Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Zoti eshte me ne Maska e xemanuel
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    137

    Bibla (s)ka kontradikta

    Njė nga temat mė tė rėndėsishme nė besueshmėrinė e Biblės ėshtė ajo e kontradiktave nė Bibėl. Kuptohet qė kritikėt e Biblės nuk kanė munguar asnjėherė dhe meqėnėse shumė njerėz mund tė jenė tė ngatėrruar ose thjesht kuriozė nė lidhje me kėtė ēėshtje, ne po i kushtojmė kėsaj teme nje vewshtrim te veqante. Shumica e tė ashtėquajturave kontradikta nė Bibėl vjen nga komuniteti musliman. Muslimanėt e flaktė nuk humbasin asnjė rast pėr tė folur pėr kėtė temė nė ēdo debat me tė krishterėt. Atėherė, le ta shohim nė hollėsi kėtė ēėshtje.

    Si njė shembull, le tė shikojmė konkretisht njė nga kėto kontradikta.

    Veprat e Apostujve 13:16-22

    Atėherė Pali u ngrit dhe, mbasi bėn shenjė me dorė, tha: “Izraelitė dhe ju qė druani Perėndinė, dėgjoni! Perėndia i kėtij populli tė Izraelit i zgjodhi etėrit tanė, dhe e bėri tė madh popullin gjatė qėndrimit nė vendin e Egjiptit; pastaj, me krahė tė fuqishėm, e nxori qė andej. Dhe pėr afro dyzet vjet i duroi nė shkretėtirė. Pastaj shkatėrroi shtatė kombe nė vendin e Kananit dhe ua shpėrndau atyre nė trashėgimi vendin e tyre. Dhe pastaj, pėr afro katėrqind e pesėdhjetė vjet, u dha Gjyqtarė deri te profeti Samuel. Mė pas ata kėrkuan njė mbret; dhe Perėndia u dha atyre Saulin, birin e Kisit, njė burrė nga fisi i Beniaminit, pėr dyzet vjet. Pastaj Perėndia e hoqi dhe u ngjalli atyre si mbret Davidin, pėr tė cilin dha dėshmi duke thėnė: “Kam gjetur Davidin, birin e Jeseut, njeri sipas zemrės sime, i cili do tė zbatojė tė gjitha vullnetet e mia”.


    Atėherė, le tė shikojmė kronologjinė e ngjarjeve historike qė nga koha kur ēifutėt lanė Egjiptin deri tek mbreti David.

    # i viteve ---- ku/drejtuesit e vendit
    ---------------------------------------
    40 vjet ----- shkretėtirė
    450 vjet ---- gjyqtarėt
    40 vjet ----- mbreti Saul
    40 vjet ----- mbreti David
    --------------------------
    570 vjet

    Shėnim: Mbreti David mbretėroi pėr dyzet vjet sipas 2 Samuelit 5:4 ku Bibla thotė:

    Davidi ishte tridhjetė vjeē kur filloi tė mbretėrojė dhe mbretėroi dyzet vjet.


    Pas Davidit, i biri i tij, Salomoni mbretėroi nė Izrael.

    1 Mbretėrve 6:1

    Nė vitin katėrqind e tetėdhjetė mbas daljes sė bijve tė Izraelit nga vendi i Egjiptit, nė vitin e katėrt tė mbretėrimit tė tij mbi Izrael, nė muajin e Zivit, qė ėshtė muaji i dytė, Salomoni filloi tė ndėrtojė shtėpinė e Zotit.

    Pra, nė kėtė varg thuhet se 480 vjet pas daljes sė bijve tė Izraelit nga Egjipti, Salomoni ishte nė vitin e katėrt tė mbretėrimit tė tij. Nė qoftė se kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė, mbreti David mbretėroi deri tre vjet para kėsaj periudhe, ose 477 vjet pasi bijtė e Izraelit dolėn nga Egjipti. Kjo kontradikton qartė vargjet nga Veprat e Apostujve, ku pėr tė njėjtėn periudhė kohe jepen 570 vjet. Atėherė, natyrshėm pyesim: Cili pasazh thotė tė vėrtetėn? Kjo ėshtė njė kontradiktė e qartė!

    Tani le tė shikojmė pėrgjigjen:

    Gjyqtarėt 3:8

    Prandaj zemerimi i Zotit u ndez kunder Izraelit, dhe ai i dorėzoi nė duart e Kushan-Rishathaimit pėr tetė vjet me radhė.

    Gjyqtarėt 3:14

    Kėshtu bijtė e Izraelit u bėnė shėrbėtorė tė Eglonit, mbretit tė Moabit, pėr tetėmbėdhjetė vjet.

    Gjyqtarėt 4:3

    Dhe bijtė e Izraelit i klithen Zotit, sepse Jabini kishte nėntėqind qerre tė hekurta dhe prej njėzet vjetėve shtypte rėnde bijtė e Izraelit.

    Gjyqtarėt 6:1

    Bijtė e Izraelit bėnė atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit dhe Zoti i dha nė duart e Madianit shtatė vjet me radhė.

    Gjyqtarėt 13:1

    Bijtė e Izraelit filluan pėrsėri tė bėjnė atė qė ėshtė e keqe pėr sytė e Zotit, dhe Zoti i dha nė duart e Filistejve pėr dyzet vjet.

    Tani tė bėjmė pak arithmetikė: 8 + 18 + 20 + 7 + 40 = 93 vjet

    Prandaj, 570 – 93 = 477 vjet.

    Ēfarė do tė thotė kjo nė fund tė fundit? Po bėn lojė numrash Zoti?


    Aspak! Duket qartė nga vargjet e mėsiperme mėsimi qė Zoti po mundohet tė na tregojė. Sipas Dhjatės sė vjetėr, bekimet apo mallkimet mbi popullin e Izraelit nga Perėndia vareshin direkt nga bindja e tyre ndaj Fjalės sė Zotit. Sa herė qė Izraeli i bindej Fjalės sė Zotit, bekimet vinin dhe Zoti i drejtonte. Kur ata nuk bindeshin, atėherė, Zoti i dorėzonte nė duart e kombeve tė tjera pėr t’u tėrhequr vėmendjen. Vargjet qė kemi pėrmendur mė lart, nuk janė vargje qė pėrmbajnė ato numra qė na duhen ne pėr tė zgjidhur enigmėn! Kontrolloni vetė dhe shikoni nėse gjeni raste tė tjera ku ata i shėrbejnė kombeve tė tjera! Tani, kjo ėshtė pėrmbledhja e gjithė kėsaj teme deri tani. Zoti po mundohet tė na mėsojė diēka me anė tė kėtyre vargjeve, dhe mėsimi ėshtė ky: Kur njė njeri nuk i shėrben Zotit me jetėn e Tij, pėrsa i pėrket Zotit, ai njeri po humbet jetėn e tij, dhe ato vite, nuk kanė rėndėsi pėr Zotin. Ėshtė goxha mėsim i mirė pėr tė mėsuar nėn kėndvėshtrimin e faktit se si duhet ta jetojmė ne jetėn tonė. Ky parim shpjegon edhe shumė tė ashtėquajtura kontradikta tė tjera nė Bibėl qė kanė tė bėjnė me numrat, psh me vitet e mbretėrimit tė njė mbreti. Ka vargje qė thonė dy numra tė ndryshėm pėr vitet qė njė mbret mbretėroi, atėherė skeptikėt hidhen pėrpjetė dhe thonė; e shikon Bibla ka kontradikta. Pėrgjigja ėshtė shumė e thjeshtė, nė njė varg kemi vitet e mbretėrimit tė tij si politikan, nė vargun tjetėr vitet qė ky mbret eci sipas vullnetit tė Zotit. Kėtu nuk ka asnjė kontradiktė. Kjo tregon qė njerėzit nuk i shohin gjerat si Zoti i sheh, pėr Zotin koha qė kalojmė jashtė vullnetit tė Tij ėshtė kohė e humbur.
    Kontradikta tė tjera nė Bibėl janė tė natyrave nga mė tė ndryshmet, mospėrputhje tė numrit tė ushtarėve nė betejė apo ushtri, mospėrputhje tė numrit tė bagėtive, tė popullsisė sė Izraelit, mospėrputhje emrash, etj. Megjithėse ne nuk pretendojmė tė dimė ēdo tė ashtėquajtur kontradiktė dhe pėrgjigjen pėr secilėn prej tyre, disa gjėra duhen nėnvizuar kėtu. Sė pari, shumė prej kėtyre tė ashtėquajturave kontradikta tregojnė injorancėn e atyre qė i quajnė tė tilla. Psh, mospėrputhjet e numrave tė bagėtisė, popullsisė, ushtrisė, janė shumė tė lehta pėr t’u shpjeguar. A njihni ndonjė shtet popullsia e tė cilit ėshtė e njėjtė nė ēdo vit? Atėherė pse nuk ndryshoka ajo e Izraelit kur Bibla u shkruajt? Apo bagėtia dhe ushtria? Shpesh herė njerėzit marrin dy vargje tė ndryshme nga dy kapituj tė ndryshėm dhe thonė; e sheh numri i deleve nuk ėshtė njėsoj, Bibla ka kontradikta! Po mirė o njeri, a nuk ka mundėsi qė ata hėngrėn disa dele, disa i flijuan, dhe dele tė tjera lindėn dhe u shtuan kopesė, si mundet numri tė jetė njėsoj? Bibla nuk u shkrua e tėra brenda njė nate apo njė jave, padyshim qė ato numra do jenė tė ndryshėm, sidomos nga kapituj tė ndryshėm.

    Nga kontradikta qė ne dhamė si shembull, ne mėsojme kėto gjėra. Ka dy arsyje pse Zoti ka lejuar pasazhe tė tilla nė Bibėl.

    1. Tė lejojė skeptiket tė korrin atė qė kanė mbjellė.
    2. Tė shfaqė njė sekret apo mėsim qė tė tjerėt nuk e mėsojnė dot.

    Tek Galatasit 6:7 Bibla thotė: Mos u gėnjeni: Perėndia nuk vihet dot nė lojė, sepse ē’tė mbjellė njeriu, atė edhe do tė korrė. Kjo ėshtė arsyeja e parė pse Zoti ka vendosur pasazhe tė tilla qė duket sikur pėrbėjnė njė kontradiktė, sepse tė dashur lexues ēelėsi i kuptimit tė Biblės nuk varet nga diploma apo madhėsia e truve tė njė njeriu, por varet nga qėndrimi i zemrės dhe marrėdhėnies me Zotin qė njė njeri ka. Shikoni ē’thuhet tek Psalmi 119:97-100:

    “Oh, sa shumė e dua ligjin tėnd! Ai ėshtė pėrsiatja ime gjithė ditėn. Urdhėrimet e tua mė bėjnė mė tė urtė se armiqtė e mi, sepse janė gjithnjė me mua. Kuptoj mė shumė se tė gjithė mėsuesit e mi, sepse urdhėrimet e tua janė pėrsiatja ime. Kam mė tepėr zgjuarėsi se pleqtė, sepse respektoj urdhėrimet e tua”.

    Zoti e merr shumė seriozisht qėndrimin qė njė njeri ka ndaj Fjalės sė Tij, dhe siē e lexuam mė lart, nuk do tė lejojė qė njė njeri ta tallė atė, dhe kur njė njeri e bėn atė, ateherė ai njeri do tė korrė tamam atė qė ka mbjellė. Shikoni pak sa serioze ėshtė kjo ēėshtje pėr Zotin:

    Ezekieli 14:1-4

    Pastaj erdhėn tek unė disa pleq tė Izraelit dhe u ulėn para meje. Atėherė fjala e Zotit m’u drejtua, duke thėnė: “Bir njeriu, kėta njerėz kanė ngritur idhujt e tyre nė zemrėn e tyre dhe kanė vėnė para tyre pengesėn qė i ben tė bien nė paudhėsi. A do ta lė veten tė konsultohem prej tyre? Prandaj folu dhe u thuaj atyre: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Cilido qoftė nga shtėpia e Izraelit qė i ngre idhujt e tij nė zemrėn e tij, dhe vė para vetes pengesėn qė e bėn tė bjerė nė paudhėsi dhe pastaj vjen te profeti, do t’i pėrgjigjem unė, Zoti, lidhur me kėtė, sipas morisė sė idhujve tė tij.

    E kuptoni ēfarė thonė kėto vargje? Njė idhull ėshtė dicka qė njė njeri vė mbi Zotin. Kur njė njeri vendos qė tė vėrė njė idhull para tij, psh tė thotė qė Bibla ka kontradikta, dhe shkon edhe konsultohet me kė tė dojė pėr tė ditur tė vėrtetėn mbi Zotin, Zoti thotė qė ai vetė do t’i pėrgjigjet sipas idhujve qė ka vėnė nė zemėr tė tij. Me fjalė tė tjera, Zoti do t’i vėrė pėrpara ata njerėz qė mėsojnė gjėra tė gabuara qė ata tė besojnė njė gėnjeshtėr, sepse kanė refuzuar Fjalėn e Zotit. Nuk po e shpik unė kėtė, lexoni pasazhin, deri nė vargun 11 po pati mundėsi. Zoti nuk vihet dot nė lojė, ėshtė premtim prej tij. Kur njė njeri mendon se ėshtė mė i zgjuar se Zoti, dhe i gjen tė tėra gabimet qė Zoti paska bėrė nė Fjalėn e Tij, Biblėn, atėherė Zoti thotė, OK, s’ka problem fare, unė do tė tė jap tamam atė qė po kėrkon, atė qė po mbjell, madje do tė tė duket sikur ti je mė i zgjuari, mė i dituri, ndėrkohė qė jeni i verbėr dhe nė errėsirė. Pse ju duket e ēuditshme kjo qė po lexoni?! Mendoni pak pėr kė po flasim, Zotin e tė tėrė universit, krijuesin e gjithė hapėsirės! Zoti qė krijoi dritėn qė lėviz me njė shpejtėsi prej 300,000 km/sek, Zoti qė krijoi yjet, mė i afėrti prej sė cilėve ėshtė 1.8 vjet jetė drite afėr Tokės. 1.8 vjet udhėtim prej 300,000 km/sek! Me shpejtėsinė e dritės do tė thotė qė t’i biesh Tokės rrotull 6 herė nė 1 sekond, dhe tė udhėtosh 1.8 vjet me kėtė shpejtėsi arrin nė yllin mė tė afėrt. Zoti krijoi miliarda yje tė tillė, nė njė univers qė askush s’ja gjen dot fundin. Mendoni pak sa i madh qė ėshtė! I njėjti Zot na dha Fjalėn e Tij, Biblėn! Mendoni qė ai do tė lejojė qė njė plesht tė dalė e ta korrigjojė Zotin nė gjėrat qė Ai ka thėnė? Ēfarė ėshtė Zoti, lodėr kalamajsh? Sa fyese ėshtė qė njė njeri tė qėndrojė pėrpara njė Zoti tė tillė dhe ta korrigjojė atė pėr “gabimet” qė ky gjeni paska gjetur nga gjėrat qė Zoti tha! Zoti nuk e lejon njė gjė tė tillė. Shikoni ēfarė thotė ai pėr Fjalėn e Tij:

    Hebrenjve 4:12

    “Sepse fjala e Perėndisė ėshtė e gjallė dhe vepruese, mė e mprehtė se ēdo shpatė me dy tehe dhe depėrton deri nė ndarjen e shpirtit dhe tė frymės, tė nyjeve dhe tė palcave, dhe ėshtė nė gjendje tė gjykojė mendjet dhe dėshirat e zemrės”.

    Dėgjoni mirė . Njė njeri qė mendon se mund ta korrigjojė Zotin dhe Fjalėn e Tij, dhe tė gjejė kontradikta nė tė, nuk e di me ēfarė po luan! Bibla nuk ėshtė thjesht njė libėr! Ėshtė njė libėr i gjallė! Ėshtė njė shpatė, dhe kush mundohet ta diskretitojė do ta gjejė veten nė luftė me njė shpatė qė depėrton atje ku nuk depėrton dot njeri, deri nė ndarjen e shpirtit dhe tė frymės, tė nyjeve dhe tė palcave, dhe do pritet e do lėndohet pėrjetėsisht, sepse Zoti nuk do lejojė qė dikush tė tallet me Fjalen e Tij dhe me karakterin e Zotit. Nga ana tjetėr, kur dikush e pėrul vetveten para Zotit, dhe e pranon Biblėn si Fjalėn e Tij, Zoti do t’i tregojė kėtij njeriu ato thesare tė fshehur nė Fjalėn e Tij, qė tė tjerėt nuk i mėsojnė dot, sepse zemra e tyre ėshtė e ngurtėsuar. Nuk ka tė bėjė fare me intelektin. E gjitha ka tė bėjė me zemren. Ka njerėz shkencėtarė qė refuzojnė Biblėn, ka njerėz qė janė mė injorantė se njė mur qė e refuzojnė Biblėn! Intelekti s’hyn fare kėtu, ēelėsi ėshtė qėndrimi i zemrės.

    Le tė shohim njė varg tjetėr:

    2 Korintasve 11:14

    Mateu 24:24,25:

    Sepse do tė dalin Krishtėr tė rremė dhe profetė tė rremė, dhe do tė bėjnė shenja tė mėdha dhe mrekulli tė tilla aq sa t’i mashtrojnė, po tė ishte e mundur, edhe tė zgjedhurit. Ja, unė ju paralajmėrova. Pra, nė qoftė se ju thonė: “ja, ėshtė nė shkretėtirė”, mos shkoni atje: “Ja, ėshtė nė dhomat e fshehura”, mos u besoni”.

    A thuhet dot mė qartė se kaq? Shkretėtira nuk tregon thjesht ēdo shkretėtirė, po flitet pėr shkretėtirėn e madhe, nga ku kanė dalė dhe vazhdojnė tė dalin profetėt e rremė, dhe dhomat e fshehura nuk janė bodrume lokalesh, janė shpellat ku pasardhesit e tij fshihen.



    Nė pėrfundim, a ka kontradikta Bibla? Ne besojmė qė nuk ka. Ato vargje qė duken si kontradikta janė thesare qė Zoti ka pėrgatitur t’i shfaqė atyre qė janė aq tė hapur sa tė pranojnė Fjalėn e Zotit dhe t’i kėrkojnė Atij zgjuarėsinė pėr tė kuptuar bekimet e fshehura aty. Lutja jonė ėshtė qė nėse ju nuk e keni pranuar Biblėn si Fjalėn e Zotit, ta merrni atė seriozisht sot. Zoti ju bekoftė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xemanuel : 14-07-2008 mė 07:42

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Ju kerkoj te falur se, shkrimi eshte pak i gjate, por mendoj se do tju pelqeje.

    Tema te tilla jane konsumuar mjaft dhe natyrisht qe do te vazhdojne. Fakti qe njerzit perpiqen te gjejne "kontraditat" ne bibel, tregon shume qarte menyren e tyre njerzore, me te cilen kerkojne te njohin Perendine dhe fjalen e tij. Edhe pse bibla ne teresine e saj ka te tilla "kontradita", kjo nuk e ul aspak qellimin dhe mesazhin per te cilen Zoti e dha kete shkrim. Une e kam then me mijera here se, bibla nuk eshte nje kuran, nuk eshte nje liber hindu, apo si librat e tjere fetare. Bibla ka MESAZH dhe te VERTETE. Po keshtu Bibla nuk eshte nje liber i cili konceptohet dhe kuptohet nen llogjiken dhe arsyetimin njerzor. Kjo e ben te vecante biblen nga cdo liber tjeter, per te vetmin fakt se, ne te eshte i shprehur mendimi dhe mesimi i Perendise. Gjithashtu nje fakt madhor, i cili ka rendesi shume te madhe perpara se te diskutosh per biblen, eshte dhe menyra se si ky shkrim u shkruajt. Perendia zgjodhi njeriun si partnerin kryesor, i cili nen mesimin dhe rrefimin e Frymes se Shenjte, do te hidhte ne pergamena mesazhin e Perendise. Ketu vijme para nje fakti i cili duhet mare parasysh. Kush ishte njeriu, dhe a i njihte Perendia aftesite e njeriut?

    Bibla na tregon se njeriu eshte nje qenie krejt e kufizuar dhe e mbyllur ne mekat. Pra perpara Perendsie kjo nuk ishte nje gje e fshehur. Por pyetja eshte: Perse Perendia i plotfuqishem e perzgjodhi pikerisht njeriun, edhe pse ai ishte i kufizuar dhe nen mekat? Mendoj se ky fakt duhet te jete dhe thelbi i gjithe temes ne fjale.
    Se pari them se, ASKUSH nuk mund te gjykoje Perendine dhe rruget e tij. Kjo do te thote se Krijuesi ka pushtet dhe autoritet te plote per te vepruar dhe perzgjedhur ashtu sic Ai do.
    Se dyti them se, i gjithe qellimi i fjales se Perendise ishte pikerisht SHPETIMI i njeriut nga mekati dhe vdekja.
    Se treti them se, Perendia jo pa qellim e krijoi njeriun ne imazh me veten e tij. Ky fakt tregon qarte se njeriu eshte krijesa me e afert me Perendine. Ne jemi ne nje imazh me Krijueisn, ne menyre qe te mud ta njohim Ate; qe te mund ta kuptojme dhe besojme tek Ai; qe te mund ta ndjekim dhe te jetojme se bashku perjetesisht. Po keshtu qe Ai te banoje brenda nesh, dhe te na udheheqe ne rrugen e tij. Njeriu ne kete pike eshte apsolut dhe i vecante nga cdo lloj tjeter krijese. Te gjitha keto fakte mendoj se jane shume thelbesore, per cdo njeri qe kerkon te njohe biblen.
    Por pyetja qe vjen eshte: a e ka toleruar Perendia njeriun, pergjate kontributit qe njeriu dha ne shkrujtjen e shkrimit te shenjte?

    Duhet thene se, ka me mijera e mijera libra dhe literatura, te cilat e kundershtojne biblen. Dikush thote, ky liber ka kontradita dhe nuk vlen. E dikush tjeter thote: nuk ka Perendi, prandaj bibla eshte nje pralle. Dikush e kundershton per shkak te besimit te tij, pasi bibla e quan fallc besimin qe ai ndjek. Une mund tju them kete fakt, se, nese do te radhiteshin te gjitha shkrimet qe jane bere kunder bibles, librat do ti kalonin gratacelet qindrakateshe. Atehere pyetja me llogjike eshte: kush eshte ky liber, i cili perballe miljona librave dhe miljona e miljona kundershtareve, ka fuqi dhe nuk humbet? Kjo deshmon qarte se, qendresa e ketij libri nuk mbeshtetet ne fuqite njerzore. Ky liber eshte pikerisht fjala e Perendise, dhe qendron ne fuqi te Perendise. Pali thote se, fjala e Perendise nuk qendron vetem me fjale, por ne Fuqi te Perendise. Po keshtu Jezusi tha se, cdo gje mund te humbase, por fjalet e mija do te qendrojne perjete. Por le te ndalem ne thelbin e temes dhe te shohim se, perse myslimanet dhe kundershtaret e tjere te bibles, perqendrohen ne "kontraditat" e bibles?

    Mbase ju mund te me drejtoni kete pyetje: a ka bibla kontradita? Se pari do tju them: ne cfar kendiveshtrimi shikon dhe pyet? Kjo gje eshte shume e rendesishme, pasi bibla nuk eshte nje liber me nje zhaner te caktuar, ashtu sic jane te gjithe librat dhe shkrimet e botes, qofshin fetare, politke, historike, romantike, shkencore e tjera. Bibla permbledh te gjithe jeten dhe ekzistencen e njeriut mbi dhe, dhe dihet se jeta ka plot kende prej nga mund ta veshtrosh ate. Gjithashtu duhet thene se, ky nuk eshte thelbi i shkrimit, te cilin Perendia na e dha. Fakti eshte se, Bibla e Perendise e permbledh gjithe jeten dhe aspektin njerzor, por ne thelb dhe qellim te saj Bibla eshte , MESAZHI plot dituri dhe miresi Perendie, te cilen Krijuesi e dha per shpetim te krijeses se tij me te dashur nga mekati dhe vdekja.
    Tani ju pyes: Ne cfar kendveshtrimi i shihni "kontraditat": ne kendveshtrimin ku permblidhen aspektet njerzore, apo ne thelbin dhe fondamentin e bibles, qe eshte MESAZHI dhe MESIMI plot miresi qe Krijuesi dha per shpetim te njeriut nga mekati dhe vdekja?
    Ju siguroj te nderuar myslimane dhe te gjithe ju qe e kundershtoni biblen se, veshtrimi dhe gjykimi juaj ndaj bibles, eshte pikerisht i mbeshtetur ne aspektin njerzor, ku permblidhen data, emra, kohe, numra, vite e tjera. Ajo qe dua tju them eshte se, ky kenveshtrim me te cilin ju e shihni dhe e gjykoni biblen, eshte totalisht JASHTE Thelbit te Shkrimit te Perendise. Kete ja u them sepse aftesite tuaja, dhe kur them tuajat kam parasysh kapacitetin e kufizuar njerosr, jane te verbra dhe te paafata per te pare, per te pranuar, per te besuar dhe per te kuptuar MESIMIN dhe LAJMIN e MIRE, qe Perendia na ofron permes Shkrimit te tij te shenjte.
    Shpesh here ju kini digjuar te krishteret te thone se, biblen nuk mund ta kuptosh pa besuar ne Krishtin. E di se per ju kjo deshmi e te krishtereve, duket si nje loje fjalesh, por ju siguroj se nuk eshte ashtu. Ky eshte faktori baze, qe i jep mundesine e vetme njeriut, qe te pranoje dhe te kuptoje drejt Fjalen e Perendise. Une po ja u shpjegoj arsyen se perse.

    Cdo kush prej jush mund te thote: Po perse duhet besa ne Krisht dhe jo besa ne Muhametin,ne Buden apo... gjetke?
    Mendoj se kjo eshte nje pyetje qe i lejohet cdo kujt qe nuk e njeh Jezus Krishtin. Pra une nuk mund te gjykoj askend se perse ai pyet keshtu. Di plot shembuj me besimtare myslimane, te cilet kane qene shume te forte ne islam si dhe kane perndjekur te krishteret dhe kane qene kundershtare te bibles, por shume shpejt ata kane ndryshuar dhe braktisur besimin islam, per te vetmin fakt se e kane hapur zemren ndaj thirjes se Krishtit. Vete ketu ne kete forum, ne kemi plot raste ku ishmyslimane pohojne se kane qene besimtare te forte myslimane , por qe ne momentin qe kane pranuar Jezusin si te vetemin Zot e shpetimtar, syte e tyre jane hapur. Ata kene mare THESARE prej bibles, te cilat dikur nuk mund ti shihnin dhe ti dallonin. ( lexoni deshmine e Krishter prizrenit dhe do te bindeni per kete). Por mos valle me keto qe them dua te bej nje politke fatere, dhe ti kthej mysliamnet ne te krishtere? Apsolutisht jo. Askush nuk mund tju ktheje, pervecse Perendise, nese ate e lejoni. Une po ju tregoj konkretisht mbi menyren e verber, me te cilin ju e shihni dhe e gjykoni biblen. Duhet te dini nje gje: Nese gjykon fjalen e Perendise, natyrisht qe se pari ke gjykuar Perendine, dhe ke mohuar ate dhe Miresine e Tij. Por le te ndalemi tek pyetja: perse te krishteret ju deshmojne se, pabese ne Krishti nuk mund te njohesh dhe te pranosh MESAZHIN dhe MIRESINE e Perendise, te cilen Perendi na e percjell me ane te fjales se tij profetike?
    Pergjigja eshte shume e thjeshte dhe shume e qarte. Ne bibel Perendia na jep nje deshmi te qarte ku na thote se, i gjithe shkrimi i Perendise eshte i Frymezuar nga Fryma e Perendise, dhe jo nga aftesia dhe potenciali njerzor. Kjo tregon se Fryma qe frymezoi besimtaret e hershem, ne vende dhe perjudha te ndryshme kohore, te cilet shkruajten dhe te deshmuan ate cka Perendia tha dhe mesoi permes Frymes dhe Fjales se Tij, do te na frymezoje edhe ne ne ditet e sotme e ne vazhdim, qe te marim te njejtin MESIM dhe MESAZH Shpetimi te Perendise. Mbase ju thoni: Po besa ne Jezusin cfar hyn ketu?
    Perpara se Jezusi te ngrihej ne Qiej, ju tha apsotujve dhe dishepujve te tij:

    " Dhe une do ti lutem Atit dhe Ai do tju jape ju nje tjeter NGUSHELLIMTAR qe te mbetet bashke me ju, Frymen e se Vertetes, te cilin bota nuk mudn ta mare.. Ngushellimtari, Fryma e Shenjteruar te cilin Ati do ta dergoje ne EMRIN TIM, ai do tju MESOJE ju te gjitha dhe do tju BJERE ( sjelle, jape, tregoje ) nder ment gjithshka qe une ju kam thene."

    Pra Fryma e shenjte eshte pikerisht MESUESI qe ZBULON, MESON dhe DESHMON Shkrimin e Perendise. Vini re fjalet e Jezusit se si ai thote per Frymen e Shenjte. Ai thote se, bota nuk mund ta mare Frymen e Perendise, kjo sepse: NUK e SHEH dhe nuk e NJEH. Pra te nderuar myslimane, ju qe e kundershtoni dhe nuk e besoni Krishtin e Perendise, ju them se jeni pjese e botes, dhe cdo mesim dhe kuptim qe ju kini ndaj bibles, mbeshtetet ne llogjiken e njeriut, per faktin se bota nuk mund ta mare Frymen e Perendise.

    Arsyeja se, perse duhet besimi ne Krishtin per te kuptuar dhe pranuar shkrimin e shenjte, eshte se, Ati do ta dergoje Frymen e Shenjte VETEM ne emrin e Jezusit. Pra Fryma eshte VETEM tek Ata qe jane te Jezusit. Kontraditat, moskuptimet, e plot veshtiresi qe ju kini me biblen, jane thjesht nje veshtrim njerzor, me te cilin ju perpiqeni me kot, qe te hulumtoni dhe te kuptoni THELBIN e shkrimit te Shenjte te Perendise. Natyrisht qe do te gjeni plot aspekte nga jeta njerzore ne bibel, te cilat ju ngatrojne edhe me keq. Kjo sepse dhe ata qe e shkruajten biblen ishin njerz te kufizuar, dhe natyrisht qe do ta deshmonin dobesine e tyre njerzore pergjate shkrimit. Ky me teper eshte nje FAKT qe na bind per kontributin njerzor ne kete shkrim, se sa nje kontradite apo dobesi, me te cilin ju e shikoni biblen e Perendise. Tani mendoj se, pyetja me thelbesore eshte: a eshte kontributi njerzor qellimi fondamental i bibles, apo qellimi fondamental i bibles eshte, MESAZHI dhe MESIMI qe Perendia dha per shpetim te njeriut, te cilen Bijte e Perendise e shkruajten ashtu si Fryma e tha?
    Keta shkuresa, edhe pse ishin njerez te dobet, ata nen Frymezim dhe Zbulese te Frymes se Perendise, shkruajten DREJT MESAZHIN dhe Qellimin e Shkrimit te Perendise. Perse: Spepse per kete u thiren, dhe Bibla thote se, Ate qe Perendia e thirri, edhe e Pastroi, edhe e Shenjteroi, edhe e Shpetoi. Kush nuk ndan kete fakt, deshmon se nuk eshte ne gjendje te njohe dhe kuptoje Perendine e Vertete Jehovah.

    Historite, ngjarjet, datat, emrat, vitet e te tjera gjera si keto ne bibel, jane me teper nje zhvillim dhe kendveshtrim qe mbeshteten kryesisht ne aspektin njerzor. Ndersa Mesimi dhe Zbulesa qe bibla na deshmon ne thelb te vet, jane per te njohur Perendine dhe Shpetimin qe Ai beri gati per ne, dhe ky kontribut eshte totalsisht VETEM prej Perendise. Pra njeriu, ne kete ceshtje, e cila eshte dhe fondamenti i gjithe bibles se shenjte, nuk ka asnje ndikim dhe kontribut te tijin njerzor, pervecse te shkruajturit dhe te predikuarit drejt ate qe Fryma i mesoi dhe i zbuloi.
    Cdo kush prej jush te nderuar myslimane, eshte i lire ta pranoje apo ta mohoje kete fakt te bibles, por duhet te dini se kursesi nuk mund ti shpetoni ndeshkimit, nga gjykimi me te cilin ju si mysliman e gjykoni Perendine Jahve, Zotin Krisht dhe Fjalen e e Tij te shenjte.
    I nderuar mysliman apo afetar qofsh, te ftoj te besh ate qe Jezusi na mesoi, te cilen bibla e ka ne themel te saj. Uli gjunjet e tu para Perendise dhe fto Jezusin te hyje ne jeten tende, pa e gjykluar ate, si te vetmin Zot e Shpetimitar te njeriut nga mekati dhe vdekja. Nese e ben kete pranim me zemer te hapur, Jezus do te hyje dhe do te banoje perejte me ty. Vetem pas kesoj do te njohesh dhe kuptosh Perendine dhe biblen e tij te shenjehte.

    Ps. Gostivar, kjo varet totalisht prej teje, dhe jo nga lutja qe une bej per ty. Une te vleresoj si njeri dhe per aftesite qe ti ke, por kjo nuk ngre ndonje peshe ne ty. Une lutem per ty, por duhet te dish se besimi yt nuk varet nga lutja ime, por varet nga perzgjedhja jote.
    Zoti nuk ginjen kur thote lutuni se do te merni, por duhet te dish se, lutja per shpetim eshte 100%perzgjedhja jote e lire , te cilen Krijuesi nuk mund te ta dhunoje dhe te ta shkele. Edhe pse per ty mund te luten te gjith te krishteret e botes, kjo lutje gjen zbatim sapo ti te pranosh Krishtin.
    Asnjeher nuk jam lutur me dyshim, por te them se, kur ti te pranosh Krishtin, me siguri qe do ta deshmosh hapur ate. Zoti eshte i mistershem, dhe ti nuk e di oren ne te cilen ai te ka thirur, mbase tani, mbase ne fund te jetes. E rendesishme per ty eshte, te mos e rrefuzosh doren e Tij per shpetim. Nga ky veprim varet jeta jote dhe vetem jeta jote. Amin
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 16-07-2008 mė 11:45

  3. #3
    Zoti eshte me ne Maska e xemanuel
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    137
    falemnderoj ZOTIN per ty Deshmues dhe per shkrimin qe ke bere e lexova dhe ishte nje shkrim shume i sakt dhe i drejt

    Perendia ju do te gjithve

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Te pershendes xemanuel, dhe te pergezoj per kontributin tend ne kete faqe te krishtere. Natyryrisht qe ndjehem i gezuar kur shoh se kontributi qe ne japim ne kete faqe te krishtere, e ndihmon njeritjetrin. Le te mos lodhemi se predikuari dhe se shpalluri ungjillin e Krishtit, pasi ky eshte dhe urdheri i Zotit tone Jezus Krisht. Por nuk e di se si mu kujtua shemblltyra e mbjellesit, dhe konkretisht me "faren" qe ra ne "rruge". Pyetja qe gjithmone me ka munduar rreth "fares" se rene ne rruge, ka qene edhe nje pyetje qe ja kam drejtuar Perendise.

    Eshte jasht llogjikes qe te mendosh se si nje mbjelles, te dale per te mbjelle dhe ta hedhe "faren" edhe ne rruge. Pra perse Jezusi na e ka dhen kete shembull dhe cfar do Ai te na tregoje?
    Jezusi e dinte plotesisht se, "fara" kure nuk mund te mbije ne rruge per shume arsye qe dihen. Shkrimi qe ti solle, me dha mundesi qe te mar nje zbulese te mrekullueshme rreth "farres" se hedhur ne rruge.
    Jeuzis tha se, "farra" simbolizon fjalen e Perendise, ndersa "rruga" simbolizon ata njerez, ne zemren e te cileve nuk mund te mbije kurre fjala e Perendise, dmth kundershtaret e Krishtit. Por pyetja eshte: Perse mbjellesi, edhe pse e dinte se ishte "rruge" dhe "farra" nuk mund te mbillej, ai e hodhi perseri "faren" ne rruge? Fryma na zbulon se, Fjala e Perendise u dha per te gjithe njerezit pa perjashtim, te cfardo lloi qofshin ata, pasi i gjithe njerzimi eshte i thirrur ne shpetim. Jezusi vdiq per te gjithe ne kryq, ky eshte Hiri dhe miresia qe Zotit dha per njeriun mekatar e te vdekshem. Jezusi thote se, edhe tek ata, ku zemra e te cileve simbolizohet me "rrugen", Mbjellesi e hodhi FAREN e mire. Pra keta, edhe pse jane kundershtaret e Perendise, te cilet me cdo menyre e kundershtojne Perendine dhe fjalen e Tij ne bibel, perseri Miresia e dhe hiri i Zotit jane shume te medha ne menyre qe cdo kush te vije ne shpetim.


    Por cfare ndodh me kundershtaret dhe myslimanet, dhe perse ata e kundershtojne biblen?
    Keta njerz duke qene "rruge", dhe ky simbol na tregon njerez qe nuk kane aspak njohuri rreth "farres" qe eshte hedhur mbi ta, natyrishit qe do ta sulmojne "farren", fjalen e Perendise, per faktin se ne zemer te tyre nuk mund te mbije fjala e Zotit. Jezusi ne shembelltyre thote se, sapo "farra" bie ne kete "rruge", vjen zogu( satani) dhe e ha. Pra perfundimisht them se, te gjithe ata kundershtare te Jezusit, qofshin keta myslimane, budiste e afetare, jane te paafte te njohin fjalen e Perendise, per faktin se ne thelb jane: "rruge", ku "fara" e pse bie nuk mund te mbije, dhe zogu vjen dhe e ha. Pra keta njerez jane PA FJALEN dhe njohurine e Perendise ne zemer, sepse i ligu vjen dhe ja u remben ( zogu). Pra kjo do te thote se, edhe nese ata flasin, flasin nga vetja, dhe nese deshmojne, deshmojne po nga vetja. Por kush jane ata: Jezusi i simbolizoi me fjalen "rruge" ne te cilen nuk mbin "fara e mire", fjala e Perendise. Kjo eshte arsyeja se perse keta njerez e luftojne biblen, pasi zemra e tyre eshte e padejne per te mbire fjala e Perendise.
    Gjithsesi kjo eshte perzgjedhja e tyre, dhe Zoti njeh zemrat. Ata flasin kunder bibles, sepse fjala e Perendise nuk eshte ne zemer te tyre, ndersa ne flasim ne fjalen dhe zbulesen e Frymes, sepse Fjala Perendi eshte ne zemren tone. Amin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 16-07-2008 mė 22:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •