Masakron gruan, prangoset burri xheloz
Ngjarja ndodhi nė Pogradec, ku njė 27-vjeēare pėrfundoi nė gjendje tė rėndė nė spital
Njė tjetėr burrė i dhunshėm ka provuar ftohtėsinė e prangave dje, ndėrsa bashkėshortja ka pėrfunduar nė gjendje tė rėndė nė spital. Ngjarja ndodhi nė qytetin e Pogradecit, nė orėt e mesditės sė djeshme. Policia lokale tha se ka arrestuar njė 41-vjeēar nėn akuzėn e plagosjes sė rėndė me dashje.
Ngjarja
Sipas tė dhėnave nga Komisariati i Policisė sė Pogradecit, Mirosh Mruku ka plagosur rėndė gruan e tij, 27-vjeēaren K.Billa, pėr motive xhelozie, duke e rrahur barbarisht me grushte, shqelma dhe mjete tė forta. Policia bėri tė ditur se gruaja e dhunuar dhe qė rrihej vazhdimisht nga burri i saj, i ka dhėnė fund torturės kur i ėshtė drejtuar pėr tė kėrkuar ndihmė policisė lokale me gjak nė fytyrė dhe shenja tė dukshme dhune e keqtrajtimi fizik. Ajo ėshtė qėlluar me njė levė hekuri, e cila i ka shkaktuar dėmtime tė rėnda nė trup dhe ėshtė dėrguar nė spitalin e qytetit tė Pogradecit nė gjendje tė rėndė. Nga spitali ajo ka kėrkuar tė kontaktojė me policinė dhe ka denoncuar bashkėshortin pėr dhunėn e ushtruar, duke treguar se kjo nuk ishte hera e parė qė dhunohej. Burimet zyrtare tė policisė thanė se arrestimi i 41- vjeēarit, banues nė lagjen nr.3 tė qytetit tė Pogradecit, ėshtė bėrė nė bazė tė denoncimit qė ka ardhur nga bashkėshortja e tij. Njė sherr, nga ata qė ndodhnin shpesh nė kėtė familje, ka pėrfunduar me pasoja tė rėnda pėr tė dy bashkėshortėt. Mėsohet se burri 41-vjeēar ka qenė pėrdorues i pijeve alkoolike, gjė qė ka ndikuar nė ndezjen e sherrit tė radhės. Sipas tė dhėnave nga hetimet e policisė ka rezultuar se Mruku kishte kohė qė ushtronte dhunė ndaj bashkėshortes, por, nga frika e ndėshkimit, ajo nuk i ishte drejtuar mė parė organeve tė rendit. Policia e Pogradecit ka thėnė se gruaja ėshtė dhunuar keq gjatė paradites sė djeshme dhe mė pas nuk ka nguruar ti drejtohet policisė me njė denoncim, ndėrsa nė orėn 12:30, uniformat blu prangosėn Mirosh Mrukun. Ēifti kishte 5 vjet martesė, por krizat familjare ishin thelluar nga xhelozia e burrit pogradecar. 27-vjeēarja me origjinė nga Dibra, ėshtė marrė nė mbrojtje nga strukturat e Policisė sė Shtetit. Burimet e policisė kanė thėnė se ndaj 41-vjeēarit rėndojnė akuzat e plagosjes sė rėndė me dashje, kanosjes dhe ushtrimit tė dhunės nė mėnyrė tė pėrsėritur.
Rasti nė Berat
Tri ditė mė parė, njė burrė i dhunshėm u arrestua nė qytetin e Beratit me tė njėjtat akuza. Burime tė komisariatit tė policisė nė kėtė rreth njoftuan se, paraditen e sė premtes, u ndalua Rapo Shano, 47 vjeē, banor i fshatit Mbreshtan. Ai ėshtė vėnė nė pranga pas njė denoncimi qė ngriti bashkėshortja. Merushe Shano, 40 vjeēe, ka pohuar qartė pėrpara ekspertėve tė policisė se kohėt e fundit kishte rėnė pre e dhunės fizike nga ana e bashkėshortit. Sipas saj, ai e shoqėronte me dhunė fizike ndaj saj ēdo problem qė haste nė familje. Nėna e tre fėmijėve mėsohet se, edhe gjatė mbrėmjes sė tė enjtes, ėshtė dhunuar fizikisht nga burri. Pėr kėtė arsye ka vendosur tė mos heshtė mė gjatė. Pasi ka kryer njė vizitė mjekoligjore, qė vėrteton dhunėn e ushtruar, gruaja ka mbėrritur nė komisariatin e policisė dhe ka depozituar padinė pėr burrin e saj.
Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt