Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639

    Abrogimi i verseve Kuranore!

    Kam degjuar se ekziston dicka e tille, pra abrogimi i verseve Kuranome me verse tjera , sipas te ciles disa verse humbin fuqite dhe te tjera e marin fuqine.
    Dua te di , se ku bazohen nje praktik e tille?!!
    Jam duke mirepritur postimet e juaja.
    Me Respekt GV USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  2. #2

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-08-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    307
    Nje gje e tille eshte e vertete dhe kete e argumenton vet Kurani, se cilat ajete jane te derugume meren vesh me hadithet e Muhammedit alejhisselam.

    Ne nje rast Omeri radiallahu anhu e sheh nje njeri duke dhen fetvaja dhe ne ate moment e pyet a i din cilet jane ajetet e derogume dhe ato te cilet jane derogues, ai i pergjigjet negativisht dhe ne ate rast Omeri me shkopin e tij te famshem ja fillon dajakun tja jap.

    Ne kohen e gjenerates se pare nuk ke pas mundesi te japesh fetvaja pa mos qene dijetar i shum shkencave, per kete pun per te cilen po pyet ekziston shkence e vecante.
    "Arsyeja e mosarsyes qė i bėhet arsyes sime aq shum ma dobėson arsyen sa qė me arsye e vajtoj bukurinė tėnde"

  4. #4
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Neskh- u ne Kur'an

    Allahu xh.sh. thote ne Kur'anin e Tij Fisnik:
    "مَا نَنسَخْ مِنْ آيَةٍ أَوْ نُنسِهَا نَأْتِ بِخَيْرٍ مِّنْهَا أَوْ مِثْلِهَا أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ اللّهَ عَلَىَ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ اللّهَ لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ اللّهِ مِن وَلِيٍّ وَلاَ نَصِيرٍ أَمْ تُرِيدُونَ أَن تَسْأَلُواْ رَسُولَكُمْ كَمَا سُئِلَ مُوسَى مِن قَبْلُ وَمَن يَتَبَدَّلِ الْكُفْرَ بِالإِيمَانِ فَقَدْ ضَلَّ سَوَاء السَّبِيلِ"
    "Ne nuk abrogojmė (pezullojmė) asnjė nga ajetet tona, apo ta hedhim nė harresė e tė mos sjellim edhe mė tė dobishėm se ai, ose tė ngjashėm me te. A nuk e ke ditur se All-llahu ėshtė i plotfuqishėm pėr ēdo send?
    A nuk e ke ditur se vetėm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokės, dhe se pos All-llahut nuk keni as mbrojtės as ndihmėtar.
    A doni ta pyetni Tė dėrguarin tuaj sikurse u pyet mė parė Musai. Ai qė e ndėrron besimin me mosbesim, ai tanimė e ka humbur rrugėn e drejtė.
    "
    [bakare:106-108]

    نَنسَخْ
    - Neskh, vjen ne kuptimin (الإزالة) Heqie, thote Allahu: "All-llahu e heq atė qė e hedh djalli". [haxh:52]
    Vjen ne kuptimin (نقل) Citim, Transferim, Kopjim, Kompilim, Allahu thote: "Ne kemi kėrkuar tė kompilohet (te rishkruhet) se ē’vepronit" [xhathijeh:29]
    Vjen ne kuptimin (تبديل), zevendesim, nderrim vendi, Allahu thote: "Kur njė ajet e zėvendėsojmė me njė tjetėr " [nahl:101]
    Vjen ne kuptimin (تحويل) transferim, transformim, kthim, shkembim, siē eshte kalimi i trashegimise nga njeri tek tjetri, kjo persa i perket kuptimit etimologjik [shih Lisan El-Arab, Kamus El-Muhijt, Taxh El-Arus dhe Sihah: lenda: NE-SE-KHA)
    Ndersa ne Terminologjine Islame (Sheriat): "Eshte perfundimi i normes se perftuar prej ajetit dhe shkembimi apo zevendesimi me nje norme tjeter", keshtu e kane definuar Juristet, Fondamenalet (Usuli) siē eshte perkufizimi i Ibn El-HAxhib r.a.: Neskhu: "Renia e nje norme legale me nje argument legal te mevonshem".

    Aspekti i lidhjes me ajetet e meparshme
    Pasi Allahu xh.sh. na e ka treguar realitetin e revelates (Uahj) dhe iu kunderpergjigj genjeshtareve dhe refuzuesve ne menyre te pergjithshme dhe te detajuar, ka permendur ketu sekretin e Neskhut dhe i ka rrezuar pretendimet e shpifesve, pra Allahu urdheron per diēka qe eshte ne interes te roberve te Tij, me pas e rrezon ate kur vjen nje moment qe eshte me i mire rrezimi i nje norme. Ai eshte me i dituri rreth dobive dhe interesave te roberve te Tij dhe ato ndryshojne sipas ndryshimit te gjendjeve, koherave dhe personave, prandaj duhet qe ēeshtja t'i dorezohet Allahut dhe moskundershtimi ndaj Tij sepse Ai eshte Gjykuesi dhe i Gjithedituri.

    Kuptimi i pergjithshem i Ajeteve te Neskh-ut
    Allahu thote: "Ne nuk e aborgojme (pezullojme) asnje nga ajetet tona", pra prej nje norme ne nuk zevendesojme asnje ajet dhe ta ndryshojme ate, apo qe ta leme zevendesimin e tij dhe ta ngacmojme ate me gjendjen e tij. Vijme me diēka te mire per ju prej tij - o besimtare - ne emergjence dhe veshtiresi ose me ane te largimit te shqetesimit dhe sikletit prej jush, ose me shtimin e sevapit dhe shperblimit per ju, ose me te njejten gje ne benefitin per roberit (njerezit). A nuk e dini, o njerez, se Allahu eshte i Gjithditur, Gjykues, i Afte (per ēdo gje), prej Tij nuk vjen vetem se ēdo gje e mire dhe miresi. Allahu xh.sh. e ka ligjeruar per kete ymet perligjen, lejimin, autorizimin, te drejten, garancine etj si keto, qe te fshije ndaj roberve te Tij dashakeqesine dhe zemerligesine.
    Mos mendoni se zevendesimi qe Ai kryen ne norma vjen si pasoje e paaftesise se tij ne Kudret (gjithmundesia e Tij), ose padituria rreth benefitit, por se ndryshimi i tij vejn per shkak te dobise qe ka tek roberit. Ai eshte Sunduesi Veprues ne ēeshtjet e krijimit, gjykon dhe vendos per ēte doje dhe urdheron per ēte doje. Ai nderron dhe zevendeson norma ashtu siē deshiron dhe per Ju o rober te Allahut nuk ka askush tjeter perpos Tij qe perkujdeset per ēeshtjet tuaja, ose perkrahes qe t'ju perkrahe, mos u mbeshtesini diku perveē se tek Ai dhe mos merrni ne kosiderate asgje tjeter qe vjen vetem se nepermjet Tij, Ai eshte perkrahesi dhe ndihmuesi me i madh dhe me i vullnetshem.
    A mos deshironi - o besimtare - qe te pyesni Profetitn tuaj, ashtu sikurse pat pyetur populli i Musait me pare?! Keshtu qe mund te humbni ne humbetire ashtu siē humben dhe te behet shembulli juaj si shembulli i ēifuteve te cilet pyeten Profetin e tyre ne menyre te qellimshme dhe me kryelartesi dhe thane:
    "“Dėftona Zotin sheshas” (ta shohim me sy) " [nisa:153] dhe kerkuan prej tij diēka qe nuk realizohet kur pyeten: "O Musa, na e bėn edhe neve njė zot (statujė) si zotėt qė i kanė ata (ai popull)" [a'raf:138]
    A ju takon juve te keqveproni dhe t'i mosbindeni Profetit tuaj dhe t'i sugjeroni qe t'ju pergatise diēka qe vjen nga brendesia e epshit tuaj dhe keshtu te beheni si ēifutet e humbur ne humbetire? [shih Tefsir Fakhr Razi dhe Ebu Es-Se'ud]
    Ai qe zevendeson ose nderron Kufrin me Imanin, Humbjen me Udhezimin, ai ka dale nga rruga dhe ka humbur veten kur ia ka paraqitur denimit te ashper te Allahut.

    Miresite e Neskhut (sekretet retorike)
    Allahu e ka permendur Neskhun ne Kur'an, ka treguar dispoziten e tij qe eshte prurja e diēkaje qe eshte e bamiresi per robrit dhe bamiresia permban dy aspekte:
    1- normat qe jane me te lehta per njerezimin.
    2- ēka eshte ne interes te njerezve ne ēeshtjet e dynjase dhe fese.
    Kurtubiju ka thene se e dyta ka me prioritet ose eshte apriori, sepse Allahu e dergon njeriun drejt mireqenies, benefitit dhe interesit dhe jo ne ate qe eshte me e lehte ne bindjen ndaj Tij, sepse normat jane zevendesuar ne me te lehta dhe ne me te renda si psh: zemvendesimi i agjerimit te Ashurase me agjerimin e Ramazanit, kjo per te mire te roberve, sepse eshte me me shume sevape dhe me shperblim me te madh,......perfundoi.

    Ndarjet e Nskhut
    1- aborgim i leximit dhe i normes sebashku
    2- aborgim i leximit dhe mbetja e normes
    3- aborgim i normes dhe mbetja e leximit

    ps/ nese eshte e nevojshme per te vazhduar ne detaje mund te ma kerkoni

    Selam
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

Tema tė Ngjashme

  1. Mrekullia nga Kurani - Trupi Faraonit
    Nga buja_20 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 11:24
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Krijimi i njeriut nė fenė Islame
    Nga Hyllien nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-05-2004, 14:05
  5. Mesime kuranore
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2002, 15:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •