Close
Faqja 6 prej 93 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 927
  1. #51
    Citim Postuar mė parė nga Teliomenos1 Lexo Postimin
    nuk ke perse manipulon faktet historike sic te pelqen ty dhe atyre qe ke per zemer. dulla ju hapi deren 25 mije cameve qe i ndiqte dhe i therte si berra greku ne luften civile te pas luftes se dyte boterore.. ti ose nuk di historine, ose e manipulon qellimisht per te mbrojtur veten dhe idhullin e avatarit.

    Dulla u hapi deren ee?! Duket sa mire e njeh historine . Dulla ne ate kohe po merrej me zoterimin e pushtetit duke eleminuar kundershtaret e tij dhe Shqiperia ishte han me 8 porta (si perhere). Camet per dijenine tende kane mbijetuar fale zemergjeresise se popullit shqiptar te Shqiperise qe u hapi deren dhe ndau kafshaten e bukes me ta, sikurse u ndihmuan nga UNRA (OKB sot). Poashtu dhe fale vetes se tyre pasi nje pjese e mire kishin aq florinj sa te mbijetonin. Nje pjese te floririt ua mori Dulla me vone sikurse i beri dhe shqiptare te pabese, po nejse ky eshte muhabet tjeter.

    ne 1910-1939 mos ishte valle komunizem shqiperia? atehere shqiptaret njohen ameriken per here te pare dhe emigruan.. dulla e ka fajin patjeter. qenke vertet xhevahir per tu mabjtur ne tavoline te atij qe ke per avatar. ti nuk njihke realitet.. ti di te flasesh vetem mllefe dhe propagande.. po sot pse ikin 20 vjecaret.. dulla prape i ka fajet.. po pas 10 vjetesh prape per faj te dulles do ikin? si nuk u ngopet me keto pallavra.. ju pelqen ti besoni vete, ti degjoni, ti thoni ju dhe mendoni se po i degjuat, pelqyet dhe folet ju, i gjithe mileti do jete i tille. faik konica, fan noli dhe sa e sa te tjere atdhetare qe iken ne mergim, iken jo me deshiren e tyre, por sepse i la mbrapa dulla. mirmengjes afganistan
    I shkreti ti sa gjynaf qe qenke. Po pse more zambak i bardhe ne kohen e Nolit dhe Faikut kam lindur une dhe ti bashke qe te besh te tilla krahasime?! Jo po thuaj me mire qe shqiptaret kane emigruar qe ne kohen e Skenderbeut dhe keshtu e shpeton dhe rregjimin komunist nga fajet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brooklyn2007 : 17-07-2008 mė 11:35
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Dulla u hapi deren ee?! Duket sa mire e njeh historine . Dulla ne ate kohe po merrej me zoterimin e pushtetit duke eleminuar kundershtaret e tij dhe Shqiperia ishte han me 8 porta (si perhere). Camet per dijenine tende kane mbijetuar fale zemergjeresise se popullit shqiptar te Shqiperise qe u hapi deren dhe ndau kafshaten e bukes me ta, sikurse u ndihmuan nga UNRA (OKB sot). Poashtu dhe fale vetes se tyre pasi nje pjese e mire kishin aq florinj sa te mbijetonin. Nje pjese te floririt ua mori Dulla me vone sikurse i beri dhe shqiptare te pabese, po nejse ky eshte muhabet tjeter.
    historine ben mire ta rigjesh neper libra te shkruar nga jo komunistet dhe te mesosh qe nuk e paske haberin e ardhjes dhe urdherit te dhene nga dulla qe tu hapej dera cameve.. nejse sa te rrosh do mesosh edhe ti. ne kohen qe kjo UNRA 'ndihmonte' shqiptaret, usa i kishte dhene 500 milione dollare ndime greqise per luften civile qe kishte shperthyer.. dhe shumica e ketyre dollareve zoteri, shkuan tek napoleon zerva qe ishte i lindur ne familje me origjine came. lexo me teper te ndricohesh sepse nuk ja paske haberin historise.. nga te dish histori, kur ajo per ty fillon nga dita qe u linde?!

    I shkreti ti sa gjynaf qe qenke. Po pse more zambak i bardhe ne kohen e Nolit dhe Faikut kam lindur une dhe ti bashke qe te besh te tilla krahasime?! Jo po thuaj me mire qe shqiptaret kane emigruar qe ne kohen e Skenderbeut dhe keshtu e shpeton dhe rregjimin komunist nga fajet.
    une jam me pak gjynah se zotrote qe cdo gje e lidh me diten nga linde ti.. historia dhe faktet jane para teje zoteri dhe po nuk te pelqeu krahasimi, nuk ka nevoje te hidhesh dege me dege per ti ikur debatit. pra nuk mu pergjigje more zoteri (ne baze te logjikes tende) perse duan te ikin sot nga shqiperia ata qe jane lindur ne demokraci dhe nuk e njohen fare diktaturen? mos jane vende komuniste dhe ne diktature te gjitha ato vende qe aplikojne kapitalizmin dhe njerzit po vdesin urie? ti nuk arrin te kuptosh qe fajin nuk e ka sistemi por politikanet qe e udheheqin nje shtet.. sic ta thashe me lart, do rrosh e do mesosh edhe ti. fajet ti perpiqesh t'ja hedhesh nje periudhe kohe te cilen e kaloi populli, por harron te demaskosh po ata komuniste te dikurshem qe kane ndrruar petkun sot dhe po qeverisin shqiperine me metoda te njejta me dullen.. jo vetem kaq zoteri, por ti guxon dhe i mban edhe avatare te tille karieriste te deshtuar komuniste qe nuk kane levizur as presjen nga e djeshmja. cfare beri politika shqiptare per keto 17 vjet more zoteri qe te qenka embelsuar ty kaq shume dhe te ftojme te na i thuash edhe neve te mirat e sotme qe nuk i shihkemi dot?

  3. #53
    Citim Postuar mė parė nga Teliomenos1 Lexo Postimin
    ti nuk arrin te kuptosh qe fajin nuk e ka sistemi por politikanet qe e udheheqin nje shtet..

    Mjafton vetem kjo fjali per te te treguar se ti flet per gjera qe as vete si kupton. Kush e ben sistemin?! Mos e sjellin gje UFO-t nga lart dhe ua lejne politikaneve ne dore si k'oqe molle?! Po une gjithe kete kohe a nuk po flas per njerezit qe udheheqin/udhehiqnin pushtetin (Enver Hoxha ne kete rast)?!. Lexo dy here ate qe kam shkruar me pare se mbase te qartesohen idete. Dhe nese ke fakte historike qe mi reklamon me te madhe, bujrum, jepi. Nese s'ke, gam gam mos bej kot. Video me Enver Hoxhen qe flet per shqiptaret ne jugosllavi te gjej me dhjetra. Qe e mbrojti ceshtjen shqiptare faktet ku jane?!
    Per avatarin tim me Saliun je i dyti ose i treti qe ma permend. Lere se s'eshte per mendjen tende qe ta kuptosh.
    Per komentet e tjera bla bla bla, as ia vlen per tu replikuar.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e dia_blo
    Anėtarėsuar
    07-03-2008
    Postime
    23
    Per te shitur diēka duhet ta posedosh.

  5. #55
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ne fakt, kosoven me gjithe garniture e shiten akteret e ngjarjes se "lavdishme" ne vlore -
    apo "heronjte" kombtar te shekullit te kaluar.

    Enveri ishte aty vetem per ta garantuar mosprishjen e kontrates se nenshkruar nga tjeterkush si kembim per pushtetin e tij absolut pa te cilin nuk do te mund ta siguronte ate aq gjate.

    Se si persertiet historia!?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Eh Vlora Vlora...ē'dite te lavdishme
    ...qe ndoshta nuk mund te vijne me
    LAVDI !








    IMZOT NIKOLLĖ KAĒORRI - FIGURĖ E NDRITUR E KOMBIT SHQIPTAR


    " Kalben njerėzit e ndershėm atje ku lartėsohen kriminelėt"
    (Sami Frashėri)

    Pikėrisht mė fjalėt e pakta, por plot mendim tė filozofit tė shquar shqiptar Sami Frashėri "Kalben njerėzit e ndershėm atje ku lartėsohen kriminelėt", dėshiroj ta filloj shkrimin pėr imzot Nikollė Kacorrin, njeriun e flamurit, projektuesin e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Lufta pėr mbrojtjen e kombit ishte kredo jetėsore e imzot Nikollė Kacorrit, por fatkeqėsisht dhe jo rastėsisht pėr gjithė kėto vite veprimtarinė patriotike tė tij do ta mbulojė tisi i harresės, i arkivave tė ndryshme nė Shqipėri. Po pse u kalbėn, u harruan dhe u pėrbuzėn figurat historike, ndėrsa u lartėsuan kriminelėt, pansllavistėt, turkofilėt dhe grekofilėt e shumė fila e servila tė tjerė kjo do tė dėshmohet atėherė kur shqiptarėt do ta shkruajnė historinė e tyre nė bazė tė argumenteve shkencore, pa ngjyrime ideologjike e pa synime tė ngritjes tė atyre, qė mė shumė i sollėn dėme se dobi kombit.

    Sa i pėrket jetės dhe veprimtarisė atdhetare tė Imzot Nikollė Kacorrit informacione mė tė bollshme japin sidomos disa artikuj tė shkurtėr nė Revistėn "Leka", e cila dilte nė Shkodėr para periudhės sė komunizmit. Njė studim tė mirėfilltė dhe tė plotė deri mė tani e ka bėrė don Pren Kola me titull " Imzot Nikollė Kaēorri pėr mėvehtėsinė ė Shqipėrisė", studim i cili u botua nė revistėn "Shpresa" tė Prishtinės dhe "Zėri i Shėn Nikollės" nė Velezhė tė Prizrenit.

    Kush ėshtė imzot Nikollė Kacori ?

    Imzot Nikollė Kacorri u lind nė vitin 1862 nė fshatin Kre i Bajrakut tė Lurės. Ai rridhte nga njė familje, babai i sė cilit ishte katolik, ndėrsa nėna islame, gjė qė tregon pėr tolerancėn fetare tek shqiptarėt. Si ēdo fėmijė shqiptar edhe imzot Kacorri u rrit mė fisnikėrinė, bujarinė, besėn dhe trimėrinė, qė ishin tradita tė vyera tė malėsisė dhe qė ndikuan mė vonė nė pėrgatitjen atdhetare tė tij. Duke parė aftėsinė e madhe tė Nikollės sė vogėl Arqipeshkvi i Durrėsit imzot Ambrosio pas njė vizite qė bėri nė Lurė e mori me vete pėr ta pėrgatitur pėr meshtar e prijės tė popullit.

    Nė vitin 1884 mbaroi studimet filozofiko - teologjike pėr meshtar dhe u shugurua po tė njėjtin vit nė Shkodėr. Njė kohė shėrbeu nė Delbnisht, pastaj u emėrua famullitar nė Durrės. Pėr veprimtarinė e zellshme dhe tė frytshme kishtare dhe njerėzore Papa i asaj kohe e nderoi me "Kryqin e artė", "Pėr Kishė dhe Papė". Po nė kėtė vit emėrohet edhe Ipeshkv. Ky titull do t'i ndihmonte edhe mė tepėr nė lėmin politik, nė luftėn pėr ēlirimin e atdheut. Nė mes tė viteve 1905 - 1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kundėr turqve nė Kurbin.

    Nė vitin 1908 nė Kongresin e Manastririt sė bashku me at Gjergj Fishtėn dhe Luigj Gurakuqin e shumė atdhetarė tė tjerė, i dhanė kahje perendimore kulturės shqiptare, duke e vendosur alfabetin qė kemi tash e 91 vjet. Mori pjesė edhe nė Kongresin e Elbasanit i cili synonte tė korigjonte imazhin negativ tė kongresit tė Dibrės (korrik 1909) tė organizuar prej xhonturqve. Veprimtaria atdhetare e imzot Nikollė Kacorrit, sulltanit iu bė ferrė nė sy dhe ai e priste vetėm njė shkak sa mė tė vogėl pėr ta burgosur. Dhe shkaku u gjet, mu nė momentin kur ishte pėrfshirė pėr njė kryengritje tė armatosur nė gjithė Shqipėrinė. Pėr gjyqin dhe denimin me disa vjet burg dhe gjobė nė tė holla i referohemi Revistės "Leka", e cila boton lajme tė gazetės "Dielli".

    “Dielli i dates 8.3.1911 shkruan:”

    Me 15 te Dhjetorit u kenduen ne gjykatore te Durresit letrat qe paten ardhur te prishura preji temizit te Stambollit,me 17 vazhdoi gjygji perseri pore pa len shum me fole te ndershmin prift atdhetar,dhe ppa thirr njeri si deshmitar.E denuan perseri me dy vjet burg e 25 lira gjob.Avokati mbrojtes zoti Talib Efendiu nga Gjirokastra kerkoji te zburgosurit e Don Nikoll Kaqorrit,dhe e bani temiz per se dyti por gjygji nuk e liroji”.Dielli nr 89 shkruan”Nga gazetat e huaja mesuam sihariqin se te ndershmit prift katolik nga Durresi z Don Nikoll Kaqorrit ju dha falje preji sulltanit per denimin qe kishte dhen gjykatorja ushtarake,.Pergezojm nga thelbi i zemres te shkelqyerin atdhetar dhe i lutemi zotit ti fale pas keteji shendet dhe prehje per te miren e atdheut.

    Ne korrik te vitit 1911 ushtria turke zuni ne Shijak rrogtarin e imzot
    Nikoll Kaqorrit me tri manxerre e do fishek e letra poste qe po i qonte ne Delbnisht te Arqipeshkvi i Durresit imzot Bianki.Imzot Nikoll Kaqorri ke qite ne gjygjin ushtarak e ke denue me burg e sidomos per shkak te nje letre ku jepte drejtime per nje kryengritje kombetare.

    Kjo tregon se imzot Nikoll Kaqorri ishte njeri nder dy tre arkitektet kryesor te berjese se shtetit te ri Shqiptar,ku me se miri kjo gje ilustrohet ne memorandumin derguar Mbretit te Austro Hungaris Franc Jozefit vetem dy jav para se te shpalleji Pavarsia e Shqiperis.

    Pas gjithė kėtyre pėrpjekjeve kombėtare dalėngadalė pėrgatitej terreni pėr shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė . Nė fillim atdhetarėt shqiptarė kishin vendosur qė pavarėsia tė shpallej jo nė Vlorė, por pikėrisht nė Durrės, nė qytetin ku imzot Nikollė Kacorri zhvillonte veprimtarinė atdhetare. Por autoritetet turke lajmėruan telegrafikisht komandėn e Janinės dhe u pėrgatit me shpejtėsi njė njėsi ushtarake turko-greke qė tė mos lejonte nė ēdo mėnyrė suksesin e pėrpjekjeve tė atdhetarėve shqiptarė pėr tė shpallur pavarėsinė, dhe me ēdo kusht tė bėhej likuidimi i tyre. Duke iu falenderuar patriotėve durrėsakė delegatėt shpėtojnė dhe marrin rrugėn e Vlorės. Kėshtu me 28 nėntor 1912 nė orėn 14.00 botėrisht u shpall pavarėsia e Shqipėrisė. Kuvendi Kombėtar i Vlorės formoi Qeverinė e parė shqiptare, Qeveri e Pėrkohshme me kėtė pėrbėrje.

    Ismail Qemali kryeministėr dhe ministėr i punėve tė jashtme, Imzot Nikollė Kacorri nėnkryetar i Qeverisė, Myfit Bej Libohova ministėr i punėve tė brendshme, Abdi Bej Toptani ministėr i financave, Mehmet Pash Deralla ministėr i luftės, Petro Poga ministėr i drejtėsisė, Luigj Gurakuqi ministėr i arsimit, Mithat Frashėri ministėr i punėve botėrore, Pandeli Cale ministėr i bujqėsisė dhe Lef Nosi ministėr i Post Telegrafeve. Duke pasur parasysh faktin se Ismail Qemali edhe si ministėr i punėve tė jashtme pjesėn mė tė madhe tė kohės e kalonte jashtė Shqipėrisė lirisht mund tė thuhet se Imzot Nikollė Kacorri , luante rolin e kryeministrit nė Shqipėri. "Shumė tė vėshtirė e tė rrezikshme janė kėto ditė pėr ne shqiptarėt e pėr nanėn tonė Shqipėrinė qė tė katėr shtetet e Ballkanve po dojn me e pėrpi e me coptu". Mė kėto fjalė imzot Nikollė Kacori e fillonte Memorandumin derguar Perendorit tė Mbretit tė Austro Hungarisė Franz Jozefit I. Ky memorandum i shkruar dhe pėrgatitur prej Imzot Nikollė Kacorrit, dhe mban datėn 12 nėntor 1912, gjashtėmbėdhjetė ditė para shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė sė Shqipėrisė. Pėrveē imzot Nikollė Kacorrit, nėnshkrues tė kėtoj memorandumi janė edhe zotėrinjtė, Mustaf Asim Kruja, Rexhep Mitrovica, Fuad Toptani, Abdi Beu, Murat Toptani, Sali Gjuka dhe Bedri Pejani. Nė kėtė memorandum praqitej e vėrteta mbi Shqipėrinė dhe i kėrkohej ndihmė mbretit tė Austro Hungarisė qė shteti shqiptar mos tė gllabėrohet nga sfingsat sllavė, grek e turq. Kėtu kėrkohej qė tė njihet shteti shqiptar "nė katėr vilajetet e Shqypnisė me Kosovė, Manastir, Shkodėr e Janinė". Kėtu jipej edhe numri i shqiptarėve qė jetonin nė vitin 1912, mbi tre milionė frymė, dhe qysh atėherė u kėrkua qė Shqipėria me katėr vilajetet tė jetė neutrale siē ishin Zvicra dhe Belgjika.

    Pas dėshtimit tė Qeverisė sė Ismail Qemalit imzot Nikollė Kaēorri sė bashku me Mustafa Krujėn, Luigj Gurakuqin, Fahri Gjilanin, Themistokli Germenjin themeloi lidhjen "Pėr atdheun e pėr Thronin" pėr shpėtimin e atdhuet nga trazirat e ndryshme antikombėtare. Pas gjithė kėsaj sė bashku me shumė atdhetarė tė tjerė pa dėshirėn e vetė imzot Nikollė Kacorri emigroi nė Austri, ku qėndroi tri vjet nė Vjen deri sa vdiq me 29 maj 1917. Po ēfarė vdekje pati imzot Nikollė Kacorri, kėsaj pyetjeje nuk mund t'i japim pėrgjigje tė sigurt. Ai vdiq i ri, por vepra qė la pas nė luftė pėr mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit kombėtar ėshtė njė udhėrrėfyes pėr brezat e rinjė. Ėshtė e vėrtet se imzot Nikollė Kacorri u vra dy herė, njėherė kur vdiq i thyer shpirtėrisht pėr fatin e kombit, dhe tė dytėn herė kur veprimtarinė patriotike tė tij e mbuloi tisi i harresės gati njė shekull. Por edhe vrasėsit e parė edhė tė dytėt do tė harrohen, ndėrsa veprimtaria patriotike e njeriut tė flamurit Imzot Nikollė Kacorrit do tė shenohet me shkronja tė arta nė historinė kombėtare tė shqiptarėve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BARAT : 01-10-2008 mė 08:17

  7. #57
    Syrigana Maska e Kujtim Demiri
    Anėtarėsuar
    04-12-2007
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    150
    une nuk e di se si ka mundur ta shet Enveri Kosoven kur nuk e ka pas kurr hiq. per me shit nji send niher ajo duhet me qene e jotja e pastaj e shet.
    e ketu me shume kemi te bejme me nje tradhti ku me 1912 te gjithe shqiptaret shkuan ne Vlor per ta shpalle Shqiperine shtet te pavarur (bashke me Kosove), aty shkuan edhe kosovaret por Kosova nuk u permend, bile edhe ata kosovar qe shkuan ne Vlore u vran te gjithe.
    keshtu qe si per fund them se Kosova u shit me 1912 e pastaj kur erdhi Zogu filloi prap njelloj bashkimi por Lufta e Dyte vuri kufirin perfundimishte.
    1.asgjė nuk ndodhė rastėsisht
    2.ēdo rast ka lidhje me njė tjetėr
    3.asgjė nuk ėshtė ashtu siē duket

  8. #58
    srbe na vrbe Maska e pryll
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ke prroi palpoēit
    Postime
    573
    Citim Postuar mė parė nga dia_blo Lexo Postimin
    Per te shitur diēka duhet ta posedosh.
    Dardania ishte pjesė e pandarė e Shqipėrisė nė vitet 40 dhe kontrollohej me polici dhe ushtri nga shteti shqiptar. Gjermania madje e njohu shtetin dyfishuar shqiptar. Kur internacionalistėt komunistė mundėn nacionalistėt shqiptarė, ia dhanė tokat dhe gjysmėn e kombit vėllezėrve proletarė jugosllavė.

  9. #59
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Ja ēfarė shkruan Bilal Xhaferi per kėtė temė:

    ......Gjate 45 vjeteve, qe kur beheshin perpjekje nga ana e titisteve per te krijuar Partine Komuniste Shqiptare dhe deri sot, ata titiste nuk kane vrare asnje udheheqes te asaj partie. Ata nuk kane vrare komunistet po kane vrare nacionalistet shqiptare.
    Ata kane vrare Kosoven shqiptare qe Enver Hoxha e nenshtroi me pabesi me anen e brigadave partizane dhe ia dorezoi vellait te tij, Titos.....
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  10. #60
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga BARAT Lexo Postimin
    Eh Vlora Vlora...ē'dite te lavdishme
    ...qe ndoshta nuk mund te vijne me
    LAVDI !
    Pse mos do i beje reprize?!
    Edhe nje "dite e lavdishme" si kjo, dhe nuk do te kete me Shqiperi.

    Nje komb qe i thur lavde tradhtise dhe shitjes se copave te memedheut si "organe transplantimi" armiqve te tij, qe tradhetari te perfitoj pak pasuri e genjeshter pushtetare, eshte popull i vdekur, gati per t'i thurur kenge turpi e zije se gjalli per paftyresi.

    Ajo dite e zeze per Arberine - mos u kthefte me, kurrenjehere ne trevat tjera te Shqiperise!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 6 prej 93 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishės nė gazetėn " Express"
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unė Kam Dhėnė Shumė Mė Shumė Pare Pėr Kosovėn Se Sorosi
    Nga Harudi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •