Asnje femije te krishtere nuk i mesohet kurani dhe as nje femije musliman nuk i mesohet bibla, pa dashjen e prinderve...!
Nuk eshte aspak e vertete qe femijeve qe nuk jane te krishtere u mesohet katekizmi i kishes dominuese ne ate vend, pasi ndodh krejt e kunderta…, pikerisht per shkak te ketyre femijeve qe nuk jane te krishtere dhe kryesisht jane te fese islame, pra per shkak te tyre hiqen edhe kryqet nga muret neper shkolla dhe institucione te tjera…, keshtu ndodhi pak dite me pare ne Spanje, ku Drejtesia vendosi qe per hir te tolerances fetare dhe si “mikpritje” dhe rrespekt ndaj atyre qe nuk ndajne fene e shumices ne vend, te hiqen kryqet nga muret e shkollave dhe spitaleve, po keshtu ndodhi ne France, por edhe me shume ne Itali, ku elemente te dyshimte por qe me perkrahje politike te vertetuar , kane ndermarrre nje seri “masash” per mikepritjen e te miturve jokristian, duke treguar keshtu nje “tolerance model”, por qe duke rrespektuar nga njera ane 1-10-100 muslimane kane imponuar me menyre jodemokrative 100-10000-1000000…!
Mua me vjen keq, pasi fajtore ketu nuk jane femijet muslimane dhe as prinderit e tyre, pasi as qe u shkon nder mend nje gje e tille, por qe nje pjese e politikes europiane ( kryesisht te anes se majte ), duke “mbeshtetur” ato minoranca jo te krishtera dhe kjo pa kerkesen e te ketyre te fundit, i shpallin lufte klerit ne vend te tyre, por qe duke ndezur edhe gjakrat, ajo pakice e ardhur do te gjindet pa dashur mu ne mes te perplasies dhe do te urtoje pa e kerkuar, perplasjet e atyre qe duan te mbajne traditat dhe atyre qe keto tradita me kohe i hedhin poshte .
Fatkeqesia me e madhe eshte qe ne momente si keto, me menyre te paevitueshme dalin ne siperfaqe te situates ordhite me ekstreme, ketu perfshire edhe ato fondamentaliste te te gjitha paleve…! Nuk di kujt i sherben nje destabilizim, pasi veshtiresite qe kemi sot do te mjaftonin per t’iu shmangur edhe atyre qe mund te kene nje fund katastrofik.
Por eshte e papranueshme qe dalin persona qe gjoja e pranojne faktin si “tolerance”, pasi thjesht si spektatore japin nje mendim krejt ndryshe nga sa e mendojne ne realitet. Ata qe me te vertete jane besimtare, te ç’do besimi qofshin, nuk duhet kurresesi te marrin pjese ne debate qe nuk i perkasin, sikur puna e asaj qe ndodhi ne Itali ( disa vjet me pare ), ku nje personazh islamik, por qe te fese islame nuk kishte asgje, i mbeshteste vendmarrjet e nje partie ( te majte ) dhe faktin qe nje drejtor shkolle kishte vendosur ( me iniziative personale ) , te hiqte kryqin nga muret e klasave. Ky tipi qe prezantohej perpara publikut si nja nga kreret islamik, por qe nuk ishte e vertete, ngriti zerin me te madh per “heqjen” dhe rrespektimin e pakicave ku ai dhe femijet e tij, benin pjese. Kjo doli qarte qe ishte nje sistem per te bere propagande dhe reklame vetvetes, pasi shpejt kreret e fese islame ne Itali, i’u larguan. Por qe ne fillim ata e mbeshteten pasi menduan qe ishte nje inicitive me kerkesa legjitime, por kuptuan qe ky personi ( qe nder te tjera deklaronte qe shkonte shpesh ne Shqiperi ), ishte thjesht nje karrierist dhe qe per fene nuk donte t’ia dinte. Por qe shkaktoje nje urrejtje dhe qe u perfol shume, sikur keto te ishin provokur nga muslimanet e Italise, qe gjoja keta ishin ne nje mesymje ne shkalle te gjere dhe ku populli italian duhej ti pershtatej shpejt kushteve te reja qe po krijoheshin…, te tilla kurthe i krijojne qarqe politike qe historikisht jane ne linjen antikelrikale,por qe ne fondamentalizem, gjejne aleatin e tyre natural .
Per mendimin tim, dy jane aresyet kur ndodhi te tilla hidhen ne lajme , njera per te bere reklame (personale)dhe tjetra per aresye te apartenences politike ( pra e majta ), pasi te analizoni rastin ne fjale, shpejt do te kuptoni qe eshte 99% e mundeshme te jete nje nga ato dy mundesite e elenkuara me lart…!
Krijoni Kontakt