Close
Faqja 3 prej 93 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 927
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ti kerkon ngritje niveli te debatit kur je ti ai qe i ul standartet e tij me nje togfjalesh bosh tipike rrugesh, madje rrugicash!.
    Pa lidhje... S'e kuptoj ku e ke fjalen.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #22
    Citim Postuar mė parė nga Borix Lexo Postimin
    Pa lidhje... S'e kuptoj ku e ke fjalen.
    Ne fakt kujtova se shprehja "me mire mbyll gojen" ishte cinike. E shoh qe une paskam gabuar pasi jo cdo gje thuhet me dashje ne kete bote. Le ti lejme vend temes e te tjereve se s'eshte e tera e jona.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    O djem, mire e beni qe debatoni, por mendoj se duhen pasur parasysh ca pika orientimi, te tilla si psh
    -A jane komb shqiptaret dhe pse jane apo nuk jane (pergjigje per teorite sllavo/greke)
    -Kur u percaktuan kufijte e pare shqiptare dhe a ishte nje vendim i drejte percaktimi i ketyre kufijve?
    -A eshte vetem vullneti i individeve shqiptare, qofshin keta te fundit pushtetare apo popull, percaktues i kufijve shqiptare? Ketu e kam fjalen qe a behet fjale vetem per deshiren tone per rimarrje territoresh dhe rivendosje drejtesie?
    -Ne perfundim do shikoni se edhe ata qe luftuan qe te kemi kete cope Shqiperi, luften e benin qe te mbushnin mendjen e padroneve te globit.

    Pra, dy rruge ka. O fillo luften, o rri urte me cfare te japin.
    Nese Hoxha do te ishte aq prosllav, sot do te flitej serbisht ne Durres (qyteti enderr i serbeve)
    Por politika eshte ashtu si e dini dhe ju...
    Pak .....

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    Ne lidhje me Kosoven nuk mendoj se ka bere perpjekje per ta zgjidhur kete ceshtje, qofte minimalisht.
    asnje politikan nuk ka bere gje per kosoven.. jo sepse nuk deshte, por se nuk mundej. erdhi koha qe ata qe ja moren kosoven shqiperise, e prene zinxhirin e skllaverise qe i varen kosoves ne 1913 dhe kosova eshte e lire. ndonje nga ju diskutantet e ketij forumi ka ndonje ide se cfare mund te behej nga politika shqiptare per tu rimarre kosova? si do ta rimerrnit ju qe jepni mendime per te tjeret? cfare beri zogu per kosoven (pervec qe mori serbe per te permbysur nolin).. cfare beri enveri (themi ne sot).. por harrojme te themi, cfare bene politikanet dhe elita e sotme shqiptare per te rimarre kosoven? kosoven e 'leshuan' atehere kur ju duhej shkak per te qene kosova e lire dhe jo se ju erdhi keq per skllaverine e kosoves ore miq.. nuk i beri asnje shtet nder kosoves, por i bene nder interesave te veta ata qe e 'cliruan' nga zgjedha serbe. te gjithe ne i dime dhe i kuptojme mire keto, por na duhet te hedhim fajin tek dikush dhe ky dikush na qenka dulla.. mos valle vetem ky dulle beri historine e shqiperise apo pati edhe djem te tjere nenash? te tjeret pra.. cfare bene?

  5. #25
    Barat, Enveri beri ato gjera qe sot e lane Shqiperine 100 vite mbrapa nga pjesa tjeter e botes. Vrau e preu gjithe inteligjencen shqiptare te shkolluar ne bote, e cila nese po te ishte kursyer do te ishte sot parajoja e gjithe brezave qe do te vinin me pas dhe ne te njejten kohe ishin arma me e forte per te vene Shqiperine ne krah te kombeve perendimore. Shiko Greqine. Jane fare e poshter por jane te zgjuar. Bene nje lufte te tere civile per te zhdukur komunizmin dhe ne ca pozitash gjenden sot. Kurse ne deri ne 1990 akoma thonim "Bar do hajme dhe nga vija Marksiste-Leniniste s'do levizim". I gjithe sistemi, me gjithe aktoret e asaj kohe ishte gjeja me e gabuar dhe me antishqiptare. S'ka nevoje nje udheheqes te detyroje nje komb te flase serbisht qe te quhet tradhetar. Mjafton ta leje ne izolim dhe varferi te plote dhe e ka arritur qellimin 1000 here.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Barat, Enveri beri ato gjera qe sot e lane Shqiperine 100 vite mbrapa nga pjesa tjeter e botes. Vrau e preu gjithe inteligjencen shqiptare te shkolluar ne bote, e cila nese po te ishte kursyer do te ishte sot parajoja e gjithe brezave qe do te vinin me pas dhe ne te njejten kohe ishin arma me e forte per te vene Shqiperine ne krah te kombeve perendimore. Shiko Greqine. Jane fare e poshter por jane te zgjuar. Bene nje lufte te tere civile per te zhdukur komunizmin dhe ne ca pozitash gjenden sot. Kurse ne deri ne 1990 akoma thonim "Bar do hajme dhe nga vija Marksiste-Leniniste s'do levizim". I gjithe sistemi, me gjithe aktoret e asaj kohe ishte gjeja me e gabuar dhe me antishqiptare. S'ka nevoje nje udheheqes te detyroje nje komb te flase serbisht qe te quhet tradhetar. Mjafton ta leje ne izolim dhe varferi te plote dhe e ka arritur qellimin 1000 here.
    shqiperia ishte 300 vjet mbrapa europes kur u clirua.. europa ishte ne sistemin kapitalist qe prej 300 vjetesh, kurse shqiperia ne ate feudal. ajo greqia qe permend ti si indikator, ishte sistem kapitalist para lufte, u clirua nga turqit 100 vjet para nesh, beri hekurudhen e pare 100 vjet para nesh dhe kurre nuk pati asnje lloj idustrie te rende. pra matjet beji mire dhe jepi anen e monedhes qe meriton per bemat qofte dulla qofte djalli. kjo nuk do te thote se mbroj dullen (absolutisht) por duhet te dime se edhe hitleri ishte kush ishte, por ja mbajne edhe sot ato te mira qe beri per gjermanine dhe i shajne te keqiat.. ne nuk dime te mira.. te keqiat jane barometri yne.

  7. #27
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Kush e ka lexuar fjalimin e Enver Hoxhes ne konferencen e Labinotit te 1943 i njeh shume mire ndjenjat e tij per ate pjese te Shqiperise. Cfare eshte vertet skandaloze eshte se kur Hoxha flet fjale te bukura per Kosoven ca ketu i konsiderojne boshe, kurse kur flet Balli, apo nacionalistet e tjere shterpe keto trajtohen si akte te larta patriotike.

    Se pari, per ata qe nuk e dine, Partia Komuniste Jugosllave e miratoi 2 here te drejten per vetvendosje ne Kosove ne 2 kongrese te saj me i fundit diku rreth vitit 1940. PKJ udhehiqej nga nje Kroat qe ishte pra pjesetar i nje shoqerie anti-serbe. Dhe natyrshem Hoxha nuk kishte perse ti thoshte jo Aleances me Titon, sidomos ne kuader te komunizmit, dhe premtimit qe PKJ kishte bere per Kosoven.

    Se dyti Hoxhes iu premtua Kosova edhe ne konferencen e Bujanit panvaresisht se ia drodhen me vone.

    Se treti, ne ushtira Jugosllave masakroi ne Kosove shume shqiptare qe bashkpunuan me gjermanin, por qe te jemi realiste arkivat gjermane flasin edhe per vrasje masive te popullsise serbe, cifute dhe rome nga nazistet shqiptare. Vetem nje injorant mund te mohoje kampin e perqendrimit ne Prishtine ku jane masakruar me mijera civile, madje edhe partizane shqiptare.
    Por me interesante eshte fakti se Tito ne fakt vrau me shume kroate se cdo nacionalitet tjeter ne Jugosllavi. Edhe nje here per ata qe s'e kane haberin, shume kroate kolaboracioniste u dorezuan tek anglezet mbas luftes ne mase, dhe ata te gjithe u kthyen mbrapa me kerkese te Titos per tu ekzekutuar. Po keshtu ndodhi me shume cetnike serb qe u masakruan mbas luftes.

    Se katerti, une nuk e kuptoj cfare kerkohet ketu nga Hoxha? Te sulmonte Jugosllavine? Me sa shof une ketu ju keni per ta akuzuar Hoxhen pse nuk ngriti nje rakete ne Hene.
    Shteti shqiptar dhe ushtria e Hoxhes sado e organizuar e madhe dhe e disiplinuar as qe mund te krahasohej me ate Jugosllave, me 1 milion ushtare dhe te armatosur deri ne dhembe. Vetem nje idiot nuk e kupton se nje konflikt me Jugosllavine do hidhte cdo aleat kunder Shqiperise, dhe do sillte shkaterrimin e ushtrise se Hoxhes te vetmen mbrojtese te afte te territorit te shtetit shqiptar duke hapur keshtu rrugen per aneksimin e plote te Shqiperise nen Jugosllavine.

  8. #28
    Citim Postuar mė parė nga Teliomenos1 Lexo Postimin
    shqiperia ishte 300 vjet mbrapa europes kur u clirua.. europa ishte ne sistemin kapitalist qe prej 300 vjetesh, kurse shqiperia ne ate feudal. ajo greqia qe permend ti si indikator, ishte sistem kapitalist para lufte, u clirua nga turqit 100 vjet para nesh, beri hekurudhen e pare 100 vjet para nesh dhe kurre nuk pati asnje lloj idustrie te rende. pra matjet beji mire dhe jepi anen e monedhes qe meriton per bemat qofte dulla qofte djalli. kjo nuk do te thote se mbroj dullen (absolutisht) por duhet te dime se edhe hitleri ishte kush ishte, por ja mbajne edhe sot ato te mira qe beri per gjermanine dhe i shajne te keqiat.. ne nuk dime te mira.. te keqiat jane barometri yne.

    A e di ti se Shqiperia ne kohen e Zogut ka qene pothuaj ne cdo aspekt perpara Greqise perfshire demokracine?! A e di qe demet e luftes, qofte ne njerez, qofte ne deme materiale, kane qene shume here me te larta per Greqine se Shqiperia?! E pra ky s'eshte argument per te vertetuar se Greqia ishte ne avantazh ndaj nesh. Ne e futem veten ne probleme me duart tona. Injoruam e demtuam marredheniet me boten perendimore qe ishte ajo bote qe krijoi shtetin shqiptar ne Ballkan dhe u lidhem me boten lindore qe ironikisht ka qene perhere kundra nesh. Te mira ka bere Enveri, por me ca kostoje?! Me ca kostoje per te ardhmen e vendit, shoqerise, ceshtjeve kombetare?! Keto jane pyetje qe te nxjerrin ne pergjigje te gjata.
    Per te ardhur tek Kosova, nuk do te ishte zgjidhur kjo ceshtje po te mos degjohej dhe zeri i Shqiperise. Mos harrojme qe ne 1999 zeri i Kosoves ne bote degjohej fale institucioneve zyrtare te Shqiperise. Vete lufta e Kosoves u be nga lehtesimi i kalimit te armeve nepermjet territorit shqiptar. A mund te mendoheshin ndonjehere keto gjera ne epoken komuniste?!
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  9. #29
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    sakte brook

  10. #30
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    e lehte te thuash qe enveri e shiti kosoven !!! po si mund te thuash qe e shiti per nje gje qe nuk ka qene e jotja ne ate moment por ' de jure' kosova ka qene pjese serbe ne ate kohe !!! aq e lehte te thuash qe enveri e shiti kosoven ne ate moment kur serbia ka qene aleatja e perjetshme e rusise dhe ne ate kohe rusia degjohej sepse ishte fituese e luftes se dyte boterore !!! e lehte te thuash e shiti enveri kosoven por sa fuqi kishim ne kundra fuqive te medha per te marr kosoven ??? para se te flitet me mllef sic tha edhe nje parafoles me para shikoni faktet historike edhe argumentimet !!! dhe jo teori partiake apo mllefe personale nga sistemi qe kaluam !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

Faqja 3 prej 93 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishės nė gazetėn " Express"
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unė Kam Dhėnė Shumė Mė Shumė Pare Pėr Kosovėn Se Sorosi
    Nga Harudi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •