ja edhe nje lajm tjeter i mire ...
por nga menyra se si paraqitet ne shtyp behet qesharak ne menyre donkishoteske ... mbase prej spanjes, edhe ky vend mesdhetar, antar i unionit ...
shyqyr qe qeveria e ka vendosur Shqiperine ne breg te adriatikut (shkemb graniti), ne menyre qe vendi te kualifikohet si antar i unionit ...
perfitimet fillokan si ne drejtim te paqes e stabilitetit, ashtu dhe per projekte gjigande ...
vendet pjesemarrese paskan nenshkruar se angazhohen te mos prodhojne arme berthamore ... mire Shqiperia e jep fjalen, por mos do ta bejne kete gje edhe rusia, franca e izraeli?!?
duke shfrytezuar klimen e ngrohte ne rajon, u thojka ne union, eshte hedhur ideja e shrytezimit te energjise diellore ... mirpo ajo lloj energjie sikur ka filluar te shfytezohet qysh me krijimin e botes ???
nuk arriti te sajoje takim me ndonje homolog, ndaj salija u paska bere thirrje investitoreve te vendeve pjesmarrese ... po ku ishin apo ku jane keta investitore ... pjesemarres ne takim??? apo ne trillimet e zakonshme qeveritare qe denigrojne ne shpifje ... kush nga investitoret reagoi dhe si iu pergjigjen ata thirrjes ...
po per levizjen e lire te njerezve, a u be ndonje thirrje ...
po per heqjen e tarifave doganore ...
po ndonje institucion financiar u ngrit qe te mbeshtese ato projektet madheshtore ...
shfagje me kuklla ... ne nje komprative me drejtim blegtoral ...
...
www.balkanweb.com
Shqipėria anėtare e Unionit tė Mesdheut. Ja pėrfitimet
Datė: Jul 08, 2008
Ne Paris u themelua Unioni i Mesdheut ku do te bejne pjese 43 shtete qe lagen nga deti Mesdhe, mes tyre dhe vendi ynė. Shqiperia do tė ketė perfitime te medha nga anetaresia ne kete Union
PARIS-Shqiperia do te jete pjese e Unionit te ri Mesdhetar ku aderojne gjithsej 43 shtete, i themeluar me 13 korrik ne Paris. Ashtu si vendet pjesemarrese, Shqiperia do te kete perfitime te medha nga anetaresia ne kete Union, si ne drejtim te paqes dhe stabilitetit ashtu edhe per projekte gjigande qe do te hidhen per kete rajon.
Se pari, lideret e ketyre vendeve qe nenshkruan dokumentin e themelimit do te angazhohen per nje rajon te qete, duke premtuar mosprodhimin e armeve berthamore. Po keshtu vendet anetare do perfitojne nje pergjigje te perbashket ne rast katastriofash natyrore.
Perfitimet me te medha do te jene edhe per Shqiperine ne projektet per infrastrukturen, per rruget detare si dhe per energjine. Duke shfrytezuar klimen e ngrohte ne rajon, eshte hedhur ideja e shrytezimit te energjise diellore. Gjithashtu Shqiperia do te jete perfituese edhe e projekteve per arsimin, shendetesine dhe kerkimet shkencore.
Kryeministri Berisha e shfrytezoi pjesemarrjen e tij ne kete Samit te Parisit per ti bere thirrje gjithe investitoreve te vendeve pjesemarrese se Shqiperia eshte e interesuar ne projekte konkrete per ifranstrukturen, mjedisin dhe energjine. Ai u kerkoi atyre tė eksplorojnė potencialet e jashtėzakonshme turistike, ujore energjetike dhe minerare te Shqiperise per investime konkrete. Shqiperisė tashme i duhet te dije te punoje se bashku me te gjitha vendet e tjera per te zgjidhur sfidat me te cilat perballet ky rajon por dhe te perfitoje prej tyre.
(d.b/News24/Balkanweb)
Krijoni Kontakt