PERCEPTIMI I UNITETIT - NJESHMERISE
Kerkoj strehim tek Zoti
Nga erresira e djallit
Ne emer te Zotit
Me te Dhimbshmit, te Plotmeshirshmit
Thuaj: Ai, Zoti eshte Unike, Nje (Ahad)
Allahu eshte Mbeshtetja dhe Strehimi Universal (Samed)
Ai nuk Lind ke, as nuk eshte I Lindur
Dhe nuk ka asNJE sikur Ai
Te lutem ty, permes misteries me te cilen
Ti I bashkon te kundertat, qe Ti te bashkosh
per mua ate qe nuk eshte e bashkuar me qenien
time, ne nje bashkim qe Ti me shkakton
te deshmoje Njeshmerine e Qenies Tende.
Me investo ne rrobat e Tua te bukura,
dhe me kuroreze me Madherine Tende.
(Ibn Arabi)
Per Ibn Arabin kuptimi I vertete I Njeshmerise mbetet misterie, qe perfundimisht nuk mund te kutohet me intelektin e njeriut,, dhe e gjithe puna e tije mund te pershkruhet si nje levizje e pandare rrethore verdalle Atije te Panjohurit, qe ndodhet perteje te gjitha kontrasteve te manifestimit dhe pershkrimit.
Ibn Arabi ishte me I afert me termin Wehdet El-Wugjud qe mund ta perkthejme Uniteti i Qenies. Nuk eshte dicka e ekzagjeruar te thuhet se formulimi I tije I ketije termi ka nje thellesi qartesie te parivalshme. Njeshmeria nuk eshte thjeshte te besosh ne nje Zot si profesohet ne fete e Perendimit, sepse ajo eshte nje formulim I parimit ne perputhje te nje kuptimi te vecante.
Nje besim I tille ne Zot shpesh here duket se perjashton formulime te tjera siq jane besimet jo-teiste, doktrina e Budizmit, apo besimi ne shpirta te medhenje te Indianeve te Amerikes etj. Ndersa ne anen tjeter Uniteti i Qenies eshte absolute, parime gjitheperfshires qe fut nen mburoje te gjitha besimet dhe doktrinat. Pa kufije dhe perteje opozitave, eshte sikur uji qe ushqen te gjithe krijimin, pa dallime, .ne perputhje me nevojat e tyre.
As nuk mund te mendohet si koncept filozofike. Fjala Arabe wujud gjithashtu do te thote perjetime apo perceptim prandaj Qenia nuk mund te kuptohet apo vleresohet vetem me ide intelektuale. Eshte nje udhetim I jetes, te gjindet dhe te realizohet. Njeshmeria e Qenies sipas mendimit te Ibn Arabit ne te vertete nuk eshte nje doktrine por ndodhet ne zemren e gjerave reale te natyres. Ashtu sikurse jeta edhe Ai nuk mund te futet ne nje trup apo besim apo te jete I perkufizuar ne cfardo pershkrimi. Buron ne te gjitha gjerat por prap se prap nuk e nxe asnje gje.
Ne te vertete vet pershkrimi UEHDET EL-VUJUD Uniteti I Qenies nuk dominon ne punen e Ibn Arabit, dhe ai perdore terme te ndryshme per ta shprehur natyren e realitetit, gati te na siguroje se tendencen natyrore qe kemi per te ndrequr dhe shpjeguar Unitetin e Qenies merr lidhje te shkurte.
Keto pershkrime rrjedhin prej nga ai sheh dhe perjeton ne termet Islamike, por ai vazhdimishte na drejton tek kuptimet e pakufizuara, te perceptuara ne zemren e njeriut.
Per Ibn Arabin, Njeshmeria e Zotit fundamentalishte eshte ceshtje e depertimit dhe perjetimit shpirterore, qe do te thote nje ndryshim radikale ne vizion.
Ai permbyt menyren tone normale se si I shohim gjerat, te na sjell me afer tek nje kuptim tjeter. Ne fakt ai na parashtron nje pyetje shume serioze: Ne realitet, kujt I eshte permbytur vizioni?
Ne si zakonisht besojme se cka shohim eshte reale, marrim dukjen e gjerave te jete e tera ajo qe ekziston. Zotin, Njeshmerine, Burimin Kulminante te gjerave, mund ti imagjinojme ne mendjet tona duke i hequr nga bota e dukshme.
Krijimi eshte I kuptueshem dhe Zoti I Verteti mund te perceptohet dhe te duket, sipas njerezve te besimit dhe njerezve qe perjetojne te verteten me pamje te brendshme.
Per ata qe nuk jane ne asnjeren nga keto kategori e Verteta eshte e kuptueshme dhe Krijimi eshte I dukshem. Keta te fundit jane te hidhur, uje kripe, perderisa te paret jane te embel, uje I kendshem qe pihet
Fusus, p.108, Bezels, p.132
vazhdim...
2-115. Tė All-llahut janė edhe Lindja edhe Perėndimi, dhe ngado qė tė ktheheni, ajo ėshtė ana e All-llahut. Vėrtetė, All-llahu ėshtė gjithė-pėrfshirės e i gjithė-dijshėm.
10-61. Zotit tėnd nuk mund t'i fshihet as nė tokė e as nė qiell as nje peshe e atomit e as mė i vogėl se atomi e as mė i madhe, por vetėm sa ėshtė evidentuar nė librin e sigurt.
Krijoni Kontakt