Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    I PËRKUSHTUAR ISLAMIT Maska e muli21
    Anëtarësuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    NË TOKË
    Postime
    156

    Mbaj Llogari Për Veten Para Se Të Dalësh Para Llogarisë Së Allahut Xhel-leshan

    MBAJ LLOGARI PËR VETEN PARA SE TË DALËSH PARA LLOGARISË SË ALLAHUT XHEL-LESHANUHU!




    1. A e ke përmendur dhe a e ke falënderuar All-llahun xh.sh. kur je zgjuar?
    2. A e ke falur sot namazin e sabahut me xhemat në xhami?
    3. A i ke bërë sot lutjet e mëngjesit?
    4. A e ke filluar sot ditën me lutjen e drejtuar All-llahut xh.sh. që të të japë nafakë nga hallalli dhe a ke bërë përpjekje për këtë?
    5. A e ke falenderuar All-llahun xh.sh. që të ka falur të dëgjuarit,të parët, të menduarit dhe të gjitha dhuntitë e tjera?
    6. A e ke falenderuar All-llahun xh.xh. për dhuntinë që je musliman?
    7. A i ke shfrytëzuar momentet kur pranohet lutja?
    8. A ke mësuar gjë nga farzet dhe a ke marrë pjesë në ndonjë tubim ku jepet dituri?
    9. A ke lexuar, mësuar dhe praktikuar gjë nga suneti i Muhamedit a.s , sot?
    10. A i ke kursyer sot sytë, veshët dhe organet tjera nga harami?
    11. A ke bërë sot salavatë mbi Muhammedin a.s?
    12. A i ke bërë vizitë ndonjë të sëmuri?
    13. A ke marrë pjesë në ceremoninë e vdekjes (larjes, namazit dhe varimit) së dikujt?
    14. A ke urdhëruar sot dike për të bërë punë të mira dhe a ke ndaluar sot dikë nga veprimet e këqija?
    15. A ke këshilluar dikë për hirë të Allahut?
    16. A u ke dhënë ndihmë muslimanëve?
    17. A i ke bërë lutje Allahut që të hyjshë në xhenet ( për atë që bën këto lutje xheneti thotë: O Zot,bëje atë banor timin! ) ?
    18. A i ke bërë lutje Allahut të të kursej nga zjari i xhehnemit (për atë që bënë këto lutje , xhehnemi thotë : O Zot mos e bëj atë banorë timin!)?
    19. A i ke falur të gjitha namazet në xhami (me xhemat)?
    20. A i ke falur sot ( përveç farzeve ) të gjitha synetet e namazeve dhe a ke falur namaz nafile (vulnetar)?
    21. A i ke bërë rregullisht lutjet që thuhen pas çdo namazi dhe ezani?
    22. A ke qenë i përqëndruar gjatë namazeve dhe a i ke bërë këto me vëmendje?
    23. A ke pasur kujdes t’i marrësh hallall teshat, ushqimet dhe gjithëçka tjetër?
    24. A ka qenë sot heshtja jote e shoqëruar me mendimin për punë të mira, të folurit për udhëzimet Kur’anore, kurse të shikuarit për të marrë mësim?
    25. A ke dashur dhe a ke urejtur sot dikë për hirë të Allahut?
    26. A ja ke zbutur sot zemrën dikujt me ndonjë dhuratë?
    27. A ke menduar t’u shmangesh shokëve të këqij dhe a ke filluar t’i zgjedhësh ata?
    28. A je munduar të njihesh me ndonjë vëlla të ri për hirë të Allahut xh.sh.?
    29. A je munduar të heqësh nga vetja të qeshurit pa nevojë?
    30. A ke qarë sot nga druajtja prej Allahut?
    31. A e ke lutur sot Allahun xh.sh. për faljen e gabimeve që ke bërë?
    32. A i ke kërkuar ndjesë Allahut xh.sh. që të t’a forcoj zemrën tënde në fenë islame?
    33. A e ke lutur sot Allahun xh.sh. për vete dhe për të gjthë besimtarët?
    34. A u ke dhënë sot lëmoshë ( sadaka) të varfërve dhe nevojtarëve?
    35. A i ke buzëqeshur sot vëllait musliman kur e ke takuar?
    36. A e ke plotësuar premtimin dhe a i je përmbajtur atij?
    37. A je i sinqertë kur i kryen veprimet e tua para të tjerëve dhe kur je vetëm?
    38. A je kursimtar në varfëri dhe në pasuri?
    39. A i ke bërë vizitë atij që është larguar( hidhëruar) prej teje?
    40. A ke mundur të jeshë i paanshëm edhe gjatë hidhërimit edhe gjatë gëzimit?
    41. A ia ke falur atij që të ka hyrë në hak dhe a u bëre dorëlirë ndaj tij që ishte dorështërnguar për ty?
    42. A e ke mënjanuar hidhërimin për çështjet e tua private dhe a je munduar të keshë hidhërimin vetëm për hirë të Allahut?
    43. A ke mbrojtur dhe shëruar zemrën tënde nga smundjet e saj ( siç janë urejtja, zilia etj.)?
    44. A e ke përmbajtur gojën tënde nga mashtrimet, përgojimi, spiunimi, zënkat, etj.?
    45. A je mësuar të praktikosh vetëm vetitë e mira ( siç, psh: durimin, devotëshmërinë, mëshirimin, të mbështeturit te Allahu, çiltërinë etj)?
    46. A thua në vete edhe në raste fatkeqësie se ne jemi të Allahut dhe te Allahu do të kthehemi?
    47. A i ke bërë Allahut xh.sh. këtë lutje: O Zoti im, unë kërkoj mbështetjen tënde kundër shirkut ( të përshkruarit shok Allahut) me vetëdije dhe më fal për gabimet që i bëj në mënyrë të pavetëdijëshme.Kush e bën këtë lutje, Allahu xh.sh. do ta largoj nga shirku që bëhet hapur dhe nga ai që bëhet fshehur.
    48. A i ke kryer sunetet teorike dhe praktike të Pejgamberit a.s?
    49. A i ke kryer të gjitha punët në mënyrë të sinqertë?
    50. A kujton: vdekjen, varin, Ditën e Gjykimit dhe vështirësitë e saj?
    51. A e mbaron ditën i penduar vendosshmërisht dhe me përulje para Allahut xh.sh.?
    52. A rinë pandërprerë me abdest?
    53. A bjer të flejshë me abdest?
    54. A kryen namazin e natës?
    55. A ke bërë vizitë farefisin?
    56. A bën dhikër ( të permendurit ) e Allahut ?
    57. A je respektues ndaj prindërve?
    58. A je respektues ndaj bashkëshortit, më pleqëve dhe më të riturve?
    59. Diturinë me të cilën të ka pajisur Allahu a e shpërndanë në emër të Allahut?
    60. Kohën që të ka dhuruar Allahu a shfrytëzon në hallall?
    61. Kritikën që ia drejton dikujt, a ia ban me butësi apo ashpërsi?


    Ndryshuar për herë të fundit nga muli21 : 17-07-2008 më 14:10
    ALLAHUT JEMI DHE TE ALLAHU DO TË KTHEHEMI

Tema të Ngjashme

  1. Feja dhe qytetërimi
    Nga Iliri88 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 17-06-2012, 13:19
  2. Roli i Akides së Selefëve në bashkimin e muslimanëve
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:28
  3. Muhamedi dhe likujdimi i kundershtareve
    Nga Matrix në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-04-2007, 17:54
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Vdekja e Profetit a,s
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 07:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •