Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Njolla te bardha.

    Pershendetje.Une kam nje shqetesim te madh.Nusja ime para 1 viti fiks, gjate muajit te fundit te shtatzanise, pra ne fund te muajit te tete, shtatezania zgjati 9 muaj plote, pra 1 muaj para se te lindte, u fry shume nga kembet dhe krahet.mjeku na tha qe ishte per shkak te ujrave te shumta dhe kriperave.kjo situate u zhduk vetem 2 jave mbas lindjes.po ne te njejten kohe gjate shtatzanise filluan te shfaqen disa njolla te vogla te bardha, ne fill ne tek gjiri dhe tek majat e gishtave.por tani mbas 1 viti ato jane bere shqetesuese, sepse jane perhapur ne me shume se gjysmen e duarve, midis gishtave dhe ne disa pjese te vogla ne gji.problemi me i madh eshte se ato po fillojne te shfaqen ne cepat anesore te buzeve dhe kemi frike se mos perhapen edhe me shume ne fytyre, duke dhene nje pamje jo te kendshme, duke menduar qe ajo eshte dhe femer.kete situate e kemi hasur edhe tek nje person, jashte fisit tone, dhe i cili na ka thene qe nuk mund te hiqen keto njolla.biseduam me nje dermatologe e cila na tha qe duhet te perdoret nje ilac i cili jo vetem qe kushton mbi 50 euro, per te pakten 1 muaj dhe pa dale ne diell te forte, pra kura duhet bere ne dimer, por me e keqja eshte se nuk dihen rezultatet e saj.Ju lutem me ndihmoni nese dini ndonje gje per kete lloj semundje ose dini ndonje mjek teper specialist. une perhere kam menduar se ato njolla vijne nga mungesa e vitaminave, por tani jane bere vertete shqetesuese.Ju lutem me ndihmoni.Faleminderit te gjitheve.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    VITILIGO, keshtu quhet semundja.

    Eshte semundje qe prek lekuren.

    Kjo semundje shfaqet ne cdo moshe , por zakonisht gjate nje periudhe stresi, ose mund te jete e trashegueshme, nuk eshte njgjitese.

    Jane qelizat e lekures qe fillojne dhe cngjyrosen .

    Keto zona jane me te ndjeshme nga rrezeve UV , prandaj nuk eshte e keshillueshme te dale ne diell dhe ne qofte se del te jete e mbuluar me kremra qe jane fonde teni dhe i japin nje bronzazh artificiar , por mbrojtes.


    Vitiligo mund te shfaqet , spontan , ose gjate mungeses se vitaminave , ose gjate semundjeve autoimune, tiroida ne rradhe te pare duhet kontrolluar, anemia apo analiza ne endokrinologjie duhen bere.


    Mjekimi, ka ilace te cilat kane rezultat jo 100%


    Behen radiacione me UVB TL01,
    Ilace qe permbajne cortizon, cremera , apo ilace qe pihen nqs behet fjale per nje semundje autoimune.

    Tratament me Laser qe thuhet te jete me me rezultate

    Transplante lokale me melanocite.

    Ajo qe eshte me kryesore eshte mbrojtja ndaj diellit, sepse zonat e bardha nuk kane mbrojtes dhe perhapen me shume , evitimi i stresit dhe asnjehere te mos dale pa perdorur kremera mbrojtes.
    Ju uroj shendet dhe kurajo.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  3. #3
    te falenderoj nga zemra per pergjigjen qe me ke dhene.menjehere fillova te kerkoj ne internet dhe gjeta nje ilac herbal Anti vitiligo, te cilin na e ka keshilluar edhe nje doktoreshe.me duhet te pyes sa lek kushton ketu ne shqiperi sepse ne amerike e gjeta 100ml per 75$ perfshire transportin.Gjithesesi te falenderoj per pergjijgen.Gjithe te mirat.

Tema tė Ngjashme

  1. SHISH: Shqiptaret te implikuar ne trafikun e organeve
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-03-2013, 14:29
  2. Pikat e bardha (formacionet dhjamore).
    Nga Mina nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-2008, 12:00
  3. Centum primus singuli semel
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 176
    Postimi i Fundit: 12-03-2005, 20:16
  4. Kush ėshtė ai burri me rroba tė bardha ?:)
    Nga Eagle nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-05-2003, 17:14
  5. Pse Delet E Bardha Hane Me Shume Bar Se Te Zezat?
    Nga ABIGAIL nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2003, 16:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •