Close
Faqja 2 prej 47 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 927
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ti kerkon ngritje niveli te debatit kur je ti ai qe i ul standartet e tij me nje togfjalesh bosh tipike rrugesh, madje rrugicash!.
    Pa lidhje... S'e kuptoj ku e ke fjalen.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #22
    Citim Postuar mė parė nga Borix Lexo Postimin
    Pa lidhje... S'e kuptoj ku e ke fjalen.
    Ne fakt kujtova se shprehja "me mire mbyll gojen" ishte cinike. E shoh qe une paskam gabuar pasi jo cdo gje thuhet me dashje ne kete bote. Le ti lejme vend temes e te tjereve se s'eshte e tera e jona.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    O djem, mire e beni qe debatoni, por mendoj se duhen pasur parasysh ca pika orientimi, te tilla si psh
    -A jane komb shqiptaret dhe pse jane apo nuk jane (pergjigje per teorite sllavo/greke)
    -Kur u percaktuan kufijte e pare shqiptare dhe a ishte nje vendim i drejte percaktimi i ketyre kufijve?
    -A eshte vetem vullneti i individeve shqiptare, qofshin keta te fundit pushtetare apo popull, percaktues i kufijve shqiptare? Ketu e kam fjalen qe a behet fjale vetem per deshiren tone per rimarrje territoresh dhe rivendosje drejtesie?
    -Ne perfundim do shikoni se edhe ata qe luftuan qe te kemi kete cope Shqiperi, luften e benin qe te mbushnin mendjen e padroneve te globit.

    Pra, dy rruge ka. O fillo luften, o rri urte me cfare te japin.
    Nese Hoxha do te ishte aq prosllav, sot do te flitej serbisht ne Durres (qyteti enderr i serbeve)
    Por politika eshte ashtu si e dini dhe ju...
    Pak .....

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    Ne lidhje me Kosoven nuk mendoj se ka bere perpjekje per ta zgjidhur kete ceshtje, qofte minimalisht.
    asnje politikan nuk ka bere gje per kosoven.. jo sepse nuk deshte, por se nuk mundej. erdhi koha qe ata qe ja moren kosoven shqiperise, e prene zinxhirin e skllaverise qe i varen kosoves ne 1913 dhe kosova eshte e lire. ndonje nga ju diskutantet e ketij forumi ka ndonje ide se cfare mund te behej nga politika shqiptare per tu rimarre kosova? si do ta rimerrnit ju qe jepni mendime per te tjeret? cfare beri zogu per kosoven (pervec qe mori serbe per te permbysur nolin).. cfare beri enveri (themi ne sot).. por harrojme te themi, cfare bene politikanet dhe elita e sotme shqiptare per te rimarre kosoven? kosoven e 'leshuan' atehere kur ju duhej shkak per te qene kosova e lire dhe jo se ju erdhi keq per skllaverine e kosoves ore miq.. nuk i beri asnje shtet nder kosoves, por i bene nder interesave te veta ata qe e 'cliruan' nga zgjedha serbe. te gjithe ne i dime dhe i kuptojme mire keto, por na duhet te hedhim fajin tek dikush dhe ky dikush na qenka dulla.. mos valle vetem ky dulle beri historine e shqiperise apo pati edhe djem te tjere nenash? te tjeret pra.. cfare bene?

  5. #25
    Barat, Enveri beri ato gjera qe sot e lane Shqiperine 100 vite mbrapa nga pjesa tjeter e botes. Vrau e preu gjithe inteligjencen shqiptare te shkolluar ne bote, e cila nese po te ishte kursyer do te ishte sot parajoja e gjithe brezave qe do te vinin me pas dhe ne te njejten kohe ishin arma me e forte per te vene Shqiperine ne krah te kombeve perendimore. Shiko Greqine. Jane fare e poshter por jane te zgjuar. Bene nje lufte te tere civile per te zhdukur komunizmin dhe ne ca pozitash gjenden sot. Kurse ne deri ne 1990 akoma thonim "Bar do hajme dhe nga vija Marksiste-Leniniste s'do levizim". I gjithe sistemi, me gjithe aktoret e asaj kohe ishte gjeja me e gabuar dhe me antishqiptare. S'ka nevoje nje udheheqes te detyroje nje komb te flase serbisht qe te quhet tradhetar. Mjafton ta leje ne izolim dhe varferi te plote dhe e ka arritur qellimin 1000 here.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Barat, Enveri beri ato gjera qe sot e lane Shqiperine 100 vite mbrapa nga pjesa tjeter e botes. Vrau e preu gjithe inteligjencen shqiptare te shkolluar ne bote, e cila nese po te ishte kursyer do te ishte sot parajoja e gjithe brezave qe do te vinin me pas dhe ne te njejten kohe ishin arma me e forte per te vene Shqiperine ne krah te kombeve perendimore. Shiko Greqine. Jane fare e poshter por jane te zgjuar. Bene nje lufte te tere civile per te zhdukur komunizmin dhe ne ca pozitash gjenden sot. Kurse ne deri ne 1990 akoma thonim "Bar do hajme dhe nga vija Marksiste-Leniniste s'do levizim". I gjithe sistemi, me gjithe aktoret e asaj kohe ishte gjeja me e gabuar dhe me antishqiptare. S'ka nevoje nje udheheqes te detyroje nje komb te flase serbisht qe te quhet tradhetar. Mjafton ta leje ne izolim dhe varferi te plote dhe e ka arritur qellimin 1000 here.
    shqiperia ishte 300 vjet mbrapa europes kur u clirua.. europa ishte ne sistemin kapitalist qe prej 300 vjetesh, kurse shqiperia ne ate feudal. ajo greqia qe permend ti si indikator, ishte sistem kapitalist para lufte, u clirua nga turqit 100 vjet para nesh, beri hekurudhen e pare 100 vjet para nesh dhe kurre nuk pati asnje lloj idustrie te rende. pra matjet beji mire dhe jepi anen e monedhes qe meriton per bemat qofte dulla qofte djalli. kjo nuk do te thote se mbroj dullen (absolutisht) por duhet te dime se edhe hitleri ishte kush ishte, por ja mbajne edhe sot ato te mira qe beri per gjermanine dhe i shajne te keqiat.. ne nuk dime te mira.. te keqiat jane barometri yne.

  7. #27
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Kush e ka lexuar fjalimin e Enver Hoxhes ne konferencen e Labinotit te 1943 i njeh shume mire ndjenjat e tij per ate pjese te Shqiperise. Cfare eshte vertet skandaloze eshte se kur Hoxha flet fjale te bukura per Kosoven ca ketu i konsiderojne boshe, kurse kur flet Balli, apo nacionalistet e tjere shterpe keto trajtohen si akte te larta patriotike.

    Se pari, per ata qe nuk e dine, Partia Komuniste Jugosllave e miratoi 2 here te drejten per vetvendosje ne Kosove ne 2 kongrese te saj me i fundit diku rreth vitit 1940. PKJ udhehiqej nga nje Kroat qe ishte pra pjesetar i nje shoqerie anti-serbe. Dhe natyrshem Hoxha nuk kishte perse ti thoshte jo Aleances me Titon, sidomos ne kuader te komunizmit, dhe premtimit qe PKJ kishte bere per Kosoven.

    Se dyti Hoxhes iu premtua Kosova edhe ne konferencen e Bujanit panvaresisht se ia drodhen me vone.

    Se treti, ne ushtira Jugosllave masakroi ne Kosove shume shqiptare qe bashkpunuan me gjermanin, por qe te jemi realiste arkivat gjermane flasin edhe per vrasje masive te popullsise serbe, cifute dhe rome nga nazistet shqiptare. Vetem nje injorant mund te mohoje kampin e perqendrimit ne Prishtine ku jane masakruar me mijera civile, madje edhe partizane shqiptare.
    Por me interesante eshte fakti se Tito ne fakt vrau me shume kroate se cdo nacionalitet tjeter ne Jugosllavi. Edhe nje here per ata qe s'e kane haberin, shume kroate kolaboracioniste u dorezuan tek anglezet mbas luftes ne mase, dhe ata te gjithe u kthyen mbrapa me kerkese te Titos per tu ekzekutuar. Po keshtu ndodhi me shume cetnike serb qe u masakruan mbas luftes.

    Se katerti, une nuk e kuptoj cfare kerkohet ketu nga Hoxha? Te sulmonte Jugosllavine? Me sa shof une ketu ju keni per ta akuzuar Hoxhen pse nuk ngriti nje rakete ne Hene.
    Shteti shqiptar dhe ushtria e Hoxhes sado e organizuar e madhe dhe e disiplinuar as qe mund te krahasohej me ate Jugosllave, me 1 milion ushtare dhe te armatosur deri ne dhembe. Vetem nje idiot nuk e kupton se nje konflikt me Jugosllavine do hidhte cdo aleat kunder Shqiperise, dhe do sillte shkaterrimin e ushtrise se Hoxhes te vetmen mbrojtese te afte te territorit te shtetit shqiptar duke hapur keshtu rrugen per aneksimin e plote te Shqiperise nen Jugosllavine.

  8. #28
    Citim Postuar mė parė nga Teliomenos1 Lexo Postimin
    shqiperia ishte 300 vjet mbrapa europes kur u clirua.. europa ishte ne sistemin kapitalist qe prej 300 vjetesh, kurse shqiperia ne ate feudal. ajo greqia qe permend ti si indikator, ishte sistem kapitalist para lufte, u clirua nga turqit 100 vjet para nesh, beri hekurudhen e pare 100 vjet para nesh dhe kurre nuk pati asnje lloj idustrie te rende. pra matjet beji mire dhe jepi anen e monedhes qe meriton per bemat qofte dulla qofte djalli. kjo nuk do te thote se mbroj dullen (absolutisht) por duhet te dime se edhe hitleri ishte kush ishte, por ja mbajne edhe sot ato te mira qe beri per gjermanine dhe i shajne te keqiat.. ne nuk dime te mira.. te keqiat jane barometri yne.

    A e di ti se Shqiperia ne kohen e Zogut ka qene pothuaj ne cdo aspekt perpara Greqise perfshire demokracine?! A e di qe demet e luftes, qofte ne njerez, qofte ne deme materiale, kane qene shume here me te larta per Greqine se Shqiperia?! E pra ky s'eshte argument per te vertetuar se Greqia ishte ne avantazh ndaj nesh. Ne e futem veten ne probleme me duart tona. Injoruam e demtuam marredheniet me boten perendimore qe ishte ajo bote qe krijoi shtetin shqiptar ne Ballkan dhe u lidhem me boten lindore qe ironikisht ka qene perhere kundra nesh. Te mira ka bere Enveri, por me ca kostoje?! Me ca kostoje per te ardhmen e vendit, shoqerise, ceshtjeve kombetare?! Keto jane pyetje qe te nxjerrin ne pergjigje te gjata.
    Per te ardhur tek Kosova, nuk do te ishte zgjidhur kjo ceshtje po te mos degjohej dhe zeri i Shqiperise. Mos harrojme qe ne 1999 zeri i Kosoves ne bote degjohej fale institucioneve zyrtare te Shqiperise. Vete lufta e Kosoves u be nga lehtesimi i kalimit te armeve nepermjet territorit shqiptar. A mund te mendoheshin ndonjehere keto gjera ne epoken komuniste?!
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  9. #29
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    sakte brook

  10. #30
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    e lehte te thuash qe enveri e shiti kosoven !!! po si mund te thuash qe e shiti per nje gje qe nuk ka qene e jotja ne ate moment por ' de jure' kosova ka qene pjese serbe ne ate kohe !!! aq e lehte te thuash qe enveri e shiti kosoven ne ate moment kur serbia ka qene aleatja e perjetshme e rusise dhe ne ate kohe rusia degjohej sepse ishte fituese e luftes se dyte boterore !!! e lehte te thuash e shiti enveri kosoven por sa fuqi kishim ne kundra fuqive te medha per te marr kosoven ??? para se te flitet me mllef sic tha edhe nje parafoles me para shikoni faktet historike edhe argumentimet !!! dhe jo teori partiake apo mllefe personale nga sistemi qe kaluam !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    A e di ti se Shqiperia ne kohen e Zogut ka qene pothuaj ne cdo aspekt perpara Greqise perfshire demokracine?! A e di qe demet e luftes, qofte ne njerez, qofte ne deme materiale, kane qene shume here me te larta per Greqine se Shqiperia?! E pra ky s'eshte argument per te vertetuar se Greqia ishte ne avantazh ndaj nesh. Ne e futem veten ne probleme me duart tona. Injoruam e demtuam marredheniet me boten perendimore qe ishte ajo bote qe krijoi shtetin shqiptar ne Ballkan dhe u lidhem me boten lindore qe ironikisht ka qene perhere kundra nesh. Te mira ka bere Enveri, por me ca kostoje?! Me ca kostoje per te ardhmen e vendit, shoqerise, ceshtjeve kombetare?! Keto jane pyetje qe te nxjerrin ne pergjigje te gjata.
    Per te ardhur tek Kosova, nuk do te ishte zgjidhur kjo ceshtje po te mos degjohej dhe zeri i Shqiperise. Mos harrojme qe ne 1999 zeri i Kosoves ne bote degjohej fale institucioneve zyrtare te Shqiperise. Vete lufta e Kosoves u be nga lehtesimi i kalimit te armeve nepermjet territorit shqiptar. A mund te mendoheshin ndonjehere keto gjera ne epoken komuniste?!
    ti thuaqe te mirat qe beri dulla kishin kosto te larte.. po ta balancoj me koston e larte qe kishin greket nga lufta civile ne vitet 40 si edhe nga kostoja e larte e juntes fashiste te papadhopulit ne 1967-74.. por nga te dyja keto, greket perfituan dhe jo pak megjithese kostoja ishte teper e larte.. nen papadhopulon pjesa e siperme afer selanikut (ajo qe i ngjan pellembes se dores) pesoi nje transfomim teresor si nga infrastruktura po ashtu edhe ne turizem dhe agrikulture.. edhe sot ne greqi ajo pjese eshte ne perqindje teper te madhe te djathtesh ekstreme sepse u ushqyen mire nga veprat e papadhopulosit.. pra kostoja ishte (ashtu sic edhe eshte) e pallogaritur ne keto zhvillime.. sot cfare kostoje ka demokracia ne shqiperi more zoteri.. sa veta jane vrare gjate ketyre viteve si nga armet po ashtu edhe nga akte te ulta vrasese.. sa prostitucion i ka sjelle shqiperise, sa droge, sa analfabete, sa erresire, sa uri, sa papunesi, sa mossiguri? pra nese do niseshim nga keto lloj kostosh i bie qe mos mendonin per demokracine e jo ta deshem qe as behet fjale. nuk maten keshtu gjerat. politikanet e sotem i kushtojne shqiperise per kohen e demokracise qindra here me teper se koha e dulles.. kjo mos duhet te jete arsye per te mosdashur demokracine? greqia nuk u demtua aq sa shqiperia gjate luftes sepse keto maten ne baze te numurit te popullsise dhe jo ne numurin e te vrareve per shtet. nuk di sa ke jetuar ne greqi qe te degjoje me veshet e tua si e kane kaluar greket me gjermanet gjate lufte. keto i takojne nje teme tjeter. por duhet te dish qe greqia ka qene shume me perpera se shqiperia pas daljes nga lufta ose qofte edhe perpara saj. ta thashe hekurudhen e pare greket e bene ne 1845 dhe shqiperia e beri ne 1945.. pa llogaritur nivelin e jeteses dhe kushtet e banimit se dalim skifo fare ashtu.
    armet vertet kaluan nga territori shqiptar qe u furnizua uck-ja, por perse kjo nuk ndodhi me pare.. kjo i takon atyre qe 'lejuan' kosoven te clirohet dhe aspak politikes shqiptare.. politika shqiptare vetem sa kreu detyren qe i dhane dhe e urdheruan.. nese nisemi nga kjo, kosova ja di per nder qeverise nano qe u clirua.. ne ate kohe u lane armet te kalonin mes shqiperise.. keshtu i bie apo jo?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Teliomenos1 : 15-07-2008 mė 11:46

  12. #32
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar mė parė nga Teliomenos1 Lexo Postimin
    nese nisemi nga kjo, kosova ja di per nder qeverise nano qe u clirua.. ne ate kohe u lane armet te kalonin mes shqiperise.. keshtu i bie apo jo?
    nje saktesim ka qene qeveria e pandeli majkos ne ate kohe kur eshte bere lufta !!! per te tjerat jeni shume i sakte !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    Citim Postuar mė parė nga SaS Lexo Postimin
    nje saktesim ka qene qeveria e pandeli majkos ne ate kohe kur eshte bere lufta !!! per te tjerat jeni shume i sakte !!!
    aq me keq.. na paskan cliruar kosoven bullgaret. lol

  14. #34
    C'fare efeketi pati qeverisja e Enver Hoxhes tek ceshtja e Kosoves dhe ajo kombetare ne pergjithesi?!
    Qe te kerkosh te zgjidhesh nje problem e cila ka natyre etniko-nacionaliste kerkohen zoterimi i disa elemente dhe avantazheve ne fushen e diplomacise dhe te qenurit shtet ne vetvete. Psh, kerkohet ne rradhe te pare nje strategji e cila eshte e organizuar dhe e mirestudiuar. Zakonisht keto strategji krijohen ne bashkepunim me shume pjestare te shtetit dhe niveleve me te larta te shoqerise. Ne te tilla diskutime marrin pjese jo vetem politikane, analiste politike, njerez te interesave, por edhe historiane, shkrimtare, akademike, gazetar, sociolog, intelektual te ndryshem e deri tek nacionalistet me te flakte qe i perkasin shoqerise. Pra krijohet nje ide, nje ide e cila synon ti jape zgjidhje nje problemi nga i cili kerkohet te merren benefite. Pas krijimit te kesaj ideje qe i kalon kufinjte shteterore kerkohet nje mbeshtetje e fuqishme nga bota. Nevojitet nje marredhenie sa me e ngushte me faktoret me vendimarres nderkombetar. Ne kete pike rol te rendesish luajne aftesite e intelektualeve vendas per te kontaktuar boten intelektuale jashte dhe per te ndihmuar ne sensibilizim dhe familjarizimin e tyre me ceshtjen qe do te ngrihet. Ketu futen dhe lobizmi, propaganda, lidhja e fijeve te interesave reciproke etj. Pra fillohet kordinimi me diplomacine boterore ne menyre qe ceshtja te nderkombetarizohet dhe forcohen kontaktet me aktoret lokal ne terren (Kosove ne kete rast). Pra me pak fjale krijohen te gjithe ingredientet per te "gatuar". Ideja, Strategjia, Miqesia me shtetet e forta, Kontaktet me terrenin deri sa te arrihet tek pika kulminante qe eshte Ndezja.
    Cilet nga keto elemente qe permenda me lart u interesua qe ti kishte rregjimi i Hoxhes?! Cilat?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brooklyn2007 : 15-07-2008 mė 12:13
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Barat, Enveri beri ato gjera qe sot e lane Shqiperine 100 vite mbrapa nga pjesa tjeter e botes. Vrau e preu gjithe inteligjencen shqiptare te shkolluar ne bote, e cila nese po te ishte kursyer do te ishte sot parajoja e gjithe brezave qe do te vinin me pas dhe ne te njejten kohe ishin arma me e forte per te vene Shqiperine ne krah te kombeve perendimore. Shiko Greqine. Jane fare e poshter por jane te zgjuar. Bene nje lufte te tere civile per te zhdukur komunizmin dhe ne ca pozitash gjenden sot. Kurse ne deri ne 1990 akoma thonim "Bar do hajme dhe nga vija Marksiste-Leniniste s'do levizim". I gjithe sistemi, me gjithe aktoret e asaj kohe ishte gjeja me e gabuar dhe me antishqiptare. S'ka nevoje nje udheheqes te detyroje nje komb te flase serbisht qe te quhet tradhetar. Mjafton ta leje ne izolim dhe varferi te plote dhe e ka arritur qellimin 1000 here.
    atehere sot qe vdesin nga uria njerez ne shqiperi cfare duhet te themi.. sa familje sot rrojne nen nivelin e lejuar te varferise.. sa jane personat qe marrin vetem $2 dita.. sa paguhen invalidet te cilet jo me deshiren e tyre nuk mund te punojne.. perse nuk ka me shkolla ne fshatra ku mund te mosojne femijet shqip.. perse nuk ka me mjeke fshatrave.. perse nuk u jepet prioritet prodhimeve te fshatit por merren nga importi te gjitha.. perse nuk mundohet asnje qeveri te stabilizoje problemin e elektrikut.. perse 75% e krahut te punes ne shqiperi eshte e papune.. perse sot te heqin veshken dhe ta shesin pa te lajmeruar fare.. perse edhe per nje certifikate lindje qe te duhet duhet te japesh rrushfet.. perse djemte e vajzat e reja qe jane nga 17-20 vjec duan te ikin sot nga shqiperia.. mos valle jetuan nen diktature dhe nuk mund te jetojne nen te.. ka plot 'perse' te tjera qe te nxjerrin nga binaret ku keron ta dergosh debatin.. qe te jesh i drejte eshte shume me e veshtire se te jesh akuzues.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    mose merreni me hov ket qashtje o vllezer
    enver hoxha ka edhe meritat e ti por ka edhe dobsit
    sot shqiperin dhe kosoven e udhheqin enveristat dhe titistat
    dhe ja kujemi pse tja hedhim fajin enver hoxhes per kosoven skemi arsye

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    brook'07
    Barat, Enveri beri ato gjera qe sot e lane Shqiperine 100 vite mbrapa nga pjesa tjeter e botes. Vrau e preu gjithe inteligjencen shqiptare te shkolluar ne bote, e cila nese po te ishte kursyer do te ishte sot parajoja e gjithe brezave qe do te vinin me pas dhe ne te njejten kohe ishin arma me e forte per te vene Shqiperine ne krah te kombeve perendimore. Shiko Greqine. Jane fare e poshter por jane te zgjuar. Bene nje lufte te tere civile per te zhdukur komunizmin dhe ne ca pozitash gjenden sot. Kurse ne deri ne 1990 akoma thonim "Bar do hajme dhe nga vija Marksiste-Leniniste s'do levizim". I gjithe sistemi, me gjithe aktoret e asaj kohe ishte gjeja me e gabuar dhe me antishqiptare. S'ka nevoje nje udheheqes te detyroje nje komb te flase serbisht qe te quhet tradhetar. Mjafton ta leje ne izolim dhe varferi te plote dhe e ka arritur qellimin 1000 here.
    Ketu doja qe te me sqaroje nja dy paqartesi qe kam. Ne kohen qe erdhi Enveri, sa vjet prapa ishim, apo ishim ne balle te zhvillimeve nderkombetare?
    Pra erdhi nje njeri, vetem nje ...NJĖ... dhe ne morem "trenin" qe na coi nje shekull pas, apo ishte nje zinxhir detajesh?
    Vazhdojme te jemi 100 mbrapa? Jemi bere 120 apo sa...SOT
    Inteligjenca. Ku eshte sot inteligjenca dhe si trajtohet ajo ne Shqiperi (dmth ata qe kane mbetur ngaqe nuk ikin dot)?


    Nuk jane aq te cekta punet. Gjej nje njeri dhe ngopja se ky eshte fajtori. Meqe flisni per kufijte e Shqiperise natyrale, lexoni edhe materialin e meposhtem se besoj do shikoni qe Enver Hoxha paskesh pasur influenca te tmerrshme ...ndoshta qe para se te vinte edhe ne jete




    -----------------------------------------------------------------------------

    Nga Konferenca e Ambasadoreve ne Londer deri
    tek vrasja e Gjeneral Telinit.
    Aventura per vendosjen e kufijve te Shqiperise
    dhe humbja e gjysmes se territoreve. Historia e
    Konsullit Haven dhe e mbeshtetjes qe SHBA vendosi
    t'i jape Qeverise se Tiranes.



    Eduard Grei, Ministri i Jashtem i Mbreterise Britanike dhe Kryetar i Konferences se Ambasadoreve te Fuqive te Medha per Ballkanin, kishte caktuar vetem 15 minuta kohe per takimin me perfaqesuesin shqiptar ne Londer, Mehmet Konicen. Mbi tryezen e tij qe shtrire harta e madhe e Ballkanit dhe Ministri, e dinte fare mire se Shqiperia e dobet ishte e humbura e madhe. Kishte pak vullnet per te diskutuar me nje shqiptar edhe pse, ndermjetes te takimit ishin disa miq te perbashket, aristokrate te vjeter, qe kishin ruajtur gjithmone lidhje me Orientin e larget.

    Me fytyre nga dritarja, Grei nuk denjoi te kthehej, kur Ambasadori shqiptar hyri ne salle. I kerkoi atij vetem te fliste, duke ndenjur gjithmone me shpine dhe duke ndjekur levizjet ne rruge. Nje njohes i vjeter i Londres dhe mik i disa prej Lordeve me te fuqishem ne vend, Konica nuk permendi asgje per kufijte. Me nje ze te shtruar i tregoi Ministrit qe qendronte me kurriz se ne Shqiperi ishte zbuluar nje miniere e pasur floriri dhe se Qeveria shqiptare e Ismail Qemalit kerkonte qe Mbreteria Britanike te merrte koncesionin e saj. Grei u kthye dhe me mjaft delikatese e ftoi te uleshin se bashku ne tavoline. Nje minute me vone, me po aq elegance, Mehmet Konica, i shpjegoi se kjo nuk ishte aspak e vertete, porse ai kishte dashur te shihte, se si do te ndryshonin interesat e Britanise ne nje rast te tille. Askush nuk e ka pershkruar me tej biseden e tyre, por nje gje eshte e qarte. Grei i ka pranuar Konices se Shqiperia do te dilte me e humbura ne kete histori sepse kjo ishte nje ceshtje interesash. Interesa nga ato qe percaktonin politiken afatgjate te Fuqive te Medha dhe balancat midis tyre. Ne fakt, ata biseduan gjate dhe Mehmet Konica, vellai i Faik Konices, nuk foli me kurre per kete bisede. Ai e permendi vetem vite me vone, me 1949, ne Firence, ndersa kishte filluar t'i diktonte kujtimet e tij nje gazetari italian. Vdekja ja la kujtimet pergjysem dhe libri nuk u publikua kurre. Familja e tij mori nje kopje per kujtim dhe doreshkrimi ndodhet sot ne Siri, ku gjenden edhe trashegimtaret e tij.
    Mehmet Konica ishte padyshim nje nder te paktet deshmitare te tragjedise shqiptare te kufijve. Ai e ndoqi ate neper disa etapa. Qe nga viti 1913, deri me 1923, kur me se fundi, nje delegacion nderkombetar i kryesuar nga nje gjeneral italian, vendosi ne Shqiperine e Jugut guret qe shenonin kufijte e shqiptaro-greke. Gjenerali quhej Telini dhe ai nuk u kthye kurre ne Itali. E vrane bandat greke ne afersi te Delvines dhe trupi i tij, i percjelle cuditerisht nga Mehmet Konica ne emer te Qeverise Shqiptare u dergua ne Rome me nderimet ushtarake. Bashke me te mori fund edhe aventura e kufijve. Nje aventure e gjate e cila ka sunduar vazhdimisht gjate ketij shekulli gjithe mosmarreveshjet ne kete ane te Ballkanit.

    Konferenca e Ambasadoreve, 1913

    Kufijte e Ballkanit ruajten pothuajse gjate ketij shekulli, trajten qe ju dha atyre Konferenca e Ambasadoreve me 1912-1913, ne Londer. Ne te gjitha ndermarrjet per ndryshimin e kufijve ballkanike, ajo e Londres, mbetet padyshim me decizivja. Ne te vertete tek kjo flitet per Konferencen e Londres pa folur me pare per kontekstin ne te cilin zhvillohej ajo. Me 1912, Perandoria Turke, thuajse i kishte humbur te gjitha zonat e saj evropiane. Me perjashtim te Shqiperise, ajo ruante ende sundimin ne disa territore greke, mbi Selanik, te cilat i siguronin nje lidhje tokesore me zonat e saj ne Shqiperi. Por, nese egzistenca e metejshme e Turqise, ishte ketu vetem ceshtje kohe, ndarja e ketyre territoreve nga fuqite e reja ballkanike kishte vite qe komentohej. Ne te vertete te gjitha fuqite e reja ballkanike: Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi, reflektonin ne ate kohe interesat e Fuqive te Medha. Interesa, qe beheshin edhe me te mprehta, ne prag te luftes se re boterore, qe pritej te shperthente. Vrulli i shteteve te rinj me orientim kryesisht pro rus, ishte ndalur vetem nga interesat e Austro-Hungarise dhe me pas te Perandorise Gjermane, qe nuk ishin dakort me nje zgjerim te metejshem te sllaveve ne Ballkan. Pikerisht, ketij objektivi Austro-Hungarez ja dedikon ekzistencen e tij shteti i ri Shqiptar, i cili pritej te shpallte pavaresine ne vitin 1912. Vendosmeria e Austro-Hungarise dhe aleateve te saj, krijoi kushtet per nje pavaresi te mundshme shqiptare. Nuk eshte aspak e rastit, qe Ismail Qemali ne udhetimin e tij drejt Vlores, mori fillimisht bekimin dhe ndihmen e qeverise rumune dhe me pas ate te Vjenes. Takimi i tij me Ministrin e Jashtem Berthold, qe akti i fundit qe sanksionoi pavaresine shqiptare. Por, ndersa Ismail Qemali, levizte me veshtiresi drejt Durresit, Fuqite Ballkanike te lidhura ne nje aleance i shpallen lufte Turqise. Ne me pak se nje muaj, trupat e tyre korren fitore te ndjeshme dhe i larguan forcat e sulltanit nga Ballkani Perendimor. Ato pushtuan pothuaj gjithe territoret shqiptare, duke lene vetem nje trekendesh Vlore-Lushnje-Berat, nen juridiksionin e shtetit te ri shqiptar. Me hartat e reja ushtarake dhe me pretendimet e tyre historike dhe ekonomike, fuqite ballkanike zbarkuan ne dhjetor 1912 ne Londer, ku qe mbledhur Konferenca e Ambasadoreve te Fuqive te Medha per caktimin e kufijve te Ballkanit. Delegacioni shqiptar ishte i fundit qe mberriti ne Londer. Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi dhe te tjere arriten te kalojne bllokaden detare greke vetem fale kembenguljes se Dukes se Orleanit, i cili i mori ne jahtin e tij. Me t'u vendosur ne Hotel "York", Mehmet Konica, Ambasadori shqiptar ne Londer i informoi per Konferencen dhe zhvillimin e saj. Ai tregoi se gjithe vendet ballkanike kishin paraqitur projektet e tyre dhe i ftoi qe brenda 48 oresh te pergatisnin projektin shqiptar. Me 15 janar 1915 mbi tryezen e Eduard Greit, Kryetarit te Konferences, qene vendosur pese projektet mbi kufijte ne Ballkan dy projekte baze, ai rus dhe ai Austro-Hungarez, dhe tre ndihmes. Projekti Shqiptar, Serbo-malazez dhe projekti grek.
    Konferences se Ambasadoreve iu deshen me shume se tete muaj diskutime per te vendosur mbi projektet dhe per te bere rregullimet e nevojshme. Veshtiresia qendronte se projektet baze qendronin shume larg njeri-tjetrit dhe kompromisi ishte keshtu mjaft i veshtire. Ambasadori rus paraqiti nje harte te madhe ushtarake, ne te cilen, kufijte e Shqiperise, percaktoheshin ne nje hapesire midis lumejve Mat dhe Vjose, duke i lene dalje ne det ne Shengjin ose ne Durres serbeve. Shkodra dhe rrethi i saj i jepeshin Malit te Zi; Dibra dhe nje pjese e madhe e Shqiperise se Jugut, perfshirw dhe Pogradecin dhe Ohrin, Serbise; ndersa Korca, Gjirokastra, Delvina- Greqise. Mbi te gjitha, projekti parashikonte qe Shqiperia te mos ishte nje vend i pavarur, por nje province autonome nen kujdesin e Turqise.
    Projekti Austro-Hungarez ishte krejt i ndryshem. Ai linte jashte Shqiperise vetem tokat qe i kishin kaluar Malit te Zi ne Kongresin e Berlinit, me 1878, por perfshinte brenda kufijve shqiptare pjesen me te madhe te Kosoves, Ohrin, rrethinat e Shkupit, Manastirin, Janinen, Camerine deri ne Preveze. Projekti i Vjenes qe ndertuar mbi parimin e vendosjes se kufijve ne ato vende, qe banoheshin nga kombesi te ndryshme dhe duke pasur parasysh ndalimin e nje shtrirje te sllaveve drejt Adriatikut. Ky projekt vec Gjermanise u mbeshtet edhe nga Italia.
    Projektet ndihmese, qe u shqyrtuan, qene derivate te projekteve baze. Serbet pretendonin gjithe tokat qe mbanin nderkohe te pushtuara, perfshi edhe Durresin. Ata argumentonin se ne keto vende qene ngritur kisha te vjetra serbe dhe se banoret myslimane te tyre qene turq te shqiptarizuar. Mali i Zi pretendonte Shkodren dhe sqaronte se toka e bukes rreth saj ishte jetike per ekzistencen e mbreterise se vogel ballkanike. Sipas projektit te tyre, Shqiperia mund te shtrihej nga Vlora deri ne Tirane, duke lene jashte Durresin dhe gjithe vijen bregdetare atje.
    Projekti grek ishte me i sofistikuar. Vec argumenteve historike ai ngrinte edhe argumenta ekonomike. Sipas planit te tyre: Thesalia, Janina, Cameria duhej te bashkengjiteshin Greqise si toka te qyteterimit te vjeter grek. Por, delegacioni shtonte se brenda Greqise duhej te perfshiheshin edhe Himara e Gjirokastra, pasi llogjikisht keto zona ishin te lidhura ekonomikisht me Janinen dhe Korfuzin dhe furnizoheshin prej tyre. Po keshtu, keto mund te sherbenin edhe si mburoja te dy zonave te para, ne rast te nje sulmi nga shqiptaret. I njejti pretendim edhe ne juglindje, ku kerkohej Korca, si nje vijim llogjik i Follorines.
    Projekti i fundit ishte ai Shqiptar, pergatitur me ngut nga delegacioni, por qe kerkonte te hidhte poshte argumentat e fqinjeve. Ideja e tij ishte ndarja e kufijve ne baze te kombesive dhe marrja parasysh e faktoreve gjeografike dhe ekonomike. Delegacioni shqiptar hidhte poshte pretendimet se te krishteret e jugut ishin greke dhe shtonte se po te zbatohej varianti rus, Shqiperia mbetej e cunguar dhe pas asnje burim ekonomik.
    Vendimi u mor me 25 janar dhe u duk si nje kompromis midis dy varianteve baze. Shkodra, Durresi, Tirana, nje pjese e Dibres dhe Mirdita ju moren Serbeve dhe Malazezeve, por atyre ju la krahina e Kosoves deri ne Gjakove; nje pjese e madhe e Dibres, se bashku me qytetin me te njejtin emer, Ohri, Struga, Manastiri dhe qytete te tjera te banuara thjeshte nga shqiptare, ose ku shqiptaret ishin mazhorance dominuese.
    Greket u detyruan te heqin dore nga pretendimet dhe tokat e pushtuara ne Korce, Gjirokaster, Delvine, Himare, Llogara, Permet, por arriten te marrin qytete shqiptare te Janines, Follorines, si dhe krahinen shqiptare te Camerise. Zone e diskutueshme mbeti vetem Pindi, fatin e te cilit do ta vendoste Komisioni Nderkombetar per ndarjen e kufijve. U caktuan dy komisione, qe do te benin caktimin fizik te kufijve ne vend, nje ne veri i kryesuar nga gjenerali rus Potapov dhe nje ne jug i kryesuar nga nje ushtarak i larte austro-hungarez ose ne rast te kundert italian. Komisionet do te fillonin pune menjehere dhe pjeset e pushtuara duhet te viheshin nen juridiksionin e tyre. Konferenca vendosi qe Shqiperia te ishte principate dhe princi i saj te ishte gjermani Vilhelm Vid. Per organizimin e ushtrise dhe policise do te dergohej nje force nderkombetare e drejtuar nga oficere hollandeze.
    Vendimi u prit me dhimbje nga delegacioni shqiptar, gje qe u reflektua kudo. Vete Grei priti ne nje takim Isa Boletinin, qe shtypi ditor i Londres, e kishte cilesuar si Robin Hudi shqiptar dhe i kishte kushtuar mjaft komente. Me pamje te rende, Isa Boletini, i deklaroi Ministrit qe kerkonte te bente shaka duke i thene se do te nderhynte, qe vendlindja e tij te perfshihej ne Shqiperi, se kishte ardhur per gjithe Shqiperine dhe jo per qytetin e tij. Problemet nuk qene vetem keto. Mjaft persona me pushtet ne Shqiperi u ngriten kunder vendimit te Konferences se Ambasadoreve duke pretenduar se tokat shqiptare qene greke ose serbe. Bajraktaret e Mirdites nuk pranuan te bashkohen me Shqiperine duke pretenduar se jane me mire me Serbet. Ne jug, familja Cakrani, filloi nje kryengritje kunder qeverise se Vlores duke pretenduar se jane greke. Fuqia e tyre u shkaterrua nga forcat e Sali Vranishtit dhe vete beu i Cakranit u kap rob dhe u pushkatua.
    Komisioni Nderkombetar i Kufijve nuk i mbaroi dot caktimet e kufijve te Shqiperise. Trazirat e brendeshme u pasuan nga Lufta e Pare Boterore dhe piramidat e kufijve shqiptare u vendoswn qe te caktoheshin me vone.

    Konferenca e Paqes, Paris 1921

    Evropa e re, e cila doli nga Lufta e Pare Boterore, kerkonte edhe nje rishikim te ri te kufijve te saj. Ballkani ishte padyshim i pari ne kontekstin e ri. Austro-Hungaria dhe Gjermania, dy vendet qe kishin ndihmuar Shqiperine ne Konferencen e Londres, kishin dale te humbura dhe nuk ekzistonin me si perandori te fuqishme. Ne skenen boterore kishte dale SHBA-ja, fuqia e re qe kishte qene vendimtare ne fitimin e luftes nga aleatet. Pikerisht tek kjo, u mbeshteten shpresat e Shqiperise per garantimin e kufijve te saj. Jugosllavia e porsa krijuar dhe Greqia kishin ngritur nje sere pretendimesh dhe nuk ishte cudi qe kufijte e 1913 te rrudheshin edhe me shume. Aq me teper, qe Italia e cila kishte pushtuar Vloren dhe rrethinat e saj, ishte e bindur per te mos i leshuar ato. Delegacioni amerikan, me ndwrhyrjen edhe te Vatikanit, kishte marre persiper mbrojtjen e Shqiperise. Por dukej se edhe ai vete nuk ishte shume i qarte. Per te pasur nje tablo te plote, delegacioni i kryesuar nga Presidenti Uillson ngarkoi konsullin e SHBA ne Torino, zotin Jozef Haven te bente nje vizite ne Shqiperi. Me letren e rekomandimit ne xhep dhe me nje mandat te Konferences se Paqes, Haven zbriti ne Vlore me 1919. Qeveria e Tiranes kishte caktuar per ta shoqeruar, Tefik Mborjen, Sekretar i Pergjithshem i Kryeministrise dhe ish Ambasador i Shqiperise ne Rome. Mborja, i cili kishte pasur miqesi edhe me pare me Havenin, kreu nje pune te mrekullueshme. Me te mberritur ne Vlore, Haven hodhi poshte ftesen e Gjeneral Piacentinit, komandantit italian te qytetit per te qendruar tek ai. U vendos ne shtepine e patriotit Qazim Kokoshi dhe me pas ne shtepine e poetit Ali Asllani. Ai ra ne kontakt me parine e qytetit, e cila e bindi se nese Italia nuk terhiqej me deshire nga Vlora, problemi do te shkonte ne ndeshje te armatosur. Haven mbeti i befasuar nga niveli i intelektualeve vlonjate. Ne italisht dhe anglisht, ata i ofruan atij nje tablo te panjohur, por mjaft dinjitoze te vendit te tyre. Ai u befasua sidomos kur nje delegacion i grave te qytetit e siguroi ne italisht, se ato do te luftonin bashke me burrat nese behej fjale per te cliruar Vloren.
    Konsulli u nis nga Vlora ne Tepelene, ku me te mberritur, filloi nje demonstrate e madhe pro SHBA, te cilen ushtria italiane, qe mbante qytetin nuk mund ta ndalonte. Haven thote se ai asnjehere nuk kishte pare kaq shume flamuj te SHBA-sw, te valeviteshin me entuziazem ne ere. Nga Tepelena kaloi ne Gjirokaster, ku Kryetari i Bashkise Javer Hurshiti, bashke me Jorgji Meksin dhe Thoma Papapanon, i bene nje pritje madheshtore. Ai ishte ne shtepine e Kryetarit te Bashkise, kur e lajmeruan se jashte ishte mbledhur gjithe populli i qytetit per ta pershendetur. Nje delegacion, i perbere nga ish emigrante ne SHBA, erdhi per t'i sjelle mjaft dhurata dhe per ta pershendetur ne anglisht. Ai nuk kishte mbaruar ende me ta, kur nje tjeter delegacion, i kryesuar nga Lame Kareco dhe Eftim Cako i kerkoi takim dhe deklaroi se Gjirokastra eshte toke greke dhe deshira e popullsise se saj eshte nje bashkim i shpejte me Athinen. Kjo dergate provokoi merine e popullit te mbledhur perpara shtepise se Kryetarit te Bashkise dhe konsulli u be deshmitar i nje merie kolektive, qe desh perfundoi me vrasjen e delegateve pro greke.
    Ne Permet, Leskovik dhe Kolonje, konsulli amerikan u prit me nderime dhe me kerkesen qe keto qytete te mbeteshin nen kontrollin e qeverise se Tiranes. Problemi me i madh qe ne Korce ku dhespoti Jakov dhe nje elbasanas i quajtur Efem i bene thirrje te gjithe te krishtereve te demonstrojne per nje bashkim me Greqine. Por Haveni u vendos ne shtepine e nje misionari amerikan, te quajtur Kenedi, qe e njihte mjaft mire qytetin. Kenedi e siguroi ate se Korca eshte thjeshte shqiptare dhe kete ja konfirmoi edhe Komandanti i trupave franceze te qytetit. Nje konfirmim me te zjarrte mori edhe nga komandanti francez ne Pogradec, Majori Mortier. Francezi i tha se gjithe popullsia aty ishte shqiptare dhe se shqiptaret jane nje popullsi e mrekullueshme, aq sa atij i vinte keq qe nuk ishte shqiptar. Pas nje vizite po kaq te suksesshme ne Vuno dhe Delvine, ku u prit nga Leonidha Frasheri, Jozef Haven perpiloi pjesen e pare te raportit, ate per kufijte e Jugut. Materiali u dergua me urgjence ne Ambasaden amerikane ne Rome dhe qe ketej, brenda javes u vendos mbi tavolinen e punes se Uillsonit ne Versaje.
    Haven vazhdoi viziten e tij ne Durres, Tirane, Shkoder dhe Kruje ku gjeti po ate entuziazem. Ai shoqerohej kudo nga Tefik Mborja, qe duket se luajti nje rol kyc. Raporti perfundimtar u hartua nje muaj me pas dhe qe vendimtar per qendrimin amerikan. Uillsoni nuk pranoi asnje korrigjim ne kurriz te kufijve te Shqiperise dhe u ngarkua Lidhja e Kombeve te percaktonte kufijte fizike te saj. Tre muaj me vone, qeveria e Athines i paraqiti Uashingtonit nje note proteste, ku shenonte se Haveni ishte nje njeri i blere nga Shqiptaret.

    Percaktimi i kufijve

    Komisioni i Lidhjes se Kombeve, qe do te caktonte ne vend kufijte e Shqiperise, mberriti ne Tirane ne nje moment te trazuar. Me 7 dhjetor 1921, pikerisht diten kur kishte bere nje grusht shteti dhe qe vendosur Qeveria e Hasan Prishtines. Por, ata nuk moren vesh asgje. Hasan Prishtina dha doreheqjen pas 24 oresh dhe u zevendesua nga kabineti i Xhaferr Ypit. Po ate dite, i shoqeruar nga Major Bajram Fevziu, Ministri i Brendshem, komisioni udhetoi per Shkoder. Ky ishte komisioni, qe do te caktonte kufijte e veriut dhe u detyrua te punonte me nderprerje per me shume se nje vit. Ai kryesohej nga nje kolonel Francez dhe nje major Hollandez.
    Nje vit e gjysme me pas, me 1923 mberriti komisioni qe do te caktonte kufijte e Shqiperise se Jugut. Ai kryesohej nga gjenerali Telini, nje oficer i Mbreterise Italiane dhe nga nje major britanik. Edhe kesaj here komisioni shoqerohej nga Bajram Fevzi, kesaj here Shef i Shtabit te Pergjithshem dhe deputet i Kolonjes. Komisioni punoi per gati tete muaj dhe ai kishte udhezim qe te vendoste me inisiative vijen e kufirit me ato fshatra, qe duhej te ndaheshin me dysh. Per te mos rene pre e pretendimeve, komisioni kreu nje test te thjeshte. Ata mbushnin nje grusht me monedha dhe ja hidhnin femijeve te fshatit. Femijet fillonin te shanin ne gjuhen e tyre te perditshme, e cila ishte ne masen me te madhe, shqipja. Keshtu, mjaft fshatra kufitare, iu bashkuan Shqiperise. Me sa duket kjo provokoi merine e grekeve qe vec ankimeve sulmuan disa here edhe komisionin dhe xhandaret qe e shoqeronin. Ne nje nga keto prita, Gjeneral Telini u godit ne koke dhe vdiq ne vend. Vrasja e tij shkaktoi incidente te renda mes Italise dhe Greqise. Flota italiane bombardoi dhe pushtoi Korfuzin. Ajo u largua prej andej, vetem pas bisedimeve ne Paris, te cilat i jepnin dore te lire Italise ne Greqi. Shqyrtimi i kufijve te metejshem te Shqiperise se Jugut mbeti pezull, derisa u caktua ne bisedime shqiptaro-greke me 1927. Trupi i Gjeneral Telinit u dergua ne Tirane ku ju bene gjithe nderimet ushtarake. Prej ketej u nis ne Itali. Fati e solli qe ne emer te Qeverise se Tiranes ai u percoll nga Mehmet Konica, njeriu i pare qe kishte luftuar per kufijte e Shqiperise dhe qe tani, po e mbyllte kapitullin e tyre, duke i bere nderimet e fundit, njeres prej mijera viktimave te ketij konflikti.

  18. #38
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    barat rrofsh per kete artikull,shume interesant dhe me vlera historike.
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-12-2006
    Postime
    26
    Shikone historin e dy dekadave te fundit,kush e ndihmoi UĒK,ishin socialistet apo demokratet,ne rajonin nga vi une (DRENICA) njoh njerz me emer e me mbiemer qe ka burgosur qeveria shqiptare postkomuniste e fillim viteve te 90-ta,shikoni se ne cilen kohe kishte liri levizje me se shumti per luftetarete e UĒK,ishte koha kur ne Shqipri kishim nje kryemnister kur erdhi ne krye te qeveris per te 3 herė.
    Nese shikoim nje sy gazetes demokracia ne vitin 1998 (Lexoer me shum librin e Zenun Halilit "jeta ime e dyfisht"),artikullin e marr nga Newyork Times,artikullin e fundamentalisteve te UCk,
    SA per vitet e 50-60,vetidjsohuni per kanaline Krfuzit qafre kishte ndodh,shteti Shqiptar ishte ne gjendje lufte me Greqin e cila kishte shpallur haptasi pretendimet per Koqr dhe Sarand,anijet e Mbretris se Bashkuar ,kishin provokuar nga terriotri grek,vetem te ju kujtoi edhe fjalete Toni Blerit qe hisotria ka ndodh dhe nuk mundem te ndryshoim,sa per koiqidenc njerzit e UCK kishin lidhje me amerikanet e jo te berishes (Kujto mos lejimin nga Berisha ndertimine bazes ushtarake amerikane ne Pasha Liman),Bashkim Gazidede ishte aij qe kishte lidhje me lindoret e jo Fatos Klosi te dy ishin udhehqes te SHISH

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    enveri ishte si rugova fliste po gje sberi

Faqja 2 prej 47 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishės nė gazetėn " Express"
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unė Kam Dhėnė Shumė Mė Shumė Pare Pėr Kosovėn Se Sorosi
    Nga Harudi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •