Pershendetje.Une kam nje shqetesim te madh.Nusja ime para 1 viti fiks, gjate muajit te fundit te shtatzanise, pra ne fund te muajit te tete, shtatezania zgjati 9 muaj plote, pra 1 muaj para se te lindte, u fry shume nga kembet dhe krahet.mjeku na tha qe ishte per shkak te ujrave te shumta dhe kriperave.kjo situate u zhduk vetem 2 jave mbas lindjes.po ne te njejten kohe gjate shtatzanise filluan te shfaqen disa njolla te vogla te bardha, ne fill ne tek gjiri dhe tek majat e gishtave.por tani mbas 1 viti ato jane bere shqetesuese, sepse jane perhapur ne me shume se gjysmen e duarve, midis gishtave dhe ne disa pjese te vogla ne gji.problemi me i madh eshte se ato po fillojne te shfaqen ne cepat anesore te buzeve dhe kemi frike se mos perhapen edhe me shume ne fytyre, duke dhene nje pamje jo te kendshme, duke menduar qe ajo eshte dhe femer.kete situate e kemi hasur edhe tek nje person, jashte fisit tone, dhe i cili na ka thene qe nuk mund te hiqen keto njolla.biseduam me nje dermatologe e cila na tha qe duhet te perdoret nje ilac i cili jo vetem qe kushton mbi 50 euro, per te pakten 1 muaj dhe pa dale ne diell te forte, pra kura duhet bere ne dimer, por me e keqja eshte se nuk dihen rezultatet e saj.Ju lutem me ndihmoni nese dini ndonje gje per kete lloj semundje ose dini ndonje mjek teper specialist. une perhere kam menduar se ato njolla vijne nga mungesa e vitaminave, por tani jane bere vertete shqetesuese.Ju lutem me ndihmoni.Faleminderit te gjitheve.
Krijoni Kontakt