomi kemi shumë koncepte ndër të cilët dy koncepte të lidhur me ciklin e biznesit ose me fluktacionin ekonomik, kemi bumin dhe pikun. Po i jap këto dy koncepte duke iu referuar “Dictionary of Modern Economics” të The McGra-Hill dhe të Enciklopedi Ekonomike, botim në shqip i Prof. Myslym Osmanit. Çfarë kuptojmë me bum? Sipas të parit me bum kuptojmë “Një rritje e shpejtë në një nivel të lartë të aktiviteit ekonomik që sjell për pasojë një rënie në normën e papunësisë, rritje me rritme të larta të prodhimit, të të ardhurave, të fitimit, një stok të lartë dhe çmime të prodhimit. Një bum i tillë nuk mund të mbahet për një periudhë të gjatë kohe, dështimi mund ta ndjekë atë”. Sipas të dytit “Shtim i shpejtë i prodhimit kombëtar, por ndoshta jo i qëndrueshëm i tij. Periudhë lulëzimi ekonomik që vjen pas gjallërimit, që karakterizohet nga rritja e kërkesës dhe e çmimeve dhe ulja e papunësisë. Kjo situatë mund të çojë në një rënie të papritur ekonomike nëqoftëse qeveria nuk e kontrollon siç duhet ekonominë”.
    Çfarë mund të evidentohen prej fluktacionit ekonomik? Sipas të parit kemi. “Duke alternuar rritjen dhe rënien në aktivitetin e përgjithshëm të biznesit mund të evidencojmë prej fluktacionit të agregatëve të aktivitetit ekonomik tregues të tillë si GDP, të ardhura, indeksin e prodhimit industrial dhe papunësinë. Cikli i biznesit mund të diferencohet në katër faza, ekspansioni si fazë e parë përgjatë të cilit aktiviteti i biznesit rritet në mënyrë suksesive në shkallë më të lartë, në nivel të pazakonshëm, dhe mbetet në këtë nivel për një periudhë të shkurtër kohe; faza e dyë është ajo e recesionit ose e kontraktimit”. Faza e parë konkretizohet me pikun pas së cilit vjen rënia e cila përfundon në ulluk ose shoqërohet me depression. Në këtë vështrim rritja ekonomike e përshpejtuar identifikohet me bum ekonomik, pra bumi ekonomik është nën fazë e fazës së rritjes ose të ekspansionit ekonomik. Kështu ekzistenca në këto momente me këta tregues të ekonomisë shqiptare është fare normale dhe e pranueshme. Bumin nuk e ngatërrojmë me pikun sepse pas pikut vjen rënia ndërsa pas bumit kemi përsëri rritje po jo me të njëjtin ritëm ose rallë rënie. Çfarë kuptojmë me pik? Sipas të parit. “Me pik kuptojmë fazën ku prodhimi i aktivitetit ekonomik arrin maksimumin në fazën e rritjes ekonomike ose ekspansionit. Kjo rritje është për një periudhë të shkurtër kohe duke qëndruar për një ose dy muaj”. Zakonisht piku dhe bumi përdoren edhe në të njëjtin kuptim por përdoren edhe në kuptime të ndryshme. Kështu piku është ekstrem i bumit ose fundi i tij kjo sepse pas bumit vjen piku ndërsa pas pikut vjen rënia ekonomike.
    A ka në këtë kuptim në ekonominë shqiptare bum ekonomik? Përgjigja është po, për këtë mjafton të shikojmë rritjen e GDP-së në vitet e fundit si dhe të analizojmë të gjithë treguesit makroekonomikë që japin situatën ekonomike të një vendi. Nuk do përmend shumë shifra për ta provuar këtë situatë të veçantë të vitit 2008 sepse shifrat janë publikuar përditë në gazeta dhe përditë i dëgjojmë në televizione por do shikoj shkurt deklarimet e fundit dhe do krahasoj disa arritje të vitit 2008 me ato të disa viteve më pare 1998-1999-2001-2005-2007 për të treguar se kemi pasur bum edhe në vite të tjerë. Për vitin 2008, Buxheti i Shtetit do ketë edhe një shtesë prej 270 milionë dollarë e cila përgjithësisht do shkojë në infrastrukturë dhe në buxhetet lokale. Një pjesë e mirë e tij do shkojë për shlyerjen e normave të interesit ose në uljen e deficitit buxhetor nga 7.9 në 5.2% të GDP, aq sa e ka kërkuar FMN. Gjatë 6-mujorit të parë të këtij vitit kemi disa shifra që e vlen të ripërmenden. Investimet pubklike janë rritur mbi 2.5 herë në krahasim me 6 mujorin e parë të viti 2007. Të ardhurat e buxhetit janë realizuar 135 miliardë lekë, nga 130.9 që ishin në plan. Janë realizuar 20% më shumë se në 2007 ose 18.5 miliardë më shumë. Në krahasim me 2005 janë rritur me 46.3% ose me 40 miliardë kur taksat ishin 2 herë më të larta. Në krahasim me 2005 të ardhurat nga akciza janë rritur me 22%. Janë rritur zhdoganimet, kështu kafe nga 2000 mijë ton në 2005 në 3045 mijë ton në 2008, karburante nga 122 mijë në 179 mijë, është rritur zhdoganimi i mallrave të tjera të forta si pije alkoolike, duhan, cigare etj. Kemi rritje të prodhimit industrial me 30%, të ndërtimeve me 40%, të eksporteve me 41% etj. Të ardhurat buxhetore janë rritur me 2% të GDP etj. Në vitin 2001 të ardhurat në buxhet kanë qënë 135484 milionë, shpenzimet 186049 milionë lekë, deficiti buxhetor 50566 milionë ose zinte 8.57% të GDP. Në vitin 2002 të ardhurat u rritën në 159425 milionë, shpenzimet 212 283 milionë dhe deficiti 52858 milionë dhe zinte 8.02% të GDP. Në vitin 2007 të ardhurat janë realizuar 251641 milionë lekë, shpenzimet 285329 milionë, deficiti 33 688 milionë ose zinte 3.4% të GDP. Në vitin 2005 kishim 199439 milionë lekë të ardhura, 227229 milionë lekë shpenzime dhe 27790 milionë lekë deficit buxhetor ose 3.4% të GDP. Në vitin 2008 në 6 mujorin e parë kemi realizim të të ardhurave 135 miliardë lekë dhe deficitit buxhetor parashikohet të dealizohet sipas parashikimit të FMN me 5.2% të GDP nga 7.9 që kërkoi qeveria. Shtesa e fundit prej 270 milionë dollarë të ardhura në buxhet realizoi pikërisht këtë objektiv të FMN. Duke krahasuar shifrat e mësipërme konkluzionet dalin vetë. Të ardhurat e buxhetit në vitin 2001 janë sa 6 mujori i parë i vitit 2008, pra të ardhurat në 2008 në krahasim me 2001 janë dyfishuar. Në të njëjtën masë parashikohen edhe shpenzimet në të njëjtën kohë që deficitit në 2001 ishte sa 8.57% të GDP ndërsa në 2008 do jetë sa 5.2% e GDP. Norma e papunësisë në 2001 ka qenë 16.4 nërsa në 2008 është 13.2%. Të ardhurat për frymë nga 1323 $ do arrijnë në 3700 nga 3464$ që ishin në 2007. GDP nominal në 2007 ishte 68% më e lartë se 2001 ndërsa në 2008 do jetë afro 90% më e madhe. Këto shifra janë spektakolare dhe e vlen të përmenden. A kemi pasur bum në vite të tjera në ekonominë shqiptare? Po kemi pasur në vitet 1998 dhe 1999 ku rritja ekonomike ishte respektivisht me 9 dhe 13.5 %. Në këto vite norma e papunësisë ishte 17.7 dhe 18.4% ndërsa inflacioni 8.7 dhe 1%. Ndërsa në vitin 1997 kishim recesion sepse prodhimi ra me 10.8% ndërsa norma e inflacionit shkoi në 42.1%. Në vitin 2008 pritet të kemi një shifër në rritjen e GDP nominale dhe reale të pa realizuar që nga viti 2001 prandaj e morra si pikë referimi pikërisht këtë vit ku GDP real u realizua në masën 7.9%. Përse them që do kemi një rritje mbi 7%? Sepse në 2007 kur GDP në sektorin e bujqësisë u rrit vetëm 1.5% GDP total u rrit me 6%. Këtë vit ka qënë një vit i mbarë në bujqësi dhe në energjitikë, një vit i mbarë në investime gjë e cila varej plotësisht prej qeverisë me siguri GDP pritet të kalojë në 8% rritje. Një shifër e tillë prej meje konsiderohet plotësisht si një bum ekonomik. Shifrat janë shifra dhe mbeten kokëfortë, do Opozita apo nuk do Opozita. Viti 2008 është viti që do shënohet në historinë e ekonomisë shqiptare si viti i kalimit të 1000 miliardëve. Kjo është qeveria Berisha, që do mbahet mend si qeveria që kaloi bilionin. Pas tij nuk do themi më prodhim i brendshëm 980 miliardë lekë por 1 bilionë e 200 miliardë…në këtë mënyrë në Shqipëri fillon një erë e re era e bilionit. Për kurjozët bilioni nuk përmëndet vetëm si 1 miliardë por përdoret edhe si 1000 miliardë në sistemin anglez dhe gjerman të njehësimit. Për këtë shiko FGJSH, Micro Robert dhe Dizionario di Inglese etj. Në sistemin Italian, francez dhe amerikan përdoret trilioni si numër i barabartë me 1000 miliardë. Mua më pëlqen që 1000 miliardë ta thëras bilion si anglezët dhe gjermanët por edhe si trilion si amerikanët, francezët dhe italianët. Në fund të fundit është e drejta e Kryeministrit Berisha ta pagëzojë këtë shifër sepse ai e arriti, prandaj unë i përdora të dy përcaktimet.


    Nga Dr. Alqi Naqellari

  2. #2

  3. #3
    Fjala e ministrit të Financave z. Ridvan Bode në analizën 6 mujore të punës së administratës Tatimore.



    Të ardhurat e mbledhura nga administrata tatimore gjatë pjesës së parë të këtij viti shënojnë rritjen më të madhe historike të të ardhurave në administratën tatimore dhe u shënuan në një vit kur një politikë ulje agresive taksash u ndërmor nga ana e qeverisë dhe u mbështet nga opinioni publik. Nga 1 janari i këtij viti Shqipëria ka zbatuar nivelin më të ulët të taksave jo vetëm në rajon por dhe në të gjithë kontinentin europian përfshirë edhe 28 vendet që janë në tranzicion ekonomik dhe kanë filluar reformat njëkohësisht me vendin tonë.Kalimi në nivelin 10 % sigurisht që krijonte pasiguri në arritjen e rezultateve pasi ne mendonim se ulja e taksave ishte një stimul për të nxjerrë ekonominë nga informaliteti, për të mundësuar shprehjen e të gjithë kapacitetit që ka biznesi shqiptar në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e bizneseve të tyre. Ne programuan një rritje prej 14 % më shumë se një vit më parë në kuadrin e uljes masive të taksave ne mundësuam që 6 muajt e parë të këtij viti të arkëtoheshin në buxhetin e shtetit 22 % më shumë të ardhura më shumë se një vit më parë. Të ardhurat nga TVSH, taksë, e cila është e njëjtë në nivel me atë që ka qenë në vitin 2005, prej 20 %, në përfundim të gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë 75 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të viti 2005". Kjo dëshmon se kemi të bëjmë me një mirë administrim dhe një përpjekje të biznesit për t'u shkëputur nga taktikat e fshehjes së vlerës të informalitetit dhe evazionit fiskal. Referuar tatimit mbi fitimin, që është edhe kontributi i kompanive në buxhet, janë arkëtuar në 6 muajt e parë të këtij viti 30 % më shumë të ardhura se në të njëjtën periudhë të vitit 2005, edhe pse është ulur vlera e taksës me 2.5 herë nga viti 2005, kur ishte 25 %, ndërsa në vitin 2008 është vetëm 10 %. Kjo dëshmon një përpjekje të pandërprerë të administratës fiskale për të dominuar mbi informalitetin dhe korrupsionin dhe për të garantuar rregulla të njëjta dhe të barabarta për të gjithë aktorët ekonomikë në treg dhe kjo përbën edhe prioritetin tonë. Dhe kjo ka çliruar edhe këto mundësi për të cilat ne po flasim sot. është çelësi i sfidave që kemi përpara dhe i suksesit tonë asnjë tolerancë për trajtimi apo diskriminimin preferencial nuk mund të jetë i pajtueshëm me kodin e etikës që ne synojmë të aplikojmë në mbledhjen e tatimit dhe taksave. Unë mund të theksoj një sukses tuajin ndërtimin e një figure, e një administrate tatimore e cila i qëndron larg konsideratave të disa viteve më parë të një "taksidari halldup" që vendos gjoba në mënyrë të padrejtë që diskriminojnë të nxitur nga interesa personale për të kaluar te administratori i ligjit dhe komunikuesi korrekt në raport me biznesin. Konstatoj se nuk kam akuza nga komunitetit i biznesit për individ të caktuar apo qëndrime të caktuara diskriminuese apo favorizuese dhe kjo përbën elementin e dytë të arritjeve të kësaj administrate. Sukseset e arritura kanë të bëjnë edhe me përpjekjet e mëdha për modernizimin e sistemit tatimor, ku mund të përmendet ligji i ri "Për Procedurat tatimore", si dhe marrja e masave për të rritur nivelin e komunikimit on-line të bizneseve me administratën duke ulur mundësinë e kontakteve që tij me administratën. Në këtë rrugë ne do vazhdojmë të ecim me shpejtësi. Sfidat që ne kemi përpara Ne mundësuam një buxhet suplementar përmes rezultateve që u arritën 6-mujorin me një rritje prej 20 % të të ardhurave gjatë gjithë vitit. Sfidat qëndrojnë në domosdoshmërinë e implementimit me sukses të ligjit "Për Procedurat tatimore" dhe me shpejtësi po shkëpusim kontaktet e subjekteve me administratën tatimore por ne duhet të shkëpusim edhe gjykimet subjektive apo vendimet subjektive që mund të ndërmerren nga çdo punonjës apo drejtues që mund të merren në raport me kontrollin dhe konsideratë për nivelin e taksave që paguajnë biznesit edhe këtu bëhet fjalë për implementimin në mënyrë elektronike të analizës së riskut që të jetë profili i riskut për të treguar se, kush do të jenë bizneset që do t’i nënshtrohen një kontrollit të imët tatimore dhe jo drejtori apo kryetari i degës. Ne kemi në proçes implementimi ne pajisjeve elektronike fiskale, i cili do të përshpejtohet të përshpejtohen procedurat për të zbatuar marrëveshjen me 5 kompanitë që kanë fituar zbatimin e kasave fiskale në një afat sa më të shkurtër për të bërë të mundur që xhiro të evidentohet në mënyrë elektronike on-linë dhe çdo transaksion te jete ne serverat e tatimeve. Kjo përbën një tjetër mundësi për të mënjanuar edhe ato pjesë të ekonomisë informale që mbeten të frymëzuara nga shpresa që janë të shuara përgjithmonë në ekonominë shqiptare. Rezultatet pozitive të arritura në 6-mujorin e parë të këtij viti nuk mund të fshehin pasaktësi të administratës tatimore të cilat kanë qenë edhe objekt i analizës por duhen marrë masa që situata të mos të vijë duke u degraduar por duke u përmirësuar. Analiza e zhvillimeve në disa degë dhe sektorë me disa lloj taksash dhe disa kategori të industrive ne Shqipëri nuk mund të fshihet përmes rezultateve të përgjithshme dhe kemi një sërë çështjesh për të adresuar si duhet dhe nga ana tjetër po bëjmë një sërë rregullimesh procedurale të prirur nga objektivi kryesor që është Rregulla të njëjta dhe konkurrencë e drejtë për të gjithë biznesin. Rregullimet nuk synojnë nxjerrjen arbitrare të taksave por vendosjen në të njëjtat rregulla të të gjithë bizneseve dhe pagimin proporcional të taksave në varësi të xhiros së tyre ekonomike. Nuk mund të mbyllim sytë kur shikojmë që një kompani e tregtimit të karburanteve paguan 10 % të xhiros si taksa dhe kompania ngjitur me të paguan 0.1 % të xhiros si taksa. Mjaftojnë të tillë tregues për të thelluar kontrollin te këto biznese që pretendojnë se janë në rregull por që shifrat i nxjerrin tërësisht zbuluar dhe pikërisht barazimi në konkurrencë do të përbëjë të gjithë orientimin tonë për përmirësimin e kateve ligjore dhe nënligjore. Jemi duke reflektuar dhe parë mundësinë e përmirësimit të sistemit fiskal në atë të rivlerësimit të të gjithë pasurisë kombëtare që ka Shqipëria dhe moslejimin e shpërdorimit të këtyre pasurive kombëtare për shkak të mungesës së vëmendjes që ndodh me ose pa dashje edhe nga dikastere të tjera. Bëhet fjalë pikërisht për rentën minerare, që në një vit konkretisht viti 2007, janë arkëtuar vetëm 90 milion lekë rentë minerare kur nga Shqipëria dalin me mijëra ton krom, hekur, naftë dhe minerale të tjera të rralla dhe ne bëjmë sehir dhe askush nuk merr përsipër të evidentojë vlerën e vërtetë të këtyre eksporteve, dhe pranojmë të na thonë se nafta në eksport është me 30 euro kur në bursën ndërkombëtare ka shkuar me 130 dollarë pra mendoj rritja e vëmendjes ndaj çdo lloj aktiviteti apo industrie nuk mund të fshihet pas rezultateve globale që kemi arritur në administratën tatimore. Faleminderit!

  4. #4
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    ecu bene me keto Para? Me behet qejfi e ka ngritje ekonomike, por pyetja eshte se nga vane keto para taksash?

    Eshte ndertuar ndonje shkolle fillore a e mesme gjekundi qe mos jene me 50 nxenes ne klase?
    Kane shkollat ngrohje apo te pakten dritare me xhama?

    Po spitalet jane rregulluar ndopak, apo duhet marre akoma krevati me vete?

    1/5 e Shqiperise jeton me parate e kurbetit! E Kaqoli na del me deklarata e na tregon rritjen ekonomike. Kjo eshte si njeher e nje kohe ku na dilnin Lajme se planet ishin realizuar me 140% vetem se hanim me tollon e nuk kishim asnje minimum standarti jetese.

    Edhe Kaqoli na del tani ne Tv e media e na tregon shifra bilionash ( si para pak vitesh kur tundte nje A4 te bardh ne ajer e thoshte se ishte Cek bilionash per rindertim); nderkohe...

    Nderkohe Shqiptaret vazhdojne te vuajne rritjen e cmimeve; vazhdojne te vuajne sistemin jofunksionant te sigurimit shendetsor; e vazhdojne te ttureen bankave veshur me xhupa e me kembe te lagura ne klasa pa ngrohje, pa xhama e nganjehere edhe pa drita.


    Ja te narroje realizimi i planit 3-vjecar Berishian.

    Lol

    (si nuk hapi nje here syte e te shohe ky popull)
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  5. #5
    Rritje ka në çdo fushë të ekonomisë sigurisht, sepse më poshtë nuk ke ku shkon. Këto rritje kanë filluar që nga 1990 dhe vazhdojnë edhe sot (hiq 1997 ku pati ca rënie).

    Megjithatë urime qeverisë se kishte fatin të ishte në detyrë kur u kap 1 bilionshi.

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    2 here me teper se sa prodhimi i topave te golfit ne Amerike. Hajde arritje hajde, u deshen 20 vjet per keto arritje ? Si nuk del njeri me projektimet se si do ecte shqiperia nese nuk do ndodhte 1997 ? Ku jane keto statisticien dhe ekonomiste ? Apo rraportojne vetem ? Apo jan zhduk ?

    Nesje po e lej me kaq se na vjen Brari e kush rri e merret.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Genesis Lexo Postimin
    2 here me teper se sa prodhimi i topave te golfit ne Amerike. Hajde arritje hajde, u deshen 20 vjet per keto arritje ? Si nuk del njeri me projektimet se si do ecte shqiperia nese nuk do ndodhte 1997 ? Ku jane keto statisticien dhe ekonomiste ? Apo rraportojne vetem ? Apo jan zhduk ?

    Nesje po e lej me kaq se na vjen Brari e kush rri e merret.
    Po ça faji ka qeveria jonë se lozin shumë golf amerikanët

  8. #8
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Kjo eshte teme me ja fut vrapit

    Ngjan me deklaraten e fyckes Topalli se eshte krenare qe shqiperia me rritje 4 % po ja kalon gjermanise, italise e frances qe e kane me te vogel rritjen.

    Shqiperia ka rritje mbi 5 % thjesht per inerci sepse filloi nga zero ne prodhimin industrial ne krahasim me vitet 80.

    Kane kaluar 16 vjet dhe shqiperia qe prodhonte 2 milione tone gize e celik ne vitet 80 sot mezi prodhon ca shufra hekuri per ndertim.
    Paraja e zhvillimi i nje vendi shihet tek industria mekanike,metalurgjike,kimike etj nuk shihet tek prodhimi i sapuneve dhe vajit te ullirit .

    Shqiperia eshte shume larg prodhimit industrial te fundviteve 70 e te ekzistonte i njejti proces i transformimit te mallit ne dollare nepermjet mekanizmave financiare te sotem, shqiperia e fundviteve 70 do ishte disa here me e pasur se sot.

    Asgje skane bere ne 16 vjet, nje vrime ne uje eshte bere, e vijne e tregojne trilionat ca Dr. fallco sikur jemi analfabete .
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  9. #9
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    bum leshi......ec futja pordhes gri sallate,se ka ndonje militant qe e beson,ska rendesi se i ka xhepat bosh,partine ta kemi te forte.



    o brar ku je ti re!ec e mbushja menien shqiptarve qe jane te pasur plako.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga JestersWorld Lexo Postimin
    ecu bene me keto Para? Me behet qejfi e ka ngritje ekonomike, por pyetja eshte se nga vane keto para taksash?

    Eshte ndertuar ndonje shkolle fillore a e mesme gjekundi qe mos jene me 50 nxenes ne klase?
    Kane shkollat ngrohje apo te pakten dritare me xhama?

    Po spitalet jane rregulluar ndopak, apo duhet marre akoma krevati me vete?

    1/5 e Shqiperise jeton me parate e kurbetit! E Kaqoli na del me deklarata e na tregon rritjen ekonomike. Kjo eshte si njeher e nje kohe ku na dilnin Lajme se planet ishin realizuar me 140% vetem se hanim me tollon e nuk kishim asnje minimum standarti jetese.

    Edhe Kaqoli na del tani ne Tv e media e na tregon shifra bilionash ( si para pak vitesh kur tundte nje A4 te bardh ne ajer e thoshte se ishte Cek bilionash per rindertim); nderkohe...

    Nderkohe Shqiptaret vazhdojne te vuajne rritjen e cmimeve; vazhdojne te vuajne sistemin jofunksionant te sigurimit shendetsor; e vazhdojne te ttureen bankave veshur me xhupa e me kembe te lagura ne klasa pa ngrohje, pa xhama e nganjehere edhe pa drita.


    Ja te narroje realizimi i planit 3-vjecar Berishian.

    Lol

    (si nuk hapi nje here syte e te shohe ky popull)

    Duhet te jesh miop qe te mos veresh se nga shkojne parate e taksave ne Shqiperi.

    -projekte gjigante te infrastruktures ne te gjithe vendin,
    -rritje te pagave,
    -investime ne infrastrukturen turistike,
    -etj

    Naturisht se ende ka dhe do te kete shkolla dhe spitale pa kushte bashkekohore, por kjo nuk vjen nga e sotmja, por vjen nga ajo qe u trashegua.
    Te gjithe i dime se cfare spitalesh dhe shkollash ka patur Shqiperia, qe ne fakt ne numer dhe ne emer kane qene shume dhe te shperndara anekend vendit, por ne fakt ka qene nje sistem me sherbim minimal dhe ne kushte katastrofike.

    Ajo per te cilen kjo qeverisje duhet pershendetur eshte:

    -Krijimi i kushteve dhe lehtesive tatimore per zhvillimin e biznesit, sa vendi yne ka sistemin me taksa me te uleta ne rajon dhe me gjere e megjithate eshte arritur qe te kete per tri vite nje buxhet me te madh se ai i qeverisjes se meparshme.

    Brenda tri viteve nuk mund te mbyllen te gjitha problemet e krijuara per dekada te tera.

    Ngritja e cmimeve eshte nje proces qe po shoqeron te gjithe ekonomine boterore dhe kjo ka aresye te tjera nga ato qe lidhen me qeverisjen ne vend.

    Sistemi shendetesor kerkon nje reforme te thelle dhe te gjithanshme. Kjo po eshte e vertete!
    Procesi i pajisjes se shqiptareve me dokumenta identiteti, do te shoqerohet dhe me pajisjen per here te pare te cdo shtetasi me numrin personal, permes te cilit do te behet i mundur dhe pajisja e tyre me kartat e sigurimit shendetesor, sic jane ne te gjithe vendet perendimore.

Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •