Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 50
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2004
    Postime
    298
    ...me thene te drejten me duket sikur nuk kam te drejte te diskutoj ne kete teme sepse nuk jam banore i tiranes prej shume vitesh..mbaj mend ..ishte mesi i 96-tes.. tek sheshi para teatrit te kukullave ka qene nje kioske ku shiteshin hamburger me mish shejtoni, aty afer ne trotuar ishte nje laborator fotografik teneqeje dhe nje tjeter klub i vogel me kater tavolina ku shitej birre dhe sallom me djathe , edhe ai prej teneqeje . Mbasi dorezonim filmin tek laboratori i fusnim disa birra aty ne trotuare dhe shkonim tek lulishtja para teatrit te kukullave dhe mbrapa kioskes se hamburgerve , e cila kjo vete ishte ne mes te lulishtes, aty ne mes te dites dhe ne mes te kallaballikut, une se bashku me te tjeret ja fusnim sh.urres. Ne se ishte pak erresire , nje tjeter do te ishte duke dh.jere..aty ne mes te lulishtes ne mes te tirones.

    Kjo ishte tirona qe une lashe ne maj te 1996..kryebashkiak nuk e dij kush ka qene ..por ne drejtim te shtetit ne njifnim Sali berishen..nga amerika ku perfundova mesova per kallashnikovet e 1997.. dhe situaten ne shqiperi qe perfundoi ne...mjere kush eshte atje..

    Nuk duhen harruar keto..nuk e shtroj problemin se kush e ka fajin per ate situate, jo.

    Problemi eshte qe: nuk duhet qe Sali Berisha , mbasi shiti nafte dhe arme tek milloshefiqi dhe e ktheu shqiperine dhe tironen ne nje nevojtore publike dhe qe nuk din te diskutoje ne parlament , por vetem te shaje, te perfitoje nga kjo lloj opozite e bute qe po i behet.
    Na duket sikur ka nje shekull qe ka ndodhur historia per te thyer dyert e kryeministrise me arkivolin e te nderuarit Azem Hajdari. Cnjerezorja e Sali Berishes nuk ka kufi.

    tani tek Edi, me dhemb koka kur e kujtoj dhe kur mendoj qe nje batakci si ai , dikur me l.oqe perjashta te jete kryeminister. Por kur kujtoj tironen si e lashe , kur lexoj gazetat se si eshte bere tani dhe kur mendoj Sali Bishen, them i bindur qe Edi Rama eshte mundesia me e mire per ta zhvilluar Shqiperine .

    Gjithsesi keto jane mendimet e mija personale ...dhe ne mbeshtetje te ketij artikullu te gazetes:

    Shqipėria si Tirana
    » Vendosur: 21/07/2008 - 06:53
    • Fatos Ēoēoli

    Padyshim kjo do tė jetė fraza e zgjedhjeve tė vitit tė ardhshėm. Drita nė fund tė tunelit, ganxha pėr tė mos i lėnė tė rinjtė tanė tė marrin arratinė jashtė shtetit, shpresa pėr njė jetė mė tė mirė. Po ēka Tirana diēka kaq tė veēantė qė tė 27 mijė e nėntėqind e ca kilometrat e tjerė tė vendit duhet ta kenė? Ka metamorfozėn e saj nė nėntė vitet e fundit. Ka largimin e “rrudhave” tė njė drejtimi kaotik, ka ndryshimin e fytyrės qė asnjė bisturi kirurgu plastik nuk do tė ishte e aftė ta realizonte. Ka rrugėt kryesore tė shtruara dhe tė gjera, pallatet plot ngjyra, rrugėt dytėsore nė shumicėn e tyre tė rregulluara, sipėrfaqet e dhjetėfishuara tė gjelbėrimit, njė rrjet tė rimėkėmbur dhe modern tė ēerdheve dhe kopshteve publike. Sigurisht qė ende ka njė qerre me halle(e kush kryeqytet modern nė botė nuk ka probleme?!). Por ama nuk ka xhunglėn e kioskave tė dikurshme, pirgjet e plehrave qė i zinin frymėn qytetarėve tė saj, radhėn e gjatė tė hallexhinjve pranė punonjėsve tė bashkisė qė luanin letrash nėpėr kompjuterė. Tirana nuk ėshtė vetėm zemra e vendit, pulsi i jetės dhe zhvillimit tė tij. Tirana ėshtė sot mė shumė se kurrė koha pėr ndryshim. Pse ajo pėrbėn njėkohėsisht edhe pasqyrėn e ndryshimit. Formėn e shpresės, strukturėn e perspektivės. Provėn e prekshme dhe tė dukshme se ndryshimi ndodh vėrtet dhe nuk ėshtė virtual, prodhim mega premtimesh. Kryeqyteti dhe metamorfoza e tij sot nuk pėrmblidhen dot, as nuk errėsohen nga ndonjė batutė politikanėsh. Asnjė shprehje nė dukje e gjetur nuk mund tė fikė ndriēimin e shpresės qė rrezaton Tirana. Ajo nuk pėrmbledh vetėm palcėn e kapitalit dhe investimeve, nuk shpalos vetėm tregun mė madhor tė vendit pėr konsum. Kryeqyteti pėrbėn sot magnetin pėr trurin e lodhur shqiptar, arenėn ku mund tė provojė forcėn dhe potencialin e saj gruaja intelektuale shqiptare, ku dėgjohet mendimi i veteranit dhe ku hapen fronte pune e sfidash pėr tė rinjtė qė studiojnė. Ndoshta mė shumė se vetė kryeqytetasit qė me ndryshimin jetojnė pėrditė, kėtė e ndjejnė dhe e shohin qindra mijėra shqiptarėt e tjerė, qė vizitojnė Tiranėn dhe do tė donin qė dhe vendlindjet e tyre t’i ngjanin asaj. Edhe mė tepėr e kuptojnė kėtė tė huajt, kur shprehen se Tirana dhe pjesa tjetėr e vendit ndryshojnė si nata me ditėn, se “Tirana ėshtė njė botė tjetėr”. Por kush e bėri kėtė botė tjetėr? Mos ndodhi ndonjė mrekulli si ajo e Mexhugorjes nė Bosnjė? Mos zbriti nė Tokė vetė Zoti dhe daltoi kryeqytetin qė sė bashku me Meksikon u radhit i pari nė planet nė vitin 2004 pėr nga forca e ndryshimit. Nuk ndodhi asgjė e tillė. Tirana thjesht nė kėta nėntė vjet ka njė kryebashkiak qė bėn ndryshimin. Jo qė thjesht vetėm e premton atė dhe pastaj sheh punėt e veta, tė farefisit dhe miqve. Qė premton largimin e pirgjeve tė plehrave pėr 100 ditė dhe e bėn. Qė premton mė shumė parqe dhe ambiente pėr pleq e fėmijė dhe i bėn. Qė premton mbrojtjen e shkollave dhe e bėn. Qė premton rrugėt dytėsore(shinat e jetės sė njė qyteti modern) dhe i bėn. Tani kėtij njeriu nuk i mjafton Tirana. Kėrkon tė shndėrrojė nė “Tiranė” gjithė Shqipėrinė. A thua ėshtė i vetėm nė ėndrrėn e tij tė re? Kurrsesi jo! Tė 800 mijė qytetarėt e Tiranės nuk e kanė braktisur kurrė. As edhe kanė ndėrmend ta bėjnė nė tė ardhmen. Pse ai u solli ndryshimin dhe shpresėn. Tani shpresė tek ai ka e gjithė Shqipėria. Kanė tė 182 qytetet dhe fshatrat qė vizitoi dhe dhjetėra mijėra njerėzit me tė cilėt foli nė tė 38 mijė kilometrat qė pėrshkoi nė dialogun me Shqipėrinė. E quajnė Edi Rama. E njohin tė gjithė. Ai nuk ka nevojė tė flasė pėr veten. As pėr atė qė ka bėrė. Flet Tirana pėr tė. Me njė tė folur tė vėshtirė pėr tė mos u kuptuar. Tirana nuk flet vetėm me ngjyrat qė larguan pėrfundimisht mjerimin e njė regjimi qė ajo e vuajti pėr gjysmė shekulli si gjithė Shqipėria. Ajo po ashtu nuk flet vetėm me qindra kilometra katrore asfalt, apo me dhjetėra mijėra metra katrorė gjelbėrim. Tirana flet me gjuhėn e shpresės, tė ndryshimit, tė sė ardhmes. Me gjuhėn e kantierit tė punės. Dhe e gjithė Shqipėria kėrkon ta mėsojė kėtė gjuhė, tė flasė me kėtė gjuhė. Tė largojė qindra mijėra hektarėt e tokės djerrė, betonimin e bregdetit, tė bėjė qė 25 mijė tė rinj tė mos e braktisin ēdo vit vendin. Tirana nuk lufton me mullinjtė e erės, tė quajtur korrupsion apo konflikt interesash. Tirana thjesht punon. Dhe Shqipėria kėrkon tė punojė, qė tė bėhet si Tirana.

  2. #32
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ne tirane jan vetem valentino leskajt e bracet ne vigjilence te ruajtjes se miliardave..
    a ka nevoje per uje sorrrollopi i val leskos.. miliarderes nga p semes qe ka disa grataciela ne pronesi te kelishve te saje kanibalo mafioze.. mu tek ekspozita.. pra ne bashin e tiranes..duka armando.. psh vjet ne kete kohe..sipas gazetes bollino -mallteze.. nuk ish me bidon ne dore duke kerkuar uje..neper kanale.. jo mo jo.. i kish hipur pamporrit luksoz.. qe shetiste dukajt me gjith shpurre neper pllazho parajsat e botes der ne akapulko
    Ajo qe kam nenvizuar eshte e sakte. Po ki Erion Braēja sikur s'ka ndonje pasuri te nivelit te Valentines e company. Di gje ti Brar, te ka ardhur ndonje gje ne vesh?!

    O Brar djali te rafte nje presje. Si nuk mu lodhe duke shkruajtur mbi keta njerez.
    Ajo qe ne shqiptaret nuk kuptojne eshte se te gjithe ata/ato politikane, te majte apo te djathte keto 18 vjet, kane teatruar me njeri tjetrin ne dem te shqiptareve
    Pseudopolitika qe ata kane ngritur gjithe keto vite eshte ne interes tyrin e jo tonin, o Brar djali.
    Kjo gje tashme eshte mjaft e qarte jo vetem per shqiptaret brenda vendit por edhe per ata jashte vendit.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  3. #33
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga J@mes_Douglas Lexo Postimin
    Ajo qe kam nenvizuar eshte e sakte. Po ki Erion Braēja sikur s'ka ndonje pasuri te nivelit te Valentines e company. Di gje ti Brar, te ka ardhur ndonje gje ne vesh?!

    O Brar djali te rafte nje presje. Si nuk mu lodhe duke shkruajtur mbi keta njerez.
    Ajo qe ne shqiptaret nuk kuptojne eshte se te gjithe ata/ato politikane, te majte apo te djathte keto 18 vjet, kane teatruar me njeri tjetrin ne dem te shqiptareve
    Pseudopolitika qe ata kane ngritur gjithe keto vite eshte ne interes tyrin e jo tonin, o Brar djali.
    Kjo gje tashme eshte mjaft e qarte jo vetem per shqiptaret brenda vendit por edhe per ata jashte vendit.
    nuku lodhet brarisha, sepse ...

    eshte instrumental ne ruajtjen e ekuilibreve te zgjatimit nomenklaturisto-sigurims me ane te sal, tos, edver ...

    eshte orkestrant ne banden mafioze te tos, sal e rrugaēe te tjere punista ...

    eshte altoparlant i kuzhines se qelbur te institutit te nexhit ... ne kushtet e reja ...

    ben sikur mbron salen per hajvanlleqet ... nuk ka opcion tjeter ... deri sa te gjeje nje tjeter kukull qe drogohet si puna e sales ...

    nuk i vjen mire qe saliu po e ben argit, shkelzen e familje lordesh te mafiozllekut ...

    i kane rene te gjitha "koracat" punisto-nomenklaturiste, edhe patkonjt sigurimse ...

    lodra me opozita, sharje e kaniballeqe te sojit te tij po dalin jashte kontrolli ...

    eshte shqetesuar ramo e nexhi per paudhesite e sal-tosit ... nuk po arrijne te aktrojne ashtu si i ka mesuar partia ...

  4. #34
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Me duket Edit do t'i cojne nje DHL, cerre cellullari, apo pellumb tjeter ....

    Liqeni Artificial do tė zhytet nė beton

    (Nga Tema)

    Sė shpejti edhe Liqeni Artificial, e vetmja mushkėri e ngelur e kryeqytetit, duket se do tė mbushet me beton e me qiellgėrvishtės. Njė projekt pėr zhvillimin e kėsaj zone duket se do e bėjė sė miri njė gjė tė tillė. Nuk ėshtė e lehtė tė vesh re, edhe pse jo me syrin e njė eksperti, qė kjo zonė do i nėnshtrohet njė zhvillimi urban tė rėndė.

    Dje ėshtė shpallur fituesja e projekt-idesė pėr zhvillimin urban tė zonės prioritare tė zhvillimit, pranė digės sė Liqenit Artificial qė ėshtė fituar nga studioja holandeze MVRDV. Kjo zonė shtrihet nė pjesėn jugore tė Tiranės, nė veri te Liqenit Artificial dhe pėrfshin gjithashtu zonėn e Kopshtit Botanik, klubin “Dinamo”, kompleksin e Pishinave, bregun e Liqenit, si dhe njė pjesė tė Parkut tė Madh tė Liqenit.

    Vendimi ėshtė marrė nė mėnyrė unanime nga juria e konkursit ndėrkombėtar.

    Rama ka nxituar tė theksojė se asgjė nė kėtė drejtim nuk ėshtė pėrfundimtare. “Dua tė theksoj edhe njėherė qė ky konkurs synon gjetjen e idesė mė tė mirė, e cila sigurisht do tė zhvillohet mė tutje, sepse bėhet fjalė pėr njė moment strategjik pėr zhvillimin e kryeqytetit; bėhet fjalė pėr njė pikė strategjike pėr pamjen e kryeqytetit tė shekullit tė XX1; bėhet fjalė pėr njė ndėrmarrje tė kombinuar mes tė gjithė faktorėve dhe aktorėve pėr t’i dhėnė mundėsi idesė mė tė mirė qė tė kthehet nė njė projekt tė mirėfilltė urbanistik dhe nė njė zhvillim tė mirėfilltė urban. Nė kėtė sens, do tė doja tė kuptohej shumė mirė nga gjithė publiku qė zgjedhja e bėrė sot nuk ėshtė pamja pėrfundimtare e projektit qė do tė realizohet nesėr, por ėshtė bėrthama dhe ideja fituese, ideja mė intriguese, ideja mė largpamėse pėr tė pasur nesėr njė zhvillim tė integruar dhe njė ekuilibėr mes zhvillimit dhe mbrojtjes sė natyrės, mes asaj qė do tė ndėrtohet nė atė zonė dhe harmonizimit tė saj, qoftė me liqenin, qoftė edhe me njollėn e gjelbėr qė do tė lindė po aty.

    Nė kėtė sens, nė mėnyrė unanime, juria pa idenė me potencialin mė tė madh tė zhvillimit, idenė e prezantuar nga studio MVRDV dhe Winy Maas qė do tė jetė ideja mbi tė cilėn do tė zhvillohet ky projekt nesėr. Ėshtė e nevojshme tė theksohet se projektet u vlerėsuan vėrtet maksimalisht dhe tė gjitha sillnin njė ambicie tė jashtėzakonshme pėr Tiranėn e sė nesėrmes, por ajo qė ne preferuam ishte qė tė qėndronim te njė ide, te njė bėrthamė, te njė program, i cili do tė duhet tė zhvillohet nė vijim, duke pasur parasysh harmonizimin sa mė tė mirė tė interesit publik me atė privat dhe njėkohėsisht tė zhvillimit tė natyrshėm urban me natyrėn rreth e rrotull, e cila duhet tė marrė atė dimension, qė t’i japė mundėsinė kėsaj zone pėr tė qenė njė qendėr e re e Tiranės, njė pikė e re referimi pėr tė rejat, pėr tė rinjtė, familjarėt, mundėsinė pėr tė qenė jo thjesht njė vend, ku do tė ketė zyra, ku do tė ketė gjithēka tjetėr pėr shėrbimet, do tė ketė banka, do tė ketė rezidenca”, - tha Rama.



    PS: Keshtu fshatce do t'i thone: O krietar, po me liqenin c'pate?

  5. #35
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    PPS: Me ato shkurret mos t'ju prishet mendja, do jene vende parkimi.

  6. #36

    Qender e Re per Tiranen prane Parkut te Liqenit Artificial

    Liqeni, nje qyteze brenda qytetit

    E Premte, 01 Gusht 2008

    Dore holandeze per rimekembjen e Parkut te Liqenit Artificial. Studioja MRVD, me arkitektin Einny Mass ne krye, do te mund ta shnderrojne kete zone ne mjaft te frekuentuar dhe te kendshme. Thelbi i shnderrimit nuk do te jete vetem krijimi i nje plazhi, por edhe i qendrave tregtare, zyrave, bankave etj. Studioja fituese eshte perzgjedhur unanimisht nga anetaret e komisionit, te cilet e kane pare me te zbatueshem projektin e studios MRVD se te asnje studioje tjeter.

    Shnderrimi

    Zona qe do t'i nenshtrohet shnderrimit shtrihet ne pjesen jugore te Tiranes, ne veri te Liqenit Artificial dhe perfshin gjithashtu zonen e Kopshtit Botanik, klubin "Dinamo", kompleksin e Pishinave, bregun e Liqenit, si dhe nje pjese te Parkut te Madh te Liqenit. Ne menyre unanime, Juria e Konkursit Nderkombetar, e perbere nga arkitekte dhe urbaniste te njohur ne lemin e arkitektures dhe urbanistikes, vleresoi si idene me potencial me te madh te zhvillimit urban, prezantimin e studios MVRDV, perfaqesuar nga arkitekti i njohur Einy Maas dhe qe do te jete ideja mbi te cilen do te zhvillohet ky projekt ne te ardhmen. Synimi i studios fituese nga Holanda MRVD eshte te krijoje nje qyteze brenda Tiranes. Ne afersi te diges propozohet ngritja e disa ndertesave jo me te larta se pese kate. Ato mund te sherbejne si zyra, lokale apo banka. Fituesit e tjetersimit te kodrave te liqenit do te ndajne qarte zonat e gjelbra nga ato rezidenciale. Ne bashkepunim me sektorin privat, bregu i liqenit mund te jete nje alternative per ta shnderruar ne nje ambient me cadra plazhi, lokale dhe restorante. I konceptuar si nje pike takimi ne natyre pamja qe ofron projekti fitues nuk eshte perfundimtar, pasi do te jete i hapur per propozime te reja nga sektori privat dhe publik.

    Vleresimi

    Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, theksoi se ky konkurs synon gjetjen e idese me te mire e cila sigurisht do te zhvillohet me tutje, sepse behet fjale per nje moment strategjik per zhvillimin e kryeqytetit. Ai sqaroi se zgjedhja e bere nuk eshte pamja perfundimtare e projektit qe do te realizohet neser, por eshte berthama dhe ideja fituese, pasi do te priten edhe propozime te tjera. Ai tha se shnderrimi do te beje qe zona e Parkut te Liqenit do te jete nje qender e re e Tiranes pra, nje pike e re referimi per te rejat, per te rinjte, familjaret. Pervec kesaj, ai do te jete jo thjesht nje vend ku do te kete zyra, ku do te kete gjithcka tjeter per sherbimet, si banka, rezidenca, etj. Ketyre ndryshimeve do t'u nenshtrohet Zona "C" prane Diges se Liqenit. Ajo shtrihet ne pjesen jugore te Tiranes, ne veri te "Liqenit Artificial" dhe perfshin gjithashtu zonen e kopshtit botanik, "Klubin Dinamo", "Kompleksin e pishinave", "Bregun e Liqenit" si dhe nje pjese te Parkut te Madh te Liqenit. Lidhur me punen pergatitore per Planin e Ri. Studioja fituese MVRDV eshte themeluar ne Roterdam ne 1991. Ajo prodhon projekte dhe studime ne fushen e arkitektures, urbanizmit dhe projektimit te peizazheve. Nder projektet e tij te realizuara permendim: Pavilonin Hollandez per Expo2000 ne Hanover, Gjermani, Park Biznesi Flight Forum ne Eindhoven, dy objekte ne Borneo Sporenburg ne Amsterdam dhe instalacioni futuristik Metacity Datatoen. Aktualisht Einny Maas eshte duke punuar mbi projektin e Universitetit ne Nijmegen, duke projektuar objekte te permasave te medha ne Amsterdam dhe Hage.

    Zona te Tiranes si Parku i Liqenit, jane zona kyce po t'i referohemi rolit te tyre udheheqes ne zhvillimet e ardhshme urbane te kryeqytetit. Nje gje e tille eshte percaktuar nga Bashkia e Tiranes ne bashkepunim me studion Urba-Plan, te cilat kane arritur ka arritur ne percaktimin e disa zonave te qytetit te cilat permbajne potencial zhvillimi dhe ndihmojne strukturen e qytetit.

    Pas Liqenit, radhen e ka "Nene Tereza"

    Nje projekt tjeter ambicion qe pritet te ndryshoje faqen e kryeqytetit eshte shnderrimi i sheshit "Nene Tereza", prane Korpusit te Universitetit. Keshtu, Sheshi "Nene Tereza" pritet qe te kthehet ne nje nder vendet me te bukura dhe clodhese per te gjithe qytetaret e Tiranes. Projekti per shnderrimin e tij synon kthimin e sheshit para korpusit qendror ne nje vend larg zhurmes dhe ndotjes. Rigjallerimi i ketij sheshi te amortizuar tashme do te pershije te gjithe elementet qe nga pllakat, te shatervani jofunksional, etj. Shnderrimi do te behet pas perzgjedhjes se firmes fituese me ane te nje konkursi nderkombetar. Paraprakisht, propozimet per kete shesh kane qene qe te kthehet ne nje vend per kembesoret. "Kjo zone eshte me teper per trafik rrugor. Sugjerojme qe kete hapesire t'ua kthejme njerezve, ndersa kesaj pjese t'i kthejme identitetin e nje "Campus"-i Universitar", jane shprehur disa arkitekte holandeze para disa kohesh, teksa kane parashtruar propozimet e tyre per rigjallerimin e sheshit "Nene Tereza". Gjithashtu, ata kane sugjeruar qe ne kete zone te mos behen ndertime me te larta se 7 kate. Gjithashtu, ata nuk e kane perjashtuar idene qe te ndertohen parkime ne sheshin perpara Korpusit te Universitetit. Ndersa per sheshin te stadiumi "Qemal Stafa", ekspertet kane deklaruar se hotel "Sheraton" e ka prishur simetrine e sheshit te te gjithe Korpusit Universitar. Megjithate, si zgjidhje eshte sugjeruar ngritja e nje ndertese te re te trete te larte, si nje forme balancimi.

    Keshilli i Rregullimit te Territorit vendosi ne qershor te ketij viti nisjen e procedurave per shnderrimet e lartpermendura. Keshtu, shume shpejt pritet qe studiot nderkombetare te paraqesin projektet e tyre dhe pas konkursit te shpallet forma fituese arkitektonike.



    Gazeta Koha Jone


    Kush eshte MVRDV?

    http://www.mvrdv.nl/_v2/


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 01-08-2008 mė 16:50

  7. #37
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Me ne fund ndodhi ajo qe te gjithe prisnin, kopshti botanik me ne fund do te prishet. E kishim teper, na kishte zene syte tere ai kopesht me tere ato peme!

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nje agresion tjeter i mafies kunder fijeve te fundit te barit..ne tirane.. eshte kjo e ashtuquajtur rregullim i zones se liqenit..

    dhe kulmi..thote edvinua..do jete terheqse per te rinjte.. e terrci verci..

    cduan bankat te liqeni..

    cdo te thote banka te liqeni..

    do te thote qe cdo minute.. te fershellejne andej mercedesat e bankierve.. te biznesmeneve..te nepunsave.. etjetj.. a thua s'mjaftojne mercedeset e qaflesheve qe shkojne me hurva te njoma.. keto vite te qelbura.. ku liqeni eshte bere cerdhe e bordelove te mafies..
    a thua smjaftojne qindra grataciela qe jan bere andej e qe banohen nga mijra e mijra lloj lloj sojrrollopesh ..

    liqeni duhet lene sic ka qene ather kur u be..
    pyjet shkurret e bari duhen lene sic kan qene kur u be..
    cdo tulle qe vihet andej.. me cdo justifikim e mashtrim qe ngulet.. eshte vrasje e barit e gjethes e ajrit..

    thosh nje dite.. ish miku i edvinit e miku i vazhdushem i nanos.. ki cuni i beses e i zhej perkthyesit.. si e ka.. qe isj drejtor tv-je ca kohe.. se un tha skam ku te vete me femijet e mij ne tirane tha.. se ska nje park e nje kend lojnash..

    po u kujtua vone zheji ..
    e ka pas mundesine ta thote kete si tiranas i lindur aty qe me 1992-ne kur filluan mafiet e ndertimit..
    po nuk foli se.. nuk e prishte me mafien..
    tani qe ka konfuzion ne mafie e thone..

    ajo qe shoh ne foton lart o dydrins eshte nje cmenduri arkitekture..
    tirana ka nevoje per zbrazje .. vetem per zbrazje..

    pra me shum se gjysma e banoreve duhet ta lene tiranen..
    shum institucione duhet ta lene tiranen..
    shum firma duhet te ikin nga tirana..
    shum fakultete duhet te cvendosen nga tirana..

    tirana duhet te jete aq sa ish ne 1950-ten..

    vetem aq ajo e kish aq gjelberim sa te ushqente me oksigjen.. ato banor qe ishin..
    gjithcka qe eshte bere me vone..ka zvogeluar oksigjenin per fryme te tiranes..
    post 90-ta ishte vdekje e tiranes..

    po nejse.. ashtu u pelqen..

    ne bahcen e gjyshit do benj grataciele.. mendon tiransi..
    toka e gjyshit.. firma e labit enverist.. e fitojme te dy palet..


    kjo eshte filozofija qe krijoi .. tiranen kanceroze tashme te pasherushme..

    nga gjith c'lexoj ne media..vetem brari e di se cduhet bere..si ne tiran si ne qytete tjera e fshatra.. ne male e fusha..ne breg det e liqene lumenj e lugina.. e laguna..

    me vjen keq qe jam i vetem..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 01-08-2008 mė 18:22

  9. #39
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Tirana ka nje dendesi banoresh qe kahasohet me lagjet e Kines e Mumbay....Edhe pak dhe ajri do te rrallohet e do te behet me leke!

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Eh, Celentano kendonte ktu e 40 vjet me pare kunder ajrit te cimentos (Djaloshi i rruges Gluk), ne sot e kesaj dite i jemi turrur cdo cm2 bar e gjelberim. Ajo piktura kubiste me siper me ngjajti shume e percudnuar, nuk e di cdo dale ne te vertete, por e pashprese me duket. Qofshim te gabuar!

    Tirana ka nevoje te zgjerohet e urbanizohet drejt periferive mor zoterinj te pushtetit lokal e qendror, se kshu sic eshte po mban me teper se cerekun e popullsise se Shqiperise pak a shume ne te njejten siperfaqe qe e gjeti viti '90. Pluhuri i ndertimeve dhe "jashteqitjet" e makinave shtohen, kurse mushkerite e gjelberta jane zvogeluar ne kulm. S'eshte cudi e madhe qe qytetari i pari i Tiranes e shef te udhes te banoje ne Peze.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •