Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 54
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    Plot, para ca muajsh isha diku per darke. Njeri aty me tregoi nje foto ne cell-- e njeh kete me pyeti ? E pashe po hic une, ngrita supet. Guess what ? Kush ishte thua ti ? Toni, Eltoni dora vete. Kishte bere nje poze me kete qe me tregoi foton. I kishte pre floket dhe nuk njihej hic. Ne nyc eshte . Lol

    Une skam pas ndonje preference per kete.
    cudi,..lol

    se ke shtu ne facebook gjo si ate tullacin qimin?...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #32
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Citim Postuar mė parė nga DeuS Lexo Postimin
    Kam patur fatin ta njoh nga afer Eltonin e te pij-shoqerohem disa here me te, perpara se une te vija kendej dhe ai t'ja mbathte andej. Gjithashtu konsideraten me te larte kam per Jola Manin, miken time te mire, ish-partneren e tij. Ndonese nuk shquhem per njohes i mire i muzikes, duke njohur Eltonin me takon te them qe ai djale kishte talent te rralle dhe..mendonte ndryshe, e ndjente, e njihte, e dashuronte, kishte nje marredhenie te vecante me muziken, ne krahasim me shume ne Shqiperi. E pershendes dhe i uroj suksese dhe, me behet qejfi qe eshte hapur nje teme per te!
    Eshte martuar me gocen e Pirro Manit e kane edhe femije. Sic e ka thene ne nje interviste ne nje gazete, kjo eshte edhe arsyeja qe la Shqiperine e shkoi ne NY.

    Nje shoku im qe e ka fis, me ka thene qe ca kohe u perpoq qe te cante me muziken, po sic duket ishte e veshtire. Tani ka gjetur nje pune e eshte stabilizuar.

  3. #33
    e cregjistruar nga trute
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Italia
    Postime
    13
    Citim Postuar mė parė nga BOKE Lexo Postimin
    Eshte martuar me gocen e Pirro Manit e kane edhe femije. Sic e ka thene ne nje interviste ne nje gazete, kjo eshte edhe arsyeja qe la Shqiperine e shkoi ne NY.

    Nje shoku im qe e ka fis, me ka thene qe ca kohe u perpoq qe te cante me muziken, po sic duket ishte e veshtire. Tani ka gjetur nje pune e eshte stabilizuar.
    ndoshta nuk ishte gjeni, por qyteti i vjeter eshte č vetmja kenge qe me kthehet ne mendje qe ne kohen e adoleshences, asgje tjeter nuk ka shpetuar nga mjergulla e harrimit ne keta 15 vjet mergim.
    me vjen keq qe s paska patur fat ne amerike, por s eshte ndonje gje e cuditshme, nje ne nje milion cajne ne muzike.
    kot me bo uf e buf...

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,087
    Elton Deda, ika ne SHBA si qenie e eger, u ktheva me muziken

    Kthim nė Shqipėri me “zėrin” e muzikės


    Ėshtė kthyer nė Shqipėri dhe vizita e kėsaj radhe duket se do tė thotė shumė pėr Elton Dedėn. Mundėsi tė provuara nė “tokėn e ėndėrruar” dhe projekte qė e presin nė vendlindje. Duket sikur ka marrė pėrsipėr njė mision: “shpėtimin” e muzikės shqiptare nga komercialiteti dhe ka filluar tė punojė pėr kėtė…

    Ka ca kohė qė artistit Elton Deda iu desh tė lerė Nju Jorkun, djaloshin e tij gjashtėvjeēar dhe gruan, Jolėn pėr tė dėgjuar “zėrin” e muzikės.

    Ėshtė njė (jo) kompromis qė ai bėn pėr hir tė asaj qė e do aq fort e me tė cilėn ėshtė ushqyer gjithė jetėn. Fillimisht do tė jetė njė nga trajnerėt e programit “The Voice…” qė do tė transmetohet sė shpejti nė njė prej ekraneve shqiptare, por projektet duket se janė shumė mė shumė. Ndėrkohė ka pėrfunduar edhe albumin muzikor me dhjetė kėngė tė reja nė shqip, tė cilin pret ta promovojė. Eltoni ka shumė pėr tė treguar…

    Pas disa vitesh nė SHBA ktheheni nė Shqipėri. Ėshtė kthim i pėrkohshėm lidhur me ndonjė projekt tė veēantė, siē ėshtė pjesėmarrja nė “The Voice of Albania” apo njė kthim i pėrhershėm?

    Pėrgjithėsisht ėshtė ky projekt qė ne po bėjmė me Top Channel qė quhet “The Voice of Albania” dhe jam i angazhuar atje, por nuk e shoh si diēka qė unė tė mos vazhdoj tė bėj projektet e mia dhe nė tė ardhmen. Kėshtu qė tė shohim se si do tė shkojė. E mendoj edhe si mundėsi pėr tė qėndruar kėtu. Por nuk jam akoma i bindur nėse do tė jetė njė qėndrim permanent apo jo. Normalisht jeta ime dihet qė ka pėr tė qenė gjithmonė midis Shqipėrisė dhe Amerikės. Edhe nė rast se do tė vendosem nė Shqipėri, sigurisht qė kam interesa dhe nė SHBA, por mendoj qė mė i realizuar ndihem kėtu, kėshtu qė them se nė rast se projektet e mia ecin, do t’i jap njė shans vetes sime tė qėndroj.

    Ēfarė tė mungon nė SHBA qė vjen pėr ta rigjetur nė vendin tėnd?

    Ka shumė njerėz qė nė Amerikė e kanė realizuar veten dhe shumė tė tjerė qė nuk e kanė realizuar. Nė konceptin tim qėndron diēka qė artisti ėshtė artist. Nė ēdo moment ai mendon pėr artin e vet dhe pastaj mendon edhe pėr gjėrat e tjera, pėr familjen e me radhė. E rėndėsishme ėshtė se nėse nuk realizohet diku nuk do tė thotė se ka dėshtuar atje, por ndoshta rrethanat ashtu kanė qenė. Kurse nė rast se flasim nė momentin konkret qė jemi kėtu, kisha projekte tė tjera andej, por krahasuar me projektet nė Shqipėri ishin mė tė ulėta si nivel dhe mendova se gjithmonė mund t’i jap njė shans, jo vetėm vetes sime, por edhe njerėzve tė tjerė. Pra, Eltoni po kthehet dhe ka strategji tė qartė nė kokėn e vet se si mund tė funksionojnė gjėrat kėtu.

    Nė fakt si mund tė funksionojnė dhe si funksionojnė realisht?

    Duke parė nivelin e muzikės dhe duke parė nivelin e vetė kėngėtarėve, kompozitorėve e me radhė do tė ishte besoj me interes tė artit shqiptar qė tė kishin njė artist mė shumė, qė sjell njė frymė tjetėr. Kam shtatė vjet nė Amerikė dhe nuk janė pak. Do tė thotė qė gjithė eksperienca ime amerikane tė vihet nė shėrbim tė muzikės shqiptare, ēka do tė thotė qė tė ketė njė gjė mė shumė pėr tė shmangur komercialitetin dhe gjėra tė tilla qė fatkeqėsisht kėtu janė bėrė mė tė mėdha se sa duhej tė ishte raporti nė tė vėrtetė. Nė rast se nė botė raporti mund tė jetė 50 me 50 ose 60 me 50, kėtu me sa shoh unė ka shkuar sipėr 80-it dhe ėshtė krijuar njė institucion antivlere. Nė kėtė moment qė krijohet njė institucion antivlere, atėherė ne flasim pėr artistė qė janė tė mirėfilltė dhe nuk e gjejnė veten e tyre. Nė rast se ata ngelen pak e mė pak pėrditė, atėherė do tė thotė qė edhe kėta njerėz do ta ndiejnė veten tė vetmuar dhe nuk do tė kenė mė kurajė pėr tė luftuar qė tė shkojnė nė pozicionin e tyre natyral ashtu siē e kanė vetė ata. Mendoj qė ardhja ime nuk ėshtė pak pėr muzikėn shqiptare, edhe pse nga ana tjetėr nuk ėshtė asnjė gjė. Eltoni thjesht ėshtė kthyer. Por ai ėshtė njė dorė mė shumė pėr njė vlerė jokomerciale tė muzikės sepse dihet qė kėngėt, muzika ime, thjesht truri im ėshtė i ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė nuk e pranoj dot komercialitetin. Pėr kėtė arsye ėshtė mirė. Kėta njerėz qė sot i shohim nė tė gjithė ekrane, qė janė duke u zhveshur dhe duke bėrė lloj-lloj gjėrash qė me thėnė tė drejtėn nuk kanė lidhje me muzikėn, mund tė jenė shumė tė mirė pėr ndonjė kabare ose gjė tė ngjashme, por jo pėr muzikėn. Atėherė njė muzikant mė shumė ėshtė njė dorė mė shumė pėr tė krijuar kėto lloj balancash.

    Nė kėtė kuptim a ėshtė “The Voice…” njė sitė pėr kėta artistė?

    “The Voice…” sigurisht do tė jetė diēka e tillė sepse kėngėt e “The Voice” nuk do tė kenė nota komerciale. Tė paktėn me sa mendoj unė do tė kemi prurje kėngėsh tė mira, prurje kėngėsh qė edhe sikur komerciale tė kenė qenė do tė kėndohen “live” nga kėngėtarė qė nuk janė profesionistė, por aspirojnė tė bėhen tė tillė. Njė kėngėtar qė nuk ėshtė profesionist do tė merret dhe trajnohet nga katėr trajnerė (Alma Bektashi, Elton Deda, Sidrit Bejleri, Mirjam Cani-shėn. red), nga katėr emra tė mirėfilltė tė muzikės qė i kanė dhėnė asaj dhe atėherė ēfarė ndodh? Ne do t’i trajnojmė kėta kėngėtarė dhe nuk do i japim vlerėsim, sepse vlerėsimi ėshtė diēka tjetėr. Vlerėsimi ėshtė tė rrish nė njė karrige dhe tė fillosh e tė bėsh shaka. Ne nuk do tė bėjmė shaka, ne do t’i marrim kėta njerėz, do t’i trajnojmė dhe synimi ynė ėshtė qė nė fund tė spektaklit kėta njerėz qė do t’i nxjerrim tė jenė nė tė njėjtin kualitet si mund tė jetė Eltoni ose Alma, apo dikush tjetėr. Pra, “The Voice…” sigurisht qė do t’i shėrbejė muzikės, pasi nė fund fare do tė kemi katėr kėngėtarė tė mirėfilltė qė ne vetė do t’i qėndisim dhe do t’iu fusim nė gjak jokomercialitetin. Do t’i themi: “I dashur ka muzikė dhe jo muzikė, ose do tė bėhesh kėshtu ose ashtu. Nė rast se flasim pėr muzikė do tė flasim vetėm pėr tė. Nota tė shkruara nė partiturė, vijė melodike e shoqėruar me ritme dhe tė gjithė gjėrat”. Pra, ėshtė njė kompleks shumė i madh. Pėr kėtė arsye them se mund t’i shėrbejė muzikės, siē mund t’i shėrbejė muzikės nė rast se ėshtė njė shkollė e madhe ku mund tė stėrviten kitaristė, bateristė etj. Por nė kėtė rast ka tė bėjė me kėngėtarėt, pasi sot kėngėtari jo vetėm nė Shqipėri, por nė tė gjithė botėn ėshtė ai qė tėrheq grupin nga mbrapa. Nė rast se kemi katėr kėngėtarė shumė tė mirė qė bėjnė kompromis ose mund tė bėjnė pa kompromis, por sigurisht jo nė kurriz tė muzikės, atėherė sigurisht qė Shqipėria ka mė shumė vlera, ka katėr vlera mė shumė. Synimi ėshtė i qartė. Kėta kėngėtarė nė fund, mesa di unė kanė kontratė dyvjeēare me “Universal” qė ka menaxhuar kėngėtarė tė njohur. Mendoj se kanė njė shans shumė tė madh nė dorėn e tyre, sepse kėngėtarėt qė firmosin kontrata me “Universal” do tė shkojnė nė studio regjistrimi, mė tė famshmet nė botė, do tė jenė tė gatshėm pėr tė mbyllur njė album. Ne kemi pėr detyrė tė nxjerrim favoritėt tanė nė finale dhe pas kėsaj gjėrat janė nė dorėn e tjetėrkujt. Detyra jonė ndėrpritet nė momentin qė mbaron “The Voice”, por sigurisht tė mendosh qė mund tė kesh njė kontratė me “Universal” ėshtė njė derė gjigande e hapur para teje, shans qė jo tė gjithė e kanė.

    E pėrmendėt pak mė lart vėshtirėsinė e tė pėrballurit me jetėn nė SHBA. Megjithatė, mė konkretisht, sa e vėshtirė ėshtė tė jesh njė artist emigrant atje dhe nėse pėrpiqesh tė ndėrtosh diēka, sa janė shanset pėr tė arritur atė qė do?

    E thashė dhe mė parė qė ėshtė relative. Ka njerėz qė ia kanė arritur dhe njerėz qė nuk ia kanė arritur. Por varet ēfarė kėrkon ti nga vetja jote. Qėllimi im primar pasi shkova nė Amerikė, pasi kisha arritur njė nivel goxha tė mirė nė Shqipėri, lidhej me mendimin: unė kėtu nuk kam ēfarė tė bėj mė dhe duhet tė shkoj nė njė vend tjetėr, tė pėrparuar muzikalisht dhe nė vendin mė tė egėr tė botės siē ėshtė New York City, qė tė pėrplas brinjėt me mė tė mirėt. Kėtu pastaj hyjnė probleme tė tjerė. Mos harrojmė se ka problem sociale, ėshtė problemi i emigrimit. Unė dy vjet e gjysmė nuk kam pasur as letra atje. Kam pasur shumė gjėra nė disfavorin tim pėr tė arritur atė qė doja. Ky nuk ėshtė justifikim, nuk ėshtė justifikimi i Eltonit qė shkoi nė Amerikė dhe dėshtoi, apo arriti sa arriti dhe nuk bėri gjė tė madhe. Sigurisht qė nuk bėra ndonjė gjė tė madhe atje dhe nuk dua tė justifikohem. Gjithė problemi ėshtė sipas mundėsive tė njeriut dhe kushteve sociale qė ēdo njeri ka nė jetėn e vet. Mendoj qė kjo ėshtė ajo qė e ēon njė njeri pėrpara si emigrant nė njė shoqėri tė civilizuar siē ėshtė Amerika, Anglia apo Evropa e Bashkuar. Gjithsesi fitova jashtė mase, fitova gjithēka, fitova kulturė, pėrsosa personalitetin tim. Bėra punė tė tjera qė sido tė jetė mund tė themi se mė kanė ndihmuar jashtė mase nė performancėn time si individ dhe ia di pėr nder Amerikės pėr tė gjithė gjėrat qė mė ka gdhendur. Kur kam ikur nga Shqipėria kam qenė njė qenie e egėr kurse atje me gjithė mend u gdhenda nė kuptimin e mirė tė fjalės.

    Nė ē’kuptim ishe njė qenie e egėr dhe nė ē’mėnyrė u gdhende?

    I egėr nė kuptimin thjesht tė pozicionit qė mė jepte Shqipėria, ajo qė kisha arritur nė Shqipėri nė momentin kur kam ikur para shtatė vjetėsh. Ishte njė marrėdhėnie shumė arrogante midis artistėve, midis publikut dhe artistėve dhe nė tė gjithė klubet shqiptare ekzistonte njė lloj moskulture. Kurse tani kam parė vlerėsime tė tjera, njerėz qė i ndjekin idhujt e tyre, kam parė kėngėtarė qė sillen shumė herė mė mirė nė skenė sesa kur kam qenė unė. Kėshtu qė gjithēka ka progresuar pėr tė mirė. Ndoshta shqiptarėve u duket njė budallallėk kjo qė po them sepse nuk e shikojnė me atė sy sepse janė pėrditė kėtu, por unė qė kam pasur njė shkėputje shumė tė gjatė, nė momentin qė vij e shikoj qė kėtu gjėrat kanė progresuar pėr mirė, edhe pse disa tė tjera mbase pėr tė keq. Por nėse flasim pėr shėrbim muzikor, pėr shėrbim arti gjėrat kėtu kanė progresuar pėr mirė.

    Sa je marrė me muzikė nė Amerikė? Sa e ke njohur nga afėr atmosferėn muzikore atje?

    Jam marrė me muzikė gjatė gjithė kohės nė Amerikė. Nuk jam marrė ashtu si jam marrė nė Shqipėri, 24 orė. Kėtu jetoja pėr muzikėn. Nė Amerikė kam pasur dhe probleme tė tjera, sepse jeta atje ėshtė shumė e vėshtirė. Sigurisht mė ėshtė dashur qė edhe tė punoj, por jam marrė dhe me muzikė. Pra, kam bėrė dhe gjėra tė tjera. Arrita njė lloj alternimi mes muzikės dhe punės tjetėr. Kam punuar edhe si muzikant nė studio, edhe si “live musician”, edhe nė studion time nė shtėpi, por sigurisht nuk flasim pėr burim material sepse do tė flisnim pėr gjėra qesharake. Flasim thjesht pėr kėnaqėsi dhe pasion se nė fund tė fundit jam diplomuar pėr muzikė dhe nuk jam shofer.

    Familja ėshtė njė pjesė e rėndėsishme nė jetėn e secilit. Nga njė anė ajo mund tė jetė ndihmė dhe pėrkrahje pėr artistin, por nga ana tjetėr kėrkon edhe pėrkushtim. Si e sheh veten nė kėtė raport, mbase jo tė lehtė mes artit dhe familjes?

    Ky ėshtė njė problem shumė i vėshtirė dhe shumė relativ. Nuk preferoj tė flas shumė pėr kėtė gjė pasi familja ėshtė diēka e shenjtė, ndėrkohė qė ėshtė edhe shumė e hapur si organizėm. Por mė pėlqen ta lė mėnjanė nė kėtė pikė, pėr tė vetmen arsye sepse nuk besoj qė njė grua ose bashkėshort pėr gruan e vet tė jetė dakord njėqind pėr qind qė burri ose gruaja e tij tė merret qind pėr qind me art, pasi nė momentin qė krijohen formate tė tjera brenda njė rrethi, atėherė njerėzit kanė interesa tė tjerė. Fatkeqėsisht i kėrkoj tė falur familjes sime nė kėtė rast. Zemra ime rreh pėr muzikėn dhe do tė vazhdoj qė tė jetoj me muzikėn nė kokė dhe fatkeqėsisht ēdo kompromis tjetėr qė bėhet dhe bėhet mbrapa muzikės, pėr mua nuk do tė ketė shumė vlera.

    Aktualisht familja juaj vazhdon tė qėndrojė nė SHBA?

    Familja ime ėshtė nė SHBA. Normalisht unė nuk mund t’i kėrkoj djalit tim tė vijė nė Shqipėri, ashtu siē nuk mund t’ia kėrkoj kėtė gjė edhe Jolės. Ata kanė zgjedhjen e tyre dhe unė kam zgjedhjen time. Fatkeqėsisht disa gjėra ndonjėherė ndodhin nė kėtė lloj forme.

    Do tė tė pėlqente qė djali tė ishte njė muzikant dhe nė kėtė mėnyrė tė vazhdonte “traditėn” e familjes Deda?

    Sigurisht qė do tė mė pėlqente, por problemi ėshtė se do tė mė pėlqente qė djali tė merrej me njė lloj arti tė kufizuar. Duke e parė realitetin, tė paktėn atė amerikan ku ai jeton, njerėzit kanė shumė interes pėr art por duhet tė jesh supergjeni qė tė ēash. Ndėrkohė nėse je njė muzikant mesatar atėherė gjithēka ka mbaruar. Muzikantė mesatarė janė tė gjithė kamerierėt dhe tė gjithė pastruesit e Nju Jorkut. Secili prej tyre mund tė kėrcejė dhe kėndojė para teje nė mėnyrė qė mund tė thuash: nė rregull, ky ėshtė profesionist! Sepse tė gjithė e kanė nga njė shkollė dhe njė kurs tė kėtij lloji. Unė do tė kisha qejf tė merrej me muzikė, por edhe tė shkollohej nė diēka tjetėr. Edhe unė tė njėjtėn gjė bėra, ndėrkohė qė isha nė Amerikė. Kam bėrė shkollė pėr IT- Information Technology, kam mbaruar pėr inxhinier rrjeti dhe kam punuar pėr tre vjet nė kėtė fushė. Ka qenė diēka relative. Kjo zgjedhje erdhi si njė nevojė qė tė mbaja familjen time nė funksion, qė unė tė krijoja tė ardhura siē krijonte gruaja ime qė kėtė fėmijė ta rrisnim bukur dhe shėndetshėm. Dhe funksionoi aq sa funksionoi.

    Cili ėshtė vendi ideal pėr ty ku do tė tė pėlqente tė jetoje, njė vend ku mendon se gjėrat mund tė funksionojnė gjatė dhe bukur?

    Niēja dikur ka thėnė qė gabimi nuk ekziston pėrveē se tė besosh te idealja. Nė rast se ne besojmė te njė ideal, ky na qenka gabim sipas Niēes. Unė sigurisht nė kohėrat e mia, kur kam qenė pak mė i ri e kam kundėrshtuar kėtė gjė. Duke provuar realitetin amerikan, ndėrkohė qė shumė njerėz thonė: O Zot, si nuk e provova njėherė Amerikėn, si nuk shkova njėherė nė Amerikė mund tė them se nuk ėshtė Amerika zgjidhja. Kjo ėshtė thjesht kualiteti i individit, diēka qė individi e kėrkon te vetja e vet. Nė rast se ai e di se ēfarė kėrkon asnjėherė nuk mund tė gabojė. Ka njerėz pėr tė cilėt Amerika ėshtė ideale, pėr mua nuk ėshtė ideale. Pra, nėse do tė mė kishit pyetur se cili ėshtė vendi ideal pėr Eltonin do tė isha pėrgjigjur: asnjė vend. Asnjė vend nuk ėshtė ideal pėr mua. Idealja ekziston ndoshta nė ėndrrat tona, nė psikologjinė dhe imagjinatėn tonė. Nė realitet kjo nuk ekziston. Gjithēka ėshtė kompromis. Ne duhet tė bėjmė kėto kompromise sipas kushteve qė na paraqiten nė jetė. Kėshtu nė kėtė rast nuk ka mė ideale.

    Gjithēka ėshtė kompromis! Por megjithatė, kompromiset e zvogėlojnė njė artist apo jo?!

    Sigurisht. Nė rast se do tė flisnim pėr idealen, idealja ėshtė vetėm muzika pėr njė muzikant, ėshtė vetėm teatri pėr njė aktor ose regjisor. Janė disa gjėra qė nuk mund tė shkelen me kėmbė, por kėto janė forma sublime, jo forma reale tė jetės qė tė mund tė flasim realisht siē flasim pėr njė copė bukė apo makinė. Kėto forma sublime sigurisht qė kanė koston e vet dhe kjo kosto transmetohet me disa artistė qė e bėjnė ose nuk e bėjnė kėtė kompromis. Nė rastin kur do e bėsh kompromisin sigurisht qė do tė futesh nė rrjedhat e njė artisti komercial. Ndoshta mund tė jesh edhe i suksesshėm dhe tė lėsh gjurmė. Ka artistė qė nuk kanė bėrė kurrė kompromis nė jetėn e vet, nuk janė tė njohur, kanė lėnė shumė pak gjurmė, por kanė disa kulte tė vetat, tė cilat i japin vlerėn si kanė dashur ata. Pra, gjithēka ėshtė relative, nuk mund tė flasim pėr diēka ideale.

    Po nėse flasim sėrish pėr ty, cili ėshtė kompromisi mė i madh qė tė ėshtė dashur tė bėsh?

    Nuk e mendoj kėtė gjė se nuk mė ėshtė dashur tė bėj ndonjė kompromis tė madh, pėrkundrazi ato kompromise qė mė janė dashur ose i kam refuzuar ose i kam bėrė gjysma-gjysma. Por tė mendosh qė kompromisi mė i madh ishte tė mos merresha me muzikėn pėr 24 orė nė 7 vjet, them se ky ėshtė kompromisi mė i madh qė kam bėrė nė jetėn time.

    Shumė njerėz tė mbajnė mend si djaloshin rebel me flokė tė gjata qė kėndonte muzikė rock me miqtė e tij. Nė fakt ėshtė po kaq rebel Eltoni sot dhe e ndjen veten mirė nė po tė njėjtin lloj muzike si vite mė parė?

    Eltoni faktikisht ka provuar shumė lloj rrymash, qė tek muzikanti, kėngėtari e tė gjitha. Problemi ėshtė qė Eltoni tani ka ardhur nė rrymėn e vet qė i ka pėlqyer gjithmonė e qė ėshtė blues rock dhe kjo arrin tė bėhet mė nė fund me pjekjen e moshės. Aty dua tė qėndroj dhe besoj qėndroj mirė tani. Nuk jam mė Eltoni i egėr qė kėndon rock & rroll, se ēdo gjė vjen me moshė, por akoma e gjej veten mirė nė kėtė lloj rryme dhe pėrderisa flasim pėr blues dhe rock do tė flasim pėr muzikė qė komercializmin e ka tė minimizuar. Duke e pasur tė minimizuar shanset qė tė kthehesh nė njė makinė ose vegėl tė sistemit janė shumė tė pakta, kėshtu qė besoj se do tė vazhdoj tė rri nė atė rrymė qė kam dėshirė. Mendoj se jam shumė vonė pėr tė ndryshuar kėtė gjė sepse nuk jam mė 20 vjeē, por mė pėlqen kėshtu siē jam. Ėshtė detyra ime dhe kėnaqėsia ime qė njerėzve t’u jap muzikėn e mirė, t’ua jap ashtu siē e ndien Eltoni dhe do Eltoni, ndėrkohė nė rast se njerėzit e pranojnė ėshtė puna e tyre. Nė rast se nuk e pranojnė ose diēka nuk shkon tek unė, ose diēka nuk shkon tek ta. Atėherė sigurisht mė takon qė tė marrė masa dhe tė shoh ēfarė nuk funksionon dhe tė marrė e tė riparoj gabimet e mia. Gjithsesi them qė gjithė jetėn kam kompozuar me shpirt, kam shkruar kėngėt e mia origjinale qė fatmirėsisht jetojnė edhe sot pas kaq shumė vitesh dhe kjo mė jep kėnaqėsi. Them me veten: jam ende i ri, pse tė mos vazhdoj tė japė ende muzikė qė tė vazhdojė tė jetojė dhe nesėr, pasnesėr Elton Deda tė ketė gjurmėn e vet nė historinė e rock-ut shqiptar?!

    Njė pjesė e rėndėsishme nė njė kėngė bashkė me muzikėn ėshtė edhe teksti. Si e sheh lidhjen e muzikės me tekstin dhe sa i rėndėsishėm ėshtė ky i fundit pėr ty?

    Unė shkruaj edhe vetė tekste. Teksti ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe pėr mua ėshtė njė nga elementėt kryesorė. Nuk mund ta ndaj dot tekstin nga muzika. Unė fatkeqėsisht apo fatmirėsisht kam shkruar gjithmonė muzikėn nė fillim dhe pastaj tekstin. Kurrė Elton Deda nuk ka marrė njė tekst para qė tė inspirohet nga ky tekst dhe tė shkruajė muzikėn. Pėrkundrazi muzika ime ka qenė gjithnjė imagjinatė. Imagjinatė, imagjinatė, imagjinatė. Dhe pastaj e kam sforcuar njė poet, (fatmirėsisht kam punuar me poetė shumė tė mirė qė e kanė kuptuar, ua kam shpjeguar, ulur nė kafe, ku kemi thėnė gjėrat troē, plus dhe i ka ngacmuar ideja e kėngės). Janė emra si Orges Toēe, Sokol Marsi, Blerim Katroshi, tė cilėt janė shokėt e mi dhe janė edhe muzikantė. Puna ėshtė se sido qė tė jetė, teksti ėshtė njė element thuajse i njėjtė me muzikėn. Nė momentin qė kėta dy element ngjisin njėri me tjetrin atėherė nuk flasim mė pėr ēėshtje teknike, por pėr krijimtari. Kėto dy gjėra janė krijimtari. Orkestracioni, interpretimi kėto dy gjėra janė teknike. Nė rast se kemi brumin e mirė qė mund tė punojmė, gjithēka ėshtė e mundur. Njė orkestracion, njė interpretim i thjeshtė dhe pastaj gjithēka ngjit bukur.

    Jo shumė kohė mė parė u rishfaqėt nė skenėn muzikore dhe premtuat se do tė sillnit njė album, tė cilin ende nuk po e shohim nė treg…

    Albumi ėshtė gati. Fatkeqėsisht kėtu disa gjėra nuk shkojnė mirė nė treg. Tregu ka humbje shumė tė madhe. Ndoshta ėshtė keqmenaxhim, ndoshta mosinteresim, nuk di si t’ia vė emrin. Gjithsesi unė albumin e kam me vete, ėshtė i masterizuar, ėshtė gati dhe nė momentin qė do tė kem njė plan mė konkret sigurisht do tė bėj tė ditur edhe promovimin e albumit.

    Albumi pėrmban dhjetė kėngė tė reja. Ėshtė kryesisht i rrymės blues rock. Ėshtė pak i vjetėr, nė ‘sound’ le tė themi, por kėngėt janė tė gjitha tė shkruara me shpirt dhe me zemėr. Ėshtė bėrė sigurisht nė kushte minimale, sepse ashtu ishin kushtet e mia nė Amerikė. Megjithatė, vura gjithė shpirtin tim, gjithė zemrėn time nė kėtė punė dhe kam pėrshtypjen se pėr njerėzit mund tė jetė diēka e kėndshme dhe e lezetshme pėr ta dėgjuar. Kjo varet edhe nga niveli i njerėzve, por mendoj se aq njerėz sa e duan Eltonin mund ta blejnė albumin. Dhe nuk ėshtė puna vetėm pėr tė blerė albumin, por qė ai tė thotė diēka. Nė rast se njerėzit kanė kthim negativ sigurisht me atė album diēka nuk shkon dhe duhet ta shikoj. Nė rast se kanė reflektim pozitiv, atėherė do tė thotė qė e kam arritur qėllimin dhe njerėzit e shijojnė albumin. Kėngėt janė tė gjitha nė shqip. Mund tė them se ėshtė bukur.

    Ndėrkohė besoj keni menduar edhe pėr realizimin e ndonjė klipi?
    Kam nė plan qė tė realizoj njė klip. Unė do tė jem shumė gjatė nė Shqipėri kėshtu qė kam gjithė kohėn nė dispozicion, gjithė kohėn pėr tė menaxhuar albumin dhe klipet, kėshtu qė nė tė gjithė gjėrat jam shumė komfort nė kėtė pikė. Sigurisht qė do tė bėj klip se kjo gjė shkon nė tė gjithė botėn dhe jo vetėm nė Shqipėri.

    Mbase ėshtė diēka pėr tė cilėn ju pyesin shpesh megjithatė, sa ka ndikuar babai juaj, Ferdinand Deda nė formimin tuaj artistik. Keni menduar tė risillni muzikėn e interpretuar prej tij nė njė formė tuajėn, tė Eltonit?

    Nė Festivalin e Kėngės ju pret njė surprizė e kėndshme, tė cilėn nuk po e zbuloj. Do tė them qė Ferdi sigurisht qė mė ka dhėnė njė dorė shumė tė madhe. Personalisht e kam menduar veten time gjithnjė tė ndarė nga babai, jo nė shijet muzikore, por nė rrymat muzikore qė pėrfaqėsonim. Babi ka dashur qė Eltoni thjesht tė ishte njė muzikant klasik, unė doja tė bėhesha njė muzikant rock-u. Kėto dy gjėra janė tė ndara. Por sido qė tė jetė muhabeti, ēfarėdo divergjence tė kem pasur me tim atė, thjesht fakti qė kur kam lindur kam pasur pianon nė shtėpi dhe pesė vjeē im atė m’i vuri duart nė piano dhe dėgjova tingujt e parė qė vinin nga ajo gjė qė prodhonte tinguj dhe qė mė magjepsi, thotė shumė. Vetėm me kaq mbaron muhabeti dhe nuk ka ku shkon mė shumė influencė dhe nuk ka se si njė prind tė bėjė mė shumė pėr fėmijėn e vet.



    Ndėrkohė rryma muzikore, tė cilėn praktikonit nė ato vite ishte diēka gati e panjohur nė Shqipėri. Cilėt kanė qenė ata muzikantė qė ju kanė frymėzuar dhe ndikuar nė kėtė drejtim?

    Nė Shqipėri sigurisht nuk ka pasur muzikantė tė tillė se nė momentin qė unė kam filluar tė formohem, kėngėt kanė qenė kryesisht politike, kinezėrira. Ka pasur shumė kėngė tė bukura, por unė kisha tėrėsisht shije tė tjera dhe nuk pėrzihesha me kėtė gjė. Kėshtu qė flas vetėm pėr shembuj botėrorė. Kanė qenė “Led Zeppelin”, Jim Hendrix, “The Doors”, “Deep Purple”, “Toto” e disa grupe tė tjera. Por ata qė kanė ndikuar mė tepėr te unė kanė qenė “Led Zeppelin”.

    Po pėr veten pėrtej muzikės ē’mund tė thuash? Si do ta pėrshkruaje veten me pak fjalė?

    Jam njeri shumė i thjeshtė dhe tepėr i komplikuar brenda vetes sime. Nė momentet qė jam me njerėzit mundohem tė jem i thjeshtė, pasi sa mė i komplikuar tė jesh aq mė shumė tė ēmendur tė bėjnė. Por mendoj se thjesht jam njeri shumė i thjeshtė dhe mundohem qė tė mbaj relata tė mira me gjithė njerėzit. Do ta konsideroja veten time tė qetė, tė dashur. Mė pėlqen shakaja, humori, aspak depresiv, jam shumė optimist. Kuptohet qė kam momentet e mia siē i ka ēdo njeri, momente melankolike, tė paqarta, tė turbullta, shmangie, por nė pėrgjithėsi e ndiej veten mirė kėshtu siē jam dhe e rėndėsishme ėshtė qė edhe njerėzit tė mė pranojnė kėshtu siē jam, sepse pėrndryshe ka njerėz tė tjerė nė kėtė botė dhe do tė vazhdoj punėn time. Eltoni ka njė strategji nė kokėn e vet dhe kjo strategji ėshtė: gjithmonė nė shėrbim tė muzikės. Gjėrat e tjera pak mė interesojnė.

    Po shoqėria, miqtė ē’rol zėnė nė jetėn tėnde? Cilėt janė ata persona qė i ndjen mė afėr shpirtėrisht qofshin kėta njerėz tė familjes ose jo?

    Emra tė pėrveēėm do tė ishte budallallėk tė pėrmendja sepse kam shumė shokė, shumė miq, mike. Por mund tė them se motra dhe mami nė momentin qė kam ardhur nė Tiranė janė njė mbėshtetje shumė e madhe pėr mua, ashtu si mė kanė mbėshtetur gjatė gjithė jetės. Fatkeqėsisht u bė shumė kohė qė motra ka qenė jashtė shtetit ashtu si dhe unė qė ika pėr shtatė vjet, por tani sikur jemi mbledhur. Them qė mami dhe motra mė rrinė shumė afėr, plus gjithė miqtė dhe shokėt e mi. Por tė them tė drejtėn nuk jam mė Eltoni qė kam qenė mė pare, i cili shpenzonte shumė kohė nė shoqėri, miqėsi e gjėra tė tilla. Eltoni tani ėshtė mė i mbledhur, ėshtė mė i fokusuar nė projektet e veta dhe shumė herė mė i qartė. Shoqėria e madhe dhe gjėra tė tjera tė tilla qė fatmirėsisht i kam provuar, se njeriu duhet t’i provojė tė gjitha, sigurisht kanė njė vend shumė tė rėndėsishėm, por nė fund tė fundit njeriu duhet tė dijė tė krijojė njė raport midis punės dhe shoqėrisė. Nė rast se njeriu ėshtė gjithė kohėn shumė i zėnė me punė, e mendon vetė se sa kohė mund tė dalė pėr t’u marrė me shoqėrinė. Unė nė kėto shtatė vjet qė kam kaluar nė Amerikė kam krijuar njė disiplinė pune tė tillė nė tė cilėn shoqėria zė njė vend jo si dikur. Tė dal me shoqėrinė pėr mua do tė thotė njėherė nė javė, njėherė nė dy javė. Njė mik, dy miq, tre miq, qejf, gallatė, njė tavolinė e lezetshme, por jo mė ditė pėr ditė siē e kemi pasur dikur.

    Megjithatė, njeriu ka ca gjėra me tė cilat lidhet qofshin kėto njerėz, sende, zakone… Cilat janė ato gjėra pa tė cilat Eltoni nuk bėn dot?

    Jam njeri qė mundohem tė kem larmi nė jetėn time. Nė momentin qė them tė kem larmi, them se Eltoni kurrė nuk duhet tė pėrsėrisė njė rutinė vrastare qė njeriun e ēon nė mėrzi. Sot pėr shembull isha nė shtėpi dhe nė njė moment i thashė motrės se kisha dėshirė tė bėnim njė xhiro, tė dilnim nė kėmbė, tė uleshim te Akademia dhe tė pinim njė cigare si dikur. Ėshtė diēka ndryshe. Nuk ėshtė puna se nuk bėj dot pa kėtė gjė, sot e bėra, ditėn tjetėr nuk mund ta bėj. Eltoni nuk ka kurrė gjėra pa tė cilat nuk do tė jetonte dot. E vetmja gjė pa tė cilėn nuk do tė jetoja dot ėshtė djali im.


    Gazeta Metropol - Blerina Goce

    http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=72442
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 21-10-2011 mė 12:30

  5. #35
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar mė parė nga Borix Lexo Postimin
    Gjeni ?
    ahahah edhe une te njejten gje po mendja. Une as per kengetar shume te mire nuk e njoh nejse tani doli edhe gjeni.
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #36
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Citim Postuar mė parė nga Pratolini Lexo Postimin
    Pa dyshim qe sa me shume jeton njeriu, aq me teper e kupton se sa e vertete eshte shprehja : Te miren e vleresojme kur e "humbim"
    Elton Deda i mungon skenes shqiptare ! Ky kompozitor gjeni, nder te paret qe kerkoi te shprehet ndryshe, me ritme modern dhe klasik njeherazi, i vertete dhe origjinal. Veshtire se muzika shqiptare do arrij te krijoje kompozime si "Qytet i vjeter" ose "Nuk kerkoj tjeter njeri"

    E hodhen poshte shqiptaret. Kritika profesionale e vleresoi, por kjo nuk mjafton, asnjehere nuk do mjaftoje, dhe Amerika do vazhdoje te na i "gllaberoje" njerezit tane.

    Dolen Sinanerat me shoke, erdhi Altini me Dylin...erdhi Pandora !
    Vriteni muziken derra...vriteni muziken...hajde pra ju thashe...vriteni muziken !


    As vete nuk e di
    Pse lodhem ta gjej
    Ende ndjej ndonese ka shume akull mes nesh
    Kjo vjeshte e heshtur dimrin se fsheh

    Se dielli ndricon prape dhe shiu pushon
    nuk di zemra saj nga dhimbja renkon
    gjithcka do ta falja qe hapat e saj
    te trokisnin prape tek une
    ende syte e tu kan ca lote te pathare
    si fshin dot e dashur ndonese jemi larg
    dhe kurre mos mendo vetem s'je ne kete bote
    sepse ti ke nje njeri qe te do
    MILLAXHI DO TA KISHTE ME PERSHTAT!

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Me zhgenjeu kjo interviste e Eltonit.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  8. #38
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga alda09 Lexo Postimin
    E hodhen poshte shqiptaret??????????????
    Kishte fansat e tij dhe ai po thuaj i ishin shfryre xhepat e iku ti mbushte andej. ca ti bejne shqiptaret ti japin rrogen e tyre?
    Pastaj mos e ngri ne maja se shqiperia ka kompozitor akoma me cilesor se Deda po varet nga preferencat.
    Pershendetje...

    Sigurisht muzika eshte dicka shume subjektive. Megjithate kompozitoret e "vertet" qe krijojne muzike te "vertet" jane shume te rralle ne shqiperi. Akoma me te rralle jane Kantoutoret me cilesine e Elton Dedes. Besoj se nuk po flitet se kush e pelqen apo sa shume i mbushi xhepat. Kjo nuk duhet ti heqi atij 'rendesine' qeka patur ne zhvillimin dhe evoluimin e muzikes moderne ne shqiperi. Besoj se me te vertet ai i mungon skenes se muzikes ne shqiperi. Per mendimin time kenga e tij "Nuk kerkoj tjeter njeri" ne skenen shqiptare edhe sote eshte e pakapshme. Eshte nje kenge e mrekullueshme, si nga ndertimi muzikor, texti, interpretimi. Ajo qe e ben ate kenge akoma me te vlefshme eshte sepse tingullon Shqip. Eshte nje Krijim Artistik Origjinali origjinal.

    Edhe per mendimin tim Elton Deda eshte Nji nga kompozitoret me te mire keto 20 vjetet e fundit qe shqiperia ka prodhuar! Ndoshta me i miri...
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Me pelqen shume Eltoni. Per mua eshte 1sh. Ka bere shume pak kenge po cilesia eshte top notch. Ka substance si kompozitor po edhe si kengetar. Eshte modern dhe i thjeshte ne te njejten kohe. Eshte i embel dhe burreror. Edhe kur eshte melankolik nuk eshte tip qaramani si Piro Cako apo Redon Makashi apo teatral si Aleksander Gjoka.
    Me vjen keq qe nuk arriti te behej dikushi ketu po kjo puna e artistit eshte delikate, shpesh identifikohen vetem nga ambienti nga i cili dalin. Per europianet ne pergjithesi eshte e veshtire pershtatja ne Amerike, per artistet flas, aq me teper kur behet fjale per muzike jo pop ose komerciale. Mezi po pres ta degjoj kete albumin e ri qe ka bere.

  10. #40
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    degjojeni kete keng, nuk eshte nji nga me te mirat te tije, por eshte nji nga kenget qe pasqyron Vecorit dhe ate qe eshte unike tek Eltoni. Sote eshte shume veshtire te gjesh autencitet apo origjinalitet te mirefillt sidomos ne muzike. Megjithe ate ai ka aftesite qe te Vetesoj gjithcka qe prek. Kjo eshte kenga e leht, pop/rrock shqiptare.


    http://www.youtube.com/watch?feature...&v=G602M4SAkck
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Marrėdhėniet e Shqipėrisė komuniste me organizatat perėndimore
    Nga ~Miracles~ nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2005, 07:54
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •