Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524

    Kërkesat e BDI-së nuk përfshihen në programin e qeverisë

    Eksperti i çështjeve juridike Jeton Shasivari thotë se partnerët qeveritarë nuk kanë pëlqim për zgjidhjen e çështjes së gjuhës dhe statusit ligjor të ish ushtarëve të UçK-së.
    Programi qeveritar i cili u dorëzua në Kuvend dhe që së bashku me propozimet e ministrave të rinj do të miratohet më 26 korrik përmabn disa pika strategjike.

    Në programin e Qeverisë së re thuhet se vëmendje kryesore do ti kushtohet disa aspekteve siç janë janë: Rritja e zhvillimit ekonomik dhe konkurencës, shkallë më e lartë e punësimeve, rritje e standardit dhe cilësisë së jetesës dhe integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE, në bazë të zbatimit të të gjitha reformave dhe kritereve si dhe zgjidhja e kontestit me Greqinë në bazë të parimit të moscënimit të identitetit kombëtar.

    Priortet strategjik qeverita është edhe vazhdimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe zbatimi efikas i drejtësisë, ruajtja e marrëdhënieve të mira ndëretnike si dhe përfundimi i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

    Eksperti i çështjeve jurudike Jeton Shasivari thotë se programi i Qeverisë së re nuk i përfshin përcaktimet programore të BDI-së.

    "Programi i qeverisë së re në vete përfshinë kryekëput programin politik parazgjedhor të VMRO-së i cili në vete nuk përmban asnjë pikë të marrëveshjes së ashtuquajtur të majit dhe të interesave jetike kombëtare dhe politike të shqiptarëve të Maqedonisë. Në vija gjenerale në këtë program ekziston një far lloj pëlqimi i këtyre dy subjekteve, mirëpo ky pëlqim është relative dhe është shumë general, por shkak se nuk ekziston ende kurrfar pëlqimi i këtyre dy subjekteve për zgjidhjen specifike dhe konkrete siç janë çështja e gjuhës dhe çështja e statusit ligjor të ish ushtarëve të UçK-së", deklaron ekspert i çështjeve juridike , Jeton Shasivari.

    Eksperti Shasivari thotë se forca e madhe politike që ka VMRO-DPMNE-ja në Kuvend dhe rrjedhimisht edhe në Qeveri ka dobësuar pozitën e BDI-së në pushtet.

    "Është një pozicion mjaft i dobët politik i BDI në këtë përbërje të re qeveritare dhe mendoj se kjo është një rezultat i një strategjie të gabuar të këtij subjekti që të jetë pjesë e pushtetit me çdo çmim, pa kurrfar kushtëzimesh, kurse nga ana tjetër kemi një pozicion mjaft të fuqishëm të VMRO-DPMNE-së", thotë Jeton Shasivari.

    Por BDI-ja ka deklaruar se miratimi i Ligjit të posaçëm për përdorimin e gjuhës dhe zgjidhja e statusit të ish pjesëtarëve të UCK-së janë pjesë përbërëse e marrëveshjes midis Ahmetit dhe Gruevskit, ndërsa VMRO-DPMNE-ja ka bërë të ditur se marrëveshja midis dy partive qeveritare parashikon bisedime për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në kuadër të kushtetutës dhe Marrëvbeshjes së Ohrit dhe zgjidhjen e çështjes së viktimave të konfliktit në kuadsër ligjeve ekzistuese të vendit duke mos miratuar ligj të ri.

    http://alsat-m.tv/Lajme-nga-vendi/2896.html

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BAC4
    Anëtarësuar
    20-04-2008
    Postime
    337
    Jeton Shasivari asnjiher deri sot nuk e ka kritiku BDI-n, kjo me duket eshte shenje qe paralajmeron se BDI-ja humb dale ngadale pjese te intelektualve qe deri dje e kane perkrahur.

  3. #3
    Ky Jetoni si ekspert qe eshte kur doli per Deputet fitoi 23 vota, aq vlere kane fjalet e tij.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BAC4
    Anëtarësuar
    20-04-2008
    Postime
    337
    Citim Postuar më parë nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Ky Jetoni si ekspert qe eshte kur doli per Deputet fitoi 23 vota, aq vlere kane fjalet e tij.


    Eshte e gabuar te mendojsh ne menyre te tille, mos te them te ulet. Ne kosove e ke rastin me konkret kur nje parti me intelektual nuk arriti te mer as minimumin e perqindjes se nevojshme per te hyre ne Parlament. mori vetem 3% te elektoratit dhe pesoi debakell. Partia Ora.

    Nuk e mbroj Jetonin, fjala atij eshte shum relative, por perseri ka ndikim.

  5. #5
    Jeton Shasivari eshte Shoku i Harun Aliut, AK.

    Kta te dy jane PDSH.

    Edhe nje gje ky zotnia ska haber se cka ndodh ne skenen politike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tigrimelara : 13-07-2008 më 14:59

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e BAC4
    Anëtarësuar
    20-04-2008
    Postime
    337
    Citim Postuar më parë nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Jeton Shasivari eshte Shoku i Harun Aliut, AK.

    Kta te dy jane PDSH.

    Edhe nje gje ky zotnia ska haber se cka ndodh ne skenen politike.


    Zotni Jeton Shasivari eshte Prodekan ne fakultetin juridik ne UEJL, a ky fakultet dihet se eshte i klanit te BDI-s. Adnan Jashari, Asllan Bilalli, Ismail Zeneli ... Kjo dmth se me ket deklarat rastur banda de behet.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2008
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    396
    Marrveshja e Aliu-t!

    Ali Ahmeti i ka premtuar , Gruevski-t se do ti mbylle , te gjith komandatat e luftes , dhe do ta shihni kete shum qart dhe do te bindeni me mua!
    Siq e dini edhe vet , Ali Ahmeti dhe ata rencat tjere , gjat gjith tubimeve , vetem kan bere , ne nuk e shkelim voten e popullin , ne do te zgjedhin problemet e shqiptareve ( s'ka ish ushtar o Ali ) prite prite Krejt ushtar normal jan mo.
    Plus Ahmeti , ka perfshire 110 vet n'zhdukjen e disa persova nga fshati Neproshten te Tetoves.
    Do ta shihni edhe vet se qfar ka t'e na bere Aliu.
    Nje dit nje BDI-ste tha do te mbajm protesta! , maj si ja jepni voten masanej do boni protesta.


    Te me bejn qoute , eshte e ndaluar per ata qe s'kan asnje deputet.
    - Imagination is more important than knowledge.

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Por kjo është thënë e stërthënë nga unë, po sbeson askush, hajt se dita ditës do ju hapen syt.
    Sui generis

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Jetoni dhe shume "analist te pavarur" e kane shume heret te bejne analiza per poziten e BDI-se ne Qeveri.Edhe zogjte e dine se pozita e VMRO DPMNE (fale bllanko perkrahjes qe i dha subjekti shqiptar PDSH ne lufte kunder shqiptareve) tani eshte shume i forte.Teknikisht ne keto dite e kemi akoma PDSH-ne ne "vlladen makedone" sepse akoma jane neper pozita e shkojne poshte e larte si titullar te qeverise.Ali Ahmeti nuk ka nenshkruar ndonje dokument me Nikollen por jane pajtuar per parimet e punes se qeverise qe ne fakt mund te jete asgje apo cdo gje.Me pak fjale duhet ti jepet pak me shume hapesire kohore pozites se BDI-se ne vllade e pastaj te flitet per te arriturat dhe deshtimet.

    Konditat jane shume negative per BDI-ne dhe nuk e kuptoj se si mundet udheheqesia e PDSH-se kuislinge te gezohet nese BDI-ja nuk arrine ta realizoje axhenden shqiptare. Kjo edhe me shume e shton mllefin e popullit per udheheqesine e PDSH-se si antishqiptare.Me fjale tjera synimi i Menduhit eshte vetem kolltuku i vllades e asgje tjeter.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2008
    Postime
    33
    Shkupi....

    Me fjalet e tua e tregon qarte mllefin e madhe qe e ke ndaj PDSH -se. Eshte e drejte e cdo kujt qe te kritikoje ke te doje ne baze te fakteve dhe argumenteve. Ne kete rast, Jeton Shasivari, kritikon poziten e BDI -se e cila qarte dhe haptas u deklarua se ka pranuar te gjitha kushtet e VMRO-DPMNE-se, se nuk do te hapet asnje ceshtje qe ka te beje me shqiptaret gjate kesaj periudhe qeverisese.
    Ti po shkruan se Ali Ahmeti nuk ka nenshkruar asnje marreveshje me Gruevskin, por eshte pajtuar me parimet e punes se qeverise qe do te thote se do te punohet ashtu si do te thote Nikolla Gruevski. Ne nje pozite te ketille ku gjendet Nikolla Gruevski ku e ka shumicen parlamentare, eshte e qarte se do te punoje sikurse atij si i konvenon. Pra, eshte e kuptueshme dhe bile eshte bere publike se nuk do hapet asnje ceshtje shqiptare.

    Ndersa sa i perket asaj se PDSH gjoja qenka gezuar se BDi nuk do mund te reralizoje asgje shqiptare gjate kesaj periudhe e ke shume gabim. Flet me emocione, e kur njeriu flet me emocione cdo here gabon. PDSH po te ishte gezuar nuk do i leshonte seancat e Parlamentit deri sa ne rend dite te vehen ceshtjet shqiptare. Po ta siguroj se ate dite kur ne seancen parlamentare do te vendohen ne rend dite vetem nje ceshtje shqiptare (nga 6 pika e parashtruara te PDSH -se) PDSH do te merre pjese ne ate seance.
    Me kete edhe njehere po vertetohet se BDI eshte formuar si parti vetem per te artikuluar interesat e ngushta te Ali Ahmetit dhe klanit te tij. Historia ka per te shkruar shume.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •