Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    IMPLEMENTIMI I PLOTË I MARRËVESHJES SË OHRIT PRIORITET I QEVERISË

    Në programin e Qeverisë të harmonizuar në mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, vëmendje kryesore do ti kushtohet disa aspekteve siç janë:

    Kultivimi i marrëdhënieve të mira ndëretnike;

    Implemetimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit;

    Rritja, zhvillimit ekonomik dhe konkurencës;

    Shkallë më e lartë e punësimeve, rritje e standardit dhe cilësisë së jetesës;

    Kultivimi i rraporteve të mira fqinjësore me të gjitha vendet fqinje

    Integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE;

    Luftë kundër krimit dhe korrupsionit dhe zbatimi efikas i drejtësisë;


    Parashihet që të miratohet Ligj i veçant për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, rregullimi i statusit legal të pjesëtarëve të UCK-së, dëshmorëve dhe familjeve të tyre, implementimi i ligjeve që janë fuqi që për arsye të ndryshme nuk janë implementuar, vazhdimi i procesit te decentralizimit, ndërtimi i shkollave të reja, konvikte për studentët e USHT-së, salla sporti, stadiume etj.

    Në pjesën investuese të programës qeveritare parashihet investime në të gjithë vendit dhe rajonet e Maqedonisë me qëllim që të sigurohet zhvillim i i barabartë rajonal. Hapja e zonës së lirë ekonomike në Pollog, ndërtimi i infrastrukturës, krijimi i kushteve për thitje të investimeve etj.

    bdi.org.mk
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Faktet flasin se nuk kemi marreveshje te nenshkruar per bashkeqeverisje mes BDI-se dhe VMRO-se dhe te dy palet mund ta interpretojne si te duan kete pune.Nuk ka nevoje shume te pritet i nderuari Knight7 sepse shume shpejt do ta dijme nese Nikolla ja ka zhveshur pantollonat edhe Ali Ahmetit sikur qe ja beri Menduh Thacit para dy viteve.Une krejt cka them eshte se nuk ka kurfare baze per te komentuar pro et contra posacerisht po flas per te ashtuquajturit analist te "pavarur" si Jetoni.Fjala e lire eshte e garantuar por nese e mban titullin i "pavarur" atehere thirru ne fakte e jo ne preferenca nderkohe qe komentet e Jetonit nuk thirren ne fakte.
    Mos harroni se sot me 14 korrik 2008 ne kabinetet qeveritare jane akoma zyrtaret e PDSH-se parti kjo qe i humbi zgjedhjet tek shqiptaret.Nuk mund te flasim per rezultatet e Qeverise pa i pasur njerezit te emeruar ne vendet e tyre te punes.

    Une kam pas nje simpati te vecante ndaj PDSH-se se viteve 1993-2001 nje PDSH e djathte dhe e vendosur per per ta realizuar axhenden kombetare.Ne vitin 2001 nje funksionar i larte i PDSH-se me tha se VMRO-ne i kane vellezer dhe do te bejne cmos kunder atyreve ne mal.Kjo me tingelloi shume vrazhde dhe heren e pare e ndjeva vehten si mashe ne duart e shkaut por tash nje mashe aplla pa shybe dhe i pa ftyre.Kjo PDSH e tashme eshte vetem grupacion i njerezve te cilet kane inati dhe per inati jane ne gjendje te vrasin,prejne dhe shemtojne edhe vehten.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2008
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    396
    Citim Postuar më parë nga Shkupi Lexo Postimin
    Faktet flasin se nuk kemi marreveshje te nenshkruar per bashkeqeverisje mes BDI-se dhe VMRO-se dhe te dy palet mund ta interpretojne si te duan kete pune.Nuk ka nevoje shume te pritet i nderuari Knight7 sepse shume shpejt do ta dijme nese Nikolla ja ka zhveshur pantollonat edhe Ali Ahmetit sikur qe ja beri Menduh Thacit para dy viteve.Une krejt cka them eshte se nuk ka kurfare baze per te komentuar pro et contra posacerisht po flas per te ashtuquajturit analist te "pavarur" si Jetoni.Fjala e lire eshte e garantuar por nese e mban titullin i "pavarur" atehere thirru ne fakte e jo ne preferenca nderkohe qe komentet e Jetonit nuk thirren ne fakte.
    Mos harroni se sot me 14 korrik 2008 ne kabinetet qeveritare jane akoma zyrtaret e PDSH-se parti kjo qe i humbi zgjedhjet tek shqiptaret.Nuk mund te flasim per rezultatet e Qeverise pa i pasur njerezit te emeruar ne vendet e tyre te punes.

    Une kam pas nje simpati te vecante ndaj PDSH-se se viteve 1993-2001 nje PDSH e djathte dhe e vendosur per per ta realizuar axhenden kombetare.Ne vitin 2001 nje funksionar i larte i PDSH-se me tha se VMRO-ne i kane vellezer dhe do te bejne cmos kunder atyreve ne mal.Kjo me tingelloi shume vrazhde dhe heren e pare e ndjeva vehten si mashe ne duart e shkaut por tash nje mashe aplla pa shybe dhe i pa ftyre.Kjo PDSH e tashme eshte vetem grupacion i njerezve te cilet kane inati dhe per inati jane ne gjendje te vrasin,prejne dhe shemtojne edhe vehten.

    Te gjith gazetaret e ALSAT jeni keshtu ?? krejt kunder PDSH-se ?
    Ai gjenazja me at shkaun ka sa para ju jep extra veq t'folni kunder PDSH-se ( Partis me te madhe Shqiptare )
    - Imagination is more important than knowledge.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e nuro1
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Vendndodhja
    wien
    Postime
    133
    Kto gazetaret e gazetarkat e alsatit munden vec me ja ruj bolet dhe me ja bo gore dole pdsh mendermethon.
    Not All Virgins Are Angels , And Not All Angels Are Virgins

  5. #15
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga BAC4 Lexo Postimin
    Jeton Shasivari asnjiher deri sot nuk e ka kritiku BDI-n, kjo me duket eshte shenje qe paralajmeron se BDI-ja humb dale ngadale pjese te intelektualve qe deri dje e kane perkrahur.
    Alamet analisti Jetoni... Apapap... bashke me Harun Aliun qe eshte bere me zi se Ylber Lili...
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Akuza dhe kundër-akuza rreth programit qeveritar

    BDI duke komentuar programin qeveritar i cili nuk përmban kërkesat e kësaj partie deklaroi se prioritet i Qeverisë do të jetë zgjidhja e çështjeve të hapura të shqiptarëve.

    Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti vlerëson se BDI-ja tashmë ka përgatitur një version të projekt-ligjit për përdorimin e gjuhëve.

    "BDI ka projekt për zgjidhjen e problemit të gjuhës shqipe, projekti jonë është përgatitur me ndihmën e ekspertëve nga Zvicra dhe këtë projekt - zgjidhje ne ua kemi prezantuar tash partnerëve tanë të ardhshëm të VMRO-DPMNE-së. 10 muaj ne kemi bërë negociata lidhur me këtë projekt, nuk ka asnjë dilemë që përdorimi i gjuhës shqipe bëhet në kuadër të përcaktimeve gjegjësisht dispozitave të Marrëveshjes së Ohrit, e cila edhe vetë ekspertët maqedonas e pranojnë se garanton një bazë të qëndrueshme për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe", tha deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti.

    Por VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin se zgjidhjet për çështjet e hapura do të kërkohen në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve ekzistuese.

    "Do t’u kujtoj në një konferencë për shtyp të VMRO-DPMNE-së në të cilën shumë në mënyrë të saktë dhe të detajuar u sqarua kjo çështje. Në këtë moment mund t’u vërtetoj se Qeveria e Maqedonisë do të ketë kapacitetin e plotë t'i marrë obligimet që janë në programin e Qeverisë", tha deputeti i VMRO – DPMNE-së Ilija Dimovski.

    LSDM-ja vlerëson se pas pikës së 4-të të programit qeveritar ruajtja e marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe përfundimi i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, fshihet Marrëveshja e majit e arritur mes Gruevskit dhe Ahmetit.

    "Këtë herë nëpërmjet programit të zgjeruar dhe përpunuar të VMRO-DPMNE-së është në praktikë dhe do të realizohet programi i BDI-së, Marrëveshja e majit të cilën këto dy parti e nënshkruan më herët. Marrëveshja e Ohrit e mori verifikimin nga institucionet europiane, tash dëshiron që në mënyrë të rrejshme të fshihet. Kjo është ajo që ai bëri koalicion me ata që i quajti terroristë, dhe nga ajo ai nuk mund të ik, duhet t’u kërkojë falje qytetarëve, votuesve por edhe LSDM-së për akuzat që i ka bërë gjatë 6 viteve të kaluara...", deklaroi deputeti i LSDM-së Jani Makraduli.

    Për programin e Qeverisë ditë më parë reagoi edhe PDSH në opozitë, Kuvendi Qendror i së cilës vendosi ta bojkotojë Parlamentin për aq kohë sa në rend dite në Parlament nuk inkuadrohen çështjet që janë në fokus të interesit shqiptar dhe ato të integrimeve euroatlantike

    Shkëlzen Aqifi

    http://alsat-m.tv/Lajme-nga-vendi/2936.html
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2008
    Postime
    41

    Pallavrat (fjalet e kota) te Ali Ahmetit?!

    http://alsat-m.tv/Intervista/2979.html
    15 July, 2008


    Gjuha shqipe do zyrtarizohet konform kushtetutës


    Muhamed Zeqiri: Pas shpalljes së koalicionit vazhdojnë të mbeten pezull disa dilemma, nëse mundë ti quajë kështu, tek opinioni posaqërisht shqiptarë rreth asaj se çka në të vërtet dhe konkretisht përmban marveshja e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së rreth koalixionit qeverisës. Në 2006 nëse nuk gabojë pas publikimit të koalixionit mes VMRO-së dhe PDSH-së ju thatë se oponenti juaj politik atëherë është fut në Qeveri pa kurfarë marveshje. Cila është marveshja mes Ahmetit dhe Gruevskit?

    Ali Ahmeti: Tani për të qenë sa më I hapur dhe transparent me opinionin po dhe mediat elektronike dhe të shkuruara është më se e vërtet se duhet të sqarohet opnioni. Drejtpërsëdrejti këto negociata janë bërë mes meje dhe zotit Nikolla Gruevski për arritjen e ndërtimit të një kolaicioni të përbashkët dhe për të marrë përsipër përgjegjësi që I takojnë vendit. Të dytë kemi qenë të interesuar që paraprakisht të kemi edhe një marveshje se çka duhet bërë për katër vitet e ardhshme. Sigurisht që kjo marveshje e arritur mes meje dhe zotit nikolla Gruevski pritet që edhe të materializohet Brenda këtij mandate, gjithmonë duke patur parasysh obligimet që dalin nga Marveshja e Ohrit dhe nga kushtetuta e Maqedonisë për zgjidhjen e të gjitha problemeve të cilat ne I kemi ngrit, për zgjidhjen e të gjitha problemeve që kërkojnë zgjidhje duke filluar që nga gjuha, statusi I të gjithë të dëmtuarve gjatë luftës së vitit 2001, politika e jashtme sa I takon problemit të Kosovës, zgjidhja e emrit me Greqinë. Të gjitha këto probleme sigurisht që edhe kërkojnë zgjidhje.

    Sa I takon problemit të gjuhës baza fillestare është vet Marrëveshja e Ohrit, është dhe kushtetuta e Maqedonisë, do të thotë kemi parasysh këtu kushtetutën dhe konform kushtetutës ne do të punojmë në drejtim të implementimit të gjuhës shqipe në Maqedoni. Se si do të duket ky ligj sigurisht që do të prezentohet në legjislativën e Maqedonisë. Se si do të duket zgjidhja e çështjes së njerëzve të dëmtuar gjatë vitit 2001 gjithashtu për bazë kemi ligjet e vendit dhe me rëndësi për ne është që këtyre njerëzve tu zgjidhen problemet duke filluar që nga fëmijët që kanë mbetur pa kujdesjen e prndërve deri edhe tek invalidët të cilët janë të paaftë që ata të ushtrojnë ativite për të mbajtur famikjet e tyre. Do të thotë baza do të jenë ligjet aktuale vendore. Çështje të cilat ne nuk I kemi prekur çër zgjidhje është çështja e falmurit me çka mendojmë që në rrethana pak sa ma të avancuara, në rrethana pak më të volitshme është kjo çështje mundë të hapet për diskutim, gjithashtu edhe ligji për policinë. Kemi biseduar edhe në nivel ekspertësh sa I takon edhe vendor po edhe nga Bahkimi Europian, ne kemi bërë projectligj me çka mendojmë që mendojmë se mundë të avancohet funksionimi I policisë së Maqedonisë por nuk ka qenë ndonjë kusht ligji për policinë apo të ndikojë drejtepërsëdrejti në raportet për ndërtimin e këtij koalicioni.

    Muhamed Zeqiri: Duke parë programin e Qeverisë për katër vitet e ardhshme që erdhi edhe si propozim deri tek parlamenti nuk mundë të vërehet se në mënyrë decide janë cekur gjërat të cilat do të implementohen dhe që janë në interest ë shqiptarëve siç është çështja e gjuhës dhe statusi I ish pjestërave të UÇK-së. Kishte edhe mendime të tilla nga analistë dhe eksprtë të ndryshëm se BDI-ja është në një pozitë të palakmueshme, në një situatë të këtillë kundrejt VMRO-DPMNE-së.?

    Ali Ahmeti: Tani sa I përket programit qeveritar aty gjërat nuk përfshihen në detaje por thuhen gjërat kryesore politike. Në programin e qeverisë që do të paraqitet në paralamentin e Maqedonisë thuhet në mënyrë shumë të saktë që ne marrim përsipër implementimin e plotë të Marveshjes së Ohrit dhe nga Marveshja e Ohrit sigurisht kanë mbetur çështje akoma pa u materializuar siq është gjuha dhe disa çështje të tjera që kanë të bëjnë me vendin këtu.

    Muhamed Zeqiri: VMRO-DPMNE-ja ditën kur shpalli koalicionin me BDI-në I përmendi edhe ato çështje që ju edhe I cekët disa nga to se kjo marveshje përmban që çështja e flamurit të mos hapet në katër vitet e ardhshme, mos të preket ligji për policinë si dhe të shtyhet për katër vite implementimi I bashkangjitjes së komunave Zajaz dhe Osllomej në komunë e Kërçovës. Cila është kosto e këtyre lëshimeve nëse mundë ti quajë që I ka BDI-ja?

    Ali Ahmeti: Tani për arritjen e koalicioni sigurisht që kanë kontribuar edhe miqtë tanë qoftë nga SHBA-ja, qoftë NGA Bashkimi Europian ku të dy palët janë thirrur që të tregohen më fleksibil, të dy palët janë thirrur që të ketë kompromis, sepse fundi fundit edhe fleksibiliteti edhe kompromisi janë dy kategori mjaftë të rëndësishme për të patur një poitikë sa më të suksesshme. Sa I takon shtyerjes së implementimit të ligjit për ndarjen territoriale të Komunës së Kërçovës sigurisht si palë që kemi bërë p-ërpjekje për të bërë një koalixion të qëndrueshëm kemi patur çështje të rëndësishme apo interesa qoftë të njërit komunitet apo të komunitetit tjetër. Me shumë sinqerit zoti Gruesvki e ka shruer si një çështje mjaft të rëndësishme për vet partinë që ai e udhëheq po edhe për vet përgjegjësitë që do të ketë për katër vitet e ardhshme që të arrjmë nji kompromis për të shtyrë për katër vite çështjen e implementimit të ligjit sa I takon Komunës së Kërqovës për arsue se sipas të gjitha analizave që ata kishin bërë edhe në nivel ekspertësh po edhe si parti që akoma nuk janë përmbushur të gjitha standartet që mundë të funksionojë një komuën me përbërje prej dy etnive më të mëdha dhe të jetë e sukseshme. Në këtë drejtim unë shfaqa mirkuptim dhe si kompenzim të them të këtij kompromisi mendova se do të ishte në lëvërdi po edhe për shqipatrët por edhe për politikën e shtetit dhe imazhin e shteit që të hapet një fakultet në gjuhën shqipe si pjesë e USHT-së edhe në Kuamnovë sepse është me rëndësi jashtëzakonisht të madhe në këtë drejtim dhe çka është e rëndësishme se këtu nuk ka patur kushte se unë do të tërhiqem nga ky pozicion por të ndërtohet një pozicion tjetër në Kuamnovë. Por ky veprim është3 bërë në mënyrë shumë të natyrshme duke kuptuar nevojat e subjektit apo nevojat e shteit dhe krijimin e një klime shumë më të favorshme për të krjuar një besim tek komunitetet në vend sepse një nagazhim jashtëzakonisht I madhë na pret që të kontribuojmë, të punojmë në afërsinë, ndërtimin e mirbesimit të dy komuniteteve më të mëdha ne vend, dhe unë mendojë që ky akt duhet të përshëndetet, hapja e fakultetit në Kuamnovë sepse shërven në rritjen e besimit, se tani më ikën ato kohra kur shqiptarët para 10 vitesh vriteshin apo burgoseshin për hapjen e një univerziteti dhe sot me një mirkuptim të dy anshëm vjen deri tek momenti që edhe vet grupi paralamentar I VMRO-DPMNE-së voton për hapjen e fakultetit në gjuhën shqipe në Kumanovë si nevojë mjaft e madhe si nevojë mjaft e madhe për këtë zonë.

    Muhamed Zeqiri: Megjithatë keni arritur që t’ia spjegoni edhe anëtarsisë dhe gjithëve për këto, të themi kushtimisht lëshime. Përshtypja tek opinioni shqiptarë është dhe ashtu siçe prezentoi VMRO-DPMNE-ja se vetëm BDI-ja ka qenë ajo që ka bërë lëshime gjatë këtyre bisedimeve që ka bërë për të qenë pjesë e Qeverisë?

    Ali Ahmeti: Tani unë nuk dua që të përfitojë politikisht dhe partikisht nga marveshja që është bërë mes BDI-së dhe VMRO-s sepse në komunën e Kërçovës apo më mir themi të Osllomesë është një gjigand gati 30 vite që ushtron veprimtari termoelektrana ku asnjëherë shqipatrët nuk kanë qenë pjesë e udhëheqjes së këtij gjigandi dhe tani për herë të parë shqipatrët do të kenë drejtorë në këtë gjigand për prdohimin e energjisë edhe pse mbi gjitha unë mendoj që duhet të vendoshen raporte tamam njerëzore dhe të vendosen raporte të mirkuptimit sepse edhe ne kemi nevojë për avancim qoftë si shqiptarë, qoftë edhe si komunitet që nuk I kemi arritë të gjitha qëllimet tona po edhe komuniteti maqedonas duhet të reflektojë se asgjë nuk humbën nga avansimi I bashkëqytetarëve të tyre në këtë vend sepse ky vend është I gjithë neve që jetojmë këtu dhe ne vëcanti përgjegjësinë më të madhe e ka komuniteti maqedonas dhe pas komunitetit maqedonas janë shqiptarët si dy komunitete më të mëdha. Duhet të marrin përgjegjësi për avancimin e shumë çështjeve të mëdha që ne nap resin siq është integrimi në NATO në BE dhe përparimi në fushën e ekonomisë si dhe zgjidhja e disa problemeve që kanë të bëjnë me politikën e jashtme me Greqinë, njohjen sa më parë të pavarsisë së Kosovës dhe zgjidhjen e disa konteksteve sa I takon Kosovës qofshin ato probleme politike po që ne nuk duhet të lëmë hapsirë që këto çështje, probleme teknike të marrin dimenzione politike për përfitime të grupeve të caktuara, por sa më parë që këto çështje të mbyllen dhe të njihet pavarsia e Kosovës nga vet Maqedonia është në të mirë të dy vendve tona dhe levërdia sigurisht më e madhe do të ishte për vet Maqedoninë sepse kemi nevojë për fqinjësi të mirë dhe qarkullim të lirë të njerëzve dhe të mallarave dhe mundë të arrijmë progress shumë më të madhë.


    Muhamed Zeqiri: E përmendët Kosovën, ka qenë temë e bisedave me zotin Gruevski dhe çështja e Kosovës dhe kur mundë të presim që Qeveria e re të njeh pavarsinë e Kosovës?


    Ali Ahmeti: Sigurisht që njëra nga çështjet ka qenë edhe çështja e Kosovës, janë tre apo këtër pika mjaftë të rëndësishme që duhet të zgjidhen sa I takon demarkacionit. Në veri kryesisht në Tanushë e Debëllde po qëse mbyllen këto tre a katër pika kontestuese që janë menjëherë bëhet edhe njohja e pavarsisë së Kosovës. Sipas të gjithë bisedave dhe opinionit që unë kam krijuar thotë Maqedonia nuk ka ndonjë problem serioz sa I takon njohjes së pavarsisë së Kosovës, përjashtuar këto çështje teknike që kërkojnë zgjidhje, sa më parë që këto çështje të përnmbyllen me sukses aq ma shpejtë mundë të ndohë edhe akti I njohjes së pavarsisë së Kosovës sepse edhe Maqedoni ka bërë tani edhe deklarata zyrtare që do të jenë në linjë sa I takon çështjes së Kosovës me SHBA-të me BE-në dhe unë nuk besojë se do të ketë ndonjë shmangie nga këto detyrime që vet Maqedonia I ka marrë si shtet për njohjne e pavarsisë së Kosovës.


    Muhamed Zeqiri: Përmendët se do të zgjidhet çështja e gjuhës, do të zgjidhet edhe çështja e statusit të ish pjestarëve të UÇK-së, ka ndonjë afat që kemi ndarë me zotin Gruevski kur do të bëhet zgjidhja apo miratimi I këtyre ligjeve, që të zgjidhen këto çështje të hapura?


    Ali Ahmeti: Tani pas konstituimit të qeverisë unë mendojë që qeveria do të bëj një plan aksional dhe në përputhje me angazhimet që I ka marrë, anagazhimet politike, qoftë në programin qeveriatr qoftë edhe obligimet që dalin nga Marveshja e Ohrit do të ketë një plan aksional për implemtimin e këtyre çështjeve. Do të thotë nuk lidhemi me ditë dhe me javë por do të lidhemi me atë si do ta ndërtojë planin aksional qeveria e re. Sa më herët që të përmbyllen këto çështje aq më mir është për Maqedoninë sepse krijojmë kushte shumë më të mira, qoftë integrim për në NATO, qoftë për në BE sepse të gjithë e dimë që njëra nga obligimet që në vazhdimësi kërkohet nga BE-ja, SHBA dhe NATO është Marveshja e Ohrit dhe jo rastësisht është thënë dsa herë që rruga për integrimet e Maqedonisë në NATO dhe BE kalonë nëpër Ohër.

    Muhamed Zeqiri: Çështja e integrimit të vendit në strukturat euroatlantike mbetet prioritet edhe I qeverisë së re mirpo të gjithë e kemi të qartë se një gjë e tillë nuk mundë të ndodhë pa u gjet një zgjidhje për kontestn rreth emrit me Greqinë. Qëndrimi I Gruevskit dhe si kryeministër I qeverisë së kaluar por edhe tani nuk shohim se ka ndonjë lëvizje positive dhe mundë shpejtë të pritet një zgjidhje e tillë. Sa ju si partner I ri koalicionit mundë të ndikoni që sa më shpejtë të gjendet një zgjidhje e tillë?


    Ali Ahmeti: Tani parimisht ne gjithmonë jemi deklaruar se jemi për fqinjësi të mirë me të gjitha vendet fqinje, edhe me Greqinë po edhe me Kosovën, Shqipërinë, bullgarinë e Serbinë dhe të gjithë duhet të konstribuojmë në këtë drejtim. Ne do të bëjmë punën tonë që të ndihmojmë në këtë drejtim, mirpo unë e shohë që mundë të arrihet një zgjidhje me ndërmjetësim dhe lehtësim të qendrave ndërkombëtare të vendosjes. Në këtë rast të gjithë e dmë që zoti Nimic ka marrë përsipër dhe punon, tani sa bëhet mbi një vjet e më shumë për arritjen e një marveshje mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe mendojë që pa ndërmjetësi dhe lëhtësim ndërkombëtarë vështirë është që mundë palët të arrijnë deri tek një zgjidhje e qëndrueshme dhe që të dy palët të pajtohen me atë zgjidhje. Tamam ky problem I ngjanë një problemi sic është rasti me Kosovën dhe Serbinë lidhur me statusin e Kosovës, ku pa ndërmjetësim dhe lehtësim të SHBA ky moment edhe nuk mundë të ndodhte. Kështu që mendojë se në këtë drejtim duhet një angazhim edhe I mëtejshëm I SHBA-ve, i BE-së që të arrihet deri tek një zgjidhje e pranueshme për të dy palët.


    Muhamed Zeqiri: Ka shumë dilema rreth koalicionit të ri mes BDI-se dhe VMRO-DPMNE-së, si tek maqedonasit po edhe shqiptarët se si mundë të funksionojë një koalicion I tillë, është hera e parë që të dy subjektet do të bashkëqeverisin me shtetin. Do të ketë besueshmëri dhe sinqeritet mes partnerëve të koalicionit pasi që keni nëse mundë ta them një përvojë të hidhur me zotin Gruevski, Marveshjen e Majit e arritët ndërsa ai e mohonte vazhdimisht?


    Ali Ahmeti: Unë mendojë që ky koalicion është I natyrshëm, zoti Gruevski nuk e ofendoi vullnetin e shumicës së shqiptarëve, për këtë respect sigurisht që reflekton pozitivisht në raportet në Maqedoni, palët janë të intresuara, jemi të interesuar më mir të themi dhe për atë bisedat janë udhëhequr nga unë dhe nga zoti Nikolla Gruevski dhe me proritet janë çështje të rëndësishme që shtrohen për zgjidhje por edhe çështje që do të kondtribuojnë për një paqë dhe stabilitet të qëndrueshëm në Maqedoni. Kuptohet që idelae nuk ka dhe marveshje të përsosur nuk ka, sigurisht që të dy palët kemi treguar fleksibilitet dhe kompromis, dhe në kompromis palët nuk mundë të jenë qind përqind të kënaura por kemi vënë në rradhë të parë nteresat e shtetit dhe të kombit, në këtë rast edhe të kombit maqedonas po edhe të kombit shqiptarë që palët të mos jenë të dëmtuara por në këtë rast shiqptarët, në këtë mandate të avancohen si me përdorimin e gjuhës, si me zgjidhjen e problmeve që veç I theksuam pak më lartë dhe mendojë që serioziteti dhe angazhimi është mjaft në nivel dhe jemi të interesuar që sa më parë këto çështje edhe të materializohen dhe të krjojnë kushte që ne vend të ketë investime qoftë vendore qoftë të jashtme sa më shumë që të arrihen në zbutjen e papunësisë dhe të arrijmë në mirqënien sa më të mirë të njerëzve. Mendojë që ato biseda dhe ato çështje që ne I kemi shtruar për zgjidhje vërtet do të krijojnë një klimë mjaft të mir në Maqedoni ku jam më se I sigurt se do të ecet në drejtim të duhur dhe vet qytetarët do ta vlersojnë punën e cila do të behet Brenda këtij mandate. Nuk dua të flas që tani për rezultatet, sukseset e këtij koalixioni, shumë më mir do të ishte ta vlersojnë punën qytetarët qoftë pas gjashtë muajsh, aoftë pas një viti dhe deri në përfundimin e mandatit. Po brenda këtij mandate ka gjëra të mira që do të materializohen që do të implementohen, qoftë në ffushën kombëtare qoftë në fushën e ekonomisë. Sa I përket besueshmërisë sigurisht që besueshmëri duhet të ketë dhe nuk do të nisemi nga ajo që përmes dyshimeve të shohim njëri tjetrin por të jemi sa më transparent, të jemi sa më të hapur për çështjet të cilat do të shtrohen për zgjidhje. Nuk mendojë, sëpaku nga BDI-ja nuk do të ketë veprime parapa shpine, nuk do të ketë veprime konjukturale, nuk do të ketë veprime në kundërshtim me punët që ne nap resin në të ardhmen. Por do të ketë një përkushtim serioz dhe mjaft transparent që net a arrijmë hapin e duhur.


    Muhamed Zeqiri: Komenti juaj lidhur me qëndrimin e partisë shqiptare në opozitë, PDSH-së për ta bojkotuar parlamentin dhe qëndrimi I tyre që mos të kthehen në punën e parlamentit derisa nuk vihen në rend dite çështjet që janë në interes të shqiptarëve?

    Ali Ahmeti: Mendojë që nuk është një hap I mençur, mendojë që është një hap I ngutur, PDSH-ja duhet të marrë pjesë në paralamentin e Maqedonisë, do të na ndihmonte pjesmarrja e tyre në paralamentin e Maqedonisë, të ngriste probleme në parlamentin e Maqedonmisë, qoftë projktligje, qoftë të mos pajtoheshte me ligjet të cilat ne do ti sjellim në paralamentin e Maqedonisë, për këtë janë partitë opozitare. Do të ishte një ndihmë e madhe që ato të jenë aktiv dhe të jenë një korigjues apo një redaktor I politikës qeveritare. Unë do të kisha apeluar që do të kishin ndihmuar shqiptarët me kthimin e tyre në parlamentin e Maqedonisë dhe me pjesmarrjen active të tyre në drejtim të avancimit të çështjes shqiptare në Maqedoni sepse duke bojkotuar paralamentin sigurisht që ata nuk munë të jenë aktiv në drejtim të ngritjes së iniciativave në drejtim të ngritjes së problemeve.


    --------------------------------------------------------------------------------------------------
    --------------------------------------------------------------------------------------------------
    Ja verzioni origjinal i Marreveshjes Gruevski - Ahmeti:

    http://www.vmro-dpmne.org.mk/mk/zapis.asp?id=3186

    КОНФЕРЕНЦИЈА ЗА ПЕЧАТ
    05.07.2008


    Почитувани,Централниот комитет на ВМРО-ДПМНЕ на вчерашната седница расправаше за проширување на парламентарното мнозинство. Разгледувајќи ги сите можнои опции, како и фактите и аргументите поврзани со нив, највиското тело на партијата донесе одлука за проширување на парламентарното мнозинство со две нови партии, партијата ПЕИ и партијата ДУИ.ВМРО-ДПМНЕ оцени дека постојат услови за продолжување на соработката со партијата ПЕИ, на основите на кои и досега функционираше нашата коалиција.ВМРО-ДПМНЕ им понуди на партијата ДПА и на партијата ДУИ заеднички влез во Владата, исто како и во 2006-та година, и понудата важеше до последниот час од преговорите. И двете партии, исто како и во 2006-та категорично одбија и двете да влезат заедно во парламентарното мнпозинство, и инсистираа да влезе само едната од нив. По таквата нивна одлука ВМРО-ДПМНЕ започна оддлени и паралелни консултации со двете одделни партии, и на крајот на вчерашната седница, централниот комитет одлучи да се прошири парламентарното мнозинство со партијата ДУИ.

    Ова парламентарно мнозинство обезбедува бадентерово мнозинство за следниот мандат и непречено носење на законите од програмата кои треба да обезбедат развој и просперитет.

    Ова парламентарно мнозинство обезбедува двотретинско мнозинство за непречено донесување на законите за кои е потребно двотретинско мнозинство.

    Партијата ДУИ и партијата ВМРО-ДПМНЕ се согласија спојувањето на општината Кичево со другите околни општини, кои согласно законот на територијална организација на ЕЛС од 2004–тата требаше да се случи во март следната година, да се пролонгира за уште четири годиони.

    Бадентеровото мнозинство, двотретинското мнозинство и одложувањето на спојувањето на кичевските општини не можеше да се реализира со партијата ДПА заради големата разлика во бројот на пратениците.

    Партијата ДУИ ја прифаќа во целост програмата “Преродба во 100 чекори“ проширена и надградена, 2008 – 2012.Во тој склоп посебно се потенцирашпе делот поврзан со прашањето на спорот со Република Грција околу нашето име, идентитет и сите други проблеми поврзани со ова прашање, за што добивме цврсти гаранции од партијата ДУИ за заеднички настап во програмските определби.

    Двете партии се согласија дека и понатаму евроатлантските интеграции остануваат врвен приоритет за Република Македонија и во тој контекст ќе се вложуваат максимални напори.

    Двете партии се согласија дека борбата против криминалот и корипцијата, не само што треба да продолжи, туку и понатаму да се зацврстува и да се засилува на неселективна и професионална основа користејќи ги искуствата од најуспешните држави. Неселективното владеење на правото на целата територија на Република Македонија останува заложба на двете партии.

    Развојот на економијата, намалувањето на невработеноста, привлекувањето на инвестициите и зголемувањето на животниот стандард и квалитет на живеење на сите граѓани на Република Македонија остануваат како клучна стратешка определба и врвен приоритет на Владата и Парламентот.

    Развојот на образованието и инвестирањето во него, како најсигурен долгорочен пат за намалување на сиромаштијата и зголемување на благосостојбата продолжуваат да бидат главна стратешка определба.

    Спроведувањето на охридскиот рамковен договор, останува во врвот на приоритетите на Владата и Парламентот. Во тој контекст ќе продолжи процесот на правична застапеност на помалите етнички заедници во јавниот сектор преку програмите на Владата и Парламентот во администрацијата.

    Ќе продолжат разговорите за донесување на закон за употреба на јазиците согласно Уставот и рамковниот договор, базирано на принципите кои претходно беа декларирани во изминатиот период од страна на ВМРО-ДПМНЕ, односно конзистентно на ставовите кои што од наша страна беа постојано декларирани и потенцирани.

    Двете партии оценија дека прашањето на жртвите од конфликотот треба да се решава во рамките на постоечките закони во Република Македонија, без носење на нов закон, односно согласно принципите кои што ВМРО-ДПМНЕ ги декларираше во изминатиот период.

    Двете партии се согласија дека во овој мандат нема да се дискутира за промени во законот за употреба на знамињата и законот за полицијата.

    Партиите се согласија дека покрај овие, нема да има отворање на други прашања со етнички предзнак во престојниот мандат, заради целосно фокусирање на реформите во економијата и напорите за зачленување во НАТО и ЕУ, како и укинувањето на шенген визите за македонските граѓани.

    Двете партии се согласни дека од големо значење е што побрзото завршување на демаркацијата на границата кон Косово, согласно планот на господинот Марти Ахтисари, како и одржувањето на добри односи со Косово, како и со сите други соседи, согласно европските стандарди.

    Партиите се договорија и за брзо донесување на нов деловник на Парламентот, согласно препораката во еден од осумте бенч маркови од ЕУПартиите се договорија за пет министерски места предлози да понуди партијата ДУИ, кои предлози треба да ги исполнуваат стандардите на професионалсност, чесност, работливост, посветеност на работата и законитост.Тоа се министерствата за локална самоуправа, животна средина и просторно планирање, труд и социјална политика, здравство и економија. Покрај ова едно потпретседателско место во Владата исто така ќе биде делегирано на кандидат кој ќе биде по предлог на ДУИ, како и три заменички министерски места во министерствата за внатрешни работи, финансии и образование. ВМРО-ДПМНЕ ќе делегира кандидати за министри во: - министерството за одбрана, - министерството за внатрешни работи, - министерството за правда, - министерството за надворешни работи, - министерството за финансии, - министерството за образование и наука, - министерството за земјоделство, шумарство и водостопанство, - министерството за транспорт и врски, - министерството за култура, - како и во секторот за евроинтеграции.Партиите се согласија за потребата од создавање на ново министерство за информатичко опшество за кое кандидат ќе делегира ВМРО-ДПМНЕ.Имињата на кандидатите ќе се дискутираат следната недела. Двете партии се согласија и констатираа дека раководствата, функционерите и членовите на двете партии со својата работа и однесување ќе придонесат за креирање на клима на меѓуетничко почитување, разбирање и толеранција и со своите постапки нема да предизвикуваат негативни емоции и револт кај граѓаните на другите етнички заедници .

    Оваа одлука оценивме дека е најдобра за Република Македонија и нејзините државни и национални интереси.

    ---------------------------------------------
    ---------------------------------------------

    Kerkoj falje per mosperkthimin e tekstit te mesiperm!
    Ndryshuar për herë të fundit nga urtesa : 15-07-2008 më 15:22 Arsyeja: Paragrafi perseritej.

  8. #18
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Paskan gjet shpejt zv te Ivica Bocevskit
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2007
    Postime
    119
    LEXONI REBALANCIN E BUXHETIT 2008
    DHE DO SHIHNI SE BUXHETI PER IMPLEMENTIMIN E MARVESHJES SE OHRIT ESHTE ZVOGLU
    JA PRA PLOTESOHET NJE NGA KUSHTET E BDI-SE(ATO KUSHTE QE JA VURI VMRO BDI-SE)
    KLIKO PER TE LEXUAR REBALANCIN

    http://www.sobranie.mk/uploads/dokum...2008_vlada.pdf

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •