Shpresojme qe ju qe jeni pro enver serbit te jeni buke e vjeter se do te ishte fatkeqesi qe akoma ti thuren lavde njeriut qe mori ne qafe nje popull te tere per mos te thene nje komb te tere nga rinia SHqiptare.
Enveri ka qene nje vegel qorre qe zbatonte ēdo gje qe i kerkohej nga pronari i tije ne Beograd dhe kete e bente per aq kohe sa i garantohej pushteti personal.ishte shume bir k per tu hedhur sa ne nje dege me nje dege kur i kercenohej pushteti psh prishet me pronarin Tito dhe hyn ne sherbim te baba Stalinit dhe mbas vdekjes se tije hidhe ne prehrin e Maos.
ka qene me te vertete kodosh i madh se e shiste b.... sa here te lypte nevoja.
Mukja, kuvend bashkimi i tė gjithė shqiptarėve
Mukja, kuvend bashkimi i tė gjithė shqiptarėve
(Dėrguar mė: 01/08/09) Adriatik Alimadhi
Jo vetėm ne, por tė gjithė shqiptarėt tė mos harrojnė tradhtinė e komunizmit, tė dėnojmė tradhtarėt e kėsaj marrėveshje prej sllavo-komunistėve, por nga ana tjetėr duhet ta festojmė kėtė ditė tė madhe tė bashkimit tė shqiptarėve, kėtė kuvend tė madh tė patriotėve shqiptarė. Kjo ėshtė ditė e bekuar e bashkimit pėr tė gjithė shqiptarėt.
Ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė tė shkruash nė emėr tė atyre burrave qė i falėn atdheut gjithēka qė kishin mė tė shenjtė si: Mid’hat Frashėri, Vasil Andoni, Hysni Lepenica, Abaz Ermenjit, Hasan Dosti, Safet Butka, Skėnder Muēo, Tėfik Sfiri, Jup Kazazi, Zef Pali e dhjetėra nacionalistėve tė tjerė, tė cilėt vunė nė themelet e kombit tonė jo vetėm vuajtjet dhe sakrificat, por edhe gjakun e tyre pėr bashkimin dhe vėllazėrimin kombėtar.
2 gushti i vitit 1943 nuk mund tė vinte rastėsisht, ai vinte nga fryma e bashkimit tė shqiptarėve qysh nga Kuvendi i Lezhės, frymės kombėtare tė Lidhjes sė Prizrenit, tė shtetit tė parė shqiptar tė vitit 1912, tė Kongresit tė Lushnjės (i cili ishte njė guxim kombėtar), por dhe vazhdimėsi e plotė e nacionalizmės shqiptare tė prillit tė vitit 1939. Nė ditėt e para tė prillit 1939, populli shqiptar rrėmbeu armėt dhe luftoi kundėr okupatorit italian, duke treguar nė kėtė mėnyrė se ai nuk mund tė duronte robėrinė e zezė. Edhe nė kėto momente tė vėshtira, i biri i Abdyl Frashėrit, Mid’hat Frashėri e patriotė tė tjerė ideojnė nacionalizmėn e parė shqiptare tė pėrbėrė nga tetė pika, qė mė vonė u quajt organizata e Ballit Kombėtar, nė tė cilėn i bėnė thirrje kombit shqiptar qė tė bashkohej nė luftė kundėr okupatorit pėr njė Shqipėri tė lirė e demokratike, pėr njė Shqipėri tė bashkuar dhe tė vėllazėruar. Nė mėnyrė tė veēantė, ne vitet 1942-1943 ishin ēetat nacionalistė ato qė patėn zhvilluar disa luftime tė ashpra kundėr okupatorit italian, ku nė ndonjė rast nuk mungoi dhe bashkėpunimi me krerėt e frontit nacional-ēlirimtar.
Ēetat nacionalistė tė Hysni Lepenicēs, Safet Butkės, Abas Ermenjit, Abdullah Allarupi, Tofik Sfiri, Ismail Golemi si dhe ēetat e tjera tė Kavajės, Shkodrės, Skraparit, Lushnjės, Mallakastrės, Beratit, Kuēovės, Fierit, Elbasanit, Korēės, Durrėsit e deri nė Malėsi tė Madhe etj, shfaqėn asaj kohė jo vetėm trimėrinė dhe guximin atdhetar, por edhe vizionin e tyre perėndimor, tė cilit i pėrkisnin. Nė kėto kushte, prijėsit e nacionalizmit shqiptar e panė plotėsisht tė arsyeshėm bashkėpunimin me komunistėt, duke kėrkuar bashkimin si njė trup i vetėm nė luftėn kundėr okupatorit dhe mė pas vendosjen e pluralizmit politik ne Shqipėri. Ka qenė kjo arsyeja qė Mid’hat Frashėri e pėrgatiti me kujdes kėtė takim dhe me pėrgjegjėsinė e plotė pėr fatet e kombit. Mukja u kuptua prej burrave tė atėhershėm tė kombit tonė, si moment kyē nė historinė e gjithė shqiptarėve. Dua tė kujtoj se dy kanė qenė momentet nė tė cilat pėrfaqėsuesit e nacionalistėve dhe ata tė frontit nacional-ēlirimtar zhvilluan debate tė ashpra. Problemi i parė lidhej me Kosovėn, pėrfaqėsuesit e fronit nacionalēlirimtar ngulen kėmbė qė kjo ēėshtje tė anashkalohej dhe tė lihej pėr mė vonė, ndėrsa nacionalistėt vendosen me argumente serioze se ēėshtja e Kosovės patjetėr duhej tė vendosej pėr zgjidhje, duke legjitimuar edhe nėpėrmjet Proklamatės. Gjithashtu, ēėshtja e regjimit pas fitores ndaj okupatorit u kalua pėrmes debatesh tė ashpra, ku nacionalistėt ishin tė prirur tė ndiqnin modelet dhe praktikat perėndimore tė funksionimit tė shtetit, ndėrsa nacionalēlirimtaret u gjenden tė papėrgatitur pėrballė kėsaj situate.
Tė dy kėto shqetėsime, mė vonė morėn pėrmasa tė mėdha, pėr shkak se komunistėt shqiptar donin tė shisnin Kosovėn tek Beogradi, ndėrsa pushtetin e donin pėr vete, pa e ndarė me askėnd. Ndriēimi qė i ėshtė bėrė Mukjes deri me sot mė ngjan se komentet duhet tė jenė sa mė tė pakta. Shteti i ardhshėm shqiptar, ashtu siē e pėrfytyronin dhe donin nacionalistėt, do tė ishte njė shtet i popullit, i realizimit tė aspiratave tė tija etnike dhe demokratike, njė shtet me struktura krejtėsisht perėndimore. Dhe, pikėrisht nė aspiratėn etnike tė tij, Balli Kombėtar do tė goditej rėndė prej flirtit tė komunistėve shqiptarė me ata jugosllavė. Partia Komuniste Jugosllave kurrsesi nuk munde tė lejonte qė pikėrisht PKSH-ja, ajo krijesė e saj, tė bashkėpunonte me nacionalizmin e kulluar shqiptar. Karta e Atlantikut pėr vetėvendosjen e kombeve do tė ishte pėr ta vetėm njė kartė demagogjike, qė luhej deri nė pėrfundimin e luftės. Por, nacionalizmi pansllav kishte pėrgatitur taktika e strategji tė reja, duke nisur qė nga shtabi Ballkanik e deri tek bashkimi i Shqipėrisė e Kosovės si republikė nė kuadėr tė Jugosllavisė federale. Miladin Popoviēi dhe Dushan Mugosha, ata qė dikur Enver Hoxha i quan profesorėt e vet tė pagabueshėm, ishin nė fakt ideatorėt e gjithė asaj tragjedie, e cila pėr nga pėrmasat e saj do tė mbetet sigurisht nė ekstremin e njė vėllavrasjeje tė paragjykuar.
Se ēfarė ishin kėta komunistėt shqiptarė tė asaj kohe, vėshtirė ta pėrfytyrojė dikush qė nuk e ka jetuar katrahurėn shqiptare nė ato vite. Nė emėr tė gjeneralizmit Tito, kėta dy kriminelė sllavė jepnin urdhra pėr krijim batalionesh e brigadash partizane, i udhėhiqnin kėta “nga fitorja nė fitore” dhe godisnin me ēdo mjet dhe mėnyrė nacionalizmin e ndershėm shqiptar.
Fatkeqėsia e disa shqiptarėve tė mjerė nė vitet 1944-1945, ishin se u bindėn plotėsisht qė Shqipėrinė e ēliroi “shoku Tito” dhe aspak gjaku i shqiptarėve. Dy kriminelė sllav, me tė marrė vesh ē’ndodhi nė Mukje (atėherė ata merreshin me formimin e brigadės sė Mehmet Shehut), u alarmuan menjėherė dhe vrapuan tė shkundin Enver Hoxhėn nga gjumi. Shumė pjesėmarrės tė veprimeve komuniste pas Mukjes dėshmojnė edhe sot pėr atė qė ka ndodhur. Por, ndėrsa sot ėshtė e qartė se kush e denoncoi Mukjen si tradhti, njihet gjithashtu se cili inicioi luftėn vėllavrasėse duke pėrpjekur tė vriste dy zogj me njė gur. Ky ishte pikėrisht Dushan Mugosha, i cili kėmbėngulte qė tė goditej Balli Kombėtar nga njėra anė, dhe tė luftohet edhe armiku nga partizanėt shqiptarė si nė Shqipėri dhe nė Jugosllavi.
Lidhur me fillimin e luftės civile, nė librin e tij titulluar, “Fitorja e hidhur”, ser Rexhinald Hilbert, pjesėmarrės nė misionin anglez nė Shqipėri 1943-1944, shkruan: “Ėshtė gjetur ai qė ka ndezur luftėn civile nė Shqipėri. Siē ėshtė shprehur nė vlerėsimin e fundit tė pėrdyjavshėm, ai ėshtė njė i huaj komunist serb dhe quhet Ali Dushanovic…”. Nė vlerėsimin e tij, Hilbert mbėshtetet nė njė dokument tė publikuar mė 9 janar nga njė punonjėse e shėrbimit tė fshehtė anglez, Margaret Hezlak, e cila me kėtė rast informon eprorėt e vet. Lufta vėllavrasėse e nisur nė shtatorin e vitit 1943, pėrfundimisht shėnon vijėn e demarkacionit midis dy forcave tė vetme politike shqiptare, tė Ballit Kombėtar dhe komunistėve. Madje, kjo vijė demarkacioni do t’i ngjante njė humnere gjigante ardhur jo pėr shkak tė tėrmetit natyror, por si rrjedhojė e internacionalizmit “bamirės” proletar, tė pėrqafuar pėrjetėsisht prej bolshevikėve shqiptarė. E keqja ėshtė se kjo luftė vėllavrasėse, e cila u iniciua prej kriminelėve sllavė, u pėrhap me shpejtėsi tė madhe nė tė gjithė shtetin amė si dhe nė Kosovė e Maqedoni, e nė tė gjitha trevat shqiptare.
Tė udhėhequr prej partisė “nėnė” jugosllave, shqiptarėt komunistė i drejtuan armėt vėllezėrve dhe baballarėve tė tyre. Nė kėto kushte, mjaft djem tė prirė pėr tė pėrqafuar sllavizmin u zhgėnjyen, tė tjerėt nė radhėt e ēetave nacionaliste u vranė, u masakruan e pushkatuan. Nė mesin e shekullit 20, idealet merrnin jetė njerėzish tė pafajshėm nė Ballkanin gjaknxehtė.
Balli Kombėtar u pėrpoq me tė gjitha format edhe mbas prishjes sė kėsaj marrėveshje nga sllavo-komunistėt, qė nė Shqipėri tė mos ndodhte gjakderdhje, qė vėllai tė mos vriste vėllanė, qė djali tė mos vriste babanė, por kjo ishte e pamundur. Kriminelėt komunistė filluan luftėn vėllavrasėse me njė egėrsi shtazore, ata vranė nė tė katėrta anėt e Shqipėrisė .
E filluan nga Gjirokastra, duke vrarė Rukmedin Dino me katėr vetė, tradhtuan ēetėn e Hysni Lepenicės, duke vrarė 34 komandantė ēetash.
Vranė nė Devoll shqiptarin nga Kosova, Zia Gashin, Hadi Kazimatin me 6 tė tjerė, vranė me atentat sekretarin e rinise sė Ballit Kombėtar, Hazis Shara, masakruan ne Matjan tė Lushnjės 67 ballistė. Serisht vranė nė Gjirokastėr avokat Emin Kokolarin, Tajar Carcanin, Qemal Bejlerin, Xhaferr Alushuin, Sefedin Haderri, Boco Kalo, 70 vjeē, profesor Taro Kalon, Myzafer Shehun, me gjithė tė birin 15 vjeē, Vasil Shainin, Dino Matua dhe Hajlo Lato.
Sėrish nė Korēė, ēeta komuniste e kryesuar nga Agush Gjergjvica masakroi nė mėnyrė mė barbare Bexhet dhe Xhevdet Bulgarecin, u prenė hundėt dhe veshėt, u nxorėn sytė, u thyen krahėt. Nė Kavajė kapin dhe vrasin dy djelmoshat, Besnik Cano dhe Qeramudin Sulo, sėrish nė Korēė ata vrasin Baba Zylfon, Sabri Panaritin, Refat Goskovin me gjithė tė birin. Nė Tiranė vrasin Azis Ēamin. E pra, tė gjithė kėta ishin shqiptarė, por tragjedia vėllavrasėse arrin kulmin e saj nė pėrroin e Shipskės, nė Voskopojė tė Korēės. Zbulohet krimi i radhės, kufomat e shqiptarėve arrijnė nė 180 vet, gjetur pas 3 muajsh tė masakruar barbarisht, prerė krahė, kėmbė e kokė, tė cilėt ishin nga qytetet Vlorė, Berat, Korēė etj. Nė Tiranė, mė 14 nėntor 1944, nė hotelin ‘Bristol’, sot Muzeu Kombėtar, vrasin 14 vetė: Isamil Petrela, tre vėllezėrit Kokolari, Lluka Xhumari, Nebil Cika dhe kunati i tij, sė bashku me pesė tė tjerė.
Kėto janė disa nga statistikat tė cilat tashme janė tė dokumentuara, por nga arshivat tona mund tė themi me siguri se janė 4000 deri nė 6000 shqiptarė. Kėto krime barbare kanė kryer komunistėt nė luftėn vėllavrasėse, ndaj vėllezėrve tė tyre shqiptarė nė vitet 1943-1944. Ishin me dhjetėra burra nacionalistė, qė duke mos duruar dot gjakderdhjen e shqiptarėve, u larguan pėr tė vazhduar luftėn dhe punėn e tyre nė mėrgim kundėr ideologjisė komuniste, por eshtrat e tyre treten akoma nė dhe tė huaj. Dėshmorėt e Ballit Kombėtare janė me qindra e me mijėra, duke rėnė pėr ēėshtjen kombėtare. Mbas pushtimit tė Shqipėrisė nga komunistėt, serish vazhduan tė merrnin udhė pushkatimet, vrasjet, burgosjet, internimet dhe dėbimet pėr 50 vjet ndaj kėsaj shtrese mė fisnike tė kombit shqiptar.
Prandaj menduam ta bėjmė kėtė shkrim me titull: Tė mos harrojmė tradhtinė e komunizmit, por tė festojmė Mukjen, si kuvendin e bashkimit tė shqiptarėve.
Edhe sot, fryma, mentaliteti komunist po shoqėrojnė politikėn shqiptare, fyerjet, sharjet, pabesia, tradhtia, kėrcėnimet, shpifjet, gėnjeshtrat po i mbajnė tė pėrēarė shqiptarėt, thjesht pėr interesat e tyre personale dhe partiake. Gjej rastin nė kėtė ditė tė shėnuar tė bashkimit dhe vėllazėrimit tė shqiptarėve, t’i bėj thirrje politikės shqiptare tė pėrcjellin frymėn e bashkimit, dhe jo tė pėrēarjes, frymėn e vėllazėrimit, dhe jo tė ndarjes, frymėn e dashurisė, dhe jo tė urrejtjes. I bėj thirrje qeverisė shqiptare, historiografisė shqiptare, qė nė tekstet shkollore tė historisė tė largojnė frymėn dhe mentalitetin komunist, duke e zėvendėsuar atė me frymėn kombėtare, qė brezat e rinj tė edukohen me ndjenjėn e atdhedashurisė, patriotizmit dhe historia e Shqipėrisė tė futet nė shtratin e plotė tė saj kombėtar. Nė historinė e Shqipėrisė tė vendosen dhe tė trajtohen disa dokumente, fakte dhe ngjarje. tė cilat janė nė pėrputhje me frymėn kombėtare si ‘Nacionalizma Shqiptare’, prill 1939, ‘Dekalogu i Ballit Kombėtar’, i vitit 1942, ‘Marrėveshja e Mukjes’, gusht i vitit 1943.
I propozoj qeverisė shqiptare qė nė Mukje tė ngrihet muzeu i kėtij Kuvendi kaq tė rėndėsishėm, pėr t’ju pėrcjellė vizitorėve dhe gjithė shqiptarėve frymėn e Bashkimit dhe Vėllazėrimit Kombėtar. Ky pra, ėshtė dhe duhet tė jetė misioni fisnik i ēdo shqiptari tė ndershėm, pėr t’i shėrbyer forcimit dhe lartėsimit tė kombit tonė. Nė mbėshtetje tė kėsaj fryme, i bėj thirrje Presidentit tė Republikės, z.Bamir Topi dhe i kėrkoj tė vlerėsojė kontributin e tė gjithė patriotėve shqiptarė dhe nga ky proces shqiptarėt do tė dalin mė tė bashkuar drejt rrugės sė pajtimit kombėtar. Nėse nuk realizohet kjo, pajtim kombėtar nuk do ketė.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt