Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    A e gjykoni një person vetëm nga pamja e jashtme?!

    A e mund e bukura bishën?

    Jorida Rustemi

    Magjistër në Psikologji Klinike e Këshillim

    Të gjithë jemi dakord që njerëzit duhen gjykuar për atë janë e atë që bëjnë, e jo për pamjen e jashtme, e megjithatë jemi po ne që thellë brenda vetes e shohim pamjen e jashtme si përcaktues të mënyrës me të cilën shohim të tjerët. Përpara një pamjeje engjëllore, tërheqëse, joshëse, të gjithë çarmatosemi dhe priremi të jemi më pozitivë e tolerantë. Stereotipi “e bukura është e mirë” na shtyn që brenda vetes të besojmë se njerëzit tërheqës kanë edhe karakteristika të tjera pozitive.



    Në fakt pëlqyeshmëria jonë ndaj bukurisë fizike, veç formësimit që merr nga kultura sipërfaqësore mediatike, i ka rrënjët thellë në atë çka ne jemi. Dëshira jonë për të qenë tërheqës, ashtu sikurse edhe nevoja për t’u ushqyer, për të fjetur apo për të qenë të lumtur, qëndron në bazë të nevojave njerëzore. Ashtu sikurse këto të tjerat na çojnë drejt mbijetesës, ajo është e programuar në mendjet tona si një mënyrë për të vazhduar jetesën e për t’u pasur pasardhës. Në fund të fundit, nëse meshkujt e femrat nuk do të tërhiqeshin nga njeri-tjetrin, askush prej nesh nuk do të ishte këtu. Të gjithë jemi të pajisur me instinkte që çojnë drejt riprodhimit. Çdo krijesë, që nga organizmi më i ulët e deri te ai më kompleks e dëshiron seksin, dhe një paraprirës i kësaj dëshire është edhe tërheqja. Qeniet njerëzore tërhiqen nga shumë gjëra, ndër të cilat dhe nga pamja e pëlqyeshme, që duhet theksuar është vetëm shkalla e parë drejt pëlqyeshmërisë. E në momentin që kontakti vendoset të tjerë janë faktorët që dalin në plan të parë e që ndikojnë më shumë në marrëdhëniet që vendosim me ata që na rrethojnë.

    Pjesa më e madhe e njerëzve do të dëshiron të ishin fizikisht tërheqës. Sigurisht, nëse marrim parasysh paratë dhe kohën që shpenzohet në veshje, produkte bukurie, ushtrime fizike e kirurgji plastike, tërheqja fizike duket një qëllim për të cilin shumë veta aspirojnë. Po kur kostot e të qenit të bukur janë kaq të larta, përse njerëzit i vazhdojnë përpjekjet e tyre? Përgjigja është e thjeshtë. Ata që gjykohen si tërheqës përgjithësisht konsiderohen si inteligjentë, të këndshëm, të lumtur, fleksibël, interesantë, të besueshëm, seksi, pranues, të fortë, miqësorë, modestë, të pastër e të suksesshëm më shumë se ata më pak tërheqësit.

    Por, pamja tërheqëse ka dhe anën e errët të saj. Një femër tërheqëse shpesh shihet si delikate, sipërfaqësore e pavendosur dhe e tërhequr nga jeta e lehtë. Përjashtim këtu bëjnë meshkujt, të cilët përgjithësisht shikohen si të vendosur, të aftë dhe aktivë. Studimet sugjerojnë se shpërblimet e pritshme shoqërore për pamjen e jashtme janë iluzore, veçanërisht për femrat. Kështu për shembull, bukuria mund të nxisë përshtypje më pak pozitive për femrat në situatat profesionale. Një besim një mbahet rëndom (megjithëse pa baza) është se femrat tërheqëse i kanë arritjet e tyre më shumë bazuar në pamje, se në aftësi. Nga ana tjetër, mendohet që ato të jenë shumë sociale, me mundësi më të mëdha zgjedhjeje, e sigurisht jo të vetmuara. E pra, studimet kanë treguar të kundërtën. Të bukurën njerëzit shpesh e paragjykojnë, e nënvleftësojnë si në rastin e “dhelprës dhe rrushtë”, dhe duke e parë si një mollë të ndaluar për standardet personale kanë frikë t’i afrohen vërtetë. Nga ana tjetër, beteja e vazhdueshme për të ndjekur idealin e të bukurës, tek vetë tërheqësit, çon në nivele të larta stresi dhe në ankth kronik. Dështimi në përmbushjen e këtij standardi çon në pakënaqësi, vetëvlerësim të ulët e dëshpërim tek ata, të cilët vetëvlerësimi bazohet edhe në tërheqjen fizike.

    Ndaj, të qenit tërheqës, jo domosdoshmërisht shoqërohet me nivel më të larta kënaqësie e mirëqenieje sikurse shpesh mendohet. Theksi që i vihet bukurisë ka pasoja sociale e psikologjike te njerëzit e veçanërisht te femrat si rezultat i kërkesës, e nevojës për të përmbushur standardet e vetes ashtu edhe ato të shoqërisë. Betejë me mullinjtë e erës! Mënyra si ne reagojmë ndaj asaj që konsiderojmë të bukur është e çuditshme shpeshherë. Është më shumë një çështje estetike, e akoma më shumë një përcaktim kulturor me një domethënie të fortë mirëqenie fizike që do të përcjellë gene të mira në gjeneratat pasuese.

    Ndaj është e rëndësishme që të analizojnë efektet që kanë përpjekjet për një pamje perfekte te jetët tona, të sfidojmë besimet e gabuara, e të rezistojmë ndaj përpjekjeve skllavëruese për një pamje iluzive ideale. Kështu do të mundemi të jemi më të aftë për ta jetuar botën në mënyrë më të çlirët. Çdokush mund të përcaktojë nivelin e paraqitjes së tij, e pikën në të cilën mund të arrijë për t’u dukur edhe më tërheqës. Një këndvështrim më i ndryshëm e personal i bukurisë dhe mosbindja ndaj ekstremeve të modës, do të na shpëtojnë nga probleme të tjera fizike e psikologjike të cilat i kemi vetë në dorë t’i anashkalojmë.

    Revista Jeta

    A jeni dakort me shprehjen që "Bukuria e njê personi ka anë pozitive dhe ne karakter"?!
    A mund te gjykojmë "pozitivitetin" te dikush thjesht sepse eshte terheqës dhe i/e bukur?!
    Sa rëndesi ka pamja e jashtme e një personi për ju?!
    A luan ajo personalisht në gjykimin tuaj?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 15-05-2009 më 12:01
    "Carpe Diem"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283
    Çdo here behem pishman si se regjistroj efektin e pershtypjes se pare, qe me vone me ane te krahasimit ta mase shkallen e zhgenjimit!!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Personalisht kam gjykuar te tjeret nga pamja e jashtme me nxitim dhe e kam mesuar ne kurrizin tim se kam gabuar rende.
    Duam apo nuk duam ne pamja ndikon ne gjykimin tone te pare por duhet te pakten te jemi aq te pjekur dhe te duruar sa te njohim nje person ne thellesi, sepse ndonjehere ajo qe shohim poshte lekures del qe eshte gjeja me e mrekullueshme qe kemi pare ndonjehere, nje bukuri qe ja kalon asaj te jashtmes.
    A ka lidhje bukuria me bukurine e karakterit? Aspak, madje ndonjehre ai/ajo i/e bukur del qe ka karakter shume te keq.

  4. #4
    i/regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    normal që pamja e jashtme... ësht pasqyrë e shpirtit katran apo t'mirë që ka njëriu

    jan raste të jashtëzakonshe kur syu gabon...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga notorious Lexo Postimin
    normal që pamja e jashtme... ësht pasqyrë e shpirtit katran apo t'mirë që ka njëriu

    jan raste të jashtëzakonshe kur syu gabon...
    une jam i mendimit se ADN=Shpirt, po varet gjithmone se si ti interpreton pamjen e jashtme. Jo e bukur jo domosdoshmerisht = e keqe.
    Ka njerez te bukur gjenetikisht, dmth gjenetikisht terheqes por qe kane shpirtin katran, ka dhe njerez te shemtuar gjenetiksht por qe kane shpirtin si engjell.
    Pamja e jashtme pasqyre e shpirtit, dakord, por duhet interpretuar drejt. Shuma e tipareve te bukura ose jo ne teresine e tyre japin imazhin e shpirtit qe ndodhet nen to.

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    E dini pse tek çdo femër në fillim vlerësohet bukuria (pamja e jashtme) mandej mençuria (pamja e brendshme)? Sepse, shpejtësia e dritës është më e shpejtë se shpejtësia e zërit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Davius Lexo Postimin
    E dini pse tek çdo femër në fillim vlerësohet bukuria (pamja e jashtme) mandej mençuria (pamja e brendshme)? Sepse, shpejtësia e dritës është më e shpejtë se shpejtësia e zërit.
    e bukur kjo .

    Dhe shpejtesia e zerit eshte me e madhe se shpejtesia e te kuptuarit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 26-04-2008 më 09:48

  8. #8
    i/regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    xfile... pamja e jashtme lal, ësht vendimtare

    prima o poi... gjoja e shëmtut e tregon veten, dhe aftësitë e kqija që zoti i ka lon si trashëgim.

  9. #9
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin

    Ka njerez te bukur gjenetikisht, dmth gjenetikisht terheqes por qe kane shpirtin katran, ka dhe njerez te shemtuar gjenetiksht por qe kane shpirtin si engjell.
    Kjo eshte e drejte ne te dy rastet...

    Ka njerez gjenetikisht te shemtuar me shpirtin katran dhe ka njerez gjenetikisht te bukur me shpirt te bardhe!
    Nuk jam dakort qe vetem "te shemtuarit" na paskan shpirtin me te mire!
    "Carpe Diem"

  10. #10
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Ka njerez te bukur gjenetikisht, dmth gjenetikisht terheqes por qe kane shpirtin katran, ka dhe njerez te shemtuar gjenetiksht por qe kane shpirtin si engjell.
    .
    Por le te themi qe po mundohemi te gjejme mesin e arte: dhe pamje, dhe mendje

    Vallai mo xfiles, te te vije turp te te shohe kush ne rruge perkrah me te dashurin(edhepse mund te jete zheni) eshte barre qe s'durohet. Pastaj terheqja fizike ndihmon ciftin dhe ne planin intim.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Ministria e jashtme greke Bakojani viziton Prishtinën
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 08:46
  3. Niveli i Diplomacise Shqiptare
    Nga erzeni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 16-06-2004, 03:48
  4. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. Çka duhet të ketë bërë nji person që të quhet TRADHËTAR
    Nga dilaver në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-07-2003, 12:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •