Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Njerëzit e kryeministrit me "vaska floriri", shqiptarët marrin bukë me listë

    Varfëria ka mbërthyer shqiptarët, duke i çuar ata edhe më thellë në humnerën e mjerimit. Shkak nuk është mungesa e mundësive për të patur nivel jetese normal, por qeverisje e keqe e drejtuar nga Berisha dhe njerëzit e afërt të tij në pushtet, të cilët së bashku, duke shfrytëzuar pushtetin po grabisin gjithçka, po bëjnë korrupsion maksimal dhe po bllokojnë hapësirat për zhvillim ekonomik, ku si krizë evidentohet mungesa e punës dhe e prodhimit kombëtar. Janë 123 mijë familje pa ndihmë ekonomike dhe afro 181 mijë familje të tjera, me pagesë ndihme ekonomike, të tillë: 500 lekë në muaj për çdo individ jetim;1250 lekë në muaj, për familjet me 1 anëtarë; 2400 lekë në muaj, për familjet me 2 anëtarë; 3300 lekë në muaj për familjet me 4 anëtarë; 4300 lekë në muaj për familjet mbi 5 anëtarë. Është absurde të gjykosh faktin, që një familjeje me dy anëtarë, t'i jepen 2400 lekë ndihmë ekonomike në muaj, pra 80 lekë në ditë, më të cilat kjo familje duhet të ushqehet, duke pretenduar se me këtë bilanc ushqimor ditor përballohet jetesa. Me këtë vlerë ditore, rezulton që familja që "mbështetet" nga qeveria. të furnizohet me 30 lekë bukë, 10 lekë domate, 12 lekë djathë, 16 lekë vaj, 5 lekë kripë, 7 lekë sapun! Kjo tabelë “jetese” për familjet pa të ardhura është krijuar gjatë këtyre 17 vjetëve tranzicion, nga të gjithë pushtetet dhe qeverisjet. Pasqyra e varfërisë e shqiptarëve në nevojë është tepër e zymtë, shkatërruese për afro 325 mijë familje shqiptare, të cilat nuk janë objekt rehabilitimi ekonomik minimal prej asnjë programi qeverisës që prej vitit 1992, kur ekonomia kombëtare dhe marrëdhëniet e punës, pësuan ndryshim dhe dolën afro 1 milion e 100 mijë të papunë, të cilët u hodhën në rrugë nga asfiksimi, shkatërrimi dhe mbyllja e ndërmarrjeve e sektorëve të shërbimit publik. Është deklaruar, se do të vendosej minimumi jetik me 18 mijë lekë në muaj dhe se do të trefishohej skema e ndihmës ekonomike, gjë e cila do të mundësohej nga hapja e 220 mijë vendeve të punës, nga rritja 42% e investimeve të huaja dhe 70% e investimeve vendase. E ndërsa flitet për varfërinë, ende në parlament nuk ka nisur një nismë ligjore për të zbutur varfërinë. Në fakt edhe përpara pak ditësh, kryeministri Berisha, deklaroi se viti 2007 ka qenë “viti më i mirë ekonomik në historinë e Shqipërisë”. Por nuk tha, që Shqipëria ka një masivitet varfërie që rëndon ashpërsisht në jetën e mbi 300 mijë familjeve, të cilat figurojnë në nivelin e minimumit jetik zyrtar, të 50 mijë fëmijëve të rrugës, të 780 mijë të papunëve, të 580 mijë pensionistëve, të 49 mijë jetimëve, të 75 mijë invalidëve që jetojnë me pensione dhe pagesa sociale lëmoshë. Qeveria aktuale, ashtu si qeverisjet e mëparshme, ka deklaruar se "Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve me varfëri ekstreme dhe se është shtuar 1 dollarë më shumë për frymë në muaj". Mirëpo, realiteti konfirmon të kundërtën dhe kjo duket në bilancin ushqimor që kanë shqiptarët në nevojë. Sërish u fol për rritje pensionesh. Po sa? Vetëm 750 lekë rritje në muja për pensionet e qytetit dhe 310 lekë në muaj rritje për pensioent e fshatit. Kur u tha, se u rritën pensionet, menduam që përfituan të gjithë.

    Sa ditë jetohet me një pension pleqërie?
    Pensionistët janë me pensione sa gjysma e minimumit jetik. Ata kanë shpenzime jetese e shëndetësore maksimale, të cilat në shumë raste e kalojnë vlerën mujore të pensionit. Dhe më kryesorja është, se 85% e kësaj kategorie pensionistësh dhe 100% e invalidëve, ndodhen jashtë mundësive fizike për të siguruar të ardhura nëpërmjet punësimit. Një fakt: 54% e pensionistëve shqiptarë dhe 67% e invalidëve, për të përballuar braktisjen financiare që po vazhdon t’u bëhet, vazhdojnë të punojnë në tregëti madje dhe në punë të rënda. Për të treguar se si jetojnë pensionistët shqiptarë, nuk do të përmendim statistikat e parfumosura zyrtare, por do të bëjmë vetëm një llogari të thjeshtë: Me pensionin maksimal 10 mijë lekë, (nëse shtrëngon “rripin”), një pensionist mund të jetoj vetëm 11 ditë me ushqim minimal, pa përfshirë shpenzimet e tjera të shërbimeve publike si telefon, mjekësi, transport, energji elektrike, ujë, veshje, higjenë etj. Pa përmendur këtu, kategoritë e tjera të individëve që trajtohen me pensione, si invalidët, jetimët, të cilët janë jashtë çdo standarti financiar për të mbajtur edhe frymën gjallë. Sipas një testimi të bërë, rezulton se, mestarisht 35 % e pensionit e “ha” farmacia për medikamente, ndërsa 8% e “ha” shërbimi urban, pa llogaritur këtu shërbimet e shumta dhe taksat publike që u ka "dhuruar" qeveria shqiptarëve, të cilëve u premtoi lehtësi dhe nivel të lartë jetese.
    Paga e Berishës, sa 25 pensione qyteti ose 40 pensione fshati
    Kryeministri që drejton "qeverinë në dietë", "qeverinë e mirëqenies" dhe "qeverinë e shërbesave" e ka pagën sa 25 pensione pleqërie qyteti, ose sa 40 pensione pleqërie fshati. Një pension minimal fshati, aktualisht është 6000 lekë, ndërsa një pension qyteti është 10 000 lekë. Dihet se si dhe sa mund të jetohet me këtë masë pensioni, ndaj tingëllon tallëse, kur qeveria thotë, se me “rritjen e fundit të pensioneve, rritet mirëqenia e pensionistëve dhe e shqiptarëve që përfitojnë pensione të ndryshme”. Ndërkohë që shqiptarët po e provojnë konkretisht se si jetohet me pensionet aktuale,ku masa e pensionit që ata marrin është e barabartë me 1/3 e vlerës së “kafes” që kryeministri gëlltit në mëngjes. Me këtë pension që jep qeveria, nuk mund të përballohet as jetesa minimale e 1 jave. Nëse themi, që shqiptarët me pagat zyrtare që marrin, jetojnë me 4 dollarë në ditë, një familje pensionisti rezulton të jetoj me 2 dollarë në ditë. Kjo “mirëqenie e lartë” ofruar prej qeverisë, nuk përligj aspak deklaratën zyrtare për rritje të nivelit të jetesës së njerëzve në nevojë, ku kategoria më e emergjente e varfërisë, krahas të papunëve, jetimëve, invalidëve e asistencialistëve janë edhe pesionistët.
    Krahasim
    Paga e një ministri është e barabartë me 15 pensione qyteti dhe me 23 pensione fshati
    Paga e deputetit është e barabartë me 14 pensione qyteti dhe me 24 pensione fshati
    Paga e presidentit është e barabartë me 30 pensione qyteti dhe 50 pensione fshati
    Pagesa mujore telefonike e deputetit është 3 pensione qyteti dhe 5 pensione fshati

    Ja disa nga arritjet e qeverisë Berisha

    * Afro 120 mijë familje janë pa ndihmë ekonomike
    * Afro190 mijë familje shqiptare janë të pastreha, nga këto 65 mijë të pranuara zyrtarisht si të pastreha
    * Afro 180 mijë familje marrin ndihme ekonomike lëmoshë
    * Pagesa mujore për një jetim është 500 lekë në muaj
    * Pagesa sociale për një të papunë është 1250 lekë në muaj
    * Pagesa sociale për familjet me dy anëtarë është 2400 lekë në muaj,
    * Pagesa sociale për familjet me katër anëtarë është 3300 lekë në muaj
    * Pagesa sociale për familjet mbi katër anëtarë është 4300 lekë në muaj
    * Pensionet minimale 4 herë më të ulët se paga minimale
    * Paga minimale, 2 herë më e ulët se minimumi jetik
    * Afro 75 mijë invalidë dhe 7 mijë jetimë, jetojnë me 6 mijë lekë në muaj
    * Paga minimale përballon vetëm 6 ditë jetesë për një famlje me 4 anëtarë

    Shuma që përfitojnë qeveritarët në borde është e barabratë me pensionet e qytetit Poliçan

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po trego ku i morre keto shifra o juan..

    nje gje dihet qe berisha ka rritur rrogat e pensionet.. e po perpiqet ta vazhdoje kete rritje..
    tjeter..

    dikur nuk guxonte kush te shkruante ne media.. pun rrogash se e priste biruca.. e burrelit te derjansit..
    fal berishes sot te gjithe mund te debatojne e te shajne qeverrine.. pra dhe ti juan mund ti besh kARSHILLEK QEVERISE..
    kjo eshte fitore e madhe..

    LAVDI BERISHES QE SOLLI DEMOKRACINE..

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    cituar nga brarisha (i vete-flijuar ne auto-lavdi):
    dikur nuk guxonte kush te shkruante ne media.. pun rrogash se e priste biruca.. e burrelit te derjansit..
    fal berishes sot te gjithe mund te debatojne e te shajne qeverrine.. pra dhe ti juan mund ti besh kARSHILLEK QEVERISE..
    kjo eshte fitore e madhe..

    LAVDI BERISHES QE SOLLI DEMOKRACINE..
    ngece duke iu referuar kohes se punizmit, njelloj si enver-mehmet-hysni-ramizi i referoheshin '39 ... nuk ke faj ... zgjatim i asaj nomenklature je ... te merr malli aq shume per ate kohe ... nuk e heq nga goja o i ngrate ...

    Korrektim: demokracine nuk e solli sali berisha, se ai vetem komunizmin njihte dhe mbronte me fanatizem ne ate kohe ...

    demokracine e sollen reganizmi, theçerizmi, e finalizoi bush me murin e berlinit, ndersa pushkatimi i çiftit çausheskut i kalli daten nomenklatures puniste, duke sjelle nga repertori i saj stalinistin e konvertuar, shokin sali berisha ...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    O brari ato shifra i kam mare ne gazetat e perditshme.
    Po nuk po them se ku se do ta besh direkt armik te klases ate gazete.
    Sa per demokracine qe paska sjellur Berisha nuk jam fare dakort. Berisha vetem po e pengon ate te vije.
    Te duket demokraci she shajme qeverine ty? Seshte as germa A e demokracise.
    Po mbaje fort Berishen se per shkak se kemi shume si ty rri e ben qef Berisha i cili realisht eshte me i paudhi i te gjithe koherave, me primitivi, me kundrabandisti, me vrasesi, me genjeshtari, me mashtruesi, me hakmarresi, me i pabesi nga te gjithe politikanet e Shqiperise nga pavaresia e ketej.

    Nje gje ben mire Berisha. Shfrytezon me shume mjeshteri mendjet mesjetare ne shume zona te Shqiperise qe pe kulturen e tyre arkaike nuk dine gje tjeter vecse dum baben. Kjo eshte formula e mbijeteses se vet
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 07-07-2008 më 16:23

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cdo fjal e ke genjeshter or djal..
    mesjeta jane ata qe e urrejne berishen.. kete e di dhe bufi..
    e kini urryer berishen qe ate nate qe ju informuan.. neper shtepia me urgjence der me dere.. nomenklatura e friksuar.. juve enveristave besnike.. .. se ne mbledhjen e ramizit me intelektuale te tiranes na eshte cuar njeri e ka thene ato gjera qe.. radakja e sojit tuaj s'mund ta gelltiste.. pra qe shqiperia te behet demokratike pluraliste..
    qe ate nate kini filluar te turfulloni e te shani ramizin pse nuk e arreston kte malok.. pse nuk i fut ne grik te mitralozit keta qe po thone keto paudhesira.. e ku je o enver kini thirrur ate nate.. se ti ja kerreje karabelane ketire qelbesirave qe duan demokraci burgjeze.. apo pluralizem.. apo .. liri te burgosurve politike.. apo miqesi e mardhenje me europ e amerike ..apo .. ndalim te terheqjes zvarre te rinise se donte te shihte pak bote.. etjetjj.. herezira me te cilat ishit ndeshur 50 vjet soji juaj inkuizitor..

    pra nuk e urreni nga dje apo nga vjet apo nga parsivjet ju berishen..

    jeni po ju qe hapet shampanjat kur ju njoftuan se e vrane azemin hajdar..

    jeni po ju qe ferkuat duart nga qejfi.. kur plasi tritoli i njesiteve tuaja tek vefa e vrau njerez te pafajshem.. sikurse te sapo ardhuren nga 30 vjet internime..vera dumen.. e shkrete..
    ju qe derdhet shampanje mbi trupin e lek cokut e zgerdhiheshit kur llangosej me gjak luiza juaj..

    dhe gerdecin soji juaj e beri.. per ta mposhtur 3 korrikun qe ju tmerron..

    PrANDAJ NUK JU BESON KUSH..

    thuaje gazeten mos u tremb ..dhe autorin.. se e kemi kte rregull qe i jep seriozitet forumit..

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    ca mburrin dullen dhe ca te tjere pegeren e dulles.. njesoj jane si ai i djeshmi dhe ky qe i serviloseni sot.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Haha o brar te paska ngelur ora ne 91 o i shkrete.
    Dhe skam pasur fatin e keq te jem nga ata qe pine shampanje kur torturoheshin njerezit neper kampe gulake enveriste.
    Dhe e kam urryer komunizmin qe i sherbeve ti qe sapo e mesova cfare qe qe kalama. Dhe mos harro qe Saliun nuk e dua se si ti jeni pjella te dhjera te komunzmit.
    Dhe mos na u shit per antikomunist se je 24 karatesh komunist nga mendja e mentaliteti.
    Se Saliu Yt mashtroi levizjen studentore dhe e vuri ate sipas urdharave te Ramiz Alise
    Se Saliu Yt i cili pati nderin ta denonte ate black komunizen shqiptar u mor me kafet e e Nexhmies.
    Se Saliu yt u takua me Miloshevicin dhe i dhuroi atij miliarda ton nafte.
    Se Saliu yt beri grusht shteti me gjakun e te ziut Azem
    Se Saliu yt mblodhi ne pd gjithe llumin komunist te sigurimsave e spiuneve si puna jote.
    Se Saliu yt u the kosovareve mos ta firmosnin Rambujene
    Se Saliu yt krijoi farkun qe ti binte pas shpine UCK po shyqyr qe se beri dot.
    Se Saliu yt na la peshqesh Janullatosin
    Se Saliu Yt na la peshqesh konference islamike.
    Se Saliu yt sa erdhi ne pushtet dogji miliona dollare te zogu zi per inat te sime vjerre dhe firmes ndertuese qe mas ta hidhte ne gjyq se qe e huaj i tha mos u ndje se te japim tendera sa te duash. Dhe ja dha
    Se saliu yt beri kundrabande armesh e vrau njerez ne gerdec.
    Se saliu yt i ferkon krahet Bollanos qe do ta na sjelle vorio epirin

    Skam kohe ti shkruaj te gjitha se paudhesite e ketij te paudhi nuk kane te sosura.

    Prandaj o brar je ti mesjatar e qe do dullen se ska mundesi ti besh temena nje te deshtuari si Berisha
    Je ti nga ata te bombave shampanjave e pritave burracake. je ti qe su ngope me gjakun e enverizmit do prape gjak njeriu se je vampir e nuk jeton dot pa te.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Talkitna
    Anëtarësuar
    10-06-2008
    Postime
    13
    Cuditem si paska akoma te varfer ne Shqiperi. Ne sapo morem dhe ftesen per ne NATO. Mesa duket Europa nuk di gje per kete fakt, se po e mori vesh e pruri qumeshtin pluhur (qe vjen era m..) nga Amerika.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    Brari

    kam vene re shume mentalitet komunist ne shkrimet tuaja dhe ne mendimet tuaja ne pergjithesi. (kete gje e kam vene re ne shume "demokrate te flakte" )
    si ka mundesi qe ata qe jane kunder "njeshit" tuaj qenkan vetem komuniste dhe asgje tjeter??
    nuk eshte e njejte me mendimin qe kush ishte kunder Enverit ishte kulak apo ballist dhe per rrjedhoje Tradhetar????
    nuk e di cte shtyn te mendosh keshtu?? vetem dy rruge ka?? ose demokrat ose komunist??? kete mendon vertet??
    sa per demokracine vertet mendon se e solli Saliu apo keshtu kerkon te vazhdosh propaganden???
    kam pershtypjen se ishin me mijera student dhe popull i thjeshte qe i mbeshteten ata qe i prune ( kuptohet qe edhe sherbimet sekrete te huaja qe i organizuan njeheresh protestat dhe ngjarjet ne te gjitha vendet komuniste ne te njejten kohe).
    nuk e di cte mira te jep ky saliu ty por mua nuk po me jep ndonje gje.
    ahh se harrova po me jep Edi Ramen qe po e ben kopje te vetes dhe te "babait" te tyre shokut ENVER. Sic ja la vendin Enveri Ramizit ashtu po nderrohen edhe keta tani.

    gjithe te mirat dhe mundohu te shohesh edhe alternativa te tjera jo kaq ekstremist ne mendime.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po ky kryeministri jon berisha do ishte me mire ta ndryshonte ne bisha mbiemrin se i peshtatet por ketij populli mire ja ben se kurre se hapi gojen

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Justin Dëshmori: Apologjia e parë
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  4. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •