Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Familja Toptani..


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Selektoje ene shtyp CTRL + C pastaj hajde ketu shtyp CTRL + V

    Nė vitin 1908, Gabriel Louis Jaray historian dhe gazetar francez, i njohur pėr pėrshkrimet e udhėtimeve, njė nga njohėsit mė tė mirė tė ēėshtjeve tė Europės Qendrore, Italisė, Ballkanit, Rusisė, etj, ndėrmori njė udhėtim nėpėr viset shqiptare duke u nisur fillimisht nga Shkupi. Qė kėtu ai kaloi nėpėr Kosovė (Prishtinė, Mitrovicė, Pejė, Gjakovė, Prizren) pastaj nė Kukės, Lumė, Mirditė etj. Jaray e vijoi udhėtimin e tij nė gusht-shtator 1909 nėpėr viset e tjera shqiptare: nga Vlora nė Durrės, Tiranė, Elbasan, Strugė, Resnje. Gjatė muajit gusht, Jaray, ishte i pranishėm nė Tiranė, ku takoi edhe Esat Pashė Toptanin. Janė mbresėlėnese pėrshkrimet e kėtij takimi, ndėrthurur me informacionet dhe analizat historike e politike, por edhe me portretizimin e kėtij personazhi tė veēantė. Ky rrėfim nė formėn e njė ditari, ėshtė pjesė e librit “Nė mbretėrinė e re tė shqiptarėve” (1914), tė cilin e botoi njė vit pas publikimit tė njė tjetėr libri mbi vendin tonė “Shqipėria e panjohur” (1913). Para pak kohėsh kėto dy libra pėrkthyer nga Asti Papa edhe nė gjuhėn shqipe u botuan nė njė libėr tė vetėm nga “Dituria”. Rrėfimi mbi Esat Pashė Toptanin ėshtė marrė nga kapitulli mbi Tiranėn. Ad.Pe


    Esat pasha doli nė rendin e ditės tė Europės, kur ai bėri marrėveshjen me kral Nikollėn e Malit tė Zi dhe kur i dorėzoi atij Shkodrėn, si dhe mė pas kur e shpalli veten si sundimtar i mundshėm i Shqipėrisė dhe bėri njė udhėtim nė Itali dhe Europė. Por kur unė vajta nė ēifligun e tij, ai ishte vetėm kryetari i familjes Toptani. Mirėpo ndėrmjet skotės sė bejlerėve tė Shqipėrisė, familja Toptani ėshtė njė nga mė tė njohurat e mė tė lashtat. Ashtu si familja Vlora nė Vlorė, si ajo e Begollėve nė Pejė, e Markagjonėve nė Mirditė, e Biēakve nė Elbasan, edhe familja Toptani zotėron e sundon mbi Tiranėn dhe rrethinat e saj me fuqinė, me pasurinė, me marrėdhėniet e lidhjet miqėsore qė ka, si dhe me lashtėsinė e saj. Dhe ndėrmjet kėtyre feudalėve, pronarė tė mėdhenj tokash nė Shqipėri, prej tė cilėve krerėt mė tė njohur dhe mė me ndikim janė Ismail Qemali, Zenel beu, Prenk pasha, Dervish beu, njė vend tė veēantė meriton Esat pashė Toptani.

    Zbėrthimi i portretit
    Unė u paraqita dhe takova njė nga mė kryesorėt e familjes, Refik bej Toptanin, me tė cilin do tė nisesha pėr tė vajtur nė Kongresin Kombėtar Shqiptar tė Elbasanit. Para se tė niseshim pėr Elbasan ne vajtėm tė dy bashkė, te kushėriri i tij, Esat Pasha. Shtėpia e kėtij tė fundit ėshtė nė tė hyrė tė Tiranės. Kur sheh atė fushė tė gjerė, tė mbuluar me bar tė gjelbėr, disa pemė, njė shtėpi tė ulėt dhe tė zgjatur, tė krijohet menjėherė pėrshtypja se ke para syve njė ēiflig tė madh e tė begatshėm. Atje nė fund, nėn hijen e njė gėshtenje, ėshtė ulur Esat pasha me disa njerėz tė familjes sė tij. Ai ishte rrėzuar, kishte thyer kėmbėn, tė clėn e mbante shtirė dhe me zor mund tė ecte disa hapa.
    I veshur mirė e bukur nė mėnyrė europiane, por me fes mbi krye dhe me njė cibuk tė gjatė me kokė ari nė dorė, ai tė bėn pėrshtypje me tėrė fuqinė e moshės qė ka. Ai sapo i ka kaluar tė dyzet vjetėt, ka shtat mesatar dhe sy zhbirues. Sigurisht qė atij nuk i mungon zgjuarsia dhe aq mė tepėr dinakėria, por mua mė duket se atij i mungon kultura e vėrtetė. Pėr mė tepėr ai nuk ka as atė “lustėr” kulture, tė cilėn e ka fituar kushėriri i tij Refik bej Toptani nėpėrmjet udhėtimeve qė ka kryer nė shumė qytete tė Europės, si dhe nga lidhjet qė ka pasur me qytetėrimin perėndimor. Tek Esat pasha ndihet menjėherė njeriu i luftės, ushtaraku energjik, i vendosur dhe brutal, por ndoshta shumė mė pak mendjemprehtė nga c’mund tė jenė beljerėt e tjerė kėtu ose nė vise tė tjera tė Shqipėrisė.

    Kundėr xhonturqve…
    Kur unė vajta dhe takova Esat pashėn ishte koha e luftės ndėrmjet shqiptarėve dhe xhonturqve. Kėta tė fundit menduan tė tregohen mirėdashės ndaj shqiptarėve dhe t’u bėjnė atyre lajka, mandej deshėn qė t’i bindin qė tė kishin besim tek ata. Pėr kėtė qėllim xhonturqit stisėn nė Dibėr mbajtjen e njė kongresi gjoja shqiptar, tė cilin e detyruan tė miratojė me anė tė njė votimi pagesėn e tatimeve, si atė tė sė dhjetės, kryerjen e shėrbimit tė detyrueshėm ushtarak nga shqiptarėt, pėrdorimin e gjuhės turke si tė vetmen gjuhė zyrtare dhe si gjuhė tė shkollimit nė Shqipėri, dhe pėrdorimin e gėrmave turke pėr shkrimin e gjuhės shqipe. Bejlerėt e Shqipėrisė sė Veriut as qė pyetėn fare pėr kėtė kongres dhe nuk deshėn tė dinė pėr vendimet e tij. Ndėrkaq bejlerėt e Shqipėrisė sė Mesme dhe ata tė Jugut mendonin se xhonturqve u duhej dhėnė njė pėrgjigje. Prandaj kundėr dėshirės sė Turqisė dhe me pikėsynimin pėr tė pohuar vullnetin dhe dėshirat kombėtare shqiptare, ata vendosėn qė tė mbahej nė Elbasan, mu nė kėrthizė tė Shqipėrisė, njė kongres kombėtar, thjesht shqiptar, nė tė cilin do tė shpalleshin botėrisht kėrkesat e shqiptarėve. Nė krye tė lėvizjes ishin Bicakcitė e Elbasanit dhe Toptanasit e Tiranės. Edhe Esat pasha ishte pėrkrahės i tyre. Nga ana e tyre xhonturqit, qė i kundėrshtonin kėto pėrpjekje dhe kėrkonin qė ato tė dėshtonin, menduan tė pėrdornin njė mėnyrė tė stėrholluar, por kjo gjė solli si pasojė zemėrimin e mėtejshėm tė bejlerėve shqiptarė. Ata caktuan si kajmekam nė Tiranė Hysen bej Vrionin, i ati i tė cilit Aziz pasha ishte deputet i Beratit nė parlamentin turk, dhe e porositėn atė qė tė ndiqte njė politikė sociale tepėr tė cuditshme. Pėr mė tepėr ata vunė njerėz tė posacėm qė tė mbikėqyrnin veprimet e kajmekamit tė ri. Megjithėse ishte shqiptar, Hysen bej Vrioni, si nėpunės i bindur ndaj eprorėve, u mundua qė tė nxisė dhe t’i kundėrvėrė fshatarėt ndaj pronarėve tė tyre tė tokave, ndėrsa zejtarėt kundėr bejlerėve. Agjentėt e xhonturqve bridhnin nėpėr pazaret dhe tregjet, pėrgjatė viseve tė ndryshme tė Shqipėrisė dhe shpallnin kudo se qeveria e Stambollit do t’ua marrė tokėn bejlerėve dhe do t’ua ndajė atė fshatarėve, popullit, nėse ky popull do t’i qėndronte besnik urdhrave tė Portės sė Lartė.
    Xhonturqit shfrytėzuan fanatizmin fetar dhe luajtėn pėr qėllimet e veta kartėn e dėshirės sė madhe tė fshatarėve pėr tė pasur tokat e tyre dhe kėshtu ia arritėn qė tė pėrhapnin njė frymė tė vėrtetė kundėr bejlerėve nė disa fshatra. Kur bejlerėt kėrkuan tė ngrenė shoqatat dhe klubet e tyre kombėtare, tė cilat ishin qendra ku mblidheshin shqiptarėt, qė kundėrshtonin politikėn turke, qeveria e xhonturqve vendosi qė t’i ndalojė dhe t’i shkrijė kėto klube dhe shoqata. Pėr kėtė qėllim ajo shfrytėzoi edhe lėvizjen e fshatarėve. Qeveria e Stambollit e tuboi popullsinė fshatare nė disa katunde rreth qyteteve, e drejtoi atė pėr nė vendet ku ishin hapur kėto klube atdhetare shqiptare dhe nxiti e lejoi qė tė ndodhnin pėrleshje dhe skena dhune kundėr tyre. Mė pas, gjoja pėr tė qetėsuar gjakrat, xhonturqit vendosėn qė tė shkrihen tėrė klubet shqiptare.

    Tė rrezikuar…
    Kjo politikė sociale e kėrcėnonte ndikimin e lashtė dhe tė trashėguar tė bejlerėve nė Shqipėri. Deri mė sot nuk ėshtė sqaruar cėshtja nėse xhonturqit me kėto veprime arritėn qė tė nxisin nė Shqipėri njė luftė klasash tė vėrtetė, me qėllim qė tė rrėzonin regjimin feudal dhe tė zhduknin ndikimin e bejlerėve, qė u kundėrvihej atyre. Sidoqoftė kuptohet fare lehtė sesa tė prekur ishin bejlerėt shqiptarė, veēanėrisht Toptanasit, nga kjo politikė dhe ē’mėri kishin ata ndaj xhonturqve, aq mė tepėr qė kjo politikė u shfaq mė hapur nė Tiranė. Prandaj mund ta pėrfytyrojmė fare bukur se ē’gjendje shpirtėrore kishte Esat pashė Toptani dhe ē’qėndrim mbante ai ndaj “Turqisė sė Re” xhonturke, tė cilėn prerazi ai e dallonte me kujdes nga Turqia.
    Nga mosbesimi dyshimtar i skajshėm qė kishte nė atė kohė, ai mund tė kalonte pa dyshim nė ndjenja dhe veprime mė tė gjalla, kur njė rast i papritur i dha mundėsi familjes Toptani qė tė ushqente ambicjet e saj mė tė larta. Tirana dhe Elbasani, dy qytete tė lashta e tė afėrta, ndodhen mu nė zemėr tė Shqipėrisė. Ky ėshtė vendi gjeografik ku mundet dhe duhet tė jetė edhe qendra e bashkimit tė tėrė shqiptarėve, qofshin kėta nga veriu, nga lindje ose nga jugu i Shqipėrisė. Ky vend gjeografik mund tė quhet si II-dė Francė e Shqipėrisė. Ai ėshtė pėr Shqipėrinė njėlloj si janė Bovua, Kompienjė ose Parisi pėr Francėn. Dhe pėr mė tepėr ky vend ka njė dalje nė detin Adriatik, ka Durrėsin, pra ka atė port i cili ėshtė pėr tė ashtu sic ishte dikur Rueni porti i Francės nė La Mansh.
    Pikėrisht nė kėto vise vijnė e bashkohen prirjen e ndryshme tė shqiptarėve. Nė brigjet e Shkumbinit, nga Durrėsi nė Elbasan takohen tė gjithė: toskė tė Jugut dhe gegė tė Veriut, myslimanė, ortodoksė e katolikė, megjithėse myslimanėt janė mė tė shumtėt.. Vetė natyra e ka diktuar zgjedhjen e saj. Pikėrisht nė kėtė trevė Shqipėria e pavarur duhet tė vendosė kryeqytetin e saj. Vlora dhe Shkodra ndodhen nė skajet e vnedit, pa lidhje dhe as njohje me viset e tjera mė tė largėta. Nė Shkodėr nuk ka ortodoksė, ndėrsa nė Vlorė nuk ka katolikė. Aty-kėtu mund tė ngrihet dhe tė organizohet ndonjė qeveri e njė partie. Por qė tė ngrihet nė kėmbė dhe tė jetė i aftė tė qėndrojė njė pushtet qėndror dhe kombėtar, kjo gjė mund tė bėhet vetėm nė trevėn qėndrore, ku ndodhen Durrėsi, Tirana, Elbasani dhe madje edhe Kruja, ku ai duhet tė vendosė selinė.

    “Shqiptarė, por osmanlli”
    Toptanasit, mė tepėr nga tė gjithė, i kanė parasysh kėto fakte, sepse Ismail Qemali nuk ka qenė asnjėherė mik i tyre. Nė Kongresin e Elbasanit, bejlerėt e Vlorės, Beratit, Elbasanit dhe Korcės ishin ithtarė tė zjarrtė tė Ismail Qemalit. Ndėrsa Toptanasit hiqeshin si mėnjanė. Ata mendonin se ky njeri kishte njė ndikim tė tepruar nė politikėn e Shqipėrisė para Luftėrave Ballkanike. Prandaj ata e luftonin kėtė ndikim dhe theksonin se Ismail Qemali e kishte tradhtuar Turqinė nė kohėn e regjimit tė vjetėr duke bėrė komplote pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, dhe shtonin qė pavarėsisht se Ismail Qemali ishte i varfėr, ai kishte pasur nė dorė gjithnjė mjete financiare, tė cilat i merrte nga tė huajt, falė lidhjeve qė mundnin tė shpjegonin prejardhjen. Kurse Toptanasit, nga ana e tyre, mbaheshin se ishin shqiptarė, por njėherazi besnikė ndaj Portės sė Lartė dhe tepėr tė brengosur e tė shqetėsuar pėr lirinė e shqiptarėve. Unė edhe sot e kėsaj dite e sjell ndėr mend sesi e mbylli bisedėn me mua Esat pasha. Brenda dy fjalėve tė tij jepej nė mėnyrė tepėr tė pėrmbledhur njė program i tėrė:”Shqiptarė, por osmanlli”.
    Kėshtu, kur doli nevoja qė tė caktohej njė kryetar pėr Shqipėrinė e pavarur, nuk kemi pse tė cuditemi qė pėr kėtė vend mėtonte ai qė ishte kryesori, i pari, i familjes Toptani. Ai nuk mund tė harronte prejardhjen e tij, e cila sic ma tregoi Refik bej Toptani, ishte kjo qė vijon.

    Lidhjet me Topiasit...
    Nė kohėn e tė madhit Skėnderbe, Topia ose Tobia ishte duka i Durrėsit. Ai kishte tre vėllezėr dhe njėri prej tyre u martua me njė motėr tė Skėnderbeut. Mė 1467 Skėnderbeu vdiq nė Lezhė. Topia rimori fuqinė nė qytetin e Krujės, tė cilin ia kishte lėshuar kohė mė parė Skėnderbeut si peng miqėsie. Mirėpo Topia u mund dhe u vra nga turqit, tė cilėt morėn me vete njė djalė qė Topia kishte nga martesa me tė motrėn e Skėnderbeut. Pas kėtij djali tė robėruar shkoi nė Turqi njė nga oficerėt e shtėpisė Topia, i cili e rriti dhe e edukoi atė. Ai djalė ishte Ali beu, themelues i familjes se Toptanasve. Kėto kujtime vazhdojnė tė jetojnė ende nė mendjen e pasardhėsve tė tij dhe mua mė kujtohet mirė se me cfarė interesimi dhe krenarie bashkėbiseduesi im, Refik beu, mė tregonte njė pemė gjenealogjike, ku ishin shėnuar, me njė saktėsi qė binte nė sy, tė gjithė pasardhėsit e Toptanit tė parė.
    Nė Shqipėri dhe sidomos nė Durrės, qarkullon njė legjendė e cuditshme. Thuhet se i pari i Topiajve ishte njė stėrnip bastard i Karlit d’Anzhu. Madje pohohet se nė rrethinat e Durrėsit ėshtė gjetur njė stemė, e cila ka edhe njė shufėr, e cila ėshtė shenja e preardhjes bastarde.

    Synimi i fronit...
    Tani po tė duam t’i pėrmbledhim tė gjitha sa thamė mė lart, mund tė theksojmė se nė kėtė rast kemi: kryetarin e njė familjeje feudale, mjaft i fuqishėm nga degėzimet qė ka kjo familje, nga krushqitė dhe marrėdhėniet e saj, si dhe nga ndikimi i saj shoqėror dhe tradicional. Kjo familje ka njė histori, e cila shtyhet tej nė tė kaluarėn. Ka toka tė shumta mu nė zemėr tė Shqipėrisė. Dhe mbi tė gjitha, mbeturinat e njė ushtrie, e cila pėrbėn njėfarė garde vetiake tė pashės Toptanas. Tė gjitha kėot duket se janė tė mjaftueshme qė Esat pasha tė paraqitet si kandidat pėr drejtimin e Shqipėrisė. Edhe Hyg Kapeti nuk kishte nė dorė karta mė tė mira, kur duke qenė Dukė i II-dė Francė, ndėrkohė qė nė krahina tė tjera si nė Burgonjė, nė Langėdok dhe nė Bretanjė, sundonin po dukė tė njė rangu me tė, vendosi me guxim nė kokėn e tij kurorėn e fronit tė mbetur bosh, pa mbret.
    Mirėpo Fuqitė e Mėdha nuk e lejuan Esat pashėn. Megjithata ata nuk mund ta pengojnė atė qė tė jetė kryetari i vėrtetė i pallatit tė mbretit tė ri tė Shqipėrisė. Nuk ka rėndėsi nėse ai do tė qėndrojė gjatė nė kėtė vend dhe nėse tiparet qė pėrbėjnė forcėn e tij do t’i sigurojnė apo jo suksesin. Por duhet ta ndjekim me kureshtje dhe me ngulm historinė qė po jeton ai, sepse ajo ringjall nė sytė tanė pėrfytyrimin e pėrpjekjeve qė bėheshin nė mesjetėn e hershme pėr krijimin e shteteve tė mėdha moderne. Pasardhėsit e Skėnderbeut nėpėrmjet krushqive, kėrkojnė tė bėhen trashėgimtarėt e tij dhe tė vendosin nė pushtet tė parin e familjen sė tyre tė Toptanasve.

    GSH
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga OO7 : 08-07-2008 mė 18:08

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx mujo.. ahu..

    ndrroje nickun se ste thrrasim dot a derbardhe..

    sa here sheh shkrime interesante na i sill..
    thx dhe nji here..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Albo;

    Esat Toptani: Ju tregoj komplotin ndaj meje

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kujtimet e personazhit tė njohur historik mbi ngjarjet e viteve 1913-1914 nė Shqipėri

    Esat Toptani: Ju tregoj komplotin ndaj meje

    Lavdosh AHMETAJ

    Jetėshkrimi i Esat Pashės

    Emri: Esat
    Mbiemri: Toptani
    Datėlindja: 13 qershor 1863
    Vendlindja: Tiranė
    Aktiviteti:
    Ishte mbėshtetės i xhonturqve, si dhe deputet i Parlamentit turk nga pala shqiptare.
    Gjatė luftėrave ballkanike ishte komandant i forcave otomane nė hapėsirėn Shkodėr - Mali i Zi.
    Ministėr i Brendshėm pėr pak kohė gjatė qeverisjes sė princ Vidit
    Arrestohet nga regjimi i Vidit pėr trazira.
    5 tetor 1914 pas largimit tė Vidit dhe vendosjes sė influencės sė tij nė Tiranė, ai deklarohet kryeministėr i Shqipėrisė.
    13 qershor 1920 ekzekutohet nga Avni Rustemi nė Paris, me motivin se tradhėtoi vendin


    Gazeta “Tirana Observer” boton pėr herė tė parė pjesė nga kujtimet e personazhit tė njohur historik, Esat Pashė Toptani. Ish-kryeministri i qeverisė sė katėrt tė shtetit modern shqiptar, tregon ngjarjet e viteve tė trazuara 1913-1914. Toptani fokusohet nė ardhjen e princ Vidit nė Shqipėri dhe ngjarjen e arrestimit tė tij nė Durrės. Revoltėn e Shqipėrisė sė Mesme, apo dhe largimin nė Paris. Duke treguar gjendjen e trazuar politike tė atyre viteve, Esat Toptani shkruan pėr rikthimin e tij nė atdhe, marrjen e drejtimit tė shtetit tė asaj kohe dhe ditėt e vėshtira tė pushtetit. Tė gjitha kėto, tė shkruara nė frėngjisht dhe tė siguruara nė kryeqytetin e Francės, Paris.

    Nė vazhdim tė luftėrave ballkanike, Fuqitė e Mėdha u gjendėn pėrpara dilemės sė rregullimit tė ēėshtjeve tė Ballkanit, duke gjetur rastin e shumėpritur pėr tė pushtuar Shqipėrinė me manifestacionet turbulluese dhe situatat kronike tė kaluara nė pesė shekujt e mėparshėm, duke ringjallur shqetėsime ne popullin shqiptar. Pas negociatave tė gjata, ambasadorėt u mblodhėn nė Londėr, duke vepruar nė emėr dhe nėn instruksionet e qeverisė qė pėrfaqėsonte krijimin e njė principate shqiptare tė pavarur, autonome dhe tė trashėgueshme. Disa muaj mė vonė ata zgjodhėn princ Vidin nė krye tė fronit tė ri. (Konferenca e Londrės 1913). Nė kėtė moment, dy qeveri ndanin qeverisjen e administratės sė Shqipėrisė: 1- Ajo e Vlorės me nė krye Ismail Qemalin dhe 2) – Ajo e Durrėsit me nė krye Esat Pashė Toptanin. Qeveria e Vlorės pėrbėhej nga bashkėrendimi i punės sė disa burrave, nė tė kundėrt ajo e Durrėsit pėrfaqėsonte vullnetin e lirė tė popullit e shprehur gjatė njė mbledhjeje nė tė cilėn secili pėrfaqėsues i ēdo rajoni tė Shqipėrisė Qendrore dha lirisht votėn e tij. E tillė ishte situata pėr momentin nė Komisionin Ndėrkombėtar tė Kontrollit dhe mbledhja e dytė e Konferencės sė Londrės u mbajt nė tetor 1913.

    Zbulimi i komplotit
    Gjatė zbulimit tė komplotit, i cili kėrkonte tė ngrinte myslimanėt e Shqipėrisė kundėr vendimeve tė Fuqive tė Mėdha nė favor tė Esat Pashė Toptanit, Ismail Qemal Bej u detyrua tė jepte dorėheqjen dhe tė linte postin e tij. Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit mori pėrkohėsisht drejtimin e Shqipėrisė nė vend tė qeverisė qė sapo dha dorėheqjen. Duke dėshiruar qė t’ia linte vendin njė administrate tė bashkuar dhe pėr tė shmangur tė gjitha pėrēarjet, komisioni me dashamirėsi mė kėrkoi tė jepja dorėheqjen nga funksioni im. Por, megjithatė, unė lirisht do t’i shprehem bashkėqytetarėve tė mi, qė unė kurrė nuk kam hezituar tė pranoj kėrkesėn qė shpreh qartė vullnetin e Fuqive tė Mėdha, tė po atyre qė mė zgjodhėn nė krye tė delegacionit shqiptar pėr t’i ofruar fronin princit tė sapozgjedhur. Dokumentet zyrtare qė buruan nga komisioni i bėnė homazhin qė unė e kisha bėrė gjatė presidencės sime dhe patriotizmit qė unė tregova. Ngjarjet qė unė ju kujtova, do t’ju lejojnė, zotėrinj, tė kuptoni qė, ditėn e parė tė krijimit tė Principatės Shqiptare, unė kam vetėm njė merak: atė tė plotėsimit tė tė gjitha dėshirave tė Fuqive tė Mėdha. Pėr momentin, komisioni mė ngarkoi tė kthehesha nė Neuwied, unė e dija me siguri qė myslimanėt pėrbėnin mazhoritetin e popullsisė shqiptare, tė cilėt njėkohėsisht nuk ishin tė kėnaqur nga zgjedhja e bėrė nga Evropa, por unė gjithashtu, dija qė influenca e autoritetit tim me tė cilin unė veprova me cilėsi si shef i principatės sė familjes mė tė vjetėr shqiptare, jo vetėm qė u diktoi qetėsi dhe paqe bashkėfetarėve tė mi, por gjithashtu, pranuan qė Evropa mė ngarkoi tė zbatoja dhe realizoja ēdo gjė qė ata mė ngarkonin. Vetėm njė veprim modest e bėri Komisionin e Kontrollit qė unė tė bėhesha personi i vetėm nė Shqipėri, i cili mund tė ndėrhynte dhe tė qetėsonte pakėnaqėsitė e popullit. Unė e dija gjithashtu, qė kjo do tė mė vinte nė njė pozitė tė tillė me bashkėqytetarėt e mi, qė do tė krijoja mjaft armiqėsi.

    Ardhja e princ Vidit
    Nė shkurt 1914, princ Vidi zbarkoi nė Durrės. Mungesa e pėrvojės e njohurive mbi: zakonet, traditat, servilizmi nė qėndrime tė caktuara, ngathtėsia e gabimet zgjuan pakėnaqėsitė popullore, tė cilat nuk ishin fashitur plotėsisht. Disa javė pas zbarkimit nė Durrės, revolucioni i detyroi Fuqitė tė dėrgonin njė flotė nė Portin e kėtij qyteti si shkak i aspiratave dhe pakėnaqėsive. Pėr fat tė keq, i bindur nė kontrollet e pėrfaqėsuesve diplomatikė austro-hungarezė, princi bėri njė veprim qė unė nuk do tė guxoja ta komentoja, pasi ai mė bėri njė vizitė personalisht. Natėn e 19 maj 1914, njė bateri (armė) e instaluar nė kopshtet e pallatit, qėlloi kundėr shtėpisė sime nė qendėr tė qytetit, gjatė tė cilave disa dėshmitarė panė trupat austriake teksa hynė nė banesėn time dhe shefi i tyre, oficeri holandez i ngarkuar nga Evropa pėr organizimin e xhandarmėrisė, isha me urdhėr arresti nė shtėpi. Nė atė kohė, unė isha ministėr i Luftės, ministėr i Ministrisė sė Brendshme dhe president i Kėshillit tė Ministrave. Unė pranova, por me kusht qė ministria italiane tė mė merrte nė mbrojtje nė gjykatėn Shqiptare. Kėshtu, rrodhėn ngjarjet qė mė detyruan tė lija postin tim dhe tė largohesha si refugjat nė Romė e mė pas nė Paris. Ky akt i shtoi akoma dhe mė shumė pakėnaqėsitė. Ndėrhyrja e vazhdueshme e pjesėtarėve tė Komisionit tė Kontrollit nuk e qetėsoi aspak gjendjen. Durrėsi pushoi se pasuri lidhje me pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė dhe autoriteti i princit ishte nė fuqi vetėm brenda njė perimetri 2 – 3 km. Kjo ishte situata para se tė shpėrthente Lufta e Parė Botėrore.

    Largimi i princ Vidit
    Katėr javė mė vonė ( shtator 1914 ) Vidi braktisi vendin duke u larguar me njė akt italian pėr nė Venecia. Tė gjithė pjesėtarėt e kabinetit e shoqėruan. Nė kėtė kohė unė isha nė Francė. Duke kuptuar se prania dhe pozicioni im do tė luante njė rol tė rėndėsishėm, i rrethuar nga armiqėsi, tė cilat donin tė mė bėnin pre tė ndikimeve qė unė disaprovova, unė lashė Parisin menjėherė dhe nga Shqipėria u nisa pėr nė Athinė e mė pas nė Nish. Pasi arrita nė Dibėr, mua mė ndanin ende disa orė nga Shqipėria dhe kur unė hyra nė Durrės u mirėprita nga masat e gjera tė pakėnaqura tė popullsisė. 24 orė mė pas, senati me unanimitet me emėroi president tė qeverisė, funksion qė kishte aprovimin e Fuqive tė Mėdha.

    Dy kampet
    Nė atė kohė vendi ishte ndarė nė dy kampe ndikimi: 1)atė tė austriakėve dhe 2)atė turk, i cili pėrfshinte njė masė mė tė gjerė. Unė isha kundėr tė dyjave. Mua mė takonte detyra tė rivendosja rregullin, qetėsinė, sigurinė. Drejtimi im mė siguroi aprovimin dhe pėrgėzimet e pėrfaqėsuesve diplomatikė tė mbetur nė Shqipėri pas largimit tė princ Vidit (arkivat e qeverive tė ndryshme mund ta vėrtetojnė kėtė). Gjatė kohės qė merresha me situatėn e brendshme tė vendit, nuk humba as rolin qė kisha nė luftėn qė sapo kishte filluar. Pas njė orė tė mbėrritjes sime nė Durrės, diplomatėt austro–hungarezė u mbėshtetėn nė miqėsinė e vjetėr tė qeverisė, pėr tė mė ofruar mrekullira, nėse do tė shpallesha pro Bllokut Qendror. Unė e refuzova kategorikisht kėtė ofertė. Ju lutem, zotėrinjtė e mi, tė rikujtoni qė ishim nė tetor 1914, agjentėt diplomatikė bullgarė mė afirmuan vendimin e sapomarrė kundėr Fuqive dhe pra kundėr Serbisė. Por unė prapė refuzova kategorikisht dhe nė tė njėjtėn kohė informova Ministrin e Punėve tė Brendshme tė Francės pėr qėllimet e Bullgarisė.
    Vendimet e mia ia lexova Fuqive, tė cilat vendosėn tė mblidheshin solemnisht pėr tė njohur kombėsitė e vogla dhe duke marrė vendime tė menduara drejt dhe mirė. Ishte nė kėtė moment qė unė guxova tė veproja me kurajė. Situata militare e aleatėve nuk ishte nė gjendje tė pėrkryer, marina viktoriane ishte e panjohur akoma dhe unė nuk gjeta mjaft pėrkrahje ndaj partisė qė zgjodha dhe adaptova. U trondita paksa nga arsyetimi i tyre pesimist, por kurrė nuk e vura nė dyshim triumfin final tė aleatėve.

    Toptani i shpalli luftė Austrisė
    Nė emėr tė qeverisė nė tė cilėn unė jam president, unė i deklaroj luftė Austrisė. Unė nuk vonova tė gjendesha pėrballė njė lėvizjeje tė re tė brendshme. Turqia u radhit nė Bllokun Qendror dhe shpalli luftėn e shenjtė. Dihet qė pjesa mė e madhe e popullsisė shqiptare ishte myslimane dhe ashtu si unė e paramendoja, ata u ndikuan mjaft nga kjo deklaratė, sipas sė cilės shkrimet e Kuranit ishin detyra tė domosdoshme pėr t’u zbatuar. Unė u shpalla kundėr myslimanėve tė mi, me tė gjitha energjitė qė kisha, njė lėvizje popullore u deklarua kundėr meje dhe po nė tė njėjtėn kohė Gjykata Ndėrkombėtare e Kostandinopojės, mė dėnoi me vdekje dhe informoi gjithė botėn islamike pėr kėtė. Por unė nuk u shqetėsova si nga njėra anė edhe nga tjetra.
    Me energjinė qė unė shpalosa, pėrmasat qė mora, pėrfundova duke i dhėnė njė arsye lėvizjes, e cila ishte pritur se do tė sillte pasoja tė mėdha, duke mos u kompromentuar kurrė nga detyrat pėr tė cilat unė u vetėsakrifikova. Nė kėto rrethana shtypėse, unė munda tė kapja rreth 30.000 pushkė dhe municione klandestine tė futura nė Austri. Nėse kėto armė do tė binin nė duar jo tė sigurta, ato me siguri do tė ktheheshin kundėr Serbisė. Veprimi im largoi rrezikun. Trupat serbe ranė pėrpara forcave shtypėse tė armikut dhe kėrkuan tė tėrhiqeshin, kundėr procesionit armik, unė duhet t’u shėrbeja, nė tė njėjtėn kohė mė erdhėn falėnderimet nga aleatėt, nga ana e Francės e Anglisė, tė shoqėruara me ngritje nė gradė me njė urdhėr ndėrkombėtar. Disa javė mė vonė, unė lehtėsova aktivitetin e kėtyre trupave mbi portin ku do tė zbarkonin, nė Korfuz. A duhet ta ndieja nevojėn tė insistoja mbi rėndėsinė e bashkėpunimit tim nė kėto rrethana? Trupat serbe tė rraskapitura nga marshimet nėpėr malet e mbushura me dėborė, duke duruar nozullimet, shpartallimet, pėrndjekjet e partizanėve austriake do tė ishin pre e lehtė e armikut dhe do tė ishte pjesė e njė marrėveshjeje tė ēmueshme. Princi Regant i Serbisė, gjatė njė pritjeje zyrtare nuk nguroi tė proklamonte me kryelartėsi qė nuk do tė pranonte kurrė tė bėnte pjesė nė marrėveshjen qė unė solla nė kėto rrethana tragjike, nė anėn tjetėr, Franca mė ofroi mirėkuptimin e saj. Meqenėse unė e rikujtova kėtė detaj, kjo nuk ėshtė absolutisht nė qėllim pėr tė titruar fitore, por pėr tė treguar ndihmėn qė unė mundėsova atėherė.

    Ngjarjet e Durresit

    Kriza e parė e rėndė e qeverisė sė princit ndodhi mė 19 maj. E nisur si njė incident i vogėl, si njė revoltė fshatarėsh, falė njė sėrė keqkuptimesh, mosmarrėveshjeve e dyshimeve, brenda pak orėsh do tė shndėrrohej nė njė konflikt kompetencash ndėrmjet xhandarmėrisė ndėrkombėtare dhe qeverisė shqiptare, pėr tė degjeneruar shumė shpejt nė akuza tė ndėrsjella tradhtie, qė shpunė nė arrestimin dhe syrgjynosjen e Esat Pashės. Mė 17 maj, nė Shijak, njė fshat midis Durrėsit dhe Tiranės, banda shqiptarėsh tė armatosur ishin ndeshur me njė kompani tė veēuar tė xhandarmėrisė. Mesa dukej, ata kėrkonin pėrjashtimin nga shėrbimi ushtarak pėr njė dhjetėvjeēar ndoshta edhe largimin e Esatit dhe, pas tė gjithė gjasave, synonin tė hynin nė Durrės pėr tė paraqitur kėrkesat e veta. Esat Pasha i dha urdhėr majorit Sluys tė vendoste dy mitraloza nė rrugė pėr tė mbrojtur kryeqytetin. Sluys refuzoi ta zbatonte dhe iu pėrgjigj se merrte urdhra vetėm nga princi ose eprorėt e tij holandezė. Kjo ishte njė fyerje, qė njė ministėr i Luftės, i porsaemėruar gjeneral nga vetė princi dhe, pėr mė tepėr, kreu i njė fisi me influencė dhe pasha osman, nuk mund ta duronte. Pėr pasojė, Esati i kėrkoi princit ta shkarkonte oficerin. Kur Vidi refuzoi ta pushonte, duke argumentuar se kishte nevojė pėr majorin holandez, madje i kėshilluar edhe nga ministri i Italisė, Aliotti, vendosi t’i japė leje pėr njė kohė tė papėrcaktuar dhe mė pas pėr ta transferuar nė Shkodėr, Esati dha dorėheqjen nga qeveria. Princi e ktheu prapa dorėheqjen e ministrit tė tij, por nė kėtė pikė u vu re njė pėrmbysje pozicionesh krejt e beftė dhe e papritur. Pasi u prit nga princi, Sluys arriti ta bind qė pashai ishte tradhtar dhe e shtyu qė tė merrte ndaj tij masėn e arrestit. Mė 19 maj, Sluys i ngarkuar tė kryente arrestimin, rrethoi shtėpinė e Esatit. Pas disa shkėmbimesh zjarri pashai u dorėzua.

    Ferdinando Salleo per Esat Toptanin

    Mė 12 shkurt, Esati u nis nga Shqipėria pėr tė kryer misionin e vet solemn, pasi kishte mbajtur njė fjalim himnizues pėr princin. Tri ditė pas vizitės sė Vidit nė Romė pa ia bėrė syri tėrr, pashai deklaroi para gazetarėve nė Romė se “vetėm pak ngatėrrestarė kishin arritur pėr njė moment ta shtynin Evropėn tė besonte se nė Shqipėri ekzistojnė pėrnjėmend pėrēarje”, dhe u shpreh krenar e mirėnjohės pėr misionin qė e kishin ngarkuar, duke shtuar: “Delegacioni qė unė kryesoj ėshtė manifestimi i parė i ndėrgjegjes kolektive qė populli shqiptar ka dėshmuar qė nga koha e Skėnderbeut”.
    Esati e siguroi princin se “tė gjithė shqiptarėt, pa asnjė pėrjashtim, do tė jenė nėnshtetas tė Madhėrisė Suaj dhe pėrherė tė gatshėm pėr t’ju ndihmuar nė pėrpjekjet tuaja pėr ta shpėnė Shqipėrinė drejt njė tė ardhmeje tė begatė e tė lavdishme”, dhe e pėrfundoi fjalimin me shprehjen rituale “Rroftė mbreti!”.
    Ndėrkohė, rrugės sė kthimit pėr nė Durrės, Esat Pasha qėndroi nė Vjenė, ku mė 1 mars, sipas tė njėjtit ritual qė ndoqi edhe nė Romė, u prit nga perandori plak dhe Berchtold-i, i cili e dekoroi me Kryqin e Urdhrit tė Franc Jozefit. Kėtu kemi njė hollėsi interesante, por jo tė padobishme pėr tė kuptuar konkurrencėn ndėrmjet austriakėve dhe italianėve. Po atė ditė, ambasadori italian nė Vjenė, Avarna, e ftoi Esatin nė ambasadė dhe i dorėzoi medaljen e Kavalierit tė Kurorės sė Italisė. Ndėrkohė, pėshtjellimi nė Shqipėri sa vinte dhe rritej. Nė Durrės u organizua njė manifestim patriotik ortodoks nė pėrkrahje tė Vidit, ku, myftiu i popullsisė myslimane, nga ana e tij, mbajti njė fjalim himnizues rreth bashkimit tė shqiptarėve pa dallim feje dhe besimi. Nė tė njėjtėn kohė, Zografosi i telegrafonte Komisionit tė Kontrollit nga Korfuzi, ku i bėnte tė ditur se “njė kuvend i epirotėve”, i mbajtur nė Gjirokastėr, kishte vendosur tė mos e njihte sovranitetin e Shqipėrisė dhe se e konsideronte akt armiqėsor hyrjen e trupave shqiptare nė “Epir”. Udhės pėr nė Durrės, Princi u prit nė mėnyrė festive mė 5 mars, nė Trieste, jo vetėm nga autoritetet austriake, por edhe nga ofiqarėt katolikė shqiptarė tė lidhur me Austrinė, arqipeshkvi Bianchi, si dhe kanoniku i fuqishėm i kryeqytetit, imzot Kaēorri. Pas hipjes nė “Taurus” qė kishte ngritur flamurin shqiptar dhe vizitės nė kėshtjellėn e Miramare-s, kujtime ogurzeza prej Maksimilianit tė Habsburgasve- i pėrshėndetur sipas ritit me tė shtėna topi.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Nxjerrur nga forumi "malsija"
    GRUDJANE17-03-2006, 04:15 AM

    CILI KA QENE ESATI'

    Esati. i biri i Ali be Toptanit. lindi ne Tirane rreth vitit 1860. Vellai i
    tij. Gani beu, ishte kater vjet me i madh. Qe ne femijeri, ai dallohej per
    karakterin e tij te keq dhe gjaknxehte; vellai i tij i madh ishte jo me pak i
    tille dhe babai i tyre ishte viktima e pare e karakterit te tyre te keq. Nje
    dite ata e mbuluan me nje rrogoz te lagur me nafte dhe e kercenuan se do
    ta digjnin. Ne fakt Ali beu nuk ishte ne rregull menderisht.

    Kur u rrit, Gani beu sillej ne Tirane si nje cub i vertete, duke ngjallur
    terror ndermjet miqve dhe armiqve te tij. Ne nje cast te caktuar, ai u
    detyrua te arratisej ne Greqi per t'i shpetuar ndjekjes se qeverise osmane:
    ky ishte fillimi i karrieres se tij, mbasi Abdyl Hamiti, i alarmuar nga kjo
    arratisje, se ciles i kushtonte nje rendesi politike, e terhoqi ate ne
    Konstantinopoje dhe e futi ne batalionin e truprojes se tij.
    Ne Konstantinopoje, Gani beu u tregua shume pak skrupuloz dhe bente
    njejete te shthurur; nje rivalitet lindi ndermjet tij dhe Xhavit Beut,
    djali i vezirit te madh te asaj periudhe, Halil Pufat Pashes dhe Gani
    beu gjeti vdekjen nje mbremje ne Pera, nga dora e nje personi te quajtur
    Hafiz Pasha, mik i Xhavit Beut, i permendur me lart.
    Kjo vrasje mbeti e padenuar, gje qe ben te mendohet se Abdyl Hamit
    Beu ishte lodhur nga i perkedheluri i tij.Esati ishte rritur ne Tirane
    dhe e kish zgjeruar rrethin e ndikimit te tij, gje qe i jepte mundesi
    te clirohej nga rivalet (familja Jella) dhe ta shtonte pasurine me mjete
    kurdohere te paligjshme.
    Pasi gjeti mjetin per t'u vene me deshire ne sherbim te Hafiz Pashes,
    guvernator i Durresit (i cili nuk duhet ngaterruar me homonimin e tij,
    vrasesin e Ganiut), ai u caktua kryetar i rrethit te Tiranes, post qe
    i lejonte ta tepronte ne veprime pa u denuar. Rreth vitit 1895, ai u
    emerua nga Sulltani komandant i xhandarmerise se Janines; ky post i
    kushtoi atij 1500 lira turke te cilat iu paguan mareshalit Dervish Pasha.
    Ate qe ne Tirane e kishte bere ne mnenyre te paligjshme, filloi ta bente
    hapur dhe ne menyre zyrtare ne Janine. Dervish Pasha ishte ne ate kohe i
    plotfuqishem ne Stamboll. Ganiu ishte favoriti i Sulltanit dhe Esati mund
    t'i lejonte vetes, pa u ndeshkuar, gjithcka, megjithese ky post ishte sa
    fitimprures aq edhe i rrezikshem.
    Ai peruroi ne Janine epoken e perdorimit te bandave te cubave. qe
    zevendesuan 30 xhandare me kuaj, te cilet i futi perseri ne pune, pasi mori
    prej secilit 25 lira turke. Gjate Luftes Greko-Turke te vitit 1897, ai i
    grabiti te gjithe bagetite, te imeta e te trasha, qe gjeti dhe pasi mberriti ne
    Janine si guvernator i pergjithshem i Osman Pashes, i dha nje hov me te
    madh puneve te veta, duke shkuar deri atje sa mori rushfete madje edhe
    prej 20 frangash, duke rrembyer parate e njerezve te thjeshte, te cilet i
    kercenonte me syrgjynosje, duke futur hundet ne ceshtjet administrative e
    te drejtesise dhe duke nxjerre perfitim nga gjithcka. Eshte e pamundur te
    behet nje liste per te keqijat, vjedhjet dhe grabitjet e tij.
    Per kete, nder te tjera. mund te permendim: ai arriti te grabiste
    manastirin (Teqe) e Peshtanit (rrethi i Permetit); i grabiti 900 lira turke
    Baba Ahmetit, kryedervishi i Teqese se Kostanit; 640 lira baba Abedinit,
    dervishit te Teqese se Frasherit; 1200 lira vellezerve Xhelal dhe Mehmet
    bej Kelcyra, 200 lira Abaz bej Vasiarit.
    Pas vrasjes se vellait te tij Ganiut, Esati, duke menduar se rrezikohej,
    dergoi ne Konstantinopoje sherbetorin e tij te quajtur Haxhi Mustafa,
    lindur ne Kruje, i cili vrau Xhavit Beun, ne mes te Ures se Gallates.
    Vrasesi u arrestua, u gjykua dhe u burgos, por u trajtua me shume
    butesi; ai, ne burg, ishte nje shef i vogel e pak kohe me vone u lirua dhe
    u caktua roje ne Ministrine e Drejtesise. Nga kjo merret me mend se
    Hamit Beu ishte i kenaqur nga suprimimi i Xhavitit. Esatit, edhe pse i
    njohur nga te gjithe si autori i vertete i vrasjes, nuk u keqtrajtua aspak.
    Por, pak nga pak, marredheniet e tij me qeverine e pergjithshme te
    Janines, Tatar Osman Pasha, u tendosen dhe per shkak te nje skandali qe
    ndodhi ndermjet te dyve. Esati u transfema ne Shkoder, gjithnje me detyren
    e shefit te xhandarmerise. Ky ishte nje rast per tiranin qe t'u diktohej
    bashkepatrioteve te tij, mbasi ai banonte ne Tirane, ne vend qe te banonte
    ne qytetin e Shkodres, ne kryeqender. Gjithashtu forca qe kishte, i dhane
    atij mundesi te bente kerdine kunder atyre qe nuk i pelqenin, atyre qe
    mund te luftonin kunder fuqise se tij, ose qe me ane te pasurise te tyre
    mund ta shqetesonin. Pikerisht ne kete periudhe nis me te vertete fuqia e
    tij ne Tirane e Durres,sepse, duke persekutuar njerezit e ndershem, ne te
    njejten kohe ai mbronte njerezit e liq dhe u kerkonte ndarjen e perfitimeve
    te paligjshme qe mund te arrinin keta te fundit; kjo ishte menyra e tij per
    te garantuar sigurimin publik, ashtu sikurse kishte bere ne Janine.


    vazhdon

    --------------------------------------------------------------------------------

    GRUDJANE17-03-2006, 04:17 AM
    Ndryshimi i regjimit turk, ne vitin 1908, e gjeti Esatin ne postin e tij
    ne Shkoder dhe me famen e nje njeriu despotik, besnik ndaj Abdyl Hamitit
    dhe ndaj menyres se tij te administrimit, pra ai nuk mund te kishte
    marredhenie te mira me personat e regjimit te ri dhe duhej ne menyre
    fatale te shinangej.
    Por heroit tone nuk i mungonte aspak shkathtesia: ai shkoi shpejt ne
    Selanik, ku ndodhej selia e Komitetit Bashkimi dhe Progresi; thuhej se
    thonturqit e kishin denuar me vdekje, por 500 lira turke, qendrimet e
    perulura dhe premtimet e rrema i dhane atij mundesi te hynte ne sherbim
    te shefave unioniste, te cilet e perkrahen dhe e ndihmuan te merrte mandatin
    e deputetit te Sanxhakut te Gjirokastres per Parlamentin Osman. Esati, i
    cili dikur ia detyronte madheshtine e tij Abdul Hamitit, kete here duhej te
    mbeshtetej te armiqte e Sulltanit.
    Pra ai e kishte vendin ne Dhomen Osmane, duke mos marre asnjehere
    pjese ne te, duke mos dashur te luaje asnje rol si deputet shqiptar dhe qe
    shqetesohej teper pak per mbrojtjen e interesave te kombit te tij; ai mbajti
    me teper nje qendrim servil me padronet e kohes, deri ne ate pike sa u.
    caktua nga keta te fundit si anetar i delegacionit qe do t'i njoftonte Abdyl
    Hamitit rrenimin e pushtetit te tij.
    Esati njihej atehere si nje nga shefat unioniste dhe keto marredhenie te
    mira vazhduan per sa kohe qe keta te fundit kishin pushtetin; dhe kur
    xhonturqit filluan te dobesohen, kur partia kundershtare, e quajtur liberale,
    dukej se po korrte sukses, Esati e ndryshoi menjehere kampin, duke u
    shprehur armik i Talateve, i Xhaviteve dhe i Xhahideve. Pikerisht ne kete
    cast nacionalistet e rinj shqiptare hyne ne lidhje me te ne Konstantinopoje:
    ai premtoi ndihmen e tij per levizjen antiturke qe zhvillohej ne Shqiperi
    (fillim i vitit 1912). Megjithate. mbasi ia njihnin karakterin dinak dhe
    oportunist, nacionalistet u treguan te kujdesshem dhe nuk u bazuan plotesisht
    ne fjalen e tij.
    Kur shqiptaret, te cilet dolen fitimtare ne Shkup, arriten ta detyronin
    Dhomen te shperbehej dhe pergatiten formimin e qeverise liberale te Myftar
    Pashes. Esati u emerua komandant i rezervisteve ne Shkoder dhe me kete
    detyre ai mori pjese ne luften kunder serbo-malazesve, qe rrethuan qytetin
    eShkodres (1912-1913).
    Komandant i forcave te Shkodres ishte koloneli Hasan Riza Bej (me
    pare quhej Hasan Riza Pasha). 1 konsideruar inteligjent e i paanshem, dhe
    duke e kuptuar se shqiptaret (te merzitur nga regjimi turk) do t'i ndihmonin
    malazezet, ai hartoi projektin per te ngritur flamurin shqiptar ne Keshtjellen
    e Shkodres, me qellim qe te gruponte shqiptaret dhe t'i bente ata te
    marshonin kunder agresorit sllav ose te pakten per te siguruar asnjanesine
    e tyre. Ne fakt, pavaresia e Shqiperise u shpall ne Vlore (28 Nentor 1912)
    dhe ishte fjala te bindeshin malesoret (malesore te rrethinave te Shkodres)
    se ceshtja e ketij qyteti ishte ceshtje e tyre.
    Ne castin kur Hasan Rizai do ta zbatonte kete projekt dhe se ishte gati
    te merrej vesh me malesoret, ai u vra ne mbremje perpara shtepise se Esat
    Toptanit, tek i cili ai sapo kishte qene per darke. Vrasesi ishte Osman
    Bali, sherbetor dhe njeri besnik i Esatit.
    Per te shpjeguar kete krim, duhet ditur se Hasan Riza ishte nje
    kundershtar i komitetit "Bashkim e perparim" dhe se ai donte te vinte
    kandidaturen e tij ne Bagdad si deputet liberal. Nga ana tjeter, shefi i
    shtatmadhorise se tij, nenkoloneli Kiameran ishte, se bashku me disa oficere
    te tjere, nje fanatik unionist; Esati donte te shpetonte nga Hasan Rizai, per
    ta zevendesuar vete ate dhe Kiemerani ishte i kenaqur te hiqte qafe nje
    armik te partise se tij; Esati dhe Kiamerani u morren vesh deri ne fund,
    domethene deri ne kapitullimin e qytetit, gje qe ndodhi ne vitin 1913.
    Thuhej se Shkodres i mungonin ushqimet por, nga ana tjeter, te rrethuarit
    ishin paralajmeruar se serbet qe mbanin te rrethuar qytetin, ne bashkepunim
    me malazeste, sapo ishin larguar: pra ata ndodheshin perballe forcash te
    reduktuara dhe, per me teper, mbretit Nikita i ishte dorezuar ultimatumi i
    Fuqive te Medha per ta hequr ai vete rrethimin. Esati, pra, kishte shume
    mundesi ta zgjaste rezistencen edhe per disa dite, por ai parapelqeu te
    kapitulloje duke u mjaftuar te shpetoje nderin e tij ushtarak.
    Por qysh nga ajo periudhe ka pasur zera se gezimi i Esatit kishte shkaqe
    te tjera nga ato te "Ndereve" ushtarake dhe se nje shume prej 600 000
    frangash iu dha nga malazezet. Gjithashtu mbreti Nikita e princi Danillo e
    ndihmuan ne ambicjet e tij personale; po diten e kapitullimit te qytetit,
    malazeste perhapen zera se Esati e kish shpallur veten mbret i Shqiperise.
    Megjithate Esat bej Toptani u mjaftua. ne fillim, te terhiqet ne Tirane, me
    ushtare dhe topa qe i solli nga Shkodra.
    Ai kenaqej me perfitimet dhe intrigat qe thurte, duke perkedhelur
    pasionet e uleta, fanatizmin fetar te klases reaksionare dhe duke mos u
    sprapsur perpara asnje premtimi, perballe asnje mjeti terrorizimi.
    Por, pak nga pak, u pervijua qendrimi i tij: ishte e qarte se ai ishte
    nxitur nga sllavet dhe greket, duke u premtuar te pareve Shkodren dhe te
    dyteve, Shqiperine e Jugut. Ai nuk gjente ne vend shume perkrahes, por
    perdorte forcen qe i siguronin shqiptaret e Dibres dhe te Ohrit, rajone qe
    ishin aneksuar se fundi nga serbet dhe te cileve u prerntonte clirimin e
    vendit te tyre. premtim mashtrues qe merrte nje ngjyre te vertete nga
    diskutimet e serbeve. te cilat linin te shpresohej per evakuimin e Dibres
    dhe Ohrit ne rastin kur Shqiperia do te njihte Esat Pashen. Per me teper,
    duhet nenvizuar se mbasi afro 50 fshatra ndermjet Dibres dhe Ohrit u
    shkaterruan nga serbet - tetor 1913- Esati gjeti nje pretekst me shume per
    arratisjet e tij ne Tirane dhe ne rrethinat e saj.
    Duke e ndjere veten te forte nga kjo mbeshtetje, Esati e shpalli veten te
    pavarur nga qeveria provizore e Vlores. Rusia pa dyshim mbeshteste Esatin
    dhe Italia nuk vonoi ta terhiqte ate ne sferen e saj me shpresen per t'ia
    kundervene Austrise dhe per te kundershtuar ndikimin e kesaj rivaleje.
    Ne fillim te muajit mars 1914, princi Vid mberriti ne Durres: nje
    delegacion kishte shkuar ne Nenvid per t'i ofruar kuroren e Shqiperise,
    delegacion ne krye te te cilit ndodhet Esati: ky gjest i tiranit te vogel nuk
    mashtroi njeri, mbasi askush nuk kishte asnje iluzion per te; dihej se ai
    vazhdonte te mbante interesin te gjalle me rifillime gjyqesh, me fanatike
    hajdute dhe keqberes dhe ishte e qarte se ai do te perfitonte nga rasti i pare
    per t'u deklaruar edhe nje here.
    Ai u deklarua heren e pare, kur shpertheu ceshtja e Perandorise; dihet
    se, mbasi Greqia nuk donte t'u bindej vendimeve te Konferences se Londres
    dhe te evakuonte Shqiperine e Jugut (Korca dhe Gjirokastra), ajo perdori
    nje komedi kriminale, te quajtur Epiri autonom, i cili i kushtoi Shqiperise
    300 fshatra te djegur e te bere shkrumb e hi nga greket. Jugu kerkonte
    perforcime me arme e trupa dhe Esati ua refuzoi ato me cinizem; synimi
    i ndjekur ishte evident: behej fjale per te mbrojtur greket, per te dobesuar
    Shqiperine, per ta reduktuar ate (sidomos krahinatjugore, te cilat e kishin
    njohur ate si shef xhandarmerie dhe ishin shume kundershtare me te) dhe
    per te arritur t'i imponohej Shqiperise se vogel qendrore.
    Por, pak kohe me pas, tradhtia e Esatit mori nje karakter edhe me te
    rende kur u njoh bashkefajesia e tij ne trazirat qe ndodhen ne rrethinat e
    Durresit. Atehere ai u arrestua dhe do te gjykohej e do te denohej po te
    mos ishte nderhyrja e Italise, qe e mori ne mbrojtje duke ua shkeputur nga
    duart autoriteteve. Baroni Aliotti, minister fuqiplote i Italise, urdheroi qe
    ai te merrej me nje anije italiane; para se te largohej nga Shqiperia, Esati
    u angazhua, duke u betuar me shkrim, qe te mos shkelte me ne Shqiperi.

    vazhdon

    --------------------------------------------------------------------------------

    GRUDJANE17-03-2006, 04:18 AM
    Por, pas largimit te princ Vidit nga Shqiperia, ky betim u harrua nga
    Esati; ai shkoi nga Roma ne Greqi e ne Serbi dhe, me nje force te rekrutuar
    ne territorin serb, u paraqit ne Durres. Veprimi i tij i pare ishte te shkonte
    ne pallatin e princit, te nderpriste lidhjet e vendosura nga komisioni
    nderkombetar dhe te bente kerdine me objektet e cmuara qe ndodheshin
    atje, objekte te cilat ne pjesen me te madhe ndodhen edhe sot ne Gjeneve,
    ne shtepine qe Esati kishte marre atje me qira.
    Esati qendronte me shume veshtiresi ne Durres ku u rrethua nga
    popullsia, qe do ta detyronte te largohej nga qyteti dhe Shqiperia. po te
    mos ishin serbet qe shkuan ne ndihme te tij, te cilet e zhblokuan, i dhane
    trupat dhe annet e nevojshme per t'iu imponuar shqiptareve. Tirani perfitoi
    nga kjo fuqi per t'u hakmarre me armiqte e tij - tridhjete veta u ekzekutuan
    dhe shume u vrane: ndermjet tyre permendim Koxhatin, prefekt i Durresit,
    i cili ishte ftuar nga Esati ne shtepine e tij. Pastaj mori urdher
    te shkonte ne Diber; por, sipas udhezimeve te dhena nga tirani, u ndalua
    jashte qytetit te Durresit, u dergua ne pronat e Esatit dhe atje e vrane duke
    i rene me hunj, pasi e kishin futur ne nje thes!
    Nuk duam te diskutojme ketu per ceshtjen e ndihmes qe Esat Pasha u
    kishte dhene serbeve gjate terheqjes se tyre dhe nese kjo ndihme eshte
    veper ekskluzive qe i interesonte tiranit ose me teper nje aksion pa interes
    i vete shqiptareve. Esati ne kujtimet e tij, te cilat gazeta "Koha" i botoi dy
    dite pas vdekjes se tij, kerkon ta kete vete gjithe meriten dhe per kete ai
    nuk ngurroi aspak te blasfemoje kombin e tij. Ky ishte karakteri i vertete
    i Esatit, per te cilin asgje nuk ekzistonte dhe nuk duhet te ekzistonte jashte
    personit te tij.
    Eshte fakt se fati i Esatit ishte lidhur me ate te serbeve, aleate dhe
    bamires te tij, dhe si i tille, ai u detyrua te largohet nga Shqiperia e te
    kerkoje strehim ne Selanik ku vazhdoi ta mbante veten si shef ose kryetar
    i Qeverise Shqiptare, titull qe e kishte marre gjate diktatures te shkurter
    dhe te perkohshme qe ai ushtronte ne Durres. Ne Selanik, Esati u trajtua
    mire nga greket dhe francezet, por sidomos u mbrojt nga serbet, qe i
    dhane nje pension mujor prej 200 000 frangash per shpenzimet e te
    ashtuquajtures qeveri te tij, mbasi ai kishte rreth tij disa njerez qe merrnin
    tituj ministrash si dhe "taborin" i tij te famshem.
    Nuk ka asnje arsye te fllitet keq per shqiptaret qe perbenin taborin e tij
    dhe qe, ne fund te fundit, ishin njerez te guximshem, te sinqerte dhe te
    ndershem; por nuk mund te thuhet e njejta gje per shefin e tyre, i cili
    mendonte vetem per veten e tij, ndersa ushtaret e tij mendonin me shume
    per atdheun e tyre. Keta njerez nuk vepronin aspak nga vleresimi dhe
    konsiderata qe kishin per Toptanin; ne te kunderten, prania e Esatit ne
    Selanik me te drejte mund te konsiderohet si nje incident fatkeq dhe nuk
    u krijonte aspak besim shqiptareve: deshmitare jane shqiptaret e Korces,
    te cilet kane bashkepunuar me besnikeri me trupat franceze. por qe kane
    kerkuar me kembengulje qe Esati te mos shkelte me ne Shqiperi. Keshtu.
    edhe banoret e Gjirokastres kane luftuar krahas trupave italiane per t'i
    sherbyer ne kete menyre ceshtjes se Aleateve dhe asaj te pavaresise se
    atdheut te tyre.
    Gjate qendrimit te tij ne Selanik, qendrim shume skandaloz, shtepia e
    tij, sikurse thuhej - ishte nje vater e vertete crregulli, nje shtepi loje dhe
    korrupsioni. Te rinj te Selanikut, me qellim qe t'i shpetonin sherbimit
    ushtarak, merrnin nga pashai certifikata te kombesise shqiptare dhe
    ushqime... etj; qe intendenca ia dorezonte pashait per trupat e taborit te
    tij, te cilet i dergonin te te preferuarit dhe te preferuarat, ose te shitesit me
    pakice. Per me teper, ndodhi nje skandal, ai i pagimit te taborit, i cili nga
    pashai kerkohej ne flori, por qe ushtareve iu dorezua ne kartemonedha.
    Zoti Fontenej dhe zoti Krajevski, qe Republika kishte caktuar prane Esatit,
    duhet te dine dicka lidhur me kete teme.
    Kane dashur ta trajtojne Esatin si aleat besnik te Frances, nuk kihej
    parasysh se heroi yne nuk e ka pranuar kurre bindjen. Ai ishte nje egoist,
    qe zoteronte ne nje shkalle te larte "egoizmin e mallkuar". Para se gjithash,
    sidomos kur behet fjale per personin e tij, ajo qe injorohet eshte fakti se,
    kur perfundimi i betejes se madhe i u duk i dyshimte, ai u perpoq te
    afrohej me perandorite qendrore dhe filloi te hynte ne lidhje me legaten
    osmane ne Berne.
    Kjo nuk eshte asgje e jashtezakonshme per nje njeri te kallepit te t)j,
    per faktin se pasi tradhtoi Abdyl Hamitin, xhonturqit dhe shqiptaret, ai
    tradhtoi me ne fund italianet dhe behet armiku i tyre per te kaluar ne
    kampin e serbeve.
    Por shansi filloi te lodhet. Ishte fillimisht Anglia, qe duke iu pergjigjur
    nje thirrjeje te Dhomes se Komunave deklaroi se nuk njihte asnje funksion
    zyrtar te Esatit (1918); pastaj, rreth fundit te vitit, Franca nderpreu cdo
    lidhje me te dhe u thirr Krajevski.
    Ne fillim te vitit 1919, Esati erdhi ne Paris; ai nuk kishte asnje funksion
    zyrtar, mbasi nderkohe nje qeveri ishte formuar ne Shqiperi dhe nje
    delegacion ishte derguar ne Paris, gje qe nuk e pengonte pashane tone t'i
    jepte vetes tituj si kryetar i qeverise shqiptare dhe kryetar i delegacionit.'
    Jeta e tij ne Paris mund te njihej lehte: e dashura e tij i kushtonte me se
    2 000 000 franga; me qejfe, automobil etj.; pa llogaritur shperdorimet e
    ujit neper qytete.
    Po, perse e perdor ai kete kohe dhe titullin e kryetarit te qeverise
    shqiptare e te delegacionit shqiptar, qe ia cakton vetes? A e ngriti ai
    ndonjehere zerin kur vendi i tij kercenohej te percahej? Jo. ai argetohet,
    intrigon kunder vendit te tij, duke menduar vetem per veten.
    Fillimisht ne muajin maj. kater shqiptare. Inizot Koleci. peshkop katolik,
    Bajram Veizi, Fuat bej Toptani dhe Ymer bej Shijaku shkuan ne Paris per
    te biseduar me Esatin dhe u perpoqen te depertonin edhe nje here ne
    mendimet e tij. Dy shqiptaret e fundit, nga kater qe ishin, qendruan ne
    hotelin "Kontinental" ku qendronte vete Esati dhe qe te katert paten shume
    takime me kete te fundit. i cili vazhdimisht u deklaronte se:
    1- Serbia ijepte nje pension mujor per shkak te simpatise se kjo qeveri
    kishte per te, por se keto shuma nuk ishin aspak nje borxh i Shqiperise.
    2- Nuk kishte asnje konvente ndermjet vete Esatit dhe Malit te Zi.
    3- Ne te kunderten, ai u kishte premtuar serbeve nje korrigjimte kufirit
    ne favor te tyre dhe te bashkimit doganor e ushtarak. Esati u be kaq naiv
    sa e dorezoi vete tekstin e marreveshjes se tij me Jugosllavine, ashtu
    sikurse eshte paraqitur nga nje memorandum i kesaj mbreterie ne
    Konferencen e Paqes.
    4. Hasan Rizai ne fakt ishte vrare nga Osman Bali, por ai pretendonte
    se kjo nuk ishte bere aspak me urdher te tij.
    Nga ana tjeter. kur ai nuk dinte ku ishte dhe xhindosej, betohej te
    hakmerrej me te gjithe armiqte e tij politike, ne se do te arrinte ndonjehere
    te shkelte ne Shqiperi.
    Por ai e dinte mire se nuk mund te shkonte ne Shqiperi sepse do te
    ndalohej. do te gjykohej dhe do te varej. Italia u akuzua pa te drejte se e
    kish bere te pamundur kthimin e tij ne Shqiperi. Gje qe njihet pak eshte
    fakti se Esati kishte pasur gjate kater muajve te fundit takime te fshehta
    me agjentet italiane Kostoldi, Gali dhe Lodi, dhe se ai ishte gati te nderronte
    kamp. ta linte Serbine per Italine dhe ne kete nuk ka asgje tejashtzakonshme,
    aq me teper mbasi urrejtja per qeverine shqiptare te Tiranes, urrejtje qe
    italianet dhe Esati e kishin ne te njejten mase, e benin bashkepunimin e
    tyre krejt te natyrshem.
    P.S. - Disa hollesi per karakterin e tij:
    Esati dhe Ganiu ishin martuar me dy motra te familjes Toptani,
    kusherira te tyre: Esati u martua perseri me nje turke, pasi kishte harxhuar
    pasurine e gruas se tij te pare dhe duke mos u shqetesuar aspak per te dy
    vajzat e tij.
    Nje dite, ai takoi perpara shtepise se tij ne Tirane nje vajze te sjellshme
    te cilen e pyeti se e kujt ishte. Jam vajza tende - iu pergjigj femija i
    pafajshem.Me dokumente false, ai siguroi pronesine mbi pasurite e kusheririt te
    tij, Selim Pasha.
    Ne Janine, ai syrgjynoste njerez te rendesishem per t'i detyruar te
    paguanin harac; keshtu u internuan Mustafa Pasha, Omer Efendi dhe shume
    te tjere.Pasi urdheroi vrasjen e Hasan Riza Beut ne Shkoder, ai i dergoi fjale
    Alush Lohias se ishte gati t'i paguante nga xhepi 300 lira turke kujdo qe
    do ta denonconte vrasesin.
    Per vrasjen tragjike te Nexhat Efendiut, ai nxorri nje qarkore ku
    thuhej se Nexhati ishte arratisur me nje shume te madhe qe ai e kerkonte
    dhe i premtoi nje shperblim atij qe do ta zbulonte.

Tema tė Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Familjet e nderuara shqiptare
    Nga alumni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 16:46
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Familja Boletini
    Nga CEZARND nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  5. Shoqėria, dashuria, dhe familja
    Nga Arbushi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 22:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •