Kompania franceze Club Méditerranée do të ndërtojë më në fund një kompleks turistik nënë jug të Shqipërisë pas tre vjetësh bisedimesh dhe problemesh legale.
Kompleksi do të ketë 350 vila luksoze me një kapacitet prej 700 krevatësh, dhe do të ndërtohet në Kokomë, 220 kilometra ne jug-perëndim të Tiranës. Kompleksi do të ketë një sipërfaqe prej 700,000 metra katror dhe do të ketë pishina, fusha sportive, qyqane dhe një kinema. Pas ndërtimit, kompleksi do të funksionojë për një periudhë 6 mujore çdo vit.
Kompania shqiptare Riviera do të ndertojë kompleksin që do të kushtojë 75 milion euro dhe që do të menaxhohet nga Club Med.
http://www.balkantravellers.com/en/read/article/661
Krijoni Kontakt