Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Ok............ke folur si Bariu Bareshes ....
    O bari o hojaaaaaaaa
    ske kuptu asgje ose aq je idhru qe edhe miqt tu kan ba ujq.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dorontina : 11-07-2008 mė 19:57
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  2. #22
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    cilen liri thote josiv vetja.. ose dujsivi.. u ka dhene saliu ushtarakve..

    nuk e dike ti josif c'liri ka dhene saliu..

    sa gjynaf qenke mo qe sditkerke gje..

    ate mo lirin qe gezon ti dit e nate.. nuk e ke nga enveri po nga saliu.. po smund ta kuptosh se ske karakter..

    po le te sqaroj ca te tjere une me dhe mbi lirine.. se ndoshta kan fatin e keq te jene kelish hipokritesh qe kan duart me gjak..

    ne qarkoren e fundit apo leter-porosi.. apo urdherese urgjente.. apo kujtese.. qe ramizi u dergonte zagareve te regjimit enverist.. andej nga fundi i pushtetit enverist ne shqiperi.. ai u thosh aparatit te tij shtypes.. te mbushur aso kohe me zylyftara e ruca.. e shyta..
    kini kujdes.. armikun se do te levrije tani.. hapni syte e kontrolloni familjet e reaksionareve ..bajraktareve.. burgjezeve e armiqve te partise.. dhe nje liste e gjate me armiq rreshtohej ne ate leter-porosi.. duke filluar nga gjon markajt bajraktare e der tek gjin markajt gjenerale te ushtrise partizane.. nga mustaf krujet ..tradhetare.. e der tek perllaket e koco tashkot e levizjes komuniste partizane.. pra nga gjitha shtresat e krahinat e idealet..

    pra as ne grahmat e fundit regjimi kanibal nuk pendohej per mijra te shpallur armiq.. te genociduar e shpronesuar.. te burgosur e internuar.. te damkosur e etiketuar.. dhe jo vetem nuk pendohej por u thosh falangave te egersuara enveriste.. qe tu a mbanin hurin e litarin te koka e grika edhe armiqve vete.. por dhe mijra e mijra femijve e sternipave te "armiqve..".
    pra nje kanibalizem stalinisto polpotist kim il sungist i pa pare..

    tere keta te damkosur.. fituan nje dite lirine.. lirine per te mos u trembur me nga kongreset e ppsh-se nga plenumet e ppsh-se.. nga operativet e lagjes nga militantet e frontit.. nga palltosunaxhijte e komitetit te partise..
    fituan lirine te pershendesin njeri jatrin pa pyetur me per biografi..
    fituan lirine vajzat te dashurojne djalin e mire.. pa pyetur mos ka pasur gjysh me ballin a dajen me grupin armiqesor x y..
    fituan lirine grate te merren me vehten.. te behen nje here femra.. te mos tremben me nga cdo thote lagja apo sekretarja e partise..
    djemte fituan liri te njihen me vajza edhe me biografi te keqe.. e te behen krushqira..
    fituan lirine te bejne dasma e te ftojne mileti njeri jatrin fisin e kushot me radhe edhe se ishin a nuk ishin me partishmeri..
    fituan liri fshataret te mbajne lope e te mos ikin me vrap me kacilet ne dore prapa parafabrikateve se mo i ze polici pse shesin majdanoz e veze..
    fituan lirine hidrauliket e bojaxhijte te ushtrojn zanat pa ju trembur shkillit te lagjes..
    ju erdhi liria mijra shqipove te deklarojne ne shtepi se kush jane.. para femijve.. se ke kane daj e xhaj.. gjish e katragjish.. se ke kan jashte.. apo ne internime.. se pse kjo pun ish ashtu e pse kjo keshtu..
    u erdh liria..pra rasti mijra beqareshave qe per llafe pis mileti apo pun biografish mbeten si kukvajka.. ne mjerim e diferencim.. te martohen me ne fund e te shikojn dy dit te bardha..
    jan mijra liri qe nuk mund ti numeroj dot sot.. qe i dha.. dhjetori.. i azemave.. e ne ate dhjetor ka pjese dhe berisha.. i cili e beri dhjetorin.. parti.. pluralizem e shtet demokratik.. pra qe i faktorizoj ato mijra liri.. u dha jete e oksigjen.. qe te preken me dore mijra endrra njerzore.. qe regjimi enverist i burgosi ne biruca.. e i dogji me hekur te skuqur..




    dhe vet ushtaraket fituan lirine..

    iku tmerri se po vjen shoku luto nga komiteti partise i korpusit apo shoku gafurr.. apo se i dolli emri ne x mbledhje..
    vet antaresia e partise punes.. shpetoj nga frika 50 vjecare se..mos e ha ne te 11 tin a te 17-tin.. plenum..
    nga frika se mos thash ndonje llaf pa dashje te radha qumeshtit apo ne tregu.. apo ne mbledhje nuku duartrokita fort fitir qeshur e entusiast..e se mos pikasi gje shoku pali..

    jan mijra frika qe i vrau dhjetori.. i berishes.. sikur dhe 0, 000001.. % pjes te ket ai ne keto..

    ju birbot qe urreni berishen.. tregoni shum.. tregoni nga vini ..
    tregoni se ne strofullat tuaja ska levizur asgje.. qe ka lidhje me njerzillekun..
    o po kanibale ngordhshi..se nuk i duheni kujt..

    prodhuat nje 97-te..

    e me te trimerohi..

    qe nje gjenerate femijesh ju a bete gjumin kallash e kufoma..
    turp tju vije..
    dhe tani aty e kini mendjen.. si ta beni nje tjater 97-te..

    e slini gur pa levizur..
    ju zencin guret nje dite..
    jo more brarisha, lere mos e nga ... flet per lirine si nje inkuizicionist me indulgjenca linbiaoiste ... sepse i asaj fambrike je ... ne kopesht zoologjik te sigurim-punistave je me i liri i lirive ...

    e bere lirine shoshe fare, te perdale, apo si i thone andej trotuareve, prostitute ... e egersove shefin ... apo s'i ben pershtipje ...

    kujt i takon e para liria?

  3. #23
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    C'te mos ja fuse ushtrise Sala. Sa erdhi ne pushtet , mesuesit e rrogepaguesit serbo-greke i dhane detyre shkaterrimin e plote te ushtrise, detyre qe e ka zbatuar me perpikmeri.
    Tani qe u fut ne NATO ,kete e beri se trashi zerin xhaxhi amerikani pa te ishte per salen e serbo-greket qe e paguajne shqiperia duhet te kishte vetem nje polici me shkop gome si armen me te rende .
    Shqiperia qe ka nevoje per ushtri si buka qe ha,sepse eshte ceshtja kombetare ende e pazgjidhur gjendet me nje kryeminister trafikant armesh e ushtriasgjesues.
    As Italiani ne kohen e Zogut nuk arriti ta degjeneroje ushtrine mbreterore sa po degjeron sala ushtrine e sotme.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po cfar ushtrie duan selia roze.. me shpifjet e tyre..

    selia roze e miliarderave duan nje 97 tjeter..se ashtu vijne ne pushtet e ashtu cdo kelish i tire benet miliarder brenda nates..pa derdhur nje pik djerse.. pervec asaj nder bordello e diskoteka..
    ka disa grataciela ne pronesi ne mes te tiranes.. njeri nga kelishet e valentines se edvinit.. pa punuar kurre nje dit ne jeten e tije..
    keta kelisher flejn rehat vetem nese kelishet e tire jan ne polici.. ne ushtri ne prokurori ne shik ne ministrira e bashkira..
    prandaj i tremben pluralizmit.. prandaj i tremben levizjes se veglave te tyre nga karriket e shtetit qe i mbajn tash 70 vjet me dhune..

    ja cdine te bejne keta krimba..

    ja epopeja e tyre.. dashuria e tyre per ushtrine e shtetin..

    --

    tema

    Ngjarja e Cėrrikut nė ‘97, kėrkesa e plotė e prokurorisė pėr rigjykimin

    Nga Bledar Lumani

    Pothuajse 11 vjet pas ngjarjes sė rėndė tė Cėrrikut, ku humbėn jetėn 6 punonjės sė Gardės sė Republikės, prokuroria ka mundur qė tė zbardhė gjithė ngjarjen dhe tė dėrgojė pėr gjykim personat e dyshuar si pėrgjegjės pėr sulmin e 22 majit tė vitit ‘97. Gjatė ditės sė djeshme, dosja ndaj 9 tė pandehurve Llazar Bicja, Meti Bozi, Roland Xhepaxhiu, Arian Toska, Alban Toska, Skėnder Cani, Tomor Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi, ėshtė dorėzuar nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda, ku ditėt nė vijim pritet qė tė nisė edhe procesi gjyqėsor. Sipas hetimeve tė prokurorisė, Llazar Bicja dhe Meti Bozi, janė dy personat kryesorė, tė cilėt kanė organizuar edhe ekzekutimin e 6 punonjėsve tė Gardės sė Republikės, si dhe plagosjen e 11 punonjėsve tė policisė. “Nga procedimi penal numėr 45 i Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, rezulton se mė datė 23 maj 1997, rreth orės 8.30 nė qytetin e Cėrrikut janė goditur me armė zjarri punonjėsit e Gardės sė Republikės dhe forcat e policisė lokale nga disa persona, ku nga kėto goditje kanė gjetur vdekjen Besnik Sula, Halit Haxhia, Bashkim Minella, Qemal Mehmeti, Sali Martini dhe Petrit Ndoi”, - thuhet nė kėrkesėn e prokurorisė. Sipas prokurorisė, nga hetimet e kryera, si dhe nė bazė tė provave tė grumbulluara, rezulton e provuar se tė pandehurit Bujar Buzani, Roland Xhepexhiu, Entel Gashi, Arian Toska, Llazar Bicja, Meti Bozi, Tomor Buzani, Alban Toska dhe Skėnder Cani, kanė marrė pjesė nė ngjarjen e datės 23 majit tė vitit ‘97 nė qytetin e Cėrrikut. Hetimet pėr zbardhjen e kėsaj ngjarjeje nisėn rreth njė vit mė parė, nė kuadėr tė zbardhjes sė ngjarjeve tė vjetra, tė cilat ishin lėnė pėr vite tė tėra nė harresė. Ndėrkohė, nė kuadėr tė rihapjeve tė dosjeve tė vjetra, prokuroria nisi hetimet edhe pėr ngjarjen 4 marsit tė vitit 1997 nė Qafė Gjashtė tė qytetit tė Sarandės. Sipas burimeve pranė Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, dosja ka mbetur pėr t’u plotėsuar me disa materiale tė fundit dhe shumė shpejt pritet qė edhe kjo dosje tė dėrgohet pėr shqyrtim nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda. Dosja voluminoze mėsohet se pėrmban fakte tė shumta nė lidhje me ngjarjen e 4 marsit, siē janė provat filmike, fotografitė e kohės, por veēanėrisht pėrgjimet telefonike, tė cilat do tė jenė edhe provat kyēe pėr zbardhjen e plotė tė kėsaj ngjarjeje. Ndėrkohė, sipas burime pranė Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, nė dosje gjenden edhe njė numėr i madh dėshmish nga banorėt e zonės, por edhe tė personave qė kanė dijeni pėr kėtė ngjarje, tė cilėt do tė thirren pėr tė dėshmuar edhe gjatė procesit qė do tė zhvillohet nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda. Tė akuzuarit pėr kėtė vepėr janė Vladimir Sinani, Nestor Sinani, Edmond Sejko, Alqi Paguni dhe Eduart Ēipa, tė cilėt u prangosėn mė 14 nėntor gjatė operacionit “Marsi”, ndėrkohė qė pėr kėtė vepėr janė shpallur edhe 5 persona tė tjerė nė kėrkim. Ata janė Vladimir Kėndezi, Mikel Kėndezi, Aleksandėr Bala, Agron Qurku dhe Ristan Lapa, tė pestė banues nė qytetin e Sarandės, tė cilėt do tė gjykohen nė mungesė. Gazeta “TemA” ka mundur qė tė sigurojė njė kopje tė dosjes qė organi i akuzės ka dorėzuar gjatė ditės sė djeshme nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda pėr ngjarjen e Cėrrikut mė 1997, tė cilėn po e paraqesim mė poshtė.

    Kėrkesa pėr gjykim e procedimit penal nr. 45 tė vitit 2007







    K ė r k e s ė

    “Pėr gjykimin e procedimit penal nr. 45 tė vitit 2007”




    Gjykatės sė Shkallės Parė pėr Krime tė Rėnda




    T i r a n ė




    Nė Tiranė, viti 2008, muaji korrik, datė 11.

    Ne, Adnan Xholi dhe Anton Martini, prokurorė nė Prokurorinė pėr Krime tė Rėnda Tiranė, pas pėrfundimit tė hetimeve tė procedimit penal nr. 45 tė vitit 2007, ju paraqesim pėr gjykim tė pandehurit:




    Llazar Bicja

    Meti Bozi

    Arian Toska

    Roland Sota (Xhepexhiu)

    Alban Toska

    Skėnder Cani

    Tomor Buzani

    Bujar Buzani

    Entel Gashi,




    A k u z u a r: Se nė bashkėpunim mes tyre, kanė konsumuar veprat penale tė




    “Vrasjes nė rrethana tė tjera tė cilėsuara” ndaj punonjėsve tė policisė dhe ushtarakėve gjatė detyrės, kundėr dy ose mė shumė personave, tė kryer nė bashkėpunim nė dėm tė shtetasve Besnik Sula, Halit Haxhia, Bashkim Minella, Sali Martini, Qemal Mehmeti dhe Petrit Ndoi, (efektivave tė policisė, Gardės sė Republikės), vepra penale tė parashikuara si krim nga nenet 79, germat “c”, “dh” dhe 25 tė Kodit Penal, (sipas dispozitave favorizuese tė ligjit nr. 8733, datė 24/01/2001).

    “Vrasjes nė rrethana tė tjera tė cilėsuara” tė mbetur nė tentativė, ndaj punonjėsve tė policisė dhe ushtarakėve gjatė detyrės, kundėr dy ose mė shumė personave, tė kryer nė bashkėpunim nė dėm tė shtetasve Gjergj Gjoka, Ded Margjoka, Ferd Laska, Pjetėr Nikolli, Petrit Guda, Agron Kuliēaj, Pashk Ndreca, Dritan Hasa, Agim Biberi, Paulin (Vladimir) Ndoka, Petrit Nikolli, Luan Prenga, Fari Metaliaj, Petrit Gjoka, Pashk Doda dhe Sokol Kuēa, (efektivave tė policisė, Gardės sė Republikės), vepra penale tė parashikuara si krim nga neni 79 germat “c”, “dh”, 22 - 25 tė Kodit Penal, (sipas dispozitave favorizuese tė ligjit nr. 8733, datė 24/01/2001).

    Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Elbasan, mė datė 24/05/1997 ka filluar procedimin penal nr. 144, pėr veprėn penale tė “Vrasjes nė rrethana tė tjera tė cilėsuara” kryer nė bashkėpunim, parashikuar si krim nga neni 79/c-25 i K. Penal.

    Mė datė 24/02/1998, Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Elbasan ka vendosur pezullimin e hetimeve dhe dosjen e ka dėrguar pėr hetime tė mėtejshme nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Elbasan. Me kėrkesėn e datės 11/07/2007 (ardhur nė Prokurorinė pėr Krime tė Rėnda mė datė 16/07/2007), nga ana e D. P. Q. Elbasan ėshtė kėrkuar qė tė rifilloheshin hetimet pėr procedimin penal nr. 144 tė vitit 1997 tė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Elbasan, pasi nga hetimet e kryera pėr kėtė ēėshtje, nga informacionet dhe nga pyetja e disa shtetasve ekzistonin tė dhėna tė mjaftueshme nė lidhje me personat e dyshuar pėr kryerjen e veprės penale tė ndodhur mė datė 23/05/1997, nė qytetin e Cėrrikut, ku janė vrarė 6 punonjės tė Gardės sė Republikės dhe janė plagosur disa punonjės tė tjerė tė policisė.

    Pėr kėto arsye, Prokuroria pėr Krime tė Rėnda mė datė 17/07/2007 ka vendosur rifillimin e hetimeve pėr procedimin penal Nr. 144 viti 1997, tė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Elbasan dhe po nė datė 17/07/2007 ka regjistruar procedimin penal nr. 45 pėr veprat penale tė parashikuara nga neni 79 germat “c”, “dh”-25 dhe 79 germat “c”, “dh”, 22-25 tė K. Penal nė ngarkim tė tė pandehurve Bujar Buzani, Roland Sota (Xhepexhiu), Entel Gashi, Arian Toska, Llazar Bicja, Meti Bozi, Tomor Buzani, Alban Toska dhe Skėnder Cani.

    Nė analizė tė provave dhe tė akteve tė grumbulluara gjatė hetimit paraprak tė kėtij procedimi po parashtroj faktin si mė poshtė;

    Nga hetimet e kryera si dhe nga provat e administruara, ka rezultuar e provuar se mė dt. 22.05.1997 ėshtė sulmuar me armė zjarri nga disa shtetas Posta e Policisė sė qytetit Cėrrik dhe janė larguar me forcė punonjėsit e policisė nga kjo postė. Tė nesėrmen mė dt. 23.05.1997 forca tė policisė sė komisariatit Elbasan tė drejtuara nga shefi i komisariatit tė asaj periudhe, z. Agron Kuliēaj, nė bashkėpunim me forcat e speciale (Garda e Republikės) kanė vajtur nė qytetin e Cėrrikut pėr tė rivendosur rendin dhe pėr tė grumbulluar armė, tė cilat gjendeshin nėn posedimin e civilėve tė ndryshėm.

    Ndėrkohė, tė pandehurit Llazar Bicja dhe Meti Bozi, tė ardhur nė dijeni tė lėvizjeve tė forcave policore mė dt. 23.05.1997 nė qytetin e Cėrrikut, kanė organizuar njė grup personash tė armatosur, me qėllim goditjen e forcave tė policisė. Pėr kėtė arsye, kėta tė pandehur kanė shkuar nė mėngjesin e datės 23.05.1997 nė lagjen nr. 3 tė qytetit Cėrrik dhe kanė takuar tė pandehurit Arian Toska, Alban Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani, si dhe shtetasit Luftar Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani, Bashkim Buzani, tė cilėt ishin tė armatosur dhe qėndronin nė njė postbllok tė krijuar prej tyre, pėr shkak tė hasmėrive qė kishin me familjen e shtetasit Eduart Peqini, i njohur me pseudonimin “Mandela’.

    Tė pandehurit, Meti Bozi e Llazar Bicja, kanė nxitur personat e mėsipėrm pėr tė goditur forcat e policisė, tė cilėt do tė lėviznin nėpėr qytet, duke i mashtruar se gjoja kėto forca kishin ardhur nga Tirana me qėllim vrasjen dhe pėrdhunimin e vajzave dhe grave tė tyre. Po ashtu, kėta tė pandehur kanė nxitur tė pandehurin tjetėr, Roland Sota (Xhepexhiu) dhe bashkėpunėtorėt e tij, tė pozicionohen nė tarracat e qytetit dhe tė godasin efektivat e policisė. Tė njėjtin veprim kriminal kėta shtetas kanė bėrė dhe me disa persona tė tjerė tė qytetit tė Cėrrikut, duke i nxitur tė pozicionohen nė tarracat e disa pallateve tė tjera dhe duke iu sugjeruar tė qėllojnė, nė rast kundėrpėrgjigjeje tė forcave tė policisė. Pas kėtij organizimi, tė pandehurit Arian Toska, Alban Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani sė bashku dhe me shtetasit Luftar Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani dhe Bashkim Buzani tė armatosur me armė zjarri tė ndryshme janė pozicionuar brenda ambienteve tė kinemasė sė qytetit tė Cėrrikut, duke zėnė pozicione nė dritaret e kinemasė dhe nė tarracėn e saj. I pandehuri Roland Sota (Xhepexhiu) me bashkėpunėtorėt e tij tė armatosur me armė tė ndryshme janė pozicionuar nė tarracėn e pallatit qė ndodhet rreth 200 m larg kinemasė. Po ashtu, dhe shtetas tė tjerė janė pozicionuar nė disa tarraca pallatesh, tė armatosur me armė zjarri tė kalibrave tė ndryshėm, si automatik kallashnikov, pistoleta, granata, kundėrtanke, etj.

    Pas pozicionimeve qė pėrcaktuan tė pandehurit Llazar Bicja e Meti Bozi, nė qytetin e Cėrrikut kanė mbėrritur forcat e policisė sė komisariatit Elbasan tė mbėshtetura nga disa njėsi tė Gardės sė Republikės. Lėvizja e forcave tė policisė bėhej nė autokolonė e pėrbėrė nga dy IFA, njė furgon i blinduar dhe dy diagaēė. Nė momentin qė forcat e policisė ndodheshin nė qendėr tė qytetit, shtetasi Ardian Rama (aktualisht i vdekur), ka qėlluar me armė automatike nė drejtim tė tyre, goditje e cila ka shėrbyer si indicie pėr tė kundėrvepruar me armė nga ana e forcave speciale tė policisė (Garda e Republikės). Nė momentin kur njėra nga makinat e blinduara tė policisė ka qenė duke kaluar nė qendėr tė qytetit tė Cėrrikut, pėrballė me kinemanė e qytetit, fluksi i tė shtėnave nė drejtim tė forcave speciale tė policisė ka qenė maksimal nė dy drejtime kryesore. Njė nga vatrat kryesore tė zjarrit ka qenė ndėrtesa e kinemasė sė qytetit, ku kanė qenė tė pozicionuar duke hapur zjarr me armė tė ndryshme tė pandehurit Arian Toska, Alban Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani, si dhe shtetasit Luftar Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani (i vdekur), dhe Bashkim Buzani dhe vatra tjetėr ka qenė tarraca e njė pallati qė ndodhej pėrballė me kinemanė e qytetit, ku ndodheshin i pandehuri Roland Sota (Xhepexhiu), si dhe shtetasi Klajdian Mema (i vdekur), etj.

    Makina e blinduar ėshtė qėlluar me antitank nga i pandehuri Arian Toska dhe gjithashtu brenda saj ėshtė hedhur edhe njė granatė nga ana e Sokol Buzanit (aktualisht i vdekur), veprime qė kanė shkaktuar djegien e 2 (dy) prej efektivave tė policisė qė ndodheshin brenda saj dhe ka detyruar personat e tjerė tė dalin nga autoblinda e mė pas tė qėllohen me armė zjarri, duke shkaktuar vdekjen edhe tė 3 (tre) efektivave tė tjerė tė policisė. Nė pėrpjekje pėr t’u larguar nga vatra e zjarrit, nė afėrsi tė pallatit nr. 1 tė qytetit tė Cėrrikut, nė njė arrė tė mbjellė me thekėr, ėshtė vrarė edhe 1(njė) efektiv tjetėr i forcave speciale tė policisė (Gardės) shtetasi Qemal Mehmeti. Gjithashtu, nė kėtė ngjarje janė plagosur edhe 16 (gjashtėmbėdhjetė) efektiva tė tjerė policie.

    Nga hetimet e kryera, si dhe nė analizė tė provave tė grumbulluara rezulton e provuar se tė pandehurit Bujar Buzani, Roland Sota (Xhepexhiu), Entel Gashi, Arian Toska, Llazar Bicja, Meti Bozi, Tomor Buzani, Alban Toska dhe Skėnder Cani, kanė marrė pjesė nė ngjarjen e datės 23/05/1997 nė qytetin e Cėrrikut, si dhe me veprimet e tyre kriminale kanė konsumuar elementėt e veprave penale, pėr tė cilat janė akuzuar. Ndėrsa, sa i pėrket bashkėpunėtorėve tė tjerė qė kanė marrė pjesė nė kryerjen e kėtyre veprave penale, ėshtė e nevojshme qė tė kryhen hetime dhe pėr kėtė arsye nė datė 10/07/2008, vendosėm ndarjen e procedimit nė procedimin penal nr. 45/1 tė vitit 2008.




    Prokurorėt

    Adnan XHOLI

    Anton MARTINI

    --

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2008
    Postime
    4
    te gjithe po ja fusni kot se sa edime ne ushtaraket vuajtjet tona nuk i din brari qe besos se do ti kete buzet me qumesht akom sbesoj se eka heq bibironin nga goja adin se sa vuajne ushtaraket e para 92 dhe ktea te mbas 92 ne se para 92 ushtaroku kish nji siguri te jetes dhe te familjes sot kete se ka
    sot ushtaruaku eshte pa shtepi e katandi sa per rrogen para 92 ushtaraku ka en me i vleresuari dhe me i respektuari ndresa sit ushtarakun ky brari sbesoj se i flet as me goj po kam mendimim se mund dhe ta ofendoj sa per rrogen rroga e sotme eshte rroge qesharak
    neqofte se atehere merte 8000 lek te vjetra sot ushtaraku me grade te ulet duhet ta kishe 800000 te vjetra
    se ketu hun dhe pasurija kombetare qe ushtarakut i kan dhene gishtin ne goj ndersa gjithe shtresat e tjera e kan mare kete pasuri prandaj lerin brockullat e saliut me ngritje rrogosh qe thot nji zotri 19 perqind ato leke qe mer nji ushtarak sot sdalin te pij as kafet e mengjesit pale te mbaje familje dhe femije

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2008
    Postime
    4
    ore brari po pretencen kur do e japesh mo
    se po ben rolin e prekurorit dhe gjykatesit kaq shume tu dhibkerka sala mo mavri
    shume u dalke ne mbrojtje cecenve

  7. #27
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    Me nje kryeminister te tille eshte gjynaf per ushtaraket qe sakrifikojn jeten e tyre duke ju perkushtuar detyres deri ne vetflijim po ta kerkoj atdheu.

    Cfare ka per te thene Saliu kur pasuria e ardites se tij i kalon miliardat???? Te gjithe kane punuar per UNMIK edhe KBR por asnje nuk ka bere miliona si ardita e saliut.

    Si nuk ke Turp Z. OKETA qe vjen minister dhe i quan ushtaraket te paafte dhe injorante kur notat me pozitive per ne NATO i kan marr ushtaraket dhe jo palacot e Ministrise se Jashteme.

    Turp Tju Vij
    vari leshte

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Kompania Vodafone mashtron dhe rrjep per vitin e ri.
    Nga OO7 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 18:17
  2. Qeveria: Rritet dieta ushqimore pėr ushtarakėt
    Nga Zemrushja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-04-2007, 10:42
  3. Liljana Halilaj, mashtron biznesmenin nga Kanadaja
    Nga copy & paste nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 11:59
  4. Ai qe ju dashuroni verberisht, ju mashtron
    Nga lindi nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-12-2002, 17:59
  5. Ekzekutori i Havzi Neles mashtron publikun
    Nga Iceberg nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-04-2002, 15:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •