Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22

    Sherif Merdani

    PERSONAZH/ Flet kėngėtari i mirėnjohur, “Mjeshtri i madh” Sherif Merdani

    - Arshi Pipa, intelektuali qė e ka pėrshkruar mė mirė Enver Hoxhėn

    - Apeli im “Na pret tė gjithėve njė gur mbi varr, pak dashuri, pak dashuri”

    - Kur shkuam nė Qafė- Bari para disa vjetėsh hymė direkt dhe nė mensė, nuk flisnim, por vetėm qanim

    - Nė kėtė vizitė Visar Zhiti kishte marrė djalin me vete tė shikonte skėterrėn e babait

    - Do tė doja ta takoja pėrgjegjėsin e burgut tė Qafė- Barit dhe t’i thoja: Je njė kriminel!

    - Tė drejtat tona t’i kėrkojmė jo duke u vetėdjegur, por duke qenė tė bashkuar

    - Burgjet e Burrelit, Spaēit, Qafė- Barit duhet tė ruhen si Mat’huazen

    - Njė ish- punonjės i Sigurimit u habit qė merrja pension mė tė madh se ai

    - PD duhet tė kishte bėrė njė memorial pėr ish tė pėrndjekurit, qė tė dimė, ku tė qajmė



    Enverit nga Arshi Pipa

    Stalinuē i Shqipėrisė,

    Harram paē ti qumėsht edhe sisė,

    Harram qumshėtin e njė nėne,

    Edepsėz doē i satėme...



    Albert ZHOLI

    Dje (22 maj) nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar, u pėrkujtua revolta e ish tė burgosurve politikė tė Spaēit dhe tė Qafė-Barit. Nė kėtė ceremoni pėrkujtimore morėn pjesė kreu i Shoqatės sė tė Pėrndjekurve politikė Simon Miraka, ish tė burgosur politikė, nipėr dhe mbesa tė ish tė pėrndjekurve politikė qė tani nuk jetojnė mė. Nė kėtė takim folėn shumė ish tė pėrndjekur, tė cilėt sollėn kujtimet e tyre pėr ditėn e 22 majit 1984. Nė fjalėn e tij z. Miraka theksoi se, PD dhe vetė Sali Berisha pėr tė cilėn votuam vite tė tėra nuk u kujtuan kurrė pėr ish tė pėrndjekurit politikė. Ishte detyrė e PD tė ngrinte njė memorial nė kujtim tė ish tė pėrndjekurve politikė qė u vranė, u pushkatuan pa gjyq, u lanė pa varr, apo humbėn rininė e tyre nė burgjet e Spaēit, Burrelit, Qafė -Barit etj... Ne na takon njė memorial, ku tė derdhim lord nė kujtim tė kėtyre martirėve tė demokracisė, ne duam njė memorial qė tė dimė ku tė lehtėsojmė dhimbjen sa herė qė kujtojmė kėtė skėterrė. Po aq prekėse nė kėtė ceremoni pėrkujtimore ishte fjala pėrshėndetėse e z. Lek Mirakaj (ish i pėrndjekur politik) tashmė me banim nė SHBA. Ndėrsa nė fjalėn e tij z.Reshat Kripa theksoi se, ishin 20 mijė tė burgosurit politikė qė sollėn demokracinė e sotme. Por fjala e shkurtėr e kėngėtarit tė mirėnjohur Sherif Merdani pati ovacione tė fuqishme.

    Ēfarė do ta cilėsonit sot kėtė ditė tė veēantė tė 22 majit tė revoltės sė burgosurve tė Spaēit dhe tė Qafė-Barit?

    Po kjo ėshtė njė ditė e veēantė, njė ditė ndryshe, njė ditė qė na kujton shumė gjėra. Ishte miku im Simon Miraka qė mė ftoi nė kėtė ditė kujtese, i cili kur mė mori nė celular mė tha “Sherif mos harro, se nesėr (pėr datė 22 maj) kemi ditėn pėrkujtimore tė 22 majit. Dhe unė nuk harrova tė vija. Nė fakt, menjėherė, mendova tė bėj njė fjalim si bėhen nė tė tilla raste, pro pastaj mendova se, nuk do tė ishte e udhės qė tė bėja tė tilla fjalime qė ngjallin shumė vonesa dhe ankthe, ndaj dhe do tė flas thjeshtė pa letėr, pėr ato ditė kujtese. Kėto ditė kam lexuar njė shkrim tė mikut tim Visar Zhiti pėr kėtė ditė dhe mund tė them se unė nuk mund tė shkruaja mė mirė se ai pėr kėtė ditė. Sot mund t’ju them se ai shkrim ėshtė mė i mirė se ato qė mund t’ju them unė dhe pse unė kam disa gjėra dhe pėrjetime krejt tė veēanta. Megjithatė, unė kam disa pėrshtypjet e mia. M’u kujtua njė shkrimtar i madh anglez qė thotė “E kaluara i pėrket vdekjes ndaj ne duhet tė mendojmė pėr tė ardhmen”. Mendova me vete ka tė drejtė, por ky shkrimtar as qė e ka menduar se ēfarė ka hequr rinia shqiptare e regjimit komunist. Ai nuk mund ta mendoj (ose mendonte) se ēfarė terri ka hequr kjo rini nė ato vite tė paimagjinueshme.

    Dhe ēfarė do tė kujtosh pėr kėtė ditė?

    Para disa vjetėsh me z.Miraka dhe me shumė ish tė burgosur politikė ne bėmė njė vizitė tek Qafa e Barit, nė ditėn qė pėrkonte me 22 Majin. I hipėm autobusit dhe u nisėm. Nė autobus krah meje ishte Visar Zhiti, bashkė me tė birin. E pata zili, Visari kishte marrė tė birin, qė tė shikonte se ēfarė kishte hequr i ati, ku kishte jetuar, ku kishte fjetur, ku kishte punuar, t’i tregonte burgun, mensėn, ushqimin, vuajtjet. Mė nė fund shkuam nė Qafė- Bari. Ēdo gjė kishte ndryshuar. Rruga ishte e zėnė bari ishte sa njė bojė njeriu. Burgu thuajse ishte inekzistent. Ishin hequr dyer dritare, tulla, hekura. Kishte ngelur vetėm si skelet. Ishin shkatėrruar tė gjitha. Dukej si njė gėrmadhė e keqe. Si njė gėrmadhė pa jetė qė ka dhėnė shpirt me kohė. Kishin ikur tė gjitha kujtimet tona nė atė ndėrtesė pasi ato ishin tjetėrsuar dhe pse gėrmadhat ruanin po ato pėrmasa dhe po atė pozicion gjeografik. Me tė vėrtetė u ndjemė keq. Unė akoma mė keq, do tė doja qė aty asgjė tė mos ndryshonte. Tė ishte si ajo godinė e viteve 1970, pasi vetėm ashtu memoria historike do tė ishte mė konkrete. Por jo, askush nuk ishte kujtuar pėr ‘tė dhe pse shumė veta kishin vuajtur. Askush nuk ishte kujtuar dhe pse aty ishte njė prej historive mė tė dhimbshme tė ish tė burgosurve politikė.

    Kush ishte objektivi i parė i vizitės suaj?

    Vizita e parė ishte tek mensa. Ajo atėherė ishte si ne, shpresa e vetme. Aty ne shikonim njėri-tjetrin si tė mjerėt e Hygoit. Tė them njė gjė. Sa u futėm tė gjithė shtangėm. Shikonim njėri- tjetrin nė heshtje dhe qanim si fėmijė. Lotėt s’kishin tė reshtur. Ishte njė lot dhimbje dhe malli. Mall pėr njėri- tjetrin dhe pėr vuajtjet e paimagjinueshme. Prisnim se kush do tė fliste i pari, por vetėm qanim. Qanim nėn heshtjen tonė. S’kishim fjalė. Askush s’e mendonte si hynim nė atė mensė me njė tas nė dorė pėr tė ngrėnė njė supė me ujė. Askush nuk e beson se si ushqeheshim ne. Unė them se kėto vende, kėto burgje, duhet tė jenė dhe tė ruhen si Matat’hauzen. Por bota ėshtė mė e zgjuar se ne, janė mė qytetarė se ne. Ata e ruajtėn historinė qė tė mos pėrsėritet. E ruajnė qė t’u thonė brezave ja si ishte dikur qė sot tė mos e pėrjetojmė mė. Nė kampet e pėrqendrimit nazist shkojnė pėr t’i vizituar nga Amerika, nga Kanadaja, ndėrsa ne i shkatėrrojmė.

    Ē’kujton nga burgu i Qafės sė Barit?

    Ēfarė nuk kujtoj. Dhimbje, lot, mall pėr tė afėrmit, shkathim fizik. Mbaj mend Pėrgjegjėsin e burgut, njė kriminel i lindur. Do kisha qejf ta takoja dhe t’ja thosha nė sy kėto fjalė. Ai me urdhrat e tij vriste njerėz, shtynte nė greminė njerėz tė pafajshėm vetėm dhe vetėm pse ishin kundėr regjimit. Ne aty ishim shumė intelektualė qė s’dinim ē’ikshim bėrė. Sot dua tė jap njė apel, njė mesazh, njė fjalė zemre. Tė dashur bashkėvuajtės. Sot ne jemi tė thinjur tė gjithė nga vuajtjet si ish tė persekutuar tė regjimit komunist dhe presim tė na dėmshpėrblejnė. Po unė dua tė jap njė mesazh tjetėr qė nė kėto vite qė na kanė mbetur t’i japim sa mė shumė dashuri njėri -tjetrit. Mė shumė respekt pėr njėri- tjetrin mė shumė mirėnjohje pėr njėri -tjetrin, mė shumė lidhje me njėri- tjetrin. Lėrini sharjet, lėrini tė kaluarat se kush na spiunoi, se kush na dėnoi se kush na tradhtoi. Iku ajo kohė. Tė jetojmė ē’na ka mbetur. Duhet tė jemi si ato vargjet e asaj kėngės korēare “Na pret tė gjithėve njė gur mbi varr, pak dashuri, pak dashuri”. Ky ėshtė mesazhi qė sjell unė nė kėtė ditė. Dashuri pėr njeri tjetrin. Nė Spaē nuk kam qenė kur u bė kjo revoltė, por mbaj mend revoltėn e burgut tonė tė Qafės sė Barit, e cila ėshtė dhe mbetet njė skemė e jashtėzakonshme. Sa mė shumė vite kalojnė aq mė shumė ajo ditė merr vlera.

    A ke takuar ndonjė nga gardianėt e burgut apo drejtuesit e burgut, policėt e burgut nė demokraci?

    Drejtpėrdrejt jo, por ja ēfarė mė ka ndodhur njė ditė. Kisha shkuar tek zyra, ku marrim pensionin. Pensionin e marrim nė datėn njė tė ēdo muaji. Me thėnė tė drejtėn unė kam njė pension tė konsiderueshėm pasi kam punuar nė Ministri tė Jashtme pėr 22 vjet dhe nuk e dija se kisha disa vlerėsime suplementare pėrveē rrogės. Duke qenė “Mjeshtėr i madh”, duke qenė si i pėrndjekur marr diēka akoma mė shumė. Kur mora lekėt njė ish- punonjės i Sigurimit nė regjimin e Enver Hoxhės ( e pyeta unė mė pas ku ke punuar) duke parė qė mora aq shumė lekė mė thotė: Zoti Manani shumė lekė merrni ju? Unė nuk marr as njė tė tretėn tuaj? E pashė dhe qesha. “Zotėri,- i them -Sherif Merdani ka bėrė rreth 16 vjet burg, ku unė kam nxjerr aq krom, bakėr dhe pirit, sa kur i kam llogaritur nė flori, as pėr 100 vjet shteti nuk mė shlyhet mua. Tė gjithė kėta tė pėrndjekur, sikur tė marrin aq sa kanė punuar, pa diskutuar pėr rininė qė kanė humbur duhet tė marrin 100 herė mė shumė se sa marrin”,- i thashė. Nė po marrim shumė pak nė raport me aq sa kemi dhėnė.

    Juve ju janė nėpėrkėmbur tė drejtat dhe shpėrblimet dhe nga Partia Demokratike, tė cilėn e keni pėrkrahur. Ēfarė apeli u bėni ish tė pėrndjekurve politikė pėr tė fituar tė drejtat e tyre?

    Unė ju bėj apel gjithė ish tė pėrndjekurve qė ne duhet tė gjejmė gjuhėn e pėrbashkėt qė tė fitojmė tė drejtat. Ne nuk duhet tė djegim veten pėr tė fituar tė drejtat. Ato janė forma jo demokratike, jo njerėzore, jo tė kėsaj kohe. N.q.s do digjemi tė gjithė, kush do t’i kėrkojė tė drejtat tona? Kush do pėrcjellė zėrin tonė. Kundėrshtarėt tanė atė duan tė digjemi tė gjithė. Ne duhet tė jemi tė bashkuar. Duhet tė kemi njė zė. Njė organizim. Jo tė pėrēarė. Asnjė politikan se ēan kokėn kur vetėdigjemi dhe jemi tė pėrēarė.

    Ju keni folur diku pėr Arshi Pipėn, pėrse e komentoni kaq shumė?

    Pasi ai mbetet njė hero nė heshtje i tė burgosurve politikė shqiptarė. Ai ishte njė intelektual i rrallė, njė njėri qė lexonte, studionte, shkruante, por edhe debatonte. Ai ndenji mbi 10 vjet nė burgun e Spaēit dhe aty la lėnė gjurmė pėr veprat e tij, pėr intuitėn, pėr ato ide qė kishte kundėr komunizmit. Ai ėshtė futur nė burg nė vitet 1950, ndėrsa unė shkova nė atė burg nė vitin 1976 dhe mund tė them se ato qė dėgjoja pėr ‘tė dhe ato qė kam lexuar nga shkrimet e tij mė kanė befasuar. Aty nė ato shkrime gjeje kritika pėr autorėt italianė, pėr shkrimtarėt rus, etj... Ēdo gjė e tij ishte e pėrkryer pasi ishte njė talent nė krijimtari dhe njė njeri i rrallė nė kritikė. Kjo ishte arsyeja pse Arshi Pipa gjeti momentin dhe u arratis nga Shqipėria. Ai nuk e donte komunizmin, nuk e donte heqjen e fesė dhe nuk duronte dot zhdukjen e pronės private. Arratisja e tij ngjalli shumė reaksion tek qeveria shqiptare. Mė vonė ai shkoi tek radio “Zėri i Amerikės” dhe u bė personalitet nė Amerikė.

    Kush ėshtė e veēanta e krijimtarisė sė Arshi Pipės?

    Ėshtė ajo qė ai e portretizoi Enver Hoxhėn nė mėnyrė tė pėrsosur nė kėto vargje?

    Stalinuē i Shqipėrisė,

    Harram paē ti qumėsht edhe sisė,

    Harram qumshėtin e njė nėne,

    Edepsėz doē i satėme...

    Kėtė poezi e ka thėnė Berisha nė njė debat me Edi Ramėn. Kėto vargje janė brilante, me kaq shumė pak fjalė, askush nuk mund ta portretizonte Enver Hoxhėn.

    Ėshtė folur shumė pėr revoltėn e burgut tė Qafės sė Barit, pėrse lidhet me 22 Majin?

    Lidhet pasi nė kėtė ditė si tė burgosurit e Spaēit dhe tė Qafės sė Barit dolėn nė protestė kundėr regjimit, si njė regjim mesjetar. Burgu i Qafės sė Barit ėshtė nė Pukė dhe ishte njė burg famėkeq. Ky burg ėshtė rreth 20 klm larg Fushė- Arrėzit. Nė kėtė burg kam qenė rreth 4 vjet e gjysmė. Nė Burrel rreth 8 vjet e gjysmė, por kam qenė dhe nė Spaē 3 vjet e gjysmė. Kjo ėshtė historia ime. Pra rreth 16 vjet burg.

    Si ėshtė mbajtur kaq nė formė nė zė dhe nė fizik Sherif Merdani pas kaq vuajtjesh nė burgjet mė tė ashpra pa asnjė komoditet?

    Ėshtė Zoti qė na e kompenson rininė tashmė nė pleqėri. Ne vijmė nga ferri, vijmė nga skėterra. Unė me kėtė rast nuk dua tė bėj trimin, heroin, pasi mė vjen turp ta bėj. Burgjet tona ishin si nė mesjetė, pa asnjė kusht. Burgjet e sotme janė si tė jesh nė shtėpi. As mund tė krahasohen, pasi ne ishim nė vende me kushtet mizerabėl, pa krevate, pa banja, pa asnjė komoditet. Ishte si nė Aushvic.

    Ēfarė tė veēante mund tė thuash pėr ish tė burgosurit politikė?

    Mund tė them kėtė qė, ne mblidhemi kėtu, me Sokolin, Sherifin, Simonin, Reshatin etj., por tamam tė vėrtetėn nuk e thotė asnjeri. Asnjeri, e theksoj kėtė. Pra shumė tė vėrteta tė burgjeve ne nuk i themi dhe as marrim mundimin t’i themi.

    Po pse nuk e thoni tė vėrtetėn?

    E di pse nuk e themi?! Se po tė themi tė vėrtetėn, do tė zhduket raca jonė. Do tė zhdukemi si shqiptarė. Do fillojmė njė urrejtje masive, njė urrejtje patologjike dhe ne do fillojmė njė vėllavrasje edhe mė tė madhe se ajo nė kohėn e regjimit.


    Kush janė fitimtarėt

    Reshat Kripa

    Duke ndjekur kėtė ceremoni pėrkujtimore, rri edhe meditoj:

    - Kush janė fitimtarėt e asaj beteje tė madhe gjysmė shekullore ndėrmjet sistemit kapitalist dhe atij socialist? Dy janė idetė qė janė ndeshur me njėra- tjetrėn gjatė shekullit tė kaluar. E para, ideja nacionaliste qė mbėshtetej nė ekonominė kapitaliste tė tregut tė lirė, ku individi tė kishte tė drejtėn e fjalės dhe tė veprimit, tė drejtėn e pronės dhe tė banimit, tė drejtėn e shkollimit dhe specializimit, tė drejtėn e votės sė lirė dhe pėrfaqėsimit. E dyta mbėshtetej nė ekonominė socialiste, ku individi pothuajse nuk kishte asnjė tė drejtė, ku prona ishte rrėmbyer dhe bėrė pronė e shtetit, ku shkollimet dhe specializimet bėheshin vetėm pėr persona tė zgjedhur nga regjimi, ku e drejta e votės sė lirė mungonte plotėsisht.

    Pėrfaqėsuesit e idesė sė parė ishin Mit’hat Frashėri me pasuesit e tij. Ishim ne qė u ngritėm kundėr diktaturės totalitare, qė luftuam dhe dhamė jetėt tona pėr Liri, pėr Shqipėri, pėr Flamurin Kuq e Zi. Ishin Sokoli, Toma dhe Sandri. Ishin Skėnderi, Dervishi, Hajriu dhe Pali. Ishin mbi 6.000 tė rėnėt nė luftėn pėr liri dhe demokraci. Ishin mbi 20.000 tė burgosurit politikė. Ishin mbi 40.000 familjet e internuara dhe dėbuara. Ishin mbi 500.000 tė pėrndjekurit politikė qė u detyruan t'i heqin mbi shpatullat e tyre tmerret e sistemit totalitar...

    Ndėrsa pėrfaqėsuesit e sė dytės ishin diktatori Enver Hoxha dhe pasuesit e tij. Ishit ju, ndjekėsit besnikė tė tij, qė ju zunė duart kallo nga duartrokitjet pėr tė duke i thurrur himne lavdie dhe kur e patė se ai u pėrmbys, si rezultat i revoltės popullore, brenda 24 orėsh, ndėrruat fletėn dhe u kthyet nė ithtarė tė demokracisė. Ndaj, nė kėto ditė, kur nė vendin tonė ėshtė instaluar sistemi kapitalist i ndėrtimit tė shoqėrisė, pikėrisht ai sistem pėr tė cilin ne luftuam, fitimtarėt e vėrtetė tė tij jemi ne, nacionalistėt shqiptarė, ėshtė "Apostulli i shqiptarizmės" Mit’hat Frashėri dhe dishepujt e tij, sepse pikėrisht idetė e tij fituan, ndėrsa humbėsit jeni ju, mbeturinat e sistemit tė pėrmbysur. Ndoshta. tani pėr tani, keni arritur majat e pushtetit. Ndoshta, tani pėr tani, keni arritur majat e pasurimit. Por do tė vijė dita qė e vėrteta do tė triumfojė mbi mashtrimin pasi, siē shkruante poeti i madh Ali Asllani:

    Ja, ja grushti ēdo tė bjeri pėrmbi krye tė zuzarėve,

    Koha ėshtė e maskarenjve, po Shqipėria ėshtė e shqiptarėve!

    Kjo ditė do tė vij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-05-2014 mė 22:59

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,087

    Pėr: Sherif Merdani

    LIVE - 2006


  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,087

    Pėr: Sherif Merdani

    Kenga Fituese e Festivalit te 10-te (1971) e perseritur nga Tonin Tershana. Kompozuar nga Mjeshtri Agim Prodani me vargje te Agim Shehut. Nje nga Perlat e Muzikes Shqiptare !


  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,087

    Pėr: Sherif Merdani


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •