Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Pasuritë e 140 deputetëve

    Publikohen pasuritë neto të ligjvënësve. Kryesojnë Tom Doshi dhe Sadri Abazi. Në fund, Mediu e Karapici

    Deputeti me pasurinë neto më të vogël nga 140 ligjvënësit e Parlamentit shqiptar rezulton të jetë Fatmir Mediu. Sipas studimit të skuadrës "Unë votoj", rezulton se kreu i listës të më të pasurve nuk ndryshon teksa fundi ka pësuar lëvizje. Raporti i publikuar dje nënkupton totalin e pasurisë neto që do të thotë total i vlerës së pasurisë, duke zbritur nga kjo pasuri të gjitha detyrimet financiare që ka deputeti. Sakaq, lista e deputetëve antikonfirmistë ka pësuar rritje krahasuar me monitorimet e mëparshme.

    Pasuritë

    Deputeti më i pasur rezulton të jetë sërish Tom Doshi i PDK-së me 992.629.260 lekë. Pas tij vjen Sadri Abazi me 485.083.157 lekë dhe me radhë Pilo Keri, Ndriçim Babasi, Nikollaq Neranxi, Paulin Sterkaj, Genc Ruli, Lulzim Basha, Nikollë Lesi e Sami Gjergji. Në këtë listë kryesuese nga 10 më të pasurit vetëm një është i majtë, të tjerët i përkasin shumicës së djathtë. Në fund të listës së pasurisë figuron emri i ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, me -12.783.167 lekë pasuri neto, ndikuar kjo shifër edhe nga kredia prej 300.000 eurosh që ka marrë. Ngjitur me të është deputeti Gëzim Karapici me -11.311.520 lekë, Vangjel Dule, Galip Ramadhi, Arben Isaraj, Ymer Tola, Petrit Gjoni, Edi Paloka, Eris Hoxha dhe Bujar Nishani. Zërat janë grupuar në të ardhura familjare, të ardhurat vjetore dhe detyrimet. Pas analizës së tyre dilet në një shumë pasurie të përafërt neto.

    Programet

    Gjatë sezonit të pestë parlamentar, të legjislaturës së XVII në Kuvendin e Shqipërisë, pas monitorimit të 56 çështjeve gjatë seancave plenare, rezulton se Partia Demokratike, përmes grupit të saj parlamentar, ka arritur të prekë me platformën e saj elektorale, vetëm 9 nisma ligjore nga 56 të tilla të miratuara gjatë seancave penale. Këto nisma janë monitoruar nga skuadra "Unë votoj", d.m.th rreth 16 për qind të totalit. Partia Republikane në votimet në Kuvend, 18 nga 56 nismat ligjore, ose 32.1 për qind e këtyre nismave të kaluara përqasin premtimet e saj zgjedhore. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, gjatë sesionit të pestë, ka qasur premtimet e platformës elektorale të pasurisë në 21 nga 56 nisma ligjore të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë. Partia më e madhe e opozitës nuk e ka përmbushur 37.5 për qind të premtimeve të saj elektorale, prezantuar votuesve shqiptarë në fushatën zgjedhore të vitit 2005. Lëvizja Socialiste për Integrim ka prekur me platformën e saj 21 nga 56 nismat ligjore ose 37.5 për qind të ligjeve të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë. Grupi parlamentar i LSI-PDS ka votuar pro 28 projektligje, ka votuar kundër 17, ka abstenuar 4, si dhe nuk dihet qëndrimi i këtij grupi parlamentar për 7 nisma ligjore.

    Antikonformistët

    Lista e deputetëve që kanë votuar kundër qëndrimit zyrtar të grupit të tyre parlamentar është përgjithësisht e gjatë. Në grupin demokristian figurojnë katër deputetë, tek PR dhe LSI nga një. Dhjetë deputetë të Partisë Socialiste rezulton të kenë mbajtur qëndrime të kundërta me grupin në disa prej 56 nismave të monitoruara. Në partinë më të madhe të shumicës parlamentare ky numër është i ulët, vetëm tre deputetë.

    Deputeti Totali i pasurisë neto



    Tom Doshi 992.629.260 lekë

    Sadri Abazi 485.083.157 lekë

    Pilo Keri 173.021.265 lekë

    Ndriçim Babasi 118.175.490 lekë

    Nikollaq Neranxi 80.920.000 lekë

    Paulin Sterkaj 73.125.000 lekë

    Genc Ruli 48.880.500 lekë

    Lulzim Basha 48.855.983 lekë

    Nikollë Lesi 47.780.283 lekë

    Sami Gjergji 44.174.271 lekë

    Skënder Gjinushi 43.581.000 lekë

    Gëzim Musabelliu 40.524.139 lekë

    Bujar Leskaj 37.363.650 lekë

    Osman Metalla 32.336.458 lekë

    Rrapush Tola 28.701.625 lekë

    Sali Shehu 25.912.000 lekë

    Hamit Kosta 25.200.000 lekë

    Fatos Nano 24.917.565 lekë

    Leonard Solis 24.832.870 lekë

    Dritan Prifti 24.381.191 lekë

    Shpëtim Idrizi 23.385.653 lekë

    Baki Shehi 23.054.420 lekë

    Ndue Shpani 22.750.000 lekë

    Tritan Shehu 22.629.500 lekë

    Spiro Peçi 22.213.800 lekë

    Ilir Meta 19.034.083 lekë

    Arian Madhi 18.800.000 lekë

    Fatos Hoxha 18.647.651 lekë

    Durim Lamaj 18.387.760 lekë

    Ylli Pango 18.127.245 lekë

    Frrok Gjini 17.660.000 lekë

    Dashnor Sula 17.085.680 lekë

    Lufter Xhuveli 17.065.916 lekë

    Luan Memushi 16.991.346 lekë

    Paskal Milo 15.932.000 lekë

    Ëngjëll Bejtaj 15.211.736 lekë

    Genc Sharku 15.074.000 lekë

    Gazmend Oketa 14.400.960 lekë

    Pandeli Majko 14.296.320 lekë

    Spartak Ngjela 14.280.000 lekë

    Bashkim Fino 14.015.425 lekë

    Durim Hushi 13.762.452 lekë

    Besnik Mustafaj 13.364.550 lekë

    Ilir Bano 13.207.917 lekë

    Arian Starova 13.168.600 lekë

    Arben Malaj 12.041.432 lekë

    Preç Zogaj 11.819.000 lekë

    Lajla Pernaska 11.390.000 lekë

    Besnik Bisha 11.313.080 lekë

    Namik Dokle 11.275.880 lekë

    Ben Blushi 11.248.800 lekë

    Petro Koçi 10.795.278 lekë

    Neritan Ceka 10.760.137 lekë

    Ylli Bufi 10.521.000 lekë

    Astrit Patozi 10.550.985 lekë

    Nard Ndoka 10.414.837 lekë

    Fatmir Xhindi 10.381.625 lekë

    Qemal Minxhozi 10.327.317 lekë

    Valentina Leskaj 10.255.780 lekë

    Fatos Beja 9.937.219 lekë

    Arta Dade 9.768.745 lekë

    Taulant Dedja 9.767.680 lekë

    Albert Divjaka 9.750.200 lekë

    Genc Pollo 9.618.374 lekë

    Luan Skuqi 9.575.850 lekë

    Jak Ndokaj 9.541.360 lekë

    Ardian Kollozi 9.470.000 lekë

    Fatmir Xhafa 9.279.391 lekë

    Vangjel Tavo 9.123.357 lekë

    Blerim Çela 9.089.657 lekë

    Idriz Xhomara 8.843.500 lekë

    Genc Juka 8.767.840 lekë

    Edmond Spaho 8.633.240 lekë

    Aldo Bumçi 8.502.187 lekë

    Aleksandër Biberaj 8.454.822 lekë

    Hajrulla Paturri 8.440.000 lekë

    Pal Dajçi 8.319.000 lekë

    Besnik Dervishi 8.150.000 lekë

    Rajmonda Stefa 8.078.396 lekë

    Elmaz Sherifi 7.843.000 lekë

    Ermelinda Meksi 7.540.000 lekë

    Pëllumb Xhufi 7.280.581 lekë

    Mevlan Xhindoli 7.250.000 lekë

    Mehmet Xheka 7.200.000 lekë

    Gilman Bakalli 7.181.188 lekë

    Ferdinand Xhaferri 7.170.360 lekë

    Flori Bajramaj 7.135.250 lekë

    Stefan Çipa 6.943.903 lekë

    Ramiz Çobaj 6.797.248 lekë

    Diana Çuli 6.710.080 lekë

    Safet Sulaj 6.695.000 lekë

    Andis Harasani 6.595.862 lekë

    Flamur Hoxha 6.567.718 lekë

    Rexhep Uka 6.550.370 lekë

    Ilirjan Rusmajli 6.504.000 lekë

    Kastriot Islami 6.375.157 lekë

    Bukurosh Stafa 6.048.100 lekë

    Pashko Ujka 6.000.000 lekë

    Jozefina Topalli 5.900.000 lekë

    Sabit Brokaj 5.437.659 lekë

    Ëngjëll Cara 5.430.000 lekë

    Gramoz Ruçi 5.385.000 lekë

    Mehmet Hoxha 5.262.848 lekë

    Erion Braçe 5.109.851 lekë

    Ndriçim Hysa 4.933.842 lekë

    Astrit Bushati 4.875.000 lekë

    Parid Teferiçi 4.598.256 lekë

    Taulant Balla 4.347.634 lekë

    Piro Lutaj 4.200.000 lekë

    Majlinda Bregu 4.005.093 lekë

    Arenca Trashani 3.752.019 lekë

    Artur Hasanbelliu 3.699.208 lekë

    Gjokë Vuksani 3.381.500 lekë

    Albert Faruku 3.320.000 lekë

    Gjovalin Prenga 3.250.000 lekë

    Jemin Gjana 2.950.000 lekë

    Angjelina Kola 2.870.818 lekë

    Alfred Dalipi 2.811.136 lekë

    Leonard Demi 2.615.888 lekë

    Ndre Legisi 2.609.200 lekë

    Alfred Gega 2.600.000 lekë

    Albert Çaçi 2.253.006 lekë

    Marko Bello 1.891.951 lekë

    Sali Berisha 1.501.603 lekë

    Rahim Kaleci 1.217.000 lekë

    Musa Ulqini 1.200.660 lekë

    Aurel Bylykbashi 1.000.000 lekë

    Shkëlqim Ziri 700.000 lekë

    Ridvan Bode 627.000 lekë

    Blendi Klosi 446.685 lekë

    Bujar Nishani 348.355 lekë

    Eris Hoxha All 0

    Edi Paloka All 0

    Petrit Gjoni -1.898.845 lekë

    Ymer Tola -3.183.105 lekë

    Arben Isaraj -3.356.037 lekë

    Galip Ramadhi -3.785.000 lekë

    Vangjel Dule -6.246.000 lekë

    Gëzim Karapici -11.311.520 lekë

    Fatmir Mediu -12.783.167 lekë




    Lista e deputetëve "memecë" në debatet e Kuvendit dhe atyre më aktivë në diskutime


    16 nisma të dyshimta, deputetët votojnë për kolegun


    Nano e Meta kryesojnë mungesat për legjislaturën XVII parlamentare


    Të votosh për kolegun mbetet një prej shkeljeve kryesore që i bëhet rregullores së Kuvendit. Sipas studimit del se një numër i konsiderueshëm ligjvënësish e kanë konsumuar këtë thyerje rregullash. Sakaq, listën e atyre që mungojnë në seanca e kryeson sërish ish-kryeministri Fatos Nano. 20 deputetë figurojnë më se të rregullt me pjesëmarrjet e tyre në Parlament.

    Mungesat

    Lista e atyre që nuk denjojnë të shkojnë në seancë kryesohet nga Fatos Nano dhe ndiqet prej Nikollë Lesit. Më tutje vjen Vangjel Dule, Sadri Abazi, Taulant Dedja, Ilir Meta, Gilman Bakalli, Hamit Kosta etj. Në krahun tjetër, deputetët më të rregullt janë Ëngjëll Cara, Parid Teferiçi, Edmond Spaho, Erion Braçe, Astrit Patozi, Ymer Tola etj. Nëse hidhet një vështrim në gjithë legjislaturën XVII, rezulton se ata që mungojnë më së shumti janë ish-kryeministrat Fatos Nano dhe Ilir Meta. Nga 320 çështje të shqyrtuara, i pari ka qenë në 10, ndërsa i dyti vetëm në 64 prej tyre.

    Memecët

    Një tjetër kategori deputetësh sipas sondazhit është ajo e ligjvënësve që nuk marrin pjesë në debate në Parlament. Kryesues i listës është deputeti socialist Sadri Abazi. Pas tij vjen Ndriçim Hysa, Flori Bajramaj, Gilman Bakalli, Taulant Dedja, Tom Doshi, Vangjel Dule etj. Te deputetët më aktivë në debate është Erion Braçe, Pëllumb Xhufi, Valentina Leskaj, Arben Malaj, Dashnor Sula, Taulant Balla etj. Ajo çka bie në sy është se nga 15 emrat më aktivë, 8 janë prej opozitës dhe 7 nga përfaqësuesit e mazhorancës qeverisëse. Mes tyre figuron edhe emri i Kryeministrit Sali Berisha, treguesit e të cilit rriten në debatet parlamentare me deputetët e opozitës.

    Shkeljet

    Një nga shkeljet që është përsëritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë këtij sesioni ka qenë votimi i çështjeve ligjore për kolegun. Nëse i referohemi nenit 57, pika 1 dhe 2, aty përcaktohet në mënyrë të qartë: "... votimi është vetjak, e drejta e votës nuk delegohet". Duke iu referuar këtyre dy pikave të rregullores, mund të themi se ky veprim përbën shkelje të rregullores së Kuvendit të Shqipërisë dhe po sipas kësaj rregulloreje duhen të merren masa disiplinore ndaj deputetëve. Me shkeljen e këtij neni të rregullores së Kuvendit rezulton se gjatë këtij sesioni kanë kaluar në mënyrë të parregullt 16 nisma ligjore, të cilat nuk duhet të hyjnë në fuqi, por të rikthehen përsëri për rivotim në Parlament. Një tjetër shkelje është fakti se në mënyrë të vazhdueshme nuk respektohet kuorumi që duhet të kenë komisionet gjatë zhvillimit të mbledhjeve, sidomos gjatë votimit të nismave ligjore. Rrjedhimisht, këto veprime, të cilat bien ndesh me Rregulloren e Kuvendit, i bëjnë ligjet të pavlefshme dhe duhet të anuloheshin nga Kryetarja e Kuvendit.





    Deputetët memecë


    Sadri Abazi

    Ndriçim Babasi

    Flori Bajramaj

    Gilman Bakalli

    Taulant Dedja

    Tom Doshi

    Vangjel Dule

    Alfred Gega

    Hamit Kosta

    Durim Lamaj

    Paskal Milo

    Hajrulla Paturri

    Bukurosh Stafa

    Ymer Tola

    IDriz Xhomara




    Deputetët aktivë


    Erion Braçe

    Pëllumb Xhufi

    Valentina Leskaj

    Arben Malaj

    Dashnor Sula

    Taulant Balla

    Ridvan Bode

    Blerin Çela

    Sali Berisha

    Bujar Nishani

    Nikollaq Neranxi

    Ermelinda Meksi

    Arta Dade

    Stefan Çipa

    Tritan Shehu



    Shqip
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Me intereson ta di , 1 euro sa lekë bëjn?.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    sa te tjera do te kene keto te padeklaruara... Gjithsesi sduhet t'iu qajme hallin atyre neve
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rapsul..

    thx per artikullin interesant qe ke sjell..

    kan lezet te till artikuj..
    mesojme shum gjera per politikanet tane..

    ilir meta duket qe bredh neper europe duke kontrolluar sendyqet e depozituara andej kendej..
    po ki gilmani i shkodres pse nuk flet..
    nuk ka probleme shkodra qe ky duhet ti shpjere ne kuvend..
    legen qenka..

    e mer dhjetorista.. ku ini e ku nuk ini..
    per ke u lodhet..per tom dosha e pilo kerra..
    po ki tomi i ko-doshajve.. me cfar e ka ven pasurine?
    po ki shoku pilo?

  5. #5
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    E sa kishte ky skraparliu ? kur ka ardh ne lagjen time kane qene morracake.

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaçanikut, themelet e shtetit shqiptar në Kosovë
    Nga SkyThinks në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 10:32
  3. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Sekuestrohen pasuritë e njeriut të Bin Laden
    Nga iliria e para në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 14:49
  5. Ekzekutimi i deputetëve të opozitës së parë të '45-ës
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 07:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •