IMPLEMENTIMI I PLOTË I MARRËVESHJES SË OHRIT PRIORITET I QEVERISË
Në programin e Qeverisë të harmonizuar në mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, vëmendje kryesore do ti kushtohet disa aspekteve siç janë:
Kultivimi i marrëdhënieve të mira ndëretnike;
Implemetimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit;
Rritja, zhvillimit ekonomik dhe konkurencës;
Shkallë më e lartë e punësimeve, rritje e standardit dhe cilësisë së jetesës;
Kultivimi i rraporteve të mira fqinjësore me të gjitha vendet fqinje
Integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE;
Luftë kundër krimit dhe korrupsionit dhe zbatimi efikas i drejtësisë;
Parashihet që të miratohet Ligj i veçant për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, rregullimi i statusit legal të pjesëtarëve të UCK-së, dëshmorëve dhe familjeve të tyre, implementimi i ligjeve që janë fuqi që për arsye të ndryshme nuk janë implementuar, vazhdimi i procesit te decentralizimit, ndërtimi i shkollave të reja, konvikte për studentët e USHT-së, salla sporti, stadiume etj.
Në pjesën investuese të programës qeveritare parashihet investime në të gjithë vendit dhe rajonet e Maqedonisë me qëllim që të sigurohet zhvillim i i barabartë rajonal. Hapja e zonës së lirë ekonomike në Pollog, ndërtimi i infrastrukturës, krijimi i kushteve për thitje të investimeve etj.
bdi.org.mk
Krijoni Kontakt