Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e valdetshala
    Anëtarësuar
    15-03-2008
    Vendndodhja
    Pejë-Republika e Kosovës
    Postime
    2,363

    Access: Procedurë që njofton për plotësimin e një kushti

    Kam një databaze ne access 2003 me diku rreth 1000 Regjistrime(Records) kryesishte Punetor te nje firme, Ju kisha lutur dikujt qe merret me programime te me ndihmoje ne gjetjen e nje Kodi per te te Krijuar nje Event Procedure te Vetia e Datelindjes se punetorit(Date) On Current apo tjeter veti ne menyre qe te me shfaqet nje MESSAGE BOX ku do te me paralajmeronte se punetori ka mbushur 65 vjeç dhe se duhet pensionuar apo diqka te ngjajshme.

    Ju faleminderit kam besim te ju sepse qka kam pare ketu mburrem qe jam Shqiptar........

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Krijova databazën shembull_pensionistet.zip si shembull për atë që do të bësh ti. Databaza ka një tabelë me emrat e disa personave, datëlindjen e tyre, si dhe një kolonë po/jo që tregon nëse janë në pension apo jo.

    Gjithashtu ke dhe një formular i cili ka procedurat form_current() dhe NePension_AfterUpdate në të cilën kontrollohet nëse një person është mbi moshën 65 vjeç dhe nëse nuk është në pension, shfaq në formular një gabim për të të njoftuar që ai person duhet të jetë në pension. form_current e aktivizon kodin për çdo regjistrim ndërsa NePension_AfterUpdate e aktivizon sa herë që ndryshon statusin e pensionit. Për shembull, nëse një person është mbi 65 vjeç dhe përdoruesi ia heq statusin e pensioni, në formular do shfaqet gabimi:

    Emri:  shembull.gif

Shikime: 822

Madhësia:  5.2 KB

    Shfaqja e etiketës është më mirë se një mesazh (message box) sepse nuk i bezdis përdoruesit që ta mbyllin. Nëse të duhet me patjetër një mesazh, nuk është e vështirë ta ndryshosh kodin:

    Kodi:
    Private Sub Form_Current()
        kontrolloMoshenPerPension
    End Sub
    
    Private Sub NePension_AfterUpdate()
        kontrolloMoshenPerPension
    End Sub
    
    Private Sub kontrolloMoshenPerPension()
    
        ' nese ditelindja eshte bosh, mos e shfaq gabimin
        If IsNull(Me.Ditelindja) Then
            Me.pensioniGabim.Visible = False
            Exit Sub
        End If
    
        ' gjej moshen
        Dim mosha As Integer
        mosha = DateDiff("yyyy", Me.Ditelindja, Now)
        
        ' nje person duhet te jete ne penson nese eshte 65 vjec e lart
        Dim duhetTeJeteNePension As Boolean
        duhetTeJeteNePension = mosha >= 65
        
        ' shfaq gabimin nese personi ka mbushur moshen e pensonit
        ' dhe nuk eshte ne pension
        Me.pensioniGabim.Visible = duhetTeJeteNePension And Not Me.NePension
    
    End Sub
    Vër re se kodi nuk nxjerr mesazh nëse mungon ditëlindja. Kjo është për regjistrimet pa ditëlindje, si në rastin kur krijon një regjistrim të ri dhe s'e ke futur ende ditëlindjen.

    Zakonisht për nevoja të tilla është më mirë të krijosh një kërkesë (query) ose raport (report) sepse duke përdorur formularin do të duhet të shfletosh qindra ose mijëra regjistrime për të gjetur gabimet. Përveç formularit, në databazën shembull kam krijuar një kërkesë dhe një raport që tregojnë personat që kanë mbushur moshën 65 vjeç dhe nuk janë në pension.

    Me pak mundim është e mundur që të filtrosh formularin që shfaq personat që të shfaqë vetëm personat 65+ vjeç që nuk janë në pension.

    Access të ofron shumë mënyra për të arritur atë që do. Besoj se s'do e kesh të vështirë ta përshtatësh kodin për databazën tënde.
    Edi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e valdetshala
    Anëtarësuar
    15-03-2008
    Vendndodhja
    Pejë-Republika e Kosovës
    Postime
    2,363
    edspace te falenderohem nga zemra per pergjigjen; do ta provoj se shpejti kodin.

    tung tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 28-04-2008 më 22:54

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e valdetshala
    Anëtarësuar
    15-03-2008
    Vendndodhja
    Pejë-Republika e Kosovës
    Postime
    2,363
    edspace edhe nje here faleminderit shume sepse e kam provuar kodin dhe punon tamam ne menyren qe kam kerkuar,

    Shpresoj te kete me shume njerez si ti, flm

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e valdetshala
    Anëtarësuar
    15-03-2008
    Vendndodhja
    Pejë-Republika e Kosovës
    Postime
    2,363
    Edspace jam shumë kurreshtar qe di pak me shumë për Procedurat ne Access pra si ajo qe ju e krijuat, a ka mundësi pak sqarim se si krijohet nje procedure e tillë, prej hapave fillestar apo mundësishte ku mund te mësoj këto procedura që nga hapat e parë pra mundësisht me sqarime per çdo hap te bërë.

    Nëse ke kohë per sqarime ta kisha ditur shumë për nder.

    Përshëndetje!

  6. #6
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Valdet,

    Për të shkruajtur procedurat të duhet të studiosh parimet e programimit dhe gjuhëve programuese. Për këto njohuri bazë do të këshilloja të lexoje ndonjë libër, ose të marrësh ndonjë klasë/kurs programimi në shkollë. Më pas mund të mësosh vetë duke ndjekur udhëzimet e shumta në Internet dhe të pyesësh në forum kur has në ndonjë vështirësi.

    Në Microsoft Access përdoret gjuha VBA - Visual Basic për Aplikacionet (Visual Basic for Applications). Kjo gjuhë të lejon të kontrollosh veprimet e formularëve, raporteve, kërkesave, e çdo funksioni tjetër që ofrohet në Access.

    Për të shtuar një procedure të re, duhet të zgjedhësh më parë veprimin/ngjarjen që do shkaktojë procedurën të ekzekutohet. Për shembull, nëse procedura duhet ekzekutuar gjatë shfletimit të regjistrimeve, procedurën duhet ta shtosh në ngjarjen On Current. Këtë e bën tek vetitë e formularit, në tabelën e ngjareve (events). Zgjidh event procedure dhe shtyp butonin ... për të hapur dritaren ku shkruhet kodi (code builder).

    Emri:  access1.jpeg

Shikime: 937

Madhësia:  40.1 KB

    Siç e shikon më lart, gjatë përdorimit të formularit ndodhin shumë ngjarje dhe Access të lejon të shkruash një procedurë për secilën prej tyre. Formularët, raportet, dhe të gjithë kontrollet që vendos në ta kanë ngjarje të ngjashme në të cilat mund të ekzekutohet një procedurë.

    Për shembull, në databazën e pensionistëve më lart do vësh re se procedura kontrolloMoshenPerPension ekzekutohet gjatë dy ngjarjeve: (I) Kur shfletohet regjistri dhe (II) pas azhurnimit të fushës nePension.


    Për më shumë informacion për programimin në Access, lexo manualin që vjen me Microsoft Access, të cilin mund ta hapësh edhe në Internet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 27-05-2008 më 01:47
    Edi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e valdetshala
    Anëtarësuar
    15-03-2008
    Vendndodhja
    Pejë-Republika e Kosovës
    Postime
    2,363
    Edspace me të vërtetë nuk di si te falenderohem sepse e e kam verejtur qe posedon ate miresine per te ju ndihmuar te tjereve, do ta provoj ate linkun qe ma kishe derguar, sepse per literature ne Peje kam kerkuar por Kot sepse nuk kam gjetur, por do te provoj ne Prishtine kur te kam mundesine te shkoj. Sa per kurse nuk kam kohe sepse edhe punoj deri ne 16.30 per qdo dite edhe " kogja do vjet i kam bo" mirepo ta dish se po ta tregoj nje te vertete ate bazen e te dhenave qe te kam treguar se e kam krijuar, e kam krijuar ne baze te njohurise qe kam lexuar dhe mesuar prej Librit te Agni Dikes mirepo per fat te keq nuk kishte shume per Visual Basic vetem 2 a 3 shembuj te Ndodhive te Ngjarjeve apo spo di qysh ti emertoj Shqip. Kam fituar nje respekt te thelle per ty andaj edhe ndoshta kam shkruar pak shume por prej besimit. Shpresoj qe te mund te mesoj shume gjera nga Ju . Respekt!

    Jam shume i nteresuar qe te mesoj Procedurat e Ngjarjeve te Formulareve apo raporteve por shpresoj qe kam fatin te kontaktoj njeriun e duhur sepse per keto gjera te nevojitet edhe fati jo vetem vullneti.
    Edhe diqka se tani e verejta, Si duhet te veproj me Code Builder, a bon nje spjegim ne praktike, nje shembull apo eshte me mire te punohet me Event Procedure sepse me te vertet me duhet vetem ne fillim ndihma qe te kuptoj esencen e Kodeve apo Ngjarjeve
    Ndryshuar për herë të fundit nga valdetshala : 27-05-2008 më 15:56 Arsyeja: Shtojcë!

  8. #8
    i/e larguar Maska e klodj
    Anëtarësuar
    10-02-2008
    Vendndodhja
    Gjirokaster
    Postime
    92
    Valedetsha pershendetje,

    Te mesosh nje gjuhe programimi eshte si te mesosh alfabetin e gjuhes Shqipe dhe pastaj te perpiqesh te shkruash dhe te besh fjali. Nje programator i zoti dhe profesionist mund te arrije te beje "hartime" apo "poezi" me gjuhet e programimit, pra qe jane programet e te gjitha llojeve. Per pune te vogla mund te besh programe te thjeshta dhe nqs di anglisht ka literature sa te duash. Psh Visual Basic eshte i thjeshte por nuk mund te mesohet ne forum. Mund te shfrytezosh Ndihmen e VB te Accessi dhe te mesosh fillimisht komandat dhe pastaj procedurat qe vine si shkak i nje klikimi etj etj..

    Te uroj fat se vullnetit nuk ja kam friken te ty..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e zenusi
    Anëtarësuar
    10-08-2006
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    30
    EDI,
    Të lumtë je i mrekullushë, dhe çdo herë i freskët për pëgjegjëje nga lëmia e informatikës.
    Përshendetje.
    N.A.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-11-2008
    Postime
    3
    Desha tu kerkoj nese ka mundsi dikush te me ndimoj te subforma me lidh barkodin artikullin edhe qmimin kur ti ipet barkodi me ma propzu artikullin edhe qmimin ne at rresht

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •