Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 102
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Angry Shtypi italian: Berisha i ka premtuar Leçes, rërë nga Vlora

    Falë “raporteve të mira” me presidentin shqiptar Sali Berisha, ka nisur tashmë praktika zyrtare për këtë. “Mirë se të vini: është përgjigja e shqiptarëve, të cilët në të kaluarën kanë “kontribuar” për të rimbushur edhe plazhet e Korfuzit. Pra, rëra shqiptare është e disponueshme.

    LA STAMPA (Giuseppe Salvaggiuolo) / 7 korrik 2008

    LEÇE - Paguajmë Gjermaninë për tu liruar nga plehrat tona, përse të mos paguajmë Shqipërinë për të marrë rërën e saj? Sigurisht që është e mundur dhe së shpejti do ta bëjmë, sepse Leçe ka nevojë për rërë në plazhet e saj të shkatërruara nga erozioni. Brindisi, nuk dëshiron t’ia japë, dhe prej 7 vjetësh nuk po i gjendet zgjidhja kësaj situate. Lufta për rërën, ka bërë shumë dëme këto vite dhe do të vazhdojë të bëjë nëse nuk gjendet një zgjidhje e shpejtë brenda 6 muajve të ardhshëm.

    Plazhi që duhet shpëtuar urgjentisht është ai i San Cataldo, 8 km nga Leçe, buzë Adriatikut: aty ka vila të bukura dhe ndërtime të shtrira në disa kilometra. Përgjatë viteve, rëra është zhdukur, duke u gëlltitur nga deti. Kjo është shkaktuar nga ngritja e nivelit të ujit dhe prurjet e lumenjve. Situata është ndihmuar gjithashtu nga “kontributi human”, pra ndërtimet abuzive.

    Ajo që ka mbetur nga bregdeti i San Cataldos është një rrip i ngushtë, sa për të vënë disa çadra dhe në një pjesë, as rripi nuk ekziston. Deti vjen direkt në buzë të rrugës. Pushuesit janë tërbuar, operatorët turistikë janë në krizë.

    Komuna e Leçes gjeti fillimisht një plan shpëtimi: Me 5 milionë euro, fonde të BE, do të bëhej një “transplant” rëre. Kjo e fundit do të merrej aty afër, në Brindisi. Gjithçka dukej në rregull, derisa lajmi mbërriti në veshët e banorëve të Brindisit.

    T’i japin kushërinjve të tyre të Leçes, 200 mijë metra/kub rërë (rreth 10 mijë kamionë të mëdhenj)? As mos t’u shkojë nëpër mend! Banorët u organizuan dhe bënë një rresht rreth 1 km, të kapur dorë më dorë, në formë zinxhiri, përgjatë bregut të detit. Pasuan dhjetë mijë firma të mbledhura në peticion, transmetime direkte në radio dhe televizion, manifestime dhe parulla në gjithë qytetin, me tekstin “Rëra jonë nuk preket”.

    Giorgio Sciarra, një nga organizatorët e protestave thotë: “Kuptojmë që Leçe ka problem me rërën, por përse duhet dëmtuar jona, për të rregulluar të tyren???”.
    Sherri shkon në përfaqësuesit politikë lokalë, të cilët shkëmbejnë batuta të zjarrta e më pas në Gjykatën e Brindisit. Vendimi është i prerë: Rëra nuk preket, sepse “ndërhyrja do të prodhonte dëme të njëjta, në mos më të mëdha se përfitimet eventuale”.
    U mbyll me kaq? Jooo! Ndërsa avokatët e të dy palëve përgatiten për Apel, Poli Bortone ka një as nën mëngë: “Brindisi nuk do të na japë rërën e tij? No problem, do ta marrim në Shqipëri!”.

    Falë “raporteve të mira” me presidentin shqiptar Sali Berisha, ka nisur tashmë praktika zyrtare për këtë. “Mirë se të vini: është përgjigja e shqiptarëve, të cilët në të kaluarën kanë “kontribuar” për të rimbushur edhe plazhet e Korfuzit. Pra, rëra shqiptare është e disponueshme.

    Një ekspert i Komunës së Leçes, ka nisur edhe analizat: Durrësi nuk na pëlqen, Vlora është e shkëlqyer.

    Tani, Poli Bortone pret përgjigjen definitive. Duhet të nxitojmë: në fund të vitit, skadon afati për përdorimin e 5 milionë eurove të financimit. Pas kësaj, humbasim gjithçka: paratë, plazhin, fytyrën…

  2. #2
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Keta plehra (Nanoja me pare qe ia jepte Greqise) e Berisha tani qe ia jep Italise (me te dhene nenkuptoni cfare te doni) na e moren shpirtin. O Zot kur do na zhduken keto shushunja ...

    PS: Berisha do ta kerkoje Vloren, po do bredhi .... po e le me kaq se ne keto momente edhe s'dua te mbaj pergjegjesi per cfare mund te shkruaj.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Sa kurnacër paskeni qene ju Vlonjatet moj Lioneskë, edhe reren ta kurseni

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Po i kane duart vetem per buke vlonjatet, mire t'ja beje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Po me ronen cpaten kta ore.
    Po pse i kemi kaq plehra kto politikane ore.
    Po ne vend te rones cfar do vej SALIU aty leshin e vet.Turp vallahi

  6. #6
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Ho mër dhe ju, se s'ka për tu bo gjo. Rona aty ka për t'ngel prap, dmth për themele pallati lol. Tani që doli nëpër gazeta është e sigurtë, që s'ka për t'u bo gjo.
    Life's too short to remove USB safely.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qe thoni yve..caushistet anti-berishe..qe beni sikur ju ha meraku per reren..

    enveri ju perdhunoj.. ska fis vlore e laberie qe enveri te mos ja kete lene pa koka pa hallate.. pa nder pa bageti pa shtepi e katandi.. perjashto ndonje hysni qe e mbilli me pa u lagur..

    enveri beri soden ( e me vone llampat) ne vendin me te bukur me reren me fantastike.. mu buz detit..dhe ajo sode e qelbur qe ala sdime pse u be.. e ka qenefosur bregun e krejt reren.. e jo vetem ne siparfaqe por me metra thelle sedimentin nen ranor e nen ujor..
    ju caushistet.. e vazhduat punen e enverit kur e mbushet bregun me granata e tritol me kufoma e predha.. e i vute zjarrin nderteses me te bukur te vlores..bashkise se vjeter..

    e na dilni tani e qani krokodilce per reren..

    po ku dini ju ceshte rera..
    ju i vute kazmen lulishteve nga xhamija ne skele.. ne te dy anet e rruges e bete pallate betoni si mur kinez..

    cdo dite gjeni.. arsye per te mobilizuar falangat kanibale 97 -tshe..

    po ato kodrina me varre 97 -te e 98- tete.. akoma nuku ju a ngacmuan ndopak mendjen tuaj kacako bandite hajdute..?

    50 vjet enveri ju beri krimba te diktatures e atij qe desh tju japi nder e liri e dinjitet.. pra berishes.. doni tja hani te gjalle gurmazin..

    ik more..

  8. #8
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Me mire Taljanit se Grekut.

    bej shaka, me mire Gjermanit.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    qe thoni yve..caushistet anti-berishe..qe beni sikur ju ha meraku per reren..

    enveri ju perdhunoj.. ska fis vlore e laberie qe enveri te mos ja kete lene pa koka pa hallate.. pa nder pa bageti pa shtepi e katandi.. perjashto ndonje hysni qe e mbilli me pa u lagur..

    enveri beri soden ( e me vone llampat) ne vendin me te bukur me reren me fantastike.. mu buz detit..dhe ajo sode e qelbur qe ala sdime pse u be.. e ka qenefosur bregun e krejt reren.. e jo vetem ne siparfaqe por me metra thelle sedimentin nen ranor e nen ujor..
    ju caushistet.. e vazhduat punen e enverit kur e mbushet bregun me granata e tritol me kufoma e predha.. e i vute zjarrin nderteses me te bukur te vlores..bashkise se vjeter..

    e na dilni tani e qani krokodilce per reren..

    po ku dini ju ceshte rera..
    ju i vute kazmen lulishteve nga xhamija ne skele.. ne te dy anet e rruges e bete pallate betoni si mur kinez..

    cdo dite gjeni.. arsye per te mobilizuar falangat kanibale 97 -tshe..

    po ato kodrina me varre 97 -te e 98- tete.. akoma nuku ju a ngacmuan ndopak mendjen tuaj kacako bandite hajdute..?

    50 vjet enveri ju beri krimba te diktatures e atij qe desh tju japi nder e liri e dinjitet.. pra berishes.. doni tja hani te gjalle gurmazin..

    ik more..
    Po se ju *** kocken Enveri pse mos e beje edhe Saliu thua ti?

    Llogjikon qarte ti. Ndrroje vrimen e fyellit se do te ndryshket e do ngelesh pa fyell Trarooooooo

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Talkitna
    Anëtarësuar
    10-06-2008
    Postime
    13
    Si gjithmone ne qe nga koha e Skenderbeut kemi kontribuar ne zhvillimin e evropes dhe do vazhdojme ti zgjidhim problemet e saj qofshin ato politike, shoqerore, ushtarake, ekonomike e kulturore.

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Toka E Premtuar
    Nga sonnyinter në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 13:09
  2. Shtypi Italian: "Liderat e Kosovës e Maqedonisë, lidhje me Bin Laden"
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 23-05-2005, 22:16
  3. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50
  4. Gjuha zyrtare e Shqiperise
    Nga XimiD në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 02-05-2003, 22:03
  5. Shtypi italian dhe racizmi i ri ?
    Nga Letersia 76 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-09-2002, 05:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •