Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1

    Cool “Komuniteti i Himarës”: Shqipëria, shtet terrorist

    Vënia nën akuzë e dhjetë minoritarëve grekë nga ana e drejtësisë shqiptare, ka sjellë reagimin e menjëhershëm dhe tepër të ashpër të organizatës greke “Komuniteti i Himarës”. Nëpërmjet një deklarate për shtyp të shpërndarë ditën e djeshme, ata e cilësojnë të padrejtë marrjen e si të pandehur nga Prokuroria e Vlorës, duke pretenduar se i vetmi “faj” i tyre është “sepse ata janë grekë”. Në këtë kontekst, këta të fundit fajësojnë drejtësinë dhe organet e Rendit në Himarë, për dhunë sistematike ndaj minoritetit, çka sipas kësaj shoqate greke, ka për qëllim “zhdukjen e elementit helen nga vatrat amtare”. Referuar mandej edhe çështjeve gjyqësore të hapura gjatë viteve të fundit ndaj minoritarëve dhe në veçanti ndaj kryebashkiakut Vasil Bollano, kjo shoqatë me Drejtor Ekzekutiv, Stavri Markon dhe Kryetar të Këshillit Drejtues, Theodhori Bollano,
    arrin në konkluzionin se “Shqipëria është një shtet terrorist”. Greqishtfolësit e Himarës deklarojnë se “këto veprime përbëjnë një pjesë të një plani të gjerë terrorizimi, shkeljes së moralit dhe paralizimit metodik ekonomik”. Ky plan sipas tyre, tregon se “Shqipëria, vendi që do të integrohet në BE dhe është prej dje anëtar i NATO-s, me bekimin e Greqisë, shfaq edhe njëherë se nuk meriton të jetë pjesëmarrëse në institucionet euroatlantike, për arsye të shkeljes së të drejtave themelore të njeriut, si ato të lirisë së fjalës, të vetëpërcaktimit (të kombësisë) si dhe të pronës”. Në mbështetje të këtij pretendimi jepen edhe argumentet, mbi të cilat çojnë në këto konkluzione sipas komunitetit greqishtfolës të Himarës. “Kujtojmë se prej vitit 2003 janë akoma pezull çështjet gjyqësore të pesë bashkatdhetarëve tanë, për arsye se kryen një miting proteste pro zgjedhjeve të ligjshme. Prej vitit 2006 janë pezull çështjet gjyqësore të dy bashkatdhetarëve tanë se protestuan kundër ndërprerjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Sivjet, kryebashkiaku i Himarës pret të gjykohet për arsye se ushtroi në mënyrë të ligjshme detyrat e tij në kufijtë e Bashkisë së tij”, thuhet në këtë deklaratë. Për këtë arsye, ata i bëjnë thirrje popullit grek “të qëndrojë përkrah himarjotëve, në mënyrë që të mos lejohet çrrënjosja e helenizmit nga Vorio Epiri”. Ndërkohë që në një apel drejtuar organizmave ndërkombëtarë, ata kërkojnë “të ndërhyjnë me këshillime dhe të ndihmojnë që Shqipëria të shndërrohet në një shtet modern europian”.

    Kush është “Komuniteti Himarjot”

    Shoqata “Komuniteti Himarjot” ka në përbërje të saj shtetas shqiptarë greqishtfolës, të cilët pretendojnë se Himara është tokë greke. Kjo shoqatë ka qenë mjaft aktive me thirrjet e saj antishqiptare për autonominë e Vorio-Epirit dhe drejtohet nga Theodhori Bollano, një familjar i afërt i kryebashkiakut Vasil Bollano. E habitshme është sesi të gjitha shoqata që bëjnë thirrje antikushtetuese dhe me program të përcaktuar qartë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, vijojnë të regjistrohen nga gjykatat shqiptare në kundërshtim të hapur me ligjin themeltar të shtetit.

    Tedi Blushi - Gazeta Shqiptare


    ***********
    Terroriste jane organizata te tilla qe bejne thirrje te hapura per copezimin e Shqiperise. Ju lumte se kane gjetur shtetin shqiptar, se do isha kurioze ne cilin vend te botes mund te rregjistrohen organizata te tilla!
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Ahhhhhhh sikur te zgjohet edhe nje here Enver Hoxha .
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  3. #3
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ehhh c'na polli belaja me keta lugeter. Dmth ky hajvani Stavri Marko eshte ai qe ka ate blogun e famshem?!

    Kur thote dhe shigjeta, c'ti besh me kete shtet qe (s)kemi ...

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga KUSi Lexo Postimin
    Ahhhhhhh sikur te zgjohet edhe nje here Enver Hoxha .

    Wake up Enver, albania need's u now!


    Me shume me shqeteson fakti qe ende disa anetare ketu dhe ne mbare trojet shqiptare i perkrahin keto lloj organatash, se sa lajmi!
    Sui generis

  5. #5
    ..... Maska e player
    Anëtarësuar
    10-04-2005
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    24
    ahh sikur me verte te bohena vetem nja ca dite terrorista ti shfaforrisim keta edhe pastaj back to normal

  6. #6
    Shkrim nga deputeti i Himares Nikollaq Neranxi:

    Kur Himara nuk qeveriset- Nga Nikollaq Neranxi

    Javën e kaluar në Parlamentin e Shqipërisë, por me vonesë në kohë, përfaqësues të opozitës u bashkuan me zërin tim për të denoncuar tendencën e hapur për ...grabitjen dhe manipulimin e së vërtetës për pronat në bregdetin e Himarës.
    Gjatë vitit të fundit, në cilësinë time si qytetar i Himarës, kam organizuar takime dhe tubime të himarjotëve për t'u kërkuar institucioneve të vendit, Presidentit, Parlamentit dhe Qeverisë nisjen e procesit të lëshimit të certifikatave të pronësisë për tokat e trashëguara.
    Zëri im dukej sikur binte në vesh të shurdhër, por në të vërtetë unë e di se sa zëra solidarë kam pasur nga shumë vende të botës, ku jetojnë dhe punojnë si emigrantë bashkëpatriotët e mi himarjotë dhe bregas. Kam një korrespodencë të pasur me letërkëmbime, falënderime dhe inkurajime për këtë çështje, e cila është themelore për këta banorë dhe është një ndër shqetësimet e mia për familjet e tyre.
    Ky proces i penguar, i përdorur politikisht dhe i manipuluar nga administratorë lokalë dhe bashkëpunëtore në kryeqytet, të kryesuar prej kryebashkiakut në detyrë Vasil Bollano, gjendet momentalisht në një fazë delikate.
    Në foltoren e Parlamentit kam denoncuar manovrat e Vasil Bollanos për ta përdorur dhe monopolizuar politikisht këtë çështje. Prej vitesh kjo çështje është keqpërdorur nga ky zotëri dhe nga mbështetësit e tij fanatikë. Për këtë qëllim është shfrytëzuar mungesa e transparencës, injoranca e një pjese të mirë të mbështetësve të kryebashkiakut, padijenia e procedimit ligjor dhe përdorimi i kësaj injorance për interesa politike të ditës dhe në shërbim të këtij personazhi që gjatë dy mandateve në këtë detyrë po e përdor Himarën si 'mish për top".
    Në cilësinë e deputetit kam denoncuar këtë zotëri si të zgjedhurin që nuk po bën detyrën, që grin politikë dhe nuk administron Himarën, që e ka shndërruar këtë qytezë në një vend rural, të pazhvilluar. Bashkia që ai drejton është një njësi administrative e vetizoluar. Ajo gjeneron probleme në komunikimet institucionale, nuk aplikon asnjë plan zhvillimi dhe nuk ka ritëm investues, nuk ndiqet asnjë politikë për thithjen e të ardhurave që sigurojnë bijtë e saj nga emigracioni. Në këtë territor administrativ po ndiqen politika selektive për ndërtime të paligjshme, jashtë logjikës studimore dhe perspektive, pa asnjë kujdes për ruajtjen e natyrës dhe të resurseve që ka kjo zonë e begatë. Ky kryebashkiak, është armiku i vlerave kulturore në këtë zonë. Në shtatë fshatrat e Himarës nuk gjen asnjë muze, asnjë qendër rinie, asnjë bibliotekë a librari, asnjë mjedis sportiv, asnjë mjedis që mund t'i shërbejë argëtimit qoftë edhe sezonal të rinisë, me përjashtim të disa bareve dhe diskove modeste, të cilat ngrihen vetëm për sezonin dhe ku ushtrohet një shërbim primitiv, pa kulturë dhe madje me një nivel komunikimi mjeran.
    Të gjithë këta elementë, janë pjesë e tablosë që ta afron Himarën si një vend të pavlerësueshëm për perspektivën dhe të ardhmen turistike, siç pretendon në guidat e veta modeste dhe jo përfaqësuese, kryebashkiaku në detyrë Vasil Bollano.
    Problemet e mëdha për himarjotët dhe Himarën lidhen drejtpërsëdrejti me tokën, me atë trashëgimi shekullore, të cilën nuk e zhbën dot as ky pinjoll dhe as ndokush tjetër, që mendon se karriera politike mund ta katandisë Himarën në "mish për top".

    Ndjej përgjegjësinë dhe ndërgjegjen time në shërbim të Himarës, pas reagimeve të kolegut Erion Braçe javën e shkuar në Parlament, ku denoncoi korrupsionin dhe abuzimin me pronat e Himarës. Dosja e këtij korrupsioni ende nuk është zbardhur, dhe me përgjegjësi deklaroj se në këtë ndotje, në këtë abuzim dhe në këtë masakër të pazbardhur me tokat e himarjotëve është e përfshirë edhe ndërgjegjja e Vasil Bollanos dhe disa shërbëtorëve të tij në atë bashki të izoluar dhe të mbyllur. Dosja e zotit Bollano për këto abuzime ka për t'u hapur prej vetë pronarëve, që janë grabitur me letra në ditët e ardhme.
    Unë do të ndihem krenar për këtë reagim në kohë dhe për denoncimin e pa ngurrim ndaj këtyre akteve dhe ndaj këtij korrupsioni që i lë disa dhjetëra himarjotë pa trashëgiminë e trojeve së të parëve të tyre. Dashuria e disa fanatikëve për Bollanon në detyrë, është drejt fundit të saj. Himara, do ta mbyllë periudhën e mosqeverisjes së saj. Inteligjenca e kësaj zone, sot po reagon në disa mënyra dhe koha e Himarës së paqeverisur po arrin drejt fundit. Personat si kryebashkiaku aktual dhe shërbëtorët e tij, shumë shpejt do të vihen para përgjegjësisë për faktet që janë arkivuar në dosjen e tyre.

    Iliria News Agency
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  7. #7
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    hajt se kena lebrit per 5 miza nga himara,sbesoj se do ja lene dètin gerkut.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    Ca bajn ato ne tiran mar apo vetem se flasin, po njerez te tille duhen futur ne burg sa me pare po ca u banen njerz si kto per leke te bahen patriot per Grekun...

    Burgim te perjetshem dhe pershpejtim te gjykimit te Bollanes, njerez te tille e kan haram lirine
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  9. #9
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Inteligjenca e kësaj zone, sot po reagon në disa mënyra dhe koha e Himarës së paqeverisur po arrin drejt fundit. Personat si kryebashkiaku aktual dhe shërbëtorët e tij, shumë shpejt do të vihen para përgjegjësisë për faktet që janë arkivuar në dosjen e tyre.
    Goja mjalt deputetit.

    Po kur do hapen keto dosjet qe te mbledhim mendjen njehere e mire ne dhe himarjotet?!

    Isha vjet ne Himare, ndaluam per nje kafe rruges per ne Ksamil. Qyteti me ndertesat relike te kohes se komunizmit as te lyera as hic, buze detit, per gjynah.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    problemi qendron se populli nuk e koncepton dot se ca eshte duke ndodhur... nuk ka reference. s'e imagjinon dot zgjidhjen sepse s'arrin te konceptoj problemin... njekohesisht ndien nevojen fizike te vjell... ne fjale te tjera, asnjeri se di se per ca LESHI behet fjale.

    kjo con edhe ne interpretime abstrakte... individuale. ca duan te rijetojne nje vuajtje.

    kjo teme duhej shoqeruar me sondazh... tip 'research question': si ndihesh, edhe fjalet perkatese per ndjenjat si opsione. ne menyre per ta studiuar... LESHIN

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •