Profesioni i lypësarit në Slloveni është më përfitues që sjellë shumë të mëdha parash brenda një dite.
Në Slloveni për çdo ditë arrijnë në mënyrë të organizuar me autobusë lypsarë nga shtetet e reja të BE-së, Bullgarisë dhe Rumanisë, të cilët në ditë përfitojnë nga 300 euro. Alarmi për këtë është dhënë nga lideri i ultranacionalistëve slloven, Zmago Jelinçiç, i cili ka kërkuar që Qeveria të ndërmarrë masa urgjente për parandalimin e këtij krimi të organizuar që sjellë në ditë nga 10 mijë euro, para që nuk kontrollohen nga shteti.
“Në Slloveni për çdo ditë vijnë lypës, ndërsa autoritetet dhe policia jonë asgjë nuk ndërmerrë”, thekson Jelinçiç.
Ai kërkon që të ndërpritet kjo dukuri në Lubjanë dhe të shpallen dënime të mëdha për personat e përfshirë.
Sipas ligjit për rendin publik dhe qetësinë, parashikohen dënime prej 62 euro për lypësit që veprojnë në mënyrë të nënçmuar dhe të imponuar. Këto dënime në disa raste janë shqiptuar për romët në Slloveni.
Kryetari i Lubljanës, Zoran Jankoviç vlerëson se problemi i lypësave duhet të zgjidhet në mënyrë tjetër, nëpërmjet ndihmave sociale, punësimeve dhe shpërndarjes së ushqimeve. Ai deklaroi se deklaratat e ultranacionalistëve janë populiste që të gjithë lypsit të pastrohen nga kryeqytetit slloven.
Iliria News Agency
Krijoni Kontakt