Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    S'e le e ema te luaje, vetevaret 11-vjecari

    Durres - Nje 11-vjecar, nga lagjja Stalle e Sukthit, ne rrethin e Durresit, eshte gjetur i vetevarur mbreme ne banesen e tij, pasi e ema nuk e kishte lene te dilte te luante me shoket e lagjes, per shkak te erresires. Burime nga Drejtoria e Policise bene te ditur se Emilian Sade eshte gjetur nga e ema i pajete dhe i varur ne nje kabull, te lidhur ne tavan. Vogelushi eshte sjelle me shpejtesi nga te afermit ne repartin e urgjences ne spitalin rajonal, por per bluzat e bardha cdo nderhyrje ishte e kote. "Viktima mberriti rreth ores 20:20. Trupi i tij ishte i ftohur, ndersa pulsi kishte mbaruar", tha mbreme nje nga infermieret e turnit. Disa minuta me pas, mberriti mjeku ligjor, Fatos Zace, i cili konfirmoi vdekjen e vogelushit. Nje nga uniformat blu, te pranishme ne momentin kur mberriti kufoma, tregoi se ne automjet ndodhej edhe nena e femijes. "Gruaja ishte ne gjendje te rende psikologjike, nga trauma e pesuar, tregoi polici, qe nuk pranoi te identifikohej. U desh nderhyrja e personelit mjekesor qe te shkepuste nenen nga trupi i vogelushit. Ulerimat e saj nuk mund te krahasohen me asgje. Ne ate moment, mjeket menduan vetem per nenen". Deshmitari tregoi gjithashtu se gruaja u dergua ne banesen e saj nga nje autoambulance, ku per cdo situate te papritur u ngjit ne bord nje mjek dhe nje infermier. Ndersa trupi i vogelushit qendronte disa ore ne morgun e spitalit te Durresit, nje grup i posacem hetimor u nis per ne vendin e ngjarjes. Burime nga uniformat blu bene te ditur se paraprakisht u konkludua se Emilian Sade eshte vetevarur me nje cope kabulli elektrik. Ngjarja ka ndodhur ne banesen e familjes. Policia ende nuk ka mundur te marre ne pyetje te emen, per shkak te gjendjes teper te renduar psikologjike, por nga rrefimet e saj te copezuara, eshte ndertuar nje version paraprak i asaj qe ka ndodhur ne familjen Sade. "Dua te dal te luaj futboll me shoket", mesohet t'i kete thene femija te emes, por deshira e tij eshte refuzuar, pasi kishte kaluar ora 19:30 dhe ne fshat kishte nisur te binte erresira. Refuzimi i nenes eshte pritur keq nga femija. Emilian Sade ka hyre ne dhome, ka mbyllur deren dhe ka marre nje kabllo elektrike, me te cilin eshte vetevarur. Gjithcka ka ndodhur ne pak minuta, ndersa nena po pergatiste darken. Ka qene vete gruaja, qe ka konstatuar tragjedine, teksa ka shperthyer deren e dhomes, ku ndodhej i biri. Me pas, ajo ka dhene alarmin, ndersa fqinjet kane njoftuar policine. Sipas te afermve, familja Sade ka disa vjet qe eshte shperngulur nga zona e Gollobordes, ne rrethin e Dibres, per te ardhur me banim ne Sukth. Babai i 11-vjecarit eshte emigrant ne Itali, ndersa ka lene ne shtepi bashkeshorten dhe tre femije, dy djem e nje vajze. Emigranti eshte njoftuar mbreme ne telefon per tragjedine, ndersa sot pritet te mberrije prane familjes per ceremonine mortore.

    Precedente

    1 qershor 2008

    Tirane/ Nje pellembe nga i ati, con drejt veteflijimit vogelushin 10-vjecar ne Tirane. Arlind Haka, eshte vetevarur ne nje peme pas shtepise, ndersa ishte qortuar nga i ati per nje gabim.

    30 janar 2008

    Durres/ Zyber Prifti, 11 vjec, eshte gjetur i vdekur nga e ema e tij, ne nje kasolle te braktisur larg nga shtepia ne Sukth. I mituri kishte perdorur nje rrip pantallonash per aktin.

    21 Janar 2008

    Cerrik/ Nje 17-vjecare, nga lagjja numer 2 e qytetit te Cerrikut, eshte gjetur e vetevarur ne oret e para te dites. Ende mbeten enigme rrethanat qe kane derguar adoleshenten ne veteflijim.

    15 Janar 2008

    Fier/ Nje 14-vjecar, Lorenc K., banor i lagjes "Apolonia", ne qytetin e Fierit, ka tentuar vetevrasjen, pasi e ema i refuzoi kerkesen dhe nuk i ka dhene para per te luajtur ne lojerat e fatit.

    14 tetor 2007

    Mirdite/ Me 14 tetor te vitit te kaluar, u gjet i varur ne nje sere afer shtepise, 10-vjecari Sander Prendi, nga fshati Rreje e Veles, ne Rubik. Policia deklaroi se i mituri ishte vetevarur.

    17 prill 2007

    Tirane/ Eni Lalo, vetem 10 vjec, ka lidhur litarin rreth qafes, per t'i dhene fund jetes se panisur mire. Ai u vetevar ne shtepine e tij, ne lagjen Babrru te kryeqytetit, ndersa shkak mendohet nje sherr.



    K.J
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Ditė tė vėshtira pėr prindėrit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anėtarėsuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Tmerr si mundet nje fźmi 10,11 vjeqar te mendoj per vdekje se lere me te bej vetvrasje !!! cfar po ndodhe keshtu ? nganje her jav vejź fajn prinderve , marrin vendime te prera dhe nuk i sqarojn , p.sh ora ka vajt19:30 eshte vone per te lujtur femiju jashte , po kur i ka then nuk ben tash me shku me lujt futboll , u dasht me ja numru te gjitha se ne kete kohe mund te lendohesh duke lujtur, mund dikush tet rrembej , mund te ndodh ndonje aksident prandaj me mire eshte ne ket kohe te rrish ne shtepi , e neser qe ne mengjes dil e luaj .
    mandej si guxon nje nene te shkoj ne kuzhin , kur e din se femiju e ka mbyll deren? ajo duhet te ket logjik se femiju mund te fluturoj nga dritarja apo siq ka ndodhur me kabull . : (

  4. #4
    Me vėrte ēfarė bėhet kėshtu, se po vrasin veten kalamjt si shum shpesh kėto kohėt e fundit.

  5. #5
    Nje pjese te madhe te fajit e ka vet kalamau ketu qe nuk llogjikoi fare po fare ama...
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  6. #6
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Kalamaj te keqinj te llastuar. Mjere familja qe ka kta lloj handikapatesh qe varin veten sa tju prishesh pak qejfin.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #7
    Yep kjo qe ka thene Apollon eshte e vertete sepse keta duan:
    GA-NA.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  8. #8
    ~SmiLe~ Maska e BaBy_BiRbA
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Melbourne, Land Down Under
    Postime
    582
    Ua! Ca tmerri..
    Shmile Pweet Face..Me Wubz U :D

  9. #9
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anėtarėsuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    e mer mo nuk me shokon as edhe nji gje me ne ket bote amon mos boni keshtu si kur jeni shokuar...cfare nuk ndigjon dhe cfare kemi per te ndigjuar akoma se jeta esht e gjat.....e paskan mesura dhe pak keq prindrit ate ore qe e paska vra veten me vrap vetem se nuk e la me lujt..
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  10. #10
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anėtarėsuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837
    Citim Postuar mė parė nga BaBy_BiRbA Lexo Postimin
    Ua! Ca tmerri..
    me tė vėrtet ėshtė per tu tmerruar ! mua mė vjen shum keq
    |- Mė Pikņj NPik Loti, Nė Fņrm Realiteti -|

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vetėvaret 16 vjeēari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  2. Braktiset nga e shoqja, vetėvaret 45-vjeēari
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-12-2005, 00:13
  3. Vetėvaret 13- vjeēari, “Dėshmitar i Jehovait”
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 05:20
  4. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 15:11
  5. Lushnje, vetėvaret 12-vjeēari
    Nga EDUARDI nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-04-2005, 04:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •