Close
Faqja 52 prej 93 FillimFillim ... 242505152535462 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 511 deri 520 prej 927
  1. #511
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    Shpresojme qe ju qe jeni pro enver serbit te jeni buke e vjeter se do te ishte fatkeqesi qe akoma ti thuren lavde njeriut qe mori ne qafe nje popull te tere per mos te thene nje komb te tere nga rinia SHqiptare.
    Enveri ka qene nje vegel qorre qe zbatonte ēdo gje qe i kerkohej nga pronari i tije ne Beograd dhe kete e bente per aq kohe sa i garantohej pushteti personal.ishte shume bir k per tu hedhur sa ne nje dege me nje dege kur i kercenohej pushteti psh prishet me pronarin Tito dhe hyn ne sherbim te baba Stalinit dhe mbas vdekjes se tije hidhe ne prehrin e Maos.
    ka qene me te vertete kodosh i madh se e shiste b.... sa here te lypte nevoja.


    Mukja, kuvend bashkimi i tė gjithė shqiptarėve
    Mukja, kuvend bashkimi i tė gjithė shqiptarėve
    (Dėrguar mė: 01/08/09) Adriatik Alimadhi

    Jo vetėm ne, por tė gjithė shqiptarėt tė mos harrojnė tradhtinė e komunizmit, tė dėnojmė tradhtarėt e kėsaj marrėveshje prej sllavo-komunistėve, por nga ana tjetėr duhet ta festojmė kėtė ditė tė madhe tė bashkimit tė shqiptarėve, kėtė kuvend tė madh tė patriotėve shqiptarė. Kjo ėshtė ditė e bekuar e bashkimit pėr tė gjithė shqiptarėt.
    Ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė tė shkruash nė emėr tė atyre burrave qė i falėn atdheut gjithēka qė kishin mė tė shenjtė si: Mid’hat Frashėri, Vasil Andoni, Hysni Lepenica, Abaz Ermenjit, Hasan Dosti, Safet Butka, Skėnder Muēo, Tėfik Sfiri, Jup Kazazi, Zef Pali e dhjetėra nacionalistėve tė tjerė, tė cilėt vunė nė themelet e kombit tonė jo vetėm vuajtjet dhe sakrificat, por edhe gjakun e tyre pėr bashkimin dhe vėllazėrimin kombėtar.
    2 gushti i vitit 1943 nuk mund tė vinte rastėsisht, ai vinte nga fryma e bashkimit tė shqiptarėve qysh nga Kuvendi i Lezhės, frymės kombėtare tė Lidhjes sė Prizrenit, tė shtetit tė parė shqiptar tė vitit 1912, tė Kongresit tė Lushnjės (i cili ishte njė guxim kombėtar), por dhe vazhdimėsi e plotė e nacionalizmės shqiptare tė prillit tė vitit 1939. Nė ditėt e para tė prillit 1939, populli shqiptar rrėmbeu armėt dhe luftoi kundėr okupatorit italian, duke treguar nė kėtė mėnyrė se ai nuk mund tė duronte robėrinė e zezė. Edhe nė kėto momente tė vėshtira, i biri i Abdyl Frashėrit, Mid’hat Frashėri e patriotė tė tjerė ideojnė nacionalizmėn e parė shqiptare tė pėrbėrė nga tetė pika, qė mė vonė u quajt organizata e Ballit Kombėtar, nė tė cilėn i bėnė thirrje kombit shqiptar qė tė bashkohej nė luftė kundėr okupatorit pėr njė Shqipėri tė lirė e demokratike, pėr njė Shqipėri tė bashkuar dhe tė vėllazėruar. Nė mėnyrė tė veēantė, ne vitet 1942-1943 ishin ēetat nacionalistė ato qė patėn zhvilluar disa luftime tė ashpra kundėr okupatorit italian, ku nė ndonjė rast nuk mungoi dhe bashkėpunimi me krerėt e frontit nacional-ēlirimtar.
    Ēetat nacionalistė tė Hysni Lepenicēs, Safet Butkės, Abas Ermenjit, Abdullah Allarupi, Tofik Sfiri, Ismail Golemi si dhe ēetat e tjera tė Kavajės, Shkodrės, Skraparit, Lushnjės, Mallakastrės, Beratit, Kuēovės, Fierit, Elbasanit, Korēės, Durrėsit e deri nė Malėsi tė Madhe etj, shfaqėn asaj kohė jo vetėm trimėrinė dhe guximin atdhetar, por edhe vizionin e tyre perėndimor, tė cilit i pėrkisnin. Nė kėto kushte, prijėsit e nacionalizmit shqiptar e panė plotėsisht tė arsyeshėm bashkėpunimin me komunistėt, duke kėrkuar bashkimin si njė trup i vetėm nė luftėn kundėr okupatorit dhe mė pas vendosjen e pluralizmit politik ne Shqipėri. Ka qenė kjo arsyeja qė Mid’hat Frashėri e pėrgatiti me kujdes kėtė takim dhe me pėrgjegjėsinė e plotė pėr fatet e kombit. Mukja u kuptua prej burrave tė atėhershėm tė kombit tonė, si moment kyē nė historinė e gjithė shqiptarėve. Dua tė kujtoj se dy kanė qenė momentet nė tė cilat pėrfaqėsuesit e nacionalistėve dhe ata tė frontit nacional-ēlirimtar zhvilluan debate tė ashpra. Problemi i parė lidhej me Kosovėn, pėrfaqėsuesit e fronit nacionalēlirimtar ngulen kėmbė qė kjo ēėshtje tė anashkalohej dhe tė lihej pėr mė vonė, ndėrsa nacionalistėt vendosen me argumente serioze se ēėshtja e Kosovės patjetėr duhej tė vendosej pėr zgjidhje, duke legjitimuar edhe nėpėrmjet Proklamatės. Gjithashtu, ēėshtja e regjimit pas fitores ndaj okupatorit u kalua pėrmes debatesh tė ashpra, ku nacionalistėt ishin tė prirur tė ndiqnin modelet dhe praktikat perėndimore tė funksionimit tė shtetit, ndėrsa nacionalēlirimtaret u gjenden tė papėrgatitur pėrballė kėsaj situate.
    Tė dy kėto shqetėsime, mė vonė morėn pėrmasa tė mėdha, pėr shkak se komunistėt shqiptar donin tė shisnin Kosovėn tek Beogradi, ndėrsa pushtetin e donin pėr vete, pa e ndarė me askėnd. Ndriēimi qė i ėshtė bėrė Mukjes deri me sot mė ngjan se komentet duhet tė jenė sa mė tė pakta. Shteti i ardhshėm shqiptar, ashtu siē e pėrfytyronin dhe donin nacionalistėt, do tė ishte njė shtet i popullit, i realizimit tė aspiratave tė tija etnike dhe demokratike, njė shtet me struktura krejtėsisht perėndimore. Dhe, pikėrisht nė aspiratėn etnike tė tij, Balli Kombėtar do tė goditej rėndė prej flirtit tė komunistėve shqiptarė me ata jugosllavė. Partia Komuniste Jugosllave kurrsesi nuk munde tė lejonte qė pikėrisht PKSH-ja, ajo krijesė e saj, tė bashkėpunonte me nacionalizmin e kulluar shqiptar. Karta e Atlantikut pėr vetėvendosjen e kombeve do tė ishte pėr ta vetėm njė kartė demagogjike, qė luhej deri nė pėrfundimin e luftės. Por, nacionalizmi pansllav kishte pėrgatitur taktika e strategji tė reja, duke nisur qė nga shtabi Ballkanik e deri tek bashkimi i Shqipėrisė e Kosovės si republikė nė kuadėr tė Jugosllavisė federale. Miladin Popoviēi dhe Dushan Mugosha, ata qė dikur Enver Hoxha i quan profesorėt e vet tė pagabueshėm, ishin nė fakt ideatorėt e gjithė asaj tragjedie, e cila pėr nga pėrmasat e saj do tė mbetet sigurisht nė ekstremin e njė vėllavrasjeje tė paragjykuar.
    Se ēfarė ishin kėta komunistėt shqiptarė tė asaj kohe, vėshtirė ta pėrfytyrojė dikush qė nuk e ka jetuar katrahurėn shqiptare nė ato vite. Nė emėr tė gjeneralizmit Tito, kėta dy kriminelė sllavė jepnin urdhra pėr krijim batalionesh e brigadash partizane, i udhėhiqnin kėta “nga fitorja nė fitore” dhe godisnin me ēdo mjet dhe mėnyrė nacionalizmin e ndershėm shqiptar.
    Fatkeqėsia e disa shqiptarėve tė mjerė nė vitet 1944-1945, ishin se u bindėn plotėsisht qė Shqipėrinė e ēliroi “shoku Tito” dhe aspak gjaku i shqiptarėve. Dy kriminelė sllav, me tė marrė vesh ē’ndodhi nė Mukje (atėherė ata merreshin me formimin e brigadės sė Mehmet Shehut), u alarmuan menjėherė dhe vrapuan tė shkundin Enver Hoxhėn nga gjumi. Shumė pjesėmarrės tė veprimeve komuniste pas Mukjes dėshmojnė edhe sot pėr atė qė ka ndodhur. Por, ndėrsa sot ėshtė e qartė se kush e denoncoi Mukjen si tradhti, njihet gjithashtu se cili inicioi luftėn vėllavrasėse duke pėrpjekur tė vriste dy zogj me njė gur. Ky ishte pikėrisht Dushan Mugosha, i cili kėmbėngulte qė tė goditej Balli Kombėtar nga njėra anė, dhe tė luftohet edhe armiku nga partizanėt shqiptarė si nė Shqipėri dhe nė Jugosllavi.
    Lidhur me fillimin e luftės civile, nė librin e tij titulluar, “Fitorja e hidhur”, ser Rexhinald Hilbert, pjesėmarrės nė misionin anglez nė Shqipėri 1943-1944, shkruan: “Ėshtė gjetur ai qė ka ndezur luftėn civile nė Shqipėri. Siē ėshtė shprehur nė vlerėsimin e fundit tė pėrdyjavshėm, ai ėshtė njė i huaj komunist serb dhe quhet Ali Dushanovic…”. Nė vlerėsimin e tij, Hilbert mbėshtetet nė njė dokument tė publikuar mė 9 janar nga njė punonjėse e shėrbimit tė fshehtė anglez, Margaret Hezlak, e cila me kėtė rast informon eprorėt e vet. Lufta vėllavrasėse e nisur nė shtatorin e vitit 1943, pėrfundimisht shėnon vijėn e demarkacionit midis dy forcave tė vetme politike shqiptare, tė Ballit Kombėtar dhe komunistėve. Madje, kjo vijė demarkacioni do t’i ngjante njė humnere gjigante ardhur jo pėr shkak tė tėrmetit natyror, por si rrjedhojė e internacionalizmit “bamirės” proletar, tė pėrqafuar pėrjetėsisht prej bolshevikėve shqiptarė. E keqja ėshtė se kjo luftė vėllavrasėse, e cila u iniciua prej kriminelėve sllavė, u pėrhap me shpejtėsi tė madhe nė tė gjithė shtetin amė si dhe nė Kosovė e Maqedoni, e nė tė gjitha trevat shqiptare.
    Tė udhėhequr prej partisė “nėnė” jugosllave, shqiptarėt komunistė i drejtuan armėt vėllezėrve dhe baballarėve tė tyre. Nė kėto kushte, mjaft djem tė prirė pėr tė pėrqafuar sllavizmin u zhgėnjyen, tė tjerėt nė radhėt e ēetave nacionaliste u vranė, u masakruan e pushkatuan. Nė mesin e shekullit 20, idealet merrnin jetė njerėzish tė pafajshėm nė Ballkanin gjaknxehtė.
    Balli Kombėtar u pėrpoq me tė gjitha format edhe mbas prishjes sė kėsaj marrėveshje nga sllavo-komunistėt, qė nė Shqipėri tė mos ndodhte gjakderdhje, qė vėllai tė mos vriste vėllanė, qė djali tė mos vriste babanė, por kjo ishte e pamundur. Kriminelėt komunistė filluan luftėn vėllavrasėse me njė egėrsi shtazore, ata vranė nė tė katėrta anėt e Shqipėrisė .
    E filluan nga Gjirokastra, duke vrarė Rukmedin Dino me katėr vetė, tradhtuan ēetėn e Hysni Lepenicės, duke vrarė 34 komandantė ēetash.
    Vranė nė Devoll shqiptarin nga Kosova, Zia Gashin, Hadi Kazimatin me 6 tė tjerė, vranė me atentat sekretarin e rinise sė Ballit Kombėtar, Hazis Shara, masakruan ne Matjan tė Lushnjės 67 ballistė. Serisht vranė nė Gjirokastėr avokat Emin Kokolarin, Tajar Carcanin, Qemal Bejlerin, Xhaferr Alushuin, Sefedin Haderri, Boco Kalo, 70 vjeē, profesor Taro Kalon, Myzafer Shehun, me gjithė tė birin 15 vjeē, Vasil Shainin, Dino Matua dhe Hajlo Lato.
    Sėrish nė Korēė, ēeta komuniste e kryesuar nga Agush Gjergjvica masakroi nė mėnyrė mė barbare Bexhet dhe Xhevdet Bulgarecin, u prenė hundėt dhe veshėt, u nxorėn sytė, u thyen krahėt. Nė Kavajė kapin dhe vrasin dy djelmoshat, Besnik Cano dhe Qeramudin Sulo, sėrish nė Korēė ata vrasin Baba Zylfon, Sabri Panaritin, Refat Goskovin me gjithė tė birin. Nė Tiranė vrasin Azis Ēamin. E pra, tė gjithė kėta ishin shqiptarė, por tragjedia vėllavrasėse arrin kulmin e saj nė pėrroin e Shipskės, nė Voskopojė tė Korēės. Zbulohet krimi i radhės, kufomat e shqiptarėve arrijnė nė 180 vet, gjetur pas 3 muajsh tė masakruar barbarisht, prerė krahė, kėmbė e kokė, tė cilėt ishin nga qytetet Vlorė, Berat, Korēė etj. Nė Tiranė, mė 14 nėntor 1944, nė hotelin ‘Bristol’, sot Muzeu Kombėtar, vrasin 14 vetė: Isamil Petrela, tre vėllezėrit Kokolari, Lluka Xhumari, Nebil Cika dhe kunati i tij, sė bashku me pesė tė tjerė.
    Kėto janė disa nga statistikat tė cilat tashme janė tė dokumentuara, por nga arshivat tona mund tė themi me siguri se janė 4000 deri nė 6000 shqiptarė. Kėto krime barbare kanė kryer komunistėt nė luftėn vėllavrasėse, ndaj vėllezėrve tė tyre shqiptarė nė vitet 1943-1944. Ishin me dhjetėra burra nacionalistė, qė duke mos duruar dot gjakderdhjen e shqiptarėve, u larguan pėr tė vazhduar luftėn dhe punėn e tyre nė mėrgim kundėr ideologjisė komuniste, por eshtrat e tyre treten akoma nė dhe tė huaj. Dėshmorėt e Ballit Kombėtare janė me qindra e me mijėra, duke rėnė pėr ēėshtjen kombėtare. Mbas pushtimit tė Shqipėrisė nga komunistėt, serish vazhduan tė merrnin udhė pushkatimet, vrasjet, burgosjet, internimet dhe dėbimet pėr 50 vjet ndaj kėsaj shtrese mė fisnike tė kombit shqiptar.
    Prandaj menduam ta bėjmė kėtė shkrim me titull: Tė mos harrojmė tradhtinė e komunizmit, por tė festojmė Mukjen, si kuvendin e bashkimit tė shqiptarėve.
    Edhe sot, fryma, mentaliteti komunist po shoqėrojnė politikėn shqiptare, fyerjet, sharjet, pabesia, tradhtia, kėrcėnimet, shpifjet, gėnjeshtrat po i mbajnė tė pėrēarė shqiptarėt, thjesht pėr interesat e tyre personale dhe partiake. Gjej rastin nė kėtė ditė tė shėnuar tė bashkimit dhe vėllazėrimit tė shqiptarėve, t’i bėj thirrje politikės shqiptare tė pėrcjellin frymėn e bashkimit, dhe jo tė pėrēarjes, frymėn e vėllazėrimit, dhe jo tė ndarjes, frymėn e dashurisė, dhe jo tė urrejtjes. I bėj thirrje qeverisė shqiptare, historiografisė shqiptare, qė nė tekstet shkollore tė historisė tė largojnė frymėn dhe mentalitetin komunist, duke e zėvendėsuar atė me frymėn kombėtare, qė brezat e rinj tė edukohen me ndjenjėn e atdhedashurisė, patriotizmit dhe historia e Shqipėrisė tė futet nė shtratin e plotė tė saj kombėtar. Nė historinė e Shqipėrisė tė vendosen dhe tė trajtohen disa dokumente, fakte dhe ngjarje. tė cilat janė nė pėrputhje me frymėn kombėtare si ‘Nacionalizma Shqiptare’, prill 1939, ‘Dekalogu i Ballit Kombėtar’, i vitit 1942, ‘Marrėveshja e Mukjes’, gusht i vitit 1943.
    I propozoj qeverisė shqiptare qė nė Mukje tė ngrihet muzeu i kėtij Kuvendi kaq tė rėndėsishėm, pėr t’ju pėrcjellė vizitorėve dhe gjithė shqiptarėve frymėn e Bashkimit dhe Vėllazėrimit Kombėtar. Ky pra, ėshtė dhe duhet tė jetė misioni fisnik i ēdo shqiptari tė ndershėm, pėr t’i shėrbyer forcimit dhe lartėsimit tė kombit tonė. Nė mbėshtetje tė kėsaj fryme, i bėj thirrje Presidentit tė Republikės, z.Bamir Topi dhe i kėrkoj tė vlerėsojė kontributin e tė gjithė patriotėve shqiptarė dhe nga ky proces shqiptarėt do tė dalin mė tė bashkuar drejt rrugės sė pajtimit kombėtar. Nėse nuk realizohet kjo, pajtim kombėtar nuk do ketė.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  2. #512
    Fragmente nga debati nė Mukje pėr ēėshtjen e Kosovės:




    Gogo Nushi, pėrfaqėsues i PKSH: - Ē’na duhet Kosova, ne kemi hallin e Shqipėrisė!

    Besnik Ēano, pėrfaqėsues i rinisė nacionaliste: - S’ka shqiptar qė nuk e do Kosovėn, pėrveē atyre qė i shėrbejnė serbit.

    Myslym Peza: - Kosovėn na e ka falė fashizmi. Ne nuk pranojmė dhurata nga fashizmi.

    Nexhat Peshkėpia: - Kur tė humbet ora dhe njė i huaj e gjen dhe ta kthen, ajo nuk duhet pranuar, kur ėshtė jotja?!

  3. #513
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar mė parė nga POKO Lexo Postimin
    Fragmente nga debati nė Mukje pėr ēėshtjen e Kosovės:




    Gogo Nushi, pėrfaqėsues i PKSH: - Ē’na duhet Kosova, ne kemi hallin e Shqipėrisė!

    Besnik Ēano, pėrfaqėsues i rinisė nacionaliste: - S’ka shqiptar qė nuk e do Kosovėn, pėrveē atyre qė i shėrbejnė serbit.

    Myslym Peza: - Kosovėn na e ka falė fashizmi. Ne nuk pranojmė dhurata nga fashizmi.

    Nexhat Peshkėpia: - Kur tė humbet ora dhe njė i huaj e gjen dhe ta kthen, ajo nuk duhet pranuar, kur ėshtė jotja?!
    Bingo,pos mendova per hajetin tem do mendoj per ty?
    Ti ne kerr,une haje gjelberim.Dhe vjen ti qe une tyve,ta cek jorganin apo shtroj batanien deri ne simetri te kaptines.
    Jo mor meku jem.ne spranojme bakshishe nga kryqi i kuq falas....
    Nga Zabiti kombetar...
    tung

  4. #514
    Citim Postuar mė parė nga POKO Lexo Postimin
    Fragmente nga debati nė Mukje pėr ēėshtjen e Kosovės:




    Gogo Nushi, pėrfaqėsues i PKSH: - Ē’na duhet Kosova, ne kemi hallin e Shqipėrisė!

    Besnik Ēano, pėrfaqėsues i rinisė nacionaliste: - S’ka shqiptar qė nuk e do Kosovėn, pėrveē atyre qė i shėrbejnė serbit.

    Myslym Peza: - Kosovėn na e ka falė fashizmi. Ne nuk pranojmė dhurata nga fashizmi.

    Nexhat Peshkėpia: - Kur tė humbet ora dhe njė i huaj e gjen dhe ta kthen, ajo nuk duhet pranuar, kur ėshtė jotja?!
    E sakte!Ja si luajten me fatet e kombit halldupet shqiptare!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  5. #515
    Citim Postuar mė parė nga SystemA Lexo Postimin
    Bingo,pos mendova per hajetin tem do mendoj per ty?
    Ti ne kerr,une haje gjelberim.Dhe vjen ti qe une tyve,ta cek jorganin apo shtroj batanien deri ne simetri te kaptines.
    Jo mor meku jem.ne spranojme bakshishe nga kryqi i kuq falas....
    Nga Zabiti kombetar...
    tung
    Na rrofsh topat tine...se te haje ti gjelberim,nuk te beri as kosova e as berisha ,por te ben ato gjyshrit tuj me yll ne ball...pjell e poshter enveriane !

  6. #516
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-06-2009
    Postime
    169
    Citim Postuar mė parė nga POKO Lexo Postimin
    Na rrofsh topat tine...se te haje ti gjelberim,nuk te beri as kosova e as berisha ,por te ben ato gjyshrit tuj me yll ne ball...pjell e poshter enveriane !
    Para atyne "enveristeve" te "qelbun" , populli as gjelberim nuk kishte me ngron (harrove demonstratat e bukes per "zine e bukes" ne 1936,1937 dhe 1938?), e jo me te bohej fjale per uzina, fabrika dhe kombinate, apo te lexote emrin e vet !

    Nga qe kishte "ekonomi" populli kishte mbet 800.000 banore , me jetegjatesi 38 vjec dhe semundjet qe nga malarja, tuberkolozi , kolera e ku e di une se sa te tjera se dhe emrat jua kena harru, bonin kerdine !

    Nuk te pelqeka ecja dhe fuqizimi i Atdheut tend , vetem sepse ate e beri populli shqiptar nen udheheqjen e "enveristeve" ???

    Ne nuk na plas fare pse kjo gje nuk te pelqen TY ! Ne na intereson Atdheu yne dhe jo TI !

  7. #517
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    280
    Qe te sheses dicka duhet ta posedosh, ta kesh ne pronesi. Cfare shiti Enver Hoxha kur dihet shume mire se kur u nda Kosova.
    Shqiptaret ne vend ta drejtojne gishtin nga Europa ,e drejtojne nga Enver Hoxha.
    Po Camerine, Ulqinin, Plaven ,Gucine Enver Hoxha i shiti?
    Historia eshte histori mjaft me shpifje e me perbaltje.

  8. #518
    Citim Postuar mė parė nga flora57 Lexo Postimin
    Qe te sheses dicka duhet ta posedosh, ta kesh ne pronesi. Cfare shiti Enver Hoxha kur dihet shume mire se kur u nda Kosova.
    Shqiptaret ne vend ta drejtojne gishtin nga Europa ,e drejtojne nga Enver Hoxha.
    Po Camerine, Ulqinin, Plaven ,Gucine Enver Hoxha i shiti?
    Historia eshte histori mjaft me shpifje e me perbaltje.
    Ashtu Flora. Vallė kush po e shet sot Mitrovicėn, qė ndoshta sė shpejti po mbesim pa tė ose tė ndarė!! Ėshtė forca , forca, forca. Tė ligut ia marrin edhe lugėn prej gojės.



    Shpesh nė forumin tonė dėgjon kaq injorancė tė fortė sa tė kapin nervat!!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga projekti21_dk : 11-08-2009 mė 08:46
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  9. #519
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    280
    Shqiptaret duhet ti bajne dua Amerikes se t'ishte per Europen ,
    Kosova dhe sot do te ishte nen Serbi. Mbas gjithe atij genocidi, vrasjesh masive shikoni cbehet sot. kerkohet qe te viktimizohet serbi.
    Ne vend te shikojne varret masive te shqiptareve , kerkohen me demek organet e transplantuara te serbeve. Ky eshte kulmi. Mos valle per disa nga anetaret e ketij forumi edhe per kete e ka fajin Enver Hoxha?

  10. #520
    Citim Postuar mė parė nga flora57 Lexo Postimin
    1.Cfare shiti Enver Hoxha kur dihet shume mire se kur u nda Kosova.
    2.Shqiptaret ne vend ta drejtojne gishtin nga Europa ,e drejtojne nga Enver Hoxha.
    Po Camerine, Ulqinin, Plaven ,Gucine Enver Hoxha i shiti?
    Historia eshte histori mjaft me shpifje e me perbaltje.
    Mė fal Flora qė po tė citoj edhe njė herė:
    1. Nė fakt unė do tėdėshiroja tė dija kur ishte bashkė Kosova me Shqipėrinė

    2. Po prandaj gjithmonė ėshtė dashur tjetri tė interesohet pėr ne; gjithmonė sytė nga bota kush po na fal dicka.

    Mė fal edhe njė herė, por mė preke nė tel kur thuhet.
    Tė shesės dicka duhet ta kesh, pra!
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

Faqja 52 prej 93 FillimFillim ... 242505152535462 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishės nė gazetėn " Express"
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unė Kam Dhėnė Shumė Mė Shumė Pare Pėr Kosovėn Se Sorosi
    Nga Harudi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •