KĖRKESĖ
Tė ndėrpriten tė gjitha bisedimet pėr integrimin e Maqedonisė nė institucionet euro-atlantike
Adresuar:
• Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės (Pėrmes Ambasadės nė Shkup)
• Shteteve te Bashkimit Evropian (Pėrmes pėrfaqėsive diplomatike nė Shkup)
• Deputetėve tė Parlamentit Evropian
• Komisionit Evropian
• Kėshillit tė Evropės
• Kėshillit tė NATO-s
• Kryetarėve, Kryeministrave, Ministrave tė Punėve tė Jashtme dhe Ministrave tė Mbrojtjes tė shteteve anėtare tė NATO-s ( pėrmes pėrfaqėsuesve tė tyre permanent)
• OSBE-sė (Pėrmes Misionit tė OSBE-sė nė Shkup)
• Mediave ndėrkombėtare
• Mediave tė Maqedonisė
Tė nderuara Zonja,
Tė nderuar Zotėri,
Autoritetet shtetėrore tė Maqedonisė kanė aplikuar nė vazhdimėsi tė gjitha format e diskriminimit dhe dhunės ndaj shqiptarėve etnik. Dhuna morri pėrmasa dramatike gjatė muajit tetor pėr tė arritur kulminacionin nė fillim tė muajit nėntor tė vitit 2007.
Ju rikujtojmė se mė 7 nėntor 2007, nėn arsyetimin e ndjekjes sė « tė arratisurve nga burgu i Dubravės», qytetarėt e Malėsisė sė Tetovės u pėrballėn me njė sulm luftarak tė aparateve represive shtetėrore. Si pasojė e kėtij agresion policoro-ushtarak nė fshatin Brodec u vranė dhe u ekzekutuan 6 persona ndėrsa 13 civilė tė tjerė u paraburgosėn.
Me qėllim qė tė mbuloheshin krimet dhe tė dėshmohej « ekzistenca e njė komploti tė madh antishtetėror» auroritetet e hetuesisė ushtruan njė dhunė tė paparė ndaj civilėve tė paraburgosur. Qėllimi i kėsaj dhune shtazarake ishte nė funkcion tė detyrimit tė pranimit tė veprave penale qė nuk i kishin bėrė dhe qė ishin tė sajuara nga politika e koalicionit tė kaluar qeveritar VMRO-PDSH.
Hapja, seancat dhe pėrfundimi i Procesit tė Montuar kundėr civilėve tė pafajshėm tė Brodecit dėshmon pėr frymėn antishqiptare qė mbretėron nė institucionet shtetėrore tė Maqedonisė.Kjo frymė ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me objektivėn e kamotshme pėr njė Europė tė lirė, tė bashkuar dhe tė sigurtė ku sundon paqa, demokracia dhe vlerat e pėrbashkėta. Kjo frymė ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me ambicjet pėr tė aderuar nė institucionet euro-atlantike.
Deviza e njohur se “mė mirė 100 fajtorė nė liri se njė i pafajshėm nė burg” dėshmon se pėr demokracitė perėndimore jeta e njeriut dhe drejtėsia janė vlerat mė tė ēmuara. Dėnimi i civilėve tė pafajshėm shqiptar dėshmon se pėr bartėsit e institucioneve shtetėrore tė Maqedonisė vlen e kundėrta : « Mė mirė 100 shqiptarė tė pafajshėm nė burg se njė i dyshuar nė liri ! »
Pa njė distancim tė qartė nga politika antishqiptare e koalicioneve tė njėpasnjėshme qeveritare nė Shkup dhe pa njė intervenim energjik tė demokracive perėndimore pėr t’i thėnė ndal dhunės dhe diskriminimit tė shqiptarėve nė Maqedoni, autoritetet shtetėrore tė Maqedonisė do tė inkurajohen nė vazhdimin e destabilizimit tė vendit me rrezik pėr tė destabilizuar tėrė Ballkanin.
Ajo qė sot ėshtė urgjente dhe qė kėrkohet nga demokratėt e mirfilltė pėr hirė tė drejtėsisė, paqes dhe stabilitetit qėndron nė pėrdorimin e tė gjitha formave tė presionit pėr lirimin e menjėhershėm tė gjithė civilėve tė pafajshėm tė Brodecit ; pėr krijimin e njė komisioni neutral qė do tė hetonte lidhur me tragjedinė e Brodecit dhe sjelljen para drjetėsisė tė fajtorėve tė implikuar nė kėtė tragjedi, si dhe rishikimin e tė gjitha proceseve tė montuara politikisht dhe tė motivuara nga urrejtja etnike kundėr shqiptarėve.
Pėr kėtė arsye Bashkimi Demokratik Shqiptar kėrkon nga Kėshilli i NATO-s dhe institucionet e Unionit Evropian qė tė ndėrprejnė tė gjitha bisedimet pėr integrimin e Maqedonisė nė kėto institucione dhe vazhdimin e bisedimeve ta kushtėzojė me plotėsimin real tė funksionimit mbi normat dhe standardet euro-atlantike.
ANEKS:
- Raporti pėr diskriminimin e shqiptarėve nė institucionet shtetėrore dhe ndėrmarrjet publike; (
http://www.bdsh.net/bdsh/lajme/pdf/r...qiptareve.html)
- Raporti shtesė pėr vazhdimin e degradimit tė pozitės sė shqiptarėve nė punėsim;
- Degradimi i tė drejtave tė pėrdorimit tė simboleve kombėtare nga Gjykata Kushtetuese;
http://www.bdsh.net/bdsh/komunikata_..._shqiptar.html
- Raport pėr dhunėn dhe terrorin fizik nė Tanushė, Vaksincė, Shkup, Odėr.
ANEKS :
- Dėshmitė e dhunės nė Brodec (Video)
- Fotot e personave tė torturuar nė paraburgim
- Fotot e personave tė masakruar
Tetovė, 14 korrik 2008
Bashkimi Demokratik Shqiptar
Kryetar, Bardhyl Mahmuti
Krijoni Kontakt