Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Post Kur arsyeja fle...

    "Fjetja e arsyes fabrikon perbindesha", eshte dicitura tek skica nr. 43 (imazhi i meposhtem) e Kapricove te piktorit te famshem spanjoll, Francisco de Goya, dhe une nuk mund te jem me dakord se aq.



    Letargjia e arsyes, e aq me teper venia e saj ne gjume te thelle, ka sjelle fatkeqesite me te medha ne bote: luftra boterore, luftra vellazerore, inkuizicione fetare, vdekje ose mungese jete, idiokraci, e te tjera me radhe. Nisur nga keto konstatime, te cilat nuk gjej arsye qe t'i zgjeroj (se jane bere te bezdisshme), gjithnje me shqeteson pyetja se perse qeniet njerezore, te pakten me racionale nga qeniet e tjera, druhen nga shfrytezimi maksimal i arsyes, dhe kenaqen (mjaftohen) me shume pak dhe "vecohen" nga lufta e te perdorurit te arsyes ne te gjitha situatat ku kjo e fundit pritet te triumfoje...?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 14-07-2008 mė 04:57
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #2
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Njeriu eshte qenie qe mbart instikte miliona vjecare . Ne nje cast te pacaktuar u gjend ne rrethanat kur pervec instikteve mund te zgjidhte problemet me ane te arsyes.
    Ceshtja eshte se arsyeja nuk zhduku instiktet por i shtypi, keshtu qe prej castit kur njeriu u be qenie e arsyeshme jeta e njeriut eshte nje histori e vazhdueshme ku instiktet i rebelohen arsyes,keshtu qe arsyeja gjen vazhdimisht menyra per te shtypur instiktet.
    Kjo lufte nuk besoj se ka per te perfunduar ndonjehere,pasi nese kjo do perfundonte atehere njeriun sic e njohim sot , mund ta quajme specie e zhdukur.

    Nderkaq nuk duhet te harrojme se arsyetimi eshte proces i veshtire e qe kerkon kohe e mund, keshtu qe eshte me komode ndonjehere per njeriun te veproje ne baze te instikteve.
    Me kalimin e mijevjecareve njeriu gjeti tek tradita nje menyre per te lehtesuar vetveten nga arsyetimi per te gjetur zgjidhje te problemeve.
    Shume interesa kontradiktore bejne te mundur vleresimin e dickaje si e arsyeshme nga njera pale dhe e paarsyeshme nga tjetra.
    Ka edhe shume faktore spirituale te cilet bejne te pamundur perdorimin e arsyes per cdo ceshtje.
    Egoizmi e individualizmi jane po ashtu te rendesishem ne mosperdorimin eficent te arsyes ne problemet e perbashketa qe hasen shpesh ne shoqeri.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Instiktet, ashtu si tipare te tjera, mund te trajtohen edhe nga kendveshtrimi bioevolucionar, ashtu sic studiohen nga kendveshtrimi psikoanalitik. Per shembull, teorite e evolucionit e konsiderojne instiktin nje vecori mbijetese qe kontribuon ne fitnesin total qe percakton, nga ana tjeter, mbijetesen e nje qenieje nga brezi ne brez dhe trashegimine gjenetike, eventualisht. Kjo do te thote se instiktet jane vecori te kalueshme nga nje brez ne tjetrin, dhe per kete arsye, jane reflekse apo konsistojne ne sjellje pa nje petk te caktuar te mesuari. Pra, teksa ti meson te flasesh, te folurit e tu kerkon nje kohe te caktuar te mesuari dhe vazhdimisht kerkon shfrytezimin e memories ne tru; por nuk ndodh keshtu ne rastin e instikteve, te cilet i nis truri pa ndonje "arsye" te vecante - thjesht sepse ato instikte jane tipare qe kane shtuar ne evoluimin e kesaj qenie.

    Por, instiktet nuk jane vetem pjese e qenies njerezore - ato gjenden ne pothuaj cdo gjallese. Atehere, vecoria kryesore qe dallon njeriun nga keto gjallesa te tjera eshte pikerisht arsyeja (te pakten mendja racionale). Prandaj, nese arsyeja vihet ne gjume, provo te imagjinosh c'mund te beje qenia njerezore perkrah atyre gjallesave te tjera...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #4
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Arsyeja duket si produkt i evolucionit,meqe eshte rrjedhoje e rritjes se kuocientit te inteligjences tek kafsha njeri,keshtu qe nese e marrim si produkt natyror nuk ka gjasa qe te zhduket.
    Tek arsyeja ,(nese pranojme qe ekzistojne jashtetokesoret) ,kane mberritur ne menyre autonome edhe qenie te planeteve te tjera te universit,ne baze te evolucionit .

    Ceshtja eshte nese arsyeja eshte pjese plotesuese e instikteve apo e lindur per te asgjesuar instiktet gjate procesit te evolucionit?
    Nese ka lindur per te asgjesuar instiktet atehere njeriu i sotem ndodhet shume larg finalizimit te procesit,kurse nese ka lindur per te qene pjese plotesuese e instikteve( dmth nje arme me shume ne zgjidhjen e problemeve) atehere njeriu i sotem ndodhet ne nje faze te kenaqshme.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  5. #5
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Njeriu i sotem gjendet ne fazen e ndergjinoreve, pikerisht se ka filluar te perdore me shume "arsyen" dhe me pak instinktin.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    Cfare dmth 'eysra'?

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    ne gjuhen perendimore kjo situate njihet si 'black humour'.

    sheh ndonjeri problem ne kete deklarim?

    'black humour' eshte opiumi i masave, jo feja.

    po ne kte? ky s'eshte deklarim, ky eshte, edhe ai me pare. per cilin behet fjala?

    http://www.bartleby.com/65/bl/blackhum.html

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  3. Cila ėshtė arsyeja qė krenohemi qė jemi shqiptar?
    Nga ILMGAP nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 12-09-2009, 15:57
  4. Justin Dėshmori: Apologjia e parė
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  5. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •