Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5

Tema: Amerika...

  1. #1

    Amerika...

    ...& Leitmotivi "Ne nė..."!

    Kam pritur kėto ditė nė shtėpinė time kėtu nė Gjenevė njė njeri shumė tė afėrt, shumė tė dashur tė familjes time.

    Datėlindjet tona shumė tė pėrafėrta, patėn bėrė qė dikur nė Shqipėri ne tė ishim mė shumė shoqe se kushėrira… Emigruam aty- kėtu, gati nė tė njėjtėn periudhė kohe dhe jeta na "englendisi" njėrėn nė Zvicrėn e kontinentit plak, dhe tjetrėn nė Nju Jorkun e kontinentit me mė tė ri…

    Pas kaq shumė vitesh largėsie, mundėsia krijohet qė tė pres nė shtėpinė time shoqen, miken, kushėrirėn time tė dikurshme. E kėnaqur, e lumtur plot padurim dhe pse jashtėzakonisht e lodhur nga njė vit shumė i ngarkuar, organizova mėnyrėn time tė pritjes. Im shoq, shumė i qetė nga natyra, mė ndihmonte me mėnyrėn e tij pėr kėtė pritje…

    Mė nė fund erdhi kushėrira… Pėrshtypjet e para pėr Gjenevėn nuk u dhanė sepse ishte natė…Pa gdhirė ende dita e parė filluan pėrshtypjet pėr brendėsinė e shtėpisė dhe veprimet e mia… Sa keq… ne tė mbetur nė kontinentin plak nuk i pėrshtateshim Amerikanizimit.

    E para qė kaloi nė bilancin e mospėlqimeve ishte wc-ja. Ajo ishte shumė e vogėl. Nuk ishte bashkė me sallėn e banjės. Nuk ishte e mirė. Nuk ishte si nė Amerikė. Si pėrfundim, kjo ēėshtje u mbyll me : « Ne nė Amerikė, nuk i kemi wc kėshtu » !

    Sikur kjo tė ishte e vetmja papėrshtatshmėri "Haleluja..."!

    Tė nesėrmen i erdhi radha njė seri gjerash tė papėrshtatshme. Ēdo ushqim, veprim, orendi, ndėrtimtari matej me "Ne, nė Amerikė" dhe me paturpėsinė e "pse-ve" urdhėruese.

    Pas njėzet e katėr orė qėndrimi sė bashku, ndjehesha e "mbytur" psiqikisht. Nė shtėpi nuk mė kishte ardhur kushėrira ime e mrekullueshme si dikur. "Miranda Priestly" (The Devil Wears Prada) & Amerika me ndėrtesat e saj deri nė qiell, markat e veshjeve dhe accessoiret sė bashku magazinat e shitjeve tė pamasa mė kishin pushtuar 100 m2 katror tė banesės time evropiane.

    Vullneti im i parapritjes pėr Guide nėpėr Zvicėr u struk nėn mua dhe nuk pranonte kurrsesi tė nėnēmohej nė ēdo hap. Nė kėtė vend me histori qindra vjeēare, asgjė nuk ishte e bukur. Nuk kishte pallate deri nė qiell, nuk kishte ndėrtime gjinganteske, nuk kishte dyqane (moll mė duket quheshin). Nuk mund tė kuptohej si preferonin njerėzit tė jetonin nė male, nė malet e Zvicrės…

    Ēdo shkėmbim bisede ishte pėrballje me pėrēmimin e mosqėnies Amerikė dhe Amerikanė. Ēdo veprim mes nesh "prezantonte" Amerikėn dhe Zvicrėn. Vetvetja jonė nėkėmbej nga "Ne nė Amerikė… jemi, bėjmė, kemi…", ju nė "Zvicėr …qėnkeni…". Po ne dy kushėrirat, shoqet, miket, e dikurshme, nėnat e sotme ku ishim?!

    "Mbytja" ime psiqike nuk duroi gjatė. Nė njė shtrim ordiner tavoline, ngulfatja ime doli prerazi me pėrcaktimin : Unė nuk jam Zvicra. Jam filania emigrante nga Shqipėria. Unė pėrfaqėsoj shtepinė time, kulturėn e familjes time, jo Zvicrėn. Nė Zvicėr gjithseicili kollandris shtėpinė e vet, unė timen! As ti nuk je Amerika. Je filania. Kushėrira ime emigrante nė Amerike. Ti nuk prezanton Amerikėn, por vetveten!

    Fatmirėsisht a fatkeqėsisht jam nė Evropė. Mundėsia e lėvizjes sė njerėzve tanė ka qenė mė e mundshme se nė Amerikė. Kanė ardhur shumė. Kanė shkuar shumė. Ka patur qė u ka pėlqyer Zvicra. Ka patur qė nuk u ka pėlqyer Zvicra. Por, askush nuk ka mllefuar nė mua sepse nuk i ka pėlqyer Zvicra.

    Vetvetja mė copėrrohej midis fyerjes dhe traditės. Pas tridhjetė e gjashtė orėve tė para sė bashku, vetvetja mė thoshte, valixhet tek dera, ktheje nga erdhi… Tradita mė shuante… Mos, nuk bėn! Pėrze „Miranda Priestly“, prano kushėrirėn…

    Ka tre ditė qė ka shkuar. Akoma jam e tramakosur nga ē’pėrjetova. Mė ka zėnė frika ta pėrmend Amerikėn. Shtatė ditė e kisha stoikisht prezent si e vetmja madhėshti e botės. Si i vetmi vend ku mund tė jetohej…

    Mė zuri malli pėr Shqipėrinė. Sa shumė e desha ato ditė Durrėsin tim gropa – zhdropa. Sa tė bukura mu dukėn malet e Zvicrės. Mė zuri malli dhe pėr lopėt lara – bala nė tė dalė tė Gjenevės. Kisha kohė pa i parė. Shkova i pashė nxituar, i preka, se mos i kishin hequr, nga ankthi i amerikanizimit... Me zor po pres vajtjen nė Durrės. Ta shoh edhe njė herė ashtu tė "shėmtuar" mbase me ndihmon ta kapėrdijė zemėrimin tim nga "robotizmi amerikan" qė s’na la tė kalonim dy orė tė kėndshme mes kushėrirash ndėrmjet kujtimesh dhe malli?!

    Vallė kjo ėshtė Amerika… ē’rrėnjėsimi i tė qėnit njerėzor tek njerėzit?! Harrim i rrėnjės, pėrdredhje e degėve?!

    Elna!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 18-07-2008 mė 23:20

  2. #2
    Elna, nuk eshte kjo Amerika. Keto jane vetem refleksionet e njerezve qe u ka munguar edukata e kultura dhe shprehen ashtu si shprehen. Ja qe fatkeqesisht me duhet te pohoj se ne Amerike nuk kane ardhur vetem njerez nga Shqiperia, por edhe arinj (shume syresh biles). Po po arinj, nga ato qe sheh ne kopshtin zoologjik, vetem se kane fytyre njeriu. Amerika eshte vendi ku te meson te ulesh koken dhe ti perveshesh forte punes. Vendi qe s'te le kohe shume per fjale, por qe te ve tere kohes para pergjegjesive te jetes. Eshte vendi qe i jep njeriut edukaten me te mire qytetare, ku respekti per ligjin eshte numer 1. Ja qe jo te gjithe arrijne te kuptojne mesazhin dhe pse rregullohen pak financiarisht behen arrogante, provinciale ne sjellje, te leshte ne komunikim. Me vjen keq qe nje eksperience e tille te ka ndodhur me nje njeri te aferm, por nuk eshte Amerika qe e transformon nje njeri ne monster, por jane themelet e dobeta mbi te cilat eshte ndertuar karakteri i tij. Pershendetje.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Jo elna nuk eshte e tille Amerika ,por sic u shpreh dhe brooklyn ,por ca tipe njerezish si ajo kushurira jote.Une kam pershtypjen qe keta lloj njerezish nuk i kenaq asgje qe s'eshte e tyrja apo ndryshe .
    Nje rast i tille me ka ndodhur me njeren ketu ne usa.Ajo vinte nga nje shtet tjeter i Amerikes.Ajo dhe burri i saj na beri te ndiheshim sikur ata jetonin ne usa dhe ne ne Shqiperi.Cdo gje ne shtetin e tyre ishte me e mire me e bukur dhe shume gjera ndryshe nga ne ,gje qe me beri pershtypje se amerika kudo njesoj eshte aq me shume qe ajo vinte nga nje shtet jo shume larg prej nesh dhe me mireqenie me te ulet se jona.Me dukej sikur duhet te jepnim justifikim per cdogje qe nuk u pershtatej shijeve te tyre.Njerez te tille qe te bejne t'ua mbathesh sa me larg tyre ka plot ,por me vjen keq qe te paska ndodhur me nje te aferm.

  4. #4
    Nuk di pse ne Shqiptaret gjithnje e moralizojme; I aferm, e aferm, i familjes, s'ben, esht marre, etj, etj, etj...PO ne P...te S...
    Sikur Elna, te kishte eksploduar, ashtu siq i kishte ardhur per nje cast, po ajo u permbajt!!..., sigurisht asaj te pakultures, asaj injorantes, asaj te varferes, asaj te mjeres, asaj te transformuares ne monstrum, do t'i bente shume mire, jashtezakonisht mire bile. Te shkonte ajo ne ndonje hotel, me ate burre, qe se paska burre, se po ta kishte, ia kish mbyllur qorapen. Dhe te flinte nje nate, e te nesermen te ikte, pa turp nga Gjeneva...
    Elna, me fal vetem rralle ndodhe kur lexoj dic te me rrenqethet trupi, por me ket qe te paska ndodhur, e qe as se ke pare ne enderr, mu rrenqethen edhe floket!
    Cfar ironie! O Zot lej te mjer se ashtu e lypin...!!
    gjitha te mirat ty Elna dhe familjes!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABSOLUTE : 19-07-2008 mė 00:42
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    por nuk eshte Amerika qe e transformon nje njeri ne monster, por jane themelet e dobeta mbi te cilat eshte ndertuar karakteri i tij.
    Elna,

    Mendoj se kjo thenie e brooklyn mjafton per te treguar qe nuk eshte Amerika ajo qe te tjeterson, per mire apo per keq. Eshte e vertet qe Amerika te jep shume mundesi dhe vertet mund te thuash qe vetem qielli eshte limiti dhe po te kesh vullnet mund te arrish gjithcka. E keqja eshte se ca ketu mund t'i realizojne gjerat pak me shpejt se te tjeret dhe bejne cdo gje qe te tjeret ta dine kete. Ky eshte ai momenti ku njerezit vertet e tregojne si cilet jane dhe cfare niveli kulture kane. Ne 9 vjet qe kam jetuar ketu ne Amerike, me beso kam pare shume te tille dhe e di qe do shoh akoma me teper.

    Nuk e di se si eshte Zvicra sepse nuk kam qene ndonjehere aty por te garantoj qe me c'kam lexuar, bukurite "artificiale" te New Yorkut apo Chicagos jane nje hic para bukurive natyrore te Zvicres. Jane thjesht ca ndertesa te larta, me shume hekur e xhama, rruge qe gumezhijne, njerez te stresuar qe nxitojne, dhe asnje nuk ka kohe te shijoje asgje perreth. Para 4 vjetesh kur po shkoja ne pune dhe isha 15 minuta me vonese, sado qe kisha 2 vjet qe punoja ne Manhattan Street Downtown Chicago asnjehere nuk e kisha ngritur koken lart dhe thjesht te shijoja downtownin e Chicagos edhe pse shikoja turiste cdo dite. Vendosa ta bej pushim ate dite dhe thjesht eca me ore te tera qe thjesht te shikoja kush ishte ky downtown qe njerezit flasin kaq shume por qe une kisha 5 vjet dhe as nuk me shkonte mendja sepse isha kaq e zhytyr ne jeten e perditshme. Kjo eshte nje jete tipike ne Amerike, iken ne mengjes ne pune, vjen mbasdite vone, harxhon nja dy-tre ore me familjen, fillon meson deri naten vone, dhe ngrihesh prape heret ne mengjes te fillosh te njejten lloj dite qe kishe dje. Prandaj mos kujto se ajo ben nje jete me te mire se ty.

    Po qeshja (nga zori) kur lexova kete historine tende sepse kete dimer qe kaloi ndodhi e njejta gje ne fisin tim ketu. Kushurira erdhi nga Fieri me burrin thjesht me pushime perderisa kane bredhur boten dhe ketu ajo ka dy motrat dhe gjithe kushurinjte dhe i shoqi motren dhe vellane. Gruaja e nje kushuriri ketu qe ka rreth 13 vjet ne Amerike dhe eshte me pashaporte amerikane vdes qe te mburret pak (dmth shume ). Tani ajo qe erdhi nga Shqiperia eshte jashte mase e pasur se e ka te shoqin businessman dhe shkon 2-3 here ne vit ne Itali dhe France vetem thjesht per shopping por ja qe sipas kesaj tjetres gjerat ketu ne Amerike jane shume here me te bukura. Mall-et qe permende dhe ti jane te mbushura me moden e fundit dhe keto mburrje vazhduan per te pakten 3 dite derisa kur vajtem te gjitha ne mall kjo e Amerikes e kuptoi qe ishte nja nje vit mbrapa modes U futem te Versace, Armani dhe D&G dhe kjo e Shqiperise nuk po blinte gje. Kjo e Amerikes tha: "Nuk ke faj qe nuk blen se jane shume te shtrenjta keto. Po une ne fakt kam blere nja dy fustane se ti e di sa me pelqen te vishem bukur dhe me gusto." Kjo e Shqiperise ja ben: "Te them te drejten $5,000 i kam me vete ne cante qe po te dua i bej rrush e kumbulla po shume nga keto qe kane keto dyqane ketu i bleva vitin e kaluar ne Itali dhe tani jane jashte mode ." Nejse, "Amerikanja" nuk e hapi me gojen mbas asaj. LOL

    Me fal qe u zgjata por thjesht doja te tregoja qe te gjithe kemi njerez te tille ne fis, prandaj nuk je e vetme, por te garantoj qe nuk jane te gjithe ashtu dhe jo, Amerika nuk eshte ndonje perralle, por thjesht eshte nje vend ku po punove shume, mund te arrish shume.

    Klm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INFINITY© : 19-07-2008 mė 01:30

Tema tė Ngjashme

  1. Amerika, kjo shoqėri qė sheh nga e ardhmja
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 06:09
  2. Vazhdojne luftimet ne rripin e Gazes
    Nga StormAngel nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 08:44
  3. Plani pėr riorganizimin e trupave amerikane nė botė
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 15:47
  4. Bisede me Suzan Sontag: Amerika, orgjia e pushtetit
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-07-2003, 10:01
  5. Amerika dhe frika
    Nga une jam Z... nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 04-12-2002, 16:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •